Gazetarja rumune: Ja pse ma vodhi Shqipëria zemrën time

July 6, 2015 15:58

Gazetarja rumune: Ja pse ma vodhi Shqipëria zemrën time

Olivia-Petra Coman, një gazetare udhëtimesh rumune, përshkruan në blogun e saj mbresat e mrekullueshme nga udhëtimi më i fundit në Shqipëri.

Në blogun e saj, ku ka postuar dhe foto, ajo shkruan se Shqipëria ka ujëra të kaltra, lumenj ftues dhe kanionët më të bukur që ajo ka parë ndonjëherë.

Komentet e saj janë befasuese ndërsa shkruan se ndërsa vizitoni Shqipërinë do të ketë momente kur do t’ju duhet të pickoni veten dhe të pyesni – Jam ende në Europë? – e kjo do të jetë një veprim i vazhdueshëm.

Ndër pikat kryesore ajo veçon malet e larta ku ovacionet habitore (e thirrjet woow) do të jenë pjesë e çdo bisede, madje edhe në momentet kur shpirtin ta kaplon trishtimi; pasi pas detit nuk ka më mirë se një udhëtim për t’u ngjitur sa më lart drejt maleve.

“Mund të flesh në det dhe të zgjohesh herët për të bërë një xhiro me kayak ose të bësh sërf në dallgët e detit, e më pas të shijosh një mëngjes të lehtë në bregdet. Do të pyesni sërish: Vërtet isha në ato ujëra ngjyrë safiri? e do të ndiheni udhëtari më me fat kur do t’i shihni sërish poshtë jush ndërsa qëndroni mbi shkëmbinjtë aty pranë”, shkruan Olivia-Petra Coman.

Sipas gazetares që eksploron vende të ndryshme të rajonit, Shqipëria është toka e aventurës për të gjithë ata që dëshirojnë të provojnë rafting, të shëtisin me kayak, me canoe, të ngjiten në mal apo të udhëtojnë me makina.

Ndër rekomandimet e saj ajo përmend dhe Grupin e Albanian Rafting si më të mirët, ndërsa shton se argëtimi në vendin tonë bëhet në formën e vjetër origjinale e unike, me lojëra e të qeshura deri në lot, me piknike e ndalesa spontane kudo ku dëshiron.

Butrinti, Kalaja e Beratit dhe ajo e Gjirokastrës janë ndër pikat e trashëgimisë kulturore që gazetarja Petra përshkruan në blogun e saj si elementë antikë që sipas saj është ende e çuditshme sesi qëndrojnë të fshehta nga turizmi masiv, e që për të përcjellin ndjenjën e të kaluarës dhe kohës që qëndron në vend.

“Specialitetet tradicionale ushqimore dhe ëmbëlsirat mbeten në mendje javë të tëra pasi i ke provuar. Njerëzit janë të jashtëzakonshëm: të mirë, të ngrohtë, të respektueshëm, ndihmues dhe mbështetës! Shqipëria është padyshim një nga vendet më mikpritëse në Glob”, shkruan më tej turistja e impresionuar.

“Do të ndiheni të trishtuar dhe nostalgjikë kur t’ju duhet të largoheni dhe zgjidhja e vetme do të jetë planifikimi i rikthimit sa më parë!”.

“Ashtu si në të gjitha historitë e mëdha dhe të papritura të dashurisë, ka momente kur duhet të largohesh por bukuri si Shqipëria mbeten gjithnjë në mendje”, përfundon gazetarja e udhëtimeve rumune përshkrimin e udhëtimit të saj në Shqipëri. /ATSH/

July 6, 2015 15:58
Komento

4 Komente

  1. Zoro July 6, 22:08

    Mire e ke moj moter, por ja qe e menderosim ndonjehere.E ergjitheshmja eshte pozitive dhe kjo do mbetet per vendin tone.Tek ne perdoret nje shprehje: “s’ka pyll pa derra” dhe nje nga ata derra qe kishte mbetur pa u vrare beri dem atje ku nuk duhet te kishte bere.Ne ju themi perseri qe hajdeni dhe shijojini bukurite e vendit tose se gjithmone do te gjeni mikpritjen tradicionale te ketij vendi e ketyre njerezve dashamires.
    Respekte edhe per ty qe e vlerson kaq larte dhe me kaq nota pozitive vendin tone te bukur.

    Reply to this comment
  2. Zoro July 6, 22:11

    Mire e ke moj moter, por ja qe e menderosim ndonjehere.E pergjitheshmja eshte pozitive dhe kjo do mbetet per vendin tone.Tek ne perdoret nje shprehje: “s’ka pyll pa derra” dhe nje nga ata derra qe kishte mbetur pa u vrare beri dem atje ku nuk duhet te kishte bere.Ne ju themi perseri qe hajdeni dhe shijojini bukurite e vendit tone se gjithmone do te gjeni mikpritjen tradicionale te ketij vendi e ketyre njerezve dashamires.
    Respekte edhe per ty qe e vlerson kaq larte dhe me kaq nota pozitive vendin tone te bukur.

    Reply to this comment
    • Drini July 7, 01:43

      Kjo rumunia paska rastis me noj albanez me preadhje afrikane ne brez e poshte,se ska noj gje te vecante shqipria nga rumania e vendet e tjera ballkanike.

      Reply to this comment
  3. Landi July 7, 09:41

    Or Drin, nuk po e mban mire ate emer. SHqiperia ne radhe te pare ka klimen shume te mire sepse eshte shume me ne jug nga pjesa me e madhe e ballkanit. Ka dhe me teper variacione te peisazhit ne raport me madhesine e teritorit si dhe kuzhine te mire. Kaq mjafton per turistat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim