Gazetarja holandeze arrestohet në Turqi se kritikoi Erdoganin

April 24, 2016 16:03

Gazetarja holandeze arrestohet në Turqi se kritikoi Erdoganin

Policia turke arrestoi një gazetar holandez, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Holandës.

Ebru Umar, editorialiste me origjinë turke, shkruajti në Twitter për arrestimin në shtëpinë e saj, në qytetin bregdetar të Kushadashit, dje në mbrëmje vonë.

Në një tekst për faqen holandeze të lajmeve ”The Post Online”, gazetarja tha se ishte arrestuar lidhur me disa komente në Twitter për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkohë, Umar kishte kritikuar presidentin Erdogan në të përditshmen ”Metro”.

Qeveria turke gjithashtu është kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar lidhur me masat e ashpra të ndërmarra kundër medias kritike.

Në fillim të këtij viti, gazeta opozitare turke ”Zaman” u mbyll nga autoritetet.

Turqia po heton aktualisht për 1 845 raste kundër personave për fyerje të presidentit Erdogan.

April 24, 2016 16:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*