“Po të ishin gjërat në rregull, do merresha me pikturë”

January 12, 2018 17:45

“Po të ishin gjërat në rregull, do merresha me pikturë”

Olta Paja, gazetare e Top Channel, njëherazi gazetare në televizionin lokal në Lezhë e ka pyetur kryeministrin Edi Rama për faktin se pse zona e Fushë-Kuqes, një fshat i cili furnizon me ujë të pijshëm Durrësin, vetë nuk ka ujë, duke e cilësuar këtë si ironi.

Por kryeministri iu shmang pyetjes me “lezet” duke thënë se ironi të tilla fati ka bërë shumë në Shqipëri dhe kjo është arsyeja se pse ai në vend të merrej me pikturë, është në krye të qeverisë.

Gazetarja: Duke qenë se folët për reformën e ujit, pyetja ime lidhet me zonën e Kurbinit , të gjithë e dimë që zona e Fushë-Kuqes furnizon me ujë të pijshëm Durrësin ndërkohë që si për ironi fshati Fushë-Kuqe nuk ka ujë.

Rama: Ironi të tilla fati ka bërë e bën shumë këtu në Shqipëri kështu që s’është për t’u justifikuar por s’është e vetmja zonë që s’ka ujë. Prandaj jemi dhe ne këtu. Sikur të gjitha gjërat të ishin në rregull unë do merresha me pikturë e të vinin të tjerët të bënin punën time.

January 12, 2018 17:45
Komento

7 Komente

  1. anticensurë25642654 January 12, 19:19

    a me të vërtetë aaaaa
    “Sikur të gjitha gjërat të ishin në rregull unë do merresha me pikturë e të vinin të tjerët të bënin punën time.”
    qiji t’ëmën dhe lëre këtë punë,riktheju pikturës!!të nxjerr në dritë ty dhe ne,tërthorazi!!shpëtojmë perj teje!jo vetëm si popull por dhe si teritor administrativ!!ti po na zvoglon dhe një herë pas ahmetit të parë ose zogut të kurvës!!ti do të jesh ahmeti i dytë ose zogu i dytë i kurvës!!

    Reply to this comment
  2. belaja January 12, 22:29

    Pergjigje rrugacesh!

    Reply to this comment
  3. alphade January 13, 00:34

    Z.”belaja” ,ne skenen politike,historia sjell njeriun e duhur.
    Edhe Edin do apo nuk do e ka sjelle historia per te fshire
    nga faqja e dheut mafian malokere qe shkaterruan Shqi-
    perine,e shiten, e shperfytyruan kombin shqiptar. E vra-
    ne, e grabiten,e shiten,e percudnuan . Fale Amerikes dhe
    BE – se , Shqiperia dhe shqiptaret po vihen ne shinat e
    civilizimit dhe vraseseit,hajnat,kriminelet ,mafiozet ne
    bangen e te akuazuarve. Denimi kapital duhej vene per-
    kohesisht ne Shqiperi per te pastruar qenefin shqiptar nga monstrat e Vicidolit,tradhetaret me te medhenj te
    Kombit shqiptar…..!!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku January 13, 14:41

      Thua: ” Z.”belaja” ,ne skenen politike,historia sjell njeriun e duhur.
      Edhe Edin do apo nuk do e ka sjelle historia per te fshire
      nga faqja e dheut mafian malokere …”

      dhe nuk e merr vesh qe bie brenda me kembet e tua, se sipas teje i bie qe edhe Saliun, si njeriu i duhur, e solli historia.

      O alphade, asgje nuk sjell historia. Historia behet si ta besh. Tashti historia i ka rene te behet nga nje piktor deshtak, ashtu sic i kish rene doktorit malok, sic i kish rene vërrëshpuarit nga Gjirokastra, satrapit nga Mati etj. etj. Besoj se u morem vesh!

      Reply to this comment
  4. alphade January 14, 03:15

    Humor i zi : “O bote o dreq ,qe Rama ka lindur me e ndreq” ……! Perifrazim i nje thenjeje shekspiriane ..!
    Me nje popull aq te varfer ,sic eshte populli yne, lide-
    ret tane bejne ” shpetimtaret” ,ku faktikisht asgje nuk
    bejne vecse vijne e ikin duke mbushur xhepat e tyre,
    pa per popullin shqiptar thone me vete: “Ne djall vafsh” !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*