Oketa: Ju shpjegoj të djathtën e së majtës

INTERVISTE April 6, 2015 14:11

Oketa: Ju shpjegoj të djathtën e së majtës

Një nga lëvizjet më befasuese politike para zgjedhjeve vendore të 21 qershorit të këtij viti ishte padyshim qëndrimi i Frymës së Re Demokratike, e cila ka hyrë në negociata me Kryeministrin Edi Rama për koalicion me PS-në në këto zgjedhje.

Më herët, Kryetari i FRD-së ishte deklaruar prerazi kundër ndonjë bashkëpunimi me Partinë Demokratike. Mirëpo, çfarë e shtyn një parti të qendrës së djathtë të negociojë me PS-në dhe a e komprometon imazhin e FRD-së një lëvizje e tillë? Dhe më tej, çfarë kërkon dhe përse po negociohet aktualisht midis FRD-së dhe PS-së?

Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, në këtë intervistë për ‘DITA’ hedh dritë mbi këtë moment dhe përse partia e tij po mban këtë qëndrim. Më tej ai sqaron pse është përjashtuar mundësia e bashkëpunimit me PD-në dhe pse ai thotë se PD aktualisht një pronë private.

Po kështu një përgjigje pa ekuivoke ai jep dhe për raportet me ish-kreun e PD-së, Sali Berishën, të cilin e konsideron si arkitekt të shkatërrimit të së djathtës politike në Shqipëri, gjendjen e së cilës e konsideron edhe më të keqe se para vitit 1997. Ndërkaq, Oketa flet edhe për debatin politik që bëhet për çështjen ‘Doshi’ dhe për dekriminalizimin e politikës.

 

– Zoti Oketa, si FRD, keni marrë një vendim për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Ramës për negociata për zgjedhjet e 21 qershorit. A nuk e kompromenton kjo imazhin e FRD-së si një parti e djathtë?

– Është shumë dritëshkurtësi të paragjykosh një takim normal midis forcave politike edhe kur ato janë të kaheve të kundërta politike. Mendoj se e kundërta, domethënë mospërgjigja ndaj ftesës, do të kompromentonte imazhin e Frymës së Re Demokratike duke e paraqitur atë si një parti të kompleksuar dhe provinciale. Të ulesh dhe bisedosh qetësisht, të kërkosh të gjesh pika ku mund të bashkëpunosh në të mirë të interesit publik dhe forcimit të shtetit shqiptar, besoj se është detyrim i çdo subjekti politik, i cili ka prioritet shtetin dhe jo pushtetin. Vetëm ata politikanë të cilët vuajnë nga ‘kompleksi i katundarisë’, synojnë të atakojnë çdo përpjekje për të bërë një politikë bashkëkohore dhe më qytetare. Fryma e Re Demokratike është një forcë e qendrës së djathtë dhe e tillë do të mbetet, pozicioni i saj nuk diktohet as kompleksohet nga askush. Situata në të cilën ndodhet Shqipëria dhe tranzicioni i tejzgjatur që ajo po kalon, ka nevojë për një politikë më të moderuar, jo konfliktuale dhe më shumë konstruktive. Për ne çdo përpjekje apo bashkëpunim, i cili shkon në funksion të forcimit të shtetit është i mirëpritur, pavarësisht kahut nga vjen ky bashkëpunim. Bota njeh bashkëpunime shumë herë më të vështira se ky për të cilin ne po flasim. Po i referohem fjalës së presidentit Obama në vizitën e tij në universitetin e Kajros, Egjipt kur i drejtohet botës islame. “Sa kohë marrëdhëniet tona do të kushtëzohen nga diferencat tona, atëherë ne do t’i japim mundësi atyre të cilët nxisin urrejtjen në vend të paqes, konfliktin në vend të bashkëpunimit i cili mund të ndihmojë popujt tanë për të arritur drejtësi dhe prosperitet”. Besoj se politika e përçarjes, urrejtjes për kundërshtarin, e konfliktit politik pa sens, ka bërë që edhe pas 25 vitesh, ne të jemi një shoqëri parademokratike dhe në tranzicion. Ne duam të kontribuojmë me një model politik ndryshe. I mbetet qytetarëve ta vlerësojnë përpjekjen tonë.

 

– Çfarë konkretisht kërkoni nga Rama dhe kjo mazhorancë në këto zgjedhje?

– Siç edhe u bë publike pas takimit që patëm, pavarësisht dallimeve që kemi si forca politike për shkak të pozicionimeve tona, nëse bisedohet mbi parime dhe ekziston vullneti për të kontribuar për shtetin dhe jo pushtetin, atëherë hapësirat për të negociuar dhe diskutuar ekzistojnë.

 

– Në mbledhjen e Asamblesë së partisë tuaj ju këmbëngulni për të gjetur një marrëveshje me mazhorancën për disa ndryshime kushtetuese dhe në sistemin zgjedhor. Mgasziund të jeni më konkretë se çfarë doni të ndryshoni?

– Nuk është gjë e re për artikulimin politik të FRD se Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor kanë nevojë për ndërhyrje e korrigjime. Gjithçka ne vuajmë sot, dhe kur them vuajmë, i referohem nivelit në të cilin është katandisur Kuvendi i Shqipërisë, i referohem raporteve mes institucioneve të shtetit shqiptar, gjendjes së sistemit të drejtësisë, të cilat janë pasojë e prishjes së sistemit të balancave ndërmjet institucioneve me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Sot de fakto ne kemi një republikë kryeministrore dhe jo një republikë parlamentare, kemi një gjyqësor të kontrolluar më së shumti nga ish-mazhoranca, dhe një sistem drejtësie aspak të lirë për të vepruar jashtë presionit politik. Nëse duam të bëjmë shtet, atëherë duhet filluar nga kushtetuta që është dhe themeli i çdo shteti. Nëse duam të forcojmë pushtete personale, atëherë më shumë se kaq nuk kemi pse pretendojmë.

 

– FRD është deklaruar prerazi kundër koalicionit me PD-në. Ndaj me të drejtë lind pyetja: Pse jeni aq kundërshtues për koalicion apo bashkëpunim me PD?

– Së pari sepse gjykojmë se ajo nuk është më një forcë politike, por është thjesht një pronë private. Së dyti, është subjekti, lidershipi i të cilit ka bërë gjithçka ka mundur jashtë çdo morali politik dhe qytetar, për ta zhbërë FRD që në embrion. Dhe për një parti që pretendon se ka lindur në emër të pluralizmit, një regres i tillë drejt prirjeve moniste është i pafalshëm. Dhe, së treti, siç e thashë dhe më lart, nuk jemi për politikë konfliktuale dhe armiqësore me askënd, por kemi qenë dhe jemi për një politikë konstruktive e qytetare.

 

– Zoti Oketa, deri kur do të vazhdoni ta akuzoni Berishën si arkitekt i shkatërrimit të të djathtës politike në Shqipëri?

– Nuk jemi ne që e akuzojmë por faktet dhe gjendja aktuale e së djathtës, gjendje e cila fatkeqësisht është dhe më e keqe se ajo e vitit 1997. Mjafton të përmendim çështjen ende të pazgjidhur të pronës, çështje e cila pengon dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit, çështjen ende të pazgjidhur të të përndjekurve politikë, mos hapjen e dosjeve, kaosin me universitetet private, prishjen e balancave ndërmjet institucioneve dhe nënshtrimin politik të tyre, krijimin e një sistemi politik i cili i hap rrugën për në Kuvend kriminelëve vetëm e vetëm për pushtet personal.

 

– Ka një debat të nxehtë prej më shumë se një muaji për çështjen ‘Doshi’. Cili është qëndrimi juaj si FRD për dekriminalizimin?

– Çështja Doshi në fakt nuk filloi si një përpjekje për dekriminalizim të Kuvendit dhe në fakt ajo çështje, edhe sot nuk trajtohet si e tillë. Qëndrimi i FRD është shumë i qartë dhe kjo jo vetëm thjesht në nivel deklaratash politike, por qëndrimesh dhe sjellje politike. Merrini dhe shihini listat e kandidatëve të FRD për zgjedhjet e 23 qershorit dhe bëjeni vetë analizën. Për ne, problemi i dekriminalizimit nuk lidhet me një emër të vetëm, por lidhet me sistemin politik, lidhet me raportin që një pjesë e politikës ka me botën e krimit dhe pamundësinë e sistemit të drejtësisë për të qenë i lirë për të ndëshkuar cilindo, pavarësisht pozicionit që ka apo ka pasur. FRD është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë reale e cila synon pastrimin e politikës nga çdo individ me precedent penal. Dhe për ne si FRD iniciativat reale duhet të fillojnë me kushtetutën dhe kodin zgjedhor, për të korrigjuar sistemin dhe për të mos e lënë atë në funksion të vullnetit të një apo dy individëve, por në funksion të vullnetit të qytetarëve./Intervistoi: Xhevdet Shehu

INTERVISTE April 6, 2015 14:11
Komento

31 Komente

  1. roberto April 6, 14:17

    Nje PARTI E TILLE i duhet te DJATHTES e jo si PD-ja qe ka qene dhe eshte BANDE POLITIKE!!!

    Reply to this comment
  2. Bocari April 6, 14:36

    te gjithe flasin me gjuhen e te ndershmit dhe bejne punen e ….
    Deklarimi i pasurise se politikaneve ndan per mua shapin nga sheqeri.
    Pervec kesaj, cdo person qe merr pjese ne PD pas 21 Janarit eshte per mua nje person qe duhet te sqaroje militimin e ti jne nje parti me kryetar kriminel, pa u futur fare ne problemet e tjera te pafund ne politiken antishqiptare te ketyre viteve.

    Reply to this comment
  3. sopiqoti April 6, 14:40

    PD-s i ka hikur koha.Po i shuhet kandili sa kohe do te drejtohet nga AI dhe jo nga Luli.E arthmia i takon FRDemokratike.

    Reply to this comment
  4. Bashkim Pitarka April 6, 15:00

    Rralle here kam degjuar nje drejtues politik te nje partie te djathte apo e majte qofte,te flase kaq sinqerisht dhe me arsyetim te shendoshe politik.Mbi te gjitha pergjigjet e dhena nga zoti Alketa gazetarit te nderuar te “DITA-s”,i gjej me vend dhe bindese.Uroj qe keto mendime e qendrime parimore te gjejne vend ne politiken dhe ne veprimtarite e partive shqiptare.Me duket se zoti Alketa ka vene gishtin bash ne plage dhe shkaqet e saj si dhe ka rekomanduar “bisturin” e duar per t’a operuar ate!Kundershtare partiake,por mbi te gjitha te mbeten shqiptare qe e duan dhe punojne per popullin e tyre.A thoni miq po shohim ne spektrin politik shqiptar “ylberin” pas stuhive dhe shterngatave rropatese? Le te urojme e shpresojme!

    Reply to this comment
  5. "Horri i Bulevardit" April 6, 15:04

    Shume here duam te tregohemi si Gjermania, shume here duam te marrim programin gjerman, por qe te kopjosh gjermanin, duhet te mendosh si gjerman.
    Dhe po te marrim shembullin gjerman, kjo aleance mes PSdhe FRD, eshte e dobishme, sic ishte edhe koalicioni ne zgjedhjet e shkuara ne Gjrmani CDU me SPD, te djathtet me te majtet dhe qeveria Merkelm ne mandatin e shkuar, funksionoi shkelqyeshem.

    Reply to this comment
  6. Bashkim Pitarka April 6, 15:09

    Korigjim gabimi:Ju kerkoj ndjese redaktorit dhe i lutem te beje korigjimin e emrit te zotit Oketa,qe gabimisht e kam cituar “Alketa”.

    Reply to this comment
  7. Bashkim Pitarka April 6, 15:10

    Teksti i korigjuar:
    Rralle here kam degjuar nje drejtues politik te nje partie te djathte apo e majte qofte,te flase kaq sinqerisht dhe me arsyetim te shendoshe politik.Mbi te gjitha pergjigjet e dhena nga zoti Oketa gazetarit te nderuar te “DITA-s”,i gjej me vend dhe bindese.Uroj qe keto mendime e qendrime parimore te gjejne vend ne politiken dhe ne veprimtarite e partive shqiptare.Me duket se zoti Oketa ka vene gishtin bash ne plage dhe shkaqet e saj si dhe ka rekomanduar “bisturin” e duar per t’a operuar ate!Kundershtare partiake,por mbi te gjitha te mbeten shqiptare qe e duan dhe punojne per popullin e tyre.A thoni miq po shohim ne spektrin politik shqiptar “ylberin” pas stuhive dhe shterngatave rropatese? Le te urojme e shpresojme!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 6, 22:54

      Gjithnjë i matur,i ekuilibruar,patriot por pak idealist më tepër sesa duhet o miku im Bashkim Pitarka? Oketa është njeri i mirë o miku im dhe Xhevdeti e sjell bukur intervistën e tij por, a e dini si është puna: Partitë në Shqipëri degradojnë shpejt aq sa sot njerëzit nuk dinë kujt t’i besojnë! Ja ju miku im e dini dhe unë nuk e kam fshehur kurrë që jam i majtë por pse ka ndodhur që e majta ka 25 vjet që vetëm na tradhëton ne ushtarakëve? Dhe ja jepnim votën gjithnjë pa kursim,jo për sytë e bukur,jo për liderët llafendritur etj, por sepse djathtas nuk shihnim dot malukatin sali,spiunin sërb sali,mikun sali të fazlliçit . Shihnim se nê kampin e tij kishte dhe njerëz të ekuilibruar si Oketa dhe Topi por na vriste e na trëmbte heshtja e tyre bashkëfajtore në kampin e malukatit!!! Kush na garanton se nuk do të semuren nga “sindromi heshtje fajtore” në keto farë partish pa ideale e pa moral që ka sot Shqipëria??? Ju përqafoj o mik që nuk e braktisni angazhimin tuaj qytetar edhe në “rininë tuaj paksa të moshuar”! Tung!

      Reply to this comment
  8. gjermani i fundit April 6, 15:32

    e djathta e te majtes eshte si timoni anglez. Nuk mjafton vetem te mesohesh me marshet, por duhet edhe te ecesh ne korsine e kundert. Gjeni ndonje post dhe rregullohuni dhe ju, Rama edhe per pak do gjeje per koalicion edhe nga partite e Ballkanit, muhabet futja kot. Pertej te majtes dhe te djathtes qenka e djathta e te majtes. E dini çfare eshte kosi? Kosi eshte qumesht i prishur

    Reply to this comment
  9. shoku " Shpati " April 6, 15:37

    Z. Oketa , nje parti e djathte e se majtes eshte ” si ja fut kau peles” ! Nje ish president i PD-se dhe nje ish kryeminister i PD-se tani jane kthyer dy ushtare te mire te PS-se , ja kaq e thjeshte eshte !

    Reply to this comment
  10. shoku " Shpati " April 6, 15:39

    Me falni se e ngrita nje kat me shume Oketen , ish zv/kryeminister , se do quhet ndertim pa leje pastaj nga Rama dhe mos e prish koalicionin .

    Reply to this comment
  11. Llazar April 6, 16:28

    Nje qendrim i mencur politik dhe atdhetar.

    Reply to this comment
  12. Llazar April 6, 16:33

    Ej, “Dita” dhe ne se eshte e vertete qe e kam thene dh here tjeter opinionin qe dhashe me pare,kushedi sa kohe me pare,ju e dini qe e kapet ne sekond kete “gabim”, mund te me thote dikush nga ju se ne cdo numer te gazetes tuaj nuk ka opinione te paperseritura,te peraferta. Kujdes me lexuesit, bashkatdhetare te nderuar!

    Reply to this comment
  13. "BALASHI" April 6, 19:57

    Oketa gjithnje ka qene i vertete, i sinqerte e i drejt per drejt. Ide te mira, sqarim brilant. Sa per zbatimin duhet pare…

    Reply to this comment
  14. Koco April 6, 20:03

    Zoti Oketa pa dyshim eshte nje asat e pasuri e politik berjes se ketij vendi , i cili eshte nje personalitet qe ka kuajtur dhe ka per misjon te jape nje kontribut afat gjate ne politike berjen e ketij vendi , intervista eshte me shume te drejte e hapur dhe deshmon qendrimin e moderuar dhe bashkepunuese me te gjithe forcat politike konstruktive dhe qe e duan shqiperine dhe shtetin ligjor . Mendoj se F . R . D ne keto zgjedhje ka nje historik per fatet e vendit , sepse do jete kjo force politike e cila do votohet masivisht nga spekteri i se djathtes dhe do jete Opozita perfaqesuese reale qe do dale nga keto zgjedhje per pushtetin vendor dhe qe i duhet vendit . Duke e shporur e nxjere nga politik berja e kriminalizuar dhe e kooruptuar , Banden e Saliut e obortaret e Shqupit te tij. Mendoj se shqetesimi qe del nga letra e hapur e deges se kesaj partie ne Shkoder eshte nje shqetesim apo sugjerim i bazes se kesaj partie , se mos po ndodh ndonje devijim , gje e cila sqarohet qarte e qete edhe ne kete interviste te zotit Oketa , i cili sqaron se nuk ka ndodhue e mund te ndodhe apsolutisht ndryshimi i programit dhe perfaqesimi i denje i spektrit te djathte te qenderes se moderuar . zoti Oketa e meriton te kandidoje per kryebashkiak per Kryeqytetin apo qytetin e Durresit .

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 6, 23:04

      Koco? Në një mëndje me komentin tuaj për këta politikbërës të maturuar të së djathtës por si vëzhgues i jashtëm nuk i shoh shumë “dinamikë,sulmues,luftarakë”! Ndoshta është perceptim i gabuar! Nderime!

      Reply to this comment
  15. Shahisti Pichakar Bythamçeftas April 6, 20:29

    Une ket punen e koalicjoneve te ketyre zarusheve me 100 antare per parti nuk e marr vesh or zoteri. E para, keto jane zgjedhje lokale dhe cdo bashki e komune administrohet nga ata qe fitojne, po koalicjoni c’hyn ketu? Shume – shume Partise se Bamkes do t’i japin komunen e Priskes, Momlit dhe Berzhites, e çe pastaj edhe po e fituan? Kjo eshte si puna shto uje e shto miell e byreku le te dhitet.

    Reply to this comment
  16. Pëllumb zaimi April 6, 23:01

    Koco? Në një mëndje me komentin tuaj për këta politikbërës të maturuar të së djathtës por si vëzhgues i jashtëm nuk i shoh shumë “dinamikë,sulmues,luftarakë”! Ndoshta është perceptim i gabuar! Nderime!

    Reply to this comment
    • Hekali April 6, 23:12

      Ore Xhevdet,unë që thua ti kam ullinj edhe më të mëngjër,edhe më të djathtë të shtëpisë! Si shpjegohet që edhe të mëngjërit,edhe të djathtët më bëjnë kokrra njësoj? A kam të drejtë t’ju them të dyja palëve bëni koqe ulliri si të mijtë?

      Reply to this comment
  17. Hekali April 6, 23:26

    U pika re Hekal? Ç’a thua re,- po kallëmave tim në të majtë e në të djathtë të shtëpisë si t’ju them unë re ? Që bëni xhufka e nuk bëni ullinj? Pika pyetjeve tënde re! Ti bëj partitë “xhufka kallëmi” sipas asaj mëndjes tënde! Ka lujt mënç komshiu ynë!

    Reply to this comment
  18. Vlora për Myzeqenë April 6, 23:49

    Dëgjoni nashti? Ai komenti i dytë me pseudonimnë “Hekali” është nga “Myzeqeja” por ai shurranjos ka filluar del si “Hekali”! Ka frikë qerratai dhe maskohet. Nuk e shihni si thotë “Re, Re Re, Ere… Re kallëm…”??? Dëgjo nashti ti “Myzeqeja”, thuaj që ne ullinjtë dhe kallëmat i kemi për të varur dyfeqet vlonjatët dhe lebrit,përndryshe të erdha e ta përdrodha qafën… Kuptove nashti ?

    Reply to this comment
    • Myzeqeja April 7, 00:07

      Re “Vlora”,nga më kuptove re , nga më kuptove që e kisha maskimin “Hekali”? Qënke i qut re lab? Ashtu do them që kallëmat dhe ullinjtë do ti përdorim për të varur dyfeqet tuj re? Bëra shaka re shaka më parë,mos e mer vërtet atë qe thashë. A dëgjove Re? E tuj e tuj,e tuj e tuj e tuj nga lebrit po vuj… Ja mora këngës unë re Vlora?

      Reply to this comment
  19. orli April 7, 06:37

    Qe politikaret shqiptare jane pa moral,kete e kemi kuptuar me kohe!por qe te keni moralin me poshte se prostitutat e mark frrokut kete nuk e kishim besuar.

    Reply to this comment
  20. skifteri April 7, 07:51

    *****…..qendrim shume i drejte i Topit dhe F.R.D-ke .Analize me argumenta bindese te z. Oketa ,nje qendrim shume i pergjegjeshem dinjitoz I kesaj force pa dyshim me i favorshmi ne kete situate politike kur duhet te zgjedhesh me te miren per popullin.Por duhet pare ne vazhdimesi do i mbajne premtimet F.R.D -ke, apo vetem luftojne per karrike ?.Ka plotsisht te drejte qe P.D-ja e sotme eshte partia kriminale e S.Berishes ne interes te familjes rrethit kriminal ,kush se shikon nuk ka sy,kushe se degjon Saliun dhe Lulin nuk ka veshe dhe zemer.Ajo sot duhet te jete ne ndjekje penale emer per emer funksionar I saje .Shkatrroi themelet e shtetit dhe organeve te drejtesise .*****.

    Reply to this comment
  21. Kapter Jari, jo presidenti April 7, 08:21

    Oketa eshte ish Minister i post Gerdecit dhe iu largua shefi i shtabit per ne SHBA dhe ka marre strehim politik, ndersa ai qendroi minister deri ne fund te mandatit. Ju kujtohet ai koncerti qe bene per NATO dhe gerdecaret akoma nuk kishin 40 dite te futur ne dhe. Eshte tradite e shqiptareve qe zija mbahet jo me pak se 40 dite. Jo keta kendonin “Al Kapolne”.

    Mos u genjeni nga keta se kane hall te hyjne ne mazhorance per hallet e tyre financiare.

    Topi ?

    Kujdes me letrat i tha Lul Bashes me 21 Janar !

    Reply to this comment
  22. Lul April 7, 08:41

    Gazmend Oketa per mendimin tim eshte nje intelektual i kompletuar dhe i vetmi qe nuke flitet per korrupsion…bile Bamiri shume mire do ishte qe Oketa ta drejtonte kete parti.

    Reply to this comment
  23. VETERANI April 7, 09:31

    Kam propozim se nga drejtesia e kesaj marveshje…i beje thirje PS te kanditoje per k/bashkia te Tiranes Bamir Topi. me shume se ky nuk e do njeri Tiranen,me shume se ku nuk punon me perkushtim per Tiranen…shkurt Tirana i do dhe votat per Bamirin do te jene me shume…mirkuptoj z.Edi Rama per kete marveshje dhe ishalla merr propozimin tone…kjo eshte e djathta e vertete qe ka ky popull dhe merit ka Kryeministri qe kontribon per FRD,KA vene ne te djathte njerez qe veretet jane te djathte…se me keto do kemi opozite dinjitoze e jo me salite,lulkat e ristanet e gjiothe sahanet e partise fashiste,…qe saliu,antishqiptari i ka perdhos me fjalorin e ndyre se tjeter nuk din nje fashist si saliu ,se sot eshte 7 prilli e ja themi me goje plot se eshte fashist,serb e antishqiptari e tradhetari me i madh i ketij kombi…
    Uroj te kanditoje Bamir Topi per bashkine e Tiranes,ju siguroj 100% fitoren e tij…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim