Gazmend Oketa: Marrëveshje Rama-Basha? Lapsus, quhet Berisha-Rama. Si u garantua paprekshmëria e politikanëve

May 27, 2017 10:07

Gazmend Oketa: Marrëveshje Rama-Basha? Lapsus, quhet Berisha-Rama. Si u garantua paprekshmëria e politikanëve

Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike Gazmend Oketa, e konsideron marrëveshjen Rama-Basha si një rinegocim të marrëveshje së vitit 2008 mes kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha dhe liderit të Partisë Socialiste Edi Rama.

Oketa argumenton se në raport me drejtësinë, kjo marrëveshje garanton paprekshmërinë e politikanëve të çdo krahu dhe rrëzimin e reformës në drejtësi pa filluar ende të funksionojë.

Më tej ai thotë se ngërçi politik në vend ka qenë i prodhuar artificialisht nga forcat politike dhe se çadra e protestës ka qenë instrument për të shfrytëzuar politikisht qytetarët.

Sa i përket partisë që ai kryeson në Tiranë si kandidat për deputet, Oketa beson se do përfaqësohet mirë në këto zgjedhje pasi nuk do të bazohet në pazare apo marrëveshje nate, por në parime.

I pyetur lidhur me një koalicion të mundshëm mes FRD-së dhe Partinë Demokratike, Oketa nënvizon se Basha i ka cilësuar si mercenarë të PS-së ndërkohë që sot është pjesë e qeverisë “Rama” përmes posteve ministrore që përfitoi nga marrëveshja.

Për Oketën, është mjaft i dobët angazhimi i faktorëve ndërkombëtar në realizimin e një reforme zgjedhore. Sekretari i FRD-së gjykon se mbase është me e lehtë që ndërkombëtarët të përditësojnë raportet e mëparshme mbi zgjedhjet, dhe mos ndërmarrin iniciativa konkrete për ta çuar përpara procesin zgjedhor.

Z. Oketa vijmë pas një ngërçi të gjatë politik ku forcat  kryesore politike në vend kaluan një mosdakortësi të gjatë. Si ka qenë kjo “krizë” nën optikën tuaj?

Më e pakta që mund të thuhet është që ishte një krizë krejtësisht artificiale, e pasuar më një dalje prej saj sa të dyshimtë, aq edhe jo normale për një vend i cili pretendon të bëhët pjesë e BE-së. Retorika e ashpër e përdorur në çadrën e bulevardit deri dhe në kërcënime për konfrontim apo mosbindje civile, rezultoi se ishte vetëm një tensionim artificial i situatës në mënyrë që opinioni publik, e bashkë me të dhe ndërkombëtarët të kërkonin me dëshpërim një zgjidhje, pavarësisht produktit që ajo do të sillte.

Mendoni se u kapërcye kriza mes palëve apo thjesht bëhet fjalë për disa lëvizje të çastit për t’i mbyllur gojën ndërkombëtarëve?

Sot pak flitet për efektet afatgjata të kësaj marrëveshje si në jetën politike të pseudo-demokracisë shqiptare, e aq më pak flitet për efektet e saj në ekonominë shqiptare, në monopolet e koncesionet që ajo do rikonfigurojë apo do të forcoj. Sot ndodhemi në një situatë ku të gjitha partitë parlamentare janë në bashkëqeverisje dhe duket fare qartë që pakti Rama-Berisha i realizuar në vitin 2008, është rishkruar duke u përshatur me situatën e re, por pa ndryshuar thelbin e tij.

Nëse do të bënim një krahasim, ka ndodhur e njëjta gjë që ndodh me përditësimin që një kompani i bën një programi kompjuterik, por pa i ndryshuar atij funksionet bazë. Edhe kjo marrëveshje, vetëm sa përditësoi ambiciet për pushtet absolut të atyre që e realizuan si në Prillin e vitit 2008 ashtu dhe në Maj 2017. Në raport me drejtësinë, kjo marrëveshje nuk bëri gjë tjetër veçse garantoi paprekshmërinë e politikanëve të çdo krahu dhe rrëzimin akoma pa filluar të funksionojë të reformës në drejtësi. Nuk kishte dyshime që “kriza” ishte artificiale dhe duhej vetëm të vërtetohej. “Zgjidhja” që ajo mori veçse e konfirmoi atë. Mbase duhet të këtë bindur edhe ata që qëndruan për 90-ditë në çadër se veçse janë përdorur politikisht.

Duket qartazi se forcat e mëdha politike me këtë lëvizje të fundit kërkojnë të eleminojnë përfundimisht forcat e vogla. Si është pritur në tryezën e FRD-së marrëveshja Rama-Basha?

Unë fillimisht do të bëja një korigjim. Siç e thashë më parë, kjo në fakt është marrëveshja Berisha-Rama, apo më saktë rinegocimi i marrëveshje së vitit 2008. Parë në këtë prizëm, për ne si FRD nuk është se ka shkaktuar ndonjë habi apo na ka gjetur krejtësisht të surprizuar. Shqetësimi ynë në raport me këtë marrveshje vazhdon të jetë po i njëjtë me shqetësimet e ngritura për marrëveshjen e 2008. Këtu nuk diskutohet fati politik i një partie apo një individi, por fati i shtetit shqiptar dhe fati i instituconeve të tij.

Atëherë cila është zgjidhja që do gjeni ju në këtë rast si forcë politike z.Oketa?

Është e vështirë të bindësh, sëpaku ata qytetarë të cilët kanë mendjen dhe sytë hapur, se shteti shqiptar dhe raportet ndërmjet institucioneve kushtetuese janë forcuar apo kanë dëshmuar seriozitet gjatë këtyre 9 viteve të fundit. Eliminimin e një force apo disa forcave politike duhet ta kenë në dorë qytetarët me votë të lirë e të ndershme. Nëse shoqëria shqiptare do të vazhdojë symbyllazi të mbështesë të njëjtat modele, të njëjtat marrëveshje, të njëjtat koncesione, të njëjtat monopole, atëherë do ishte më mirë dhe më e ndershme që pas zgjedhjeve partitë tashmë në koalicion qeverisës të shkriheshin në një. Qytetarët shqiptar duhet të çlirohen nga robëria dhe militantizmi politik, duhet të mendojnë e veprojnë ndryshe, nëse nuk duan të mbeten peng i një loje politike e cila vetëm i përdor, i lodh e më pas i vjedh.

Keni frikë se FRD në zgjedhjet e 25 qershorit do të ketë fatin e 4 viteve më parë kur megjithëse ishte një forcë tek e cila u investua shumë, nuk arriti të marrë dot asnjë mandat?

Sëpari frikë nuk kemi. Nëse do të kishim frikë do ishim zvarritur edhe ne diku në terrenin plot baltë dhe skuta të politikës shqiptare. Ne kemi vendosur të përballemi me dinjitet në këtë garë elektorale, edhe pse e dimë që është e papabarbartë dhe e pandershme. Sado e tillë të jetë kjo garë, ne besojmë fort se ky vend ka qytetarë të ndershem, dinjitoz, qytetarë të cilët kanë nevojë të përfaqësohen dhe të gjejnë veten e tyre në alternative politike të moderuara dhe jo konfliktuale, siç është FRD. Ajo që ka ndodhur në këtë vend gjatë këtyre 90 ditëve të fundit me çadrën në bulevard, zgjedhjet e anuluara në Kavajë, “zgjidhjen” që ju dha krizëz, do të ishte më tepër se e mjaftueshme për të bërë që çdo shqiptar, të mos i votonte më këto forca politike. FRD do të jetë në  këtë garë elektorale për të përfaqësuar pikërisht këta qytetarë, për të përfaqësuar edhe emigrantët shqiptar të cilëve çdo herë i premtohet pjesëmarrja në votime, dhe çdo herë i hiqet kjo e drejtë. Kjo veç për faktin se ata janë qytetarë të lirë dhe të pavarur ekonomikisht nga partitë-shtet, të cilat i duan ata larg atdheut e akoma më larg votimeve.

Çfarë pritshmëri keni juve në një kohë kur edhe kodi zgjedhor nuk është më “aleat” i partive të vogla?

Kodi zgjedhor nuk është aleat i një sistemi vërtet demokratik dhe duke qenë i tillë nuk ka si të jetë aleat i yni. Pikërisht pse ky kod është i tillë, FRD ka insistuar vazhdimish në domosdoshmërinë e ecjes paralel me të dyja reformat, si atë në drejtësi ashtu dhe atë zgjedhore. Ishte dhe është fare e qartë se forcat kryesore parlamentare që duhej ta bënin një gjë të tillë nuk ishin të interesuara. Kjo  gjë nuk na çudit aspak. Ajo që më çudit dhe më ka zhgënyer personalisht është heshtja apo mos angazhimi i faktorëve ndërkombëtar në realizimin e një reforme cilësore zgjedhore. Ndoshta dhe për ta është me e lehtë të përditësojnë raportet e mëparshme për zgjedhjet, ashtu si dhe programet kompjuterike që përmenda, duke shkruar edhe këtë herë se me këto zgjedhje Shqipëria “shënoi një hap përpara” .

Nëse FRD arrin te sigurojë së paku një mandat, do të bëjë koalicion paszgjedhor apo do të vijojë e vetme?

FRD do të bëjë fushatën dhe garën e saj. Ne do të synojmë të hapim mendjen dhe sytë e çdo qytetari shqiptar që vërtet kërkon ndryshim në këtë vend, çdo qytetari që kërkon një përfaqësim dinjitoz. Unë besoj shumë se ata do të na mbështesin dhe se FRD do të përfaqësohet me disa mandate në Kuvendin e ardhshëm. Aleanca jonë është dhe do të jetë me shtetin dhe qytetarin. Çdo iniciativë e jona apo dhe mbështetja që do t’i japim me votë iniciativave të forcave të tjera politike, nuk do të bazohet në pazare apo marrëveshje nate, por do të bazohet në parime, respekt për interesin publik dhe respekt për institucionet shqiptare.

Sa janë shanset që FRD të zgjedhë si aleate Partinë Demokratike pas garës elektorale?

Andrea, disa javë më parë z. Basha na akuzoi si mercenarë të PS-së, vetëm për faktin se ne u regjistruam si subjekt politik në KQZ  për të marrë pjesë në zgjedhjet e programuara më 18 Qershor. Do doja shumë të dija çfarë do ta quante tashmë veten z. Basha, si dhe PD e cila sot bashkëqeveris me PS dhe u bë pjesë e mazhorancës. Pasi të di këtë gjë, mund ti përgjigjem më saktë dhe pyetjes suaj. (TemA)

May 27, 2017 10:07
Komento

3 Komente

  1. Tani May 27, 12:30

    Ky duhet te ishte formati i te djathtes ne shqiperi! Por kuptohet qe keta element nuk i duhen as lulit, se i bejne konkurence dhe as edit, sepse edhe atij i bejne konkurence(sepse nje e djathte e mire e forte do perbente nje alternative qe do i conte njerzit drejt nje zgjedhjeje dhe drejt votimit te imponuar per edin nga inati sales). Pra i interesone te dyja paleve dhe prandaj oshte pjese e marreveshjes se ndyre mes edit sales dhe lulit, qe te mos benin koalicione ne menyre qe te shtypnin cdo lloj alternative.tuuuurp!

    Reply to this comment
  2. shqipetar May 27, 12:46

    SKIPETARE E SKIPETARKA!(Oketa Markone francez
    FRD-Efyma e Re Demokratike sot ngelet i vetemi shans e alternative apo opozite e PS-Parti socialSSaliste.!
    Me qenese nuk mund te lindin subjekte te reja per ti derguar gjithe keto banda ne shtepi duhet te votohet kjo ‘parti’ si e vetemja qe gezon te ‘DREJTEN MORALE’ ti dergoje ne shtepi partine serbe te prones Sali,LSI-ne e toptanasit Like flori e me pas edhe PS qe nuk ka qene asnjehere e majte por e ‘mengjera e bythes’ se Fatos Nanos qe e ktheu ne bordello!!

    OKETA MARKONE FRANCEZ!?

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic May 27, 18:24

    Ne se ndodhe kjo athere e gjith zhurma ishte fallco.
    Nuk ka garanci per at qe kan bere krime kushdocofshin ata.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*