Gazetat po shuhen në Shqipëri?

September 25, 2014 08:58

Gazetat po shuhen në Shqipëri?

Shtypi i shkruar po has një serë problemesh këtë dekadën e fundit, e të cilat lidhen më së shumti me një element: mungesën e financimeve. Kjo gjë pastaj pasqyrohet në një staf të paguar keq ose të mos paguar fare, gjë e cila sigurisht që reflektohet më pas tek përmbajtja në mëngjes kur pretendohet se do t’i kalojë në dorë lexuesit.

Por, a është mungesa e financimeve shkaku që shtypi i shkruar është katandisur në maksimumi 30 mijë kopje të shitura gjithsej në ditë nga më shumë se 20 gazeta të përditshme?

Jo. Përveç financave dhe përmbajtjes së dobët, statistikat thonë se shtypi është mundur tashmë nga media online. Madje, ka prej syresh që e mendojnë si të panevojshëm shtypin e shkruar, por nuk po i hyjmë asaj analize pasi gjithnjë do të ketë pro dhe kundër një fakti të tillë.

Përgjatë viteve të fundit tirazhi i shtypit të shkruar ka ardhur në ulje nga gjashtëmujori në gjashtëmujor duke arritur me sa duket minimumin në këtë periudhë. Situata është shumë serioze aq sa botuesit po kanalizojnë çdo ditë e më tepër para nga burime të tjera për të mbajtur gjallë frymën e gazetave, ndërsa shumë redaksi kanë vonesa të theksuara në marrjen e pagave.

Burime të Dosja.net nga dy shtypshkronja në Tiranë ku edhe shtypen pjesa dërrmuese e të përditshmeve, pasqyrojnë hallin e madhe të gazetave të shkruara. Kështu, mësohet se pushteti nuk i ka bërë mirë gazetës “Shekulli”, e cila ka pësuar një rënie drastike në shitje në këtë periudhë gjashtëmujore duke zbritur së fundmi në 550-600 kopje të shitura në të gjithë vendin. Gazeta hedh në treg maksimumi 1100 kopje çdo ditë me ndërsa 35-40 për qind e tyre kthehen sërish mbrapsht si të pashitura.

Situata rëndohet pak për gazetën “Panorama”. Deri më tani, “Panorama” ka mbajtur vendin e parë e pacënuar nga asnjë gazetë tjetër, por diçka ka ndryshuar në treg. Edhe pse gazetë në pushtet, gazeta “Dita” ka arritur të marrë vendin e parë në treg duke zbritur “Panoramën” pas shumë vitesh në vend të dytë. Mësohet se aktualisht, “Panorama” shtyp çdo ditë nga 7200 deri në 7500 kopje më një marzh shitjesh 60-65 për qind. Në varësi të faqes së parë, “Panorama” shet çdo ditë mesatarisht nga 4900 deri në 5300 kopje. Pjesa tjetër kthehet si e pashitur. Një tirazh të përafërt ka edhe “Dita” por sistemi i mirë i shpërndarjes së saj, faqja speciale e konceptuar me shumë kujdes ka bërë që të kalojë para “Panoramës”.

“Dita” shtyp mesatarisht 7000-7200 kopje. Ka një tirazh më të vogël, por marzh shitjeje më të madh se “Panorama”, i cili kalon mbi 70 për qind.

Për t’u theksuar është mbajtja fortë e një pozicioni të mirë të gazetës “Sot”, të cilën e privilegjon çmimi 20 lekë, por edhe titujt e fortë në faqe të parë.

Ndërkohë gazetat e tjera nuk i kalojnë 500 kopjet. Edhe pse përpiqet të mbajë një profil të lartë në publik, “Mapo” p.sh shet mesatarisht 300 kopje në ditë.

Ky tirazh i ulët, kostoja e madhe e mbajtjes së shtypit të shkruar po u mbush mendjen çdo ditë e më tepër botuesve që investimet e tilla t’i kanalizojnë në media online. /CityFM/

Marrë nga portali kosovar Telegrafi:

http://www.telegrafi.com/lajme/gazetat-po-shuhen-ne-shqiperi-shiten-me-disa-qindra-kopje-ne-dite-78-12623.html

September 25, 2014 08:58
Komento

5 Komente

  1. emigranti qe lexon diten September 25, 09:22

    Gazeten e mban,
    kryredaktori me stafin
    qartesia e shkrimit
    vertetesia e fakteve
    pavarsia nga nderhyrjet e pushteteve te tjera
    nje gazete e tille mbetet gazeta DITA, e gazetat TEMA e SOT,per analiza te te sakta e te paaneshme……..

    Reply to this comment
  2. gazetar September 25, 09:45

    Autori kosovar pyet:
    Por, a është mungesa e financimeve shkaku që shtypi i shkruar është katandisur në maksimumi 30 mijë kopje të shitura gjithsej në ditë nga më shumë se 20 gazeta të përditshme?

    Po i pergjigjem une: Panorama ka financime nga Bashkia e Bashes pafund. Vetem ne 6 muajt e fundit kane marre mbi 550 milion leke sipas deges se Thesarit, pra rreth 100 milion para te thata cdo muajq e dalin jo vetem per te paguar stafe te mira por edhe per shume gjera te tjera. Atehere? Nuk jane financimet e munguara. Eshte tradita e interesave te publikut ajo qe i ka vrare gazetat

    Reply to this comment
  3. LORA September 25, 10:32

    Nese informacioni eshte (qofte edhe) perafersisht i vertete per mua eshte i gezueshem.Lexuesi po triumfon mbi letyren 23-vjecare te mediave klienteliste te gangsterizmit politik.
    Mediat qe fyejne inteligjencen publike,ne sherbimin e tyre si pakt me djallin,e meritojne qenefin.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 September 25, 12:58

    sa per gazeten Shekulli mund te themi se eshte kthyer ne nje gazete me orientim seksual-politike.Ne te nuk gjen informacione shoqerore por vetem seksuale.Tek shekulli mund te mesosh shume per lojrat seksuale,si te mashtrosh partnerin dhe plot hajvanlleqe te tjera qe I takojne gazetave te tjera.Ne nje gazete serioze kufijte Jane te ndara.Nje njre serioz nuk e fut me shekullin ne shtepi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*