Gazmend Oketa: Mazhoranca do ta konsumojë mandatin, opozita nuk inspiron

November 25, 2015 20:12

Gazmend Oketa: Mazhoranca do ta konsumojë mandatin, opozita nuk inspiron

Gazment Oketa, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe një ndër themeluesit e Frymës së Re Demokratike, deklaron se mazhoranca aktuale, pavarësisht luhatjeve të “qëndrueshmërisë” së saj, do ta konsumojë deri në fund mandatin e saj.

Kur them se kjo mazhorancë do ta konsumojë deri në fund mandatin e saj, më së shumti kisha parasysh opozitën parlamentare e cila nuk inspiron më. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, sigurisht nuk do të ishte fundi i botës, përkundrazi do të ishte një gjë krejt normale në një demokraci funksionale. Por aktualisht nuk ka shenja që të tregojnë se mazhoranca aktuale ka humbur numrat për të qeverisur vendin. I referohem numrave pasi nuk besoj se klasa politike shqiptare e çon vendin në zgjedhje të parakohshme kur humbet moralin për të qeverisur.

Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Që pas zgjedhjeve të 1997 historia e zgjedhjeve të parakohshme ka qenë gjithmonë një histori që përmendej çdo vit dhe më së shumti përdorej për të mbajtur me shpresë militantët sesa si një skenar politik vërtet i mundshëm. Më tepër se për të foluar për zgjedhje të parakohshme, sot duhet folur për rishikim të Kodit zgjedhor, administrim jopolitik të zgjedhjeve të ardhshme, për të mos u ndodhur në të njëjtën situatë tragji-komike, apo dhe më keq se kjo, pas zgjedhjeve të ardhshme”, tha Oketa për “Arbëria News”.

November 25, 2015 20:12
Komento

1 Koment

  1. Kariz Matik November 26, 10:47

    Ceta, apo e ashtuquajtura “opozite parlamentare” eshte ne vaktin e clodhjes mednore dhe fizike, i nderuar zoti Oketa. Pssst mos i ngacmo se jane duke shijuar frytet qe te ofron te qenit opozitar parazit dhe faqezi. JU dhe z.Topi paskeni qelluar te “pa fat”, se per ndryshe sot ose do ishit akoma ne cete, ose do ishit duke kenduar me Ramen kengen “O sole mio…” 😉

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*