Gazsjellësi TAP, nga fundi i janarit pritet të vijnë në Shqipëri tubacionet e para

December 6, 2015 10:55

Gazsjellësi TAP, nga fundi i janarit pritet të vijnë në Shqipëri tubacionet e para

Zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri inspektuan fazën e parë të punimeve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve të aksesit, në funksion të punimeve për gazsjellësin TAP.

“Presim që nga fundi i Janarit të vijnë në Shqipëri tubacionet e para. Nga Marsi do të fillojmë transportimin e tubacioneve për ti shpërndarë përgjatë korridorit të tubacionit. Synimi është që nga mesi i vitit të ardhshëm të fillojmë punimet reale për hapjen e trasesë së tubacionit dhe ndërtimin e tij”, u shpreh menaxheri lokal i TAP-it në Shqipëri, Shkëlqim Bozgo.

Ministri Gjiknuri tha se aktualisht është faza e punimeve të rëndësishme civile që ka të bëjë me ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve të aksesit.

“Viti 2016-2017, do të jetë dhe viti kryesor ku do të disbursohet pjesa më e madhe e parave dhe do të ketë një ndikim imediat në ekonominë shqiptare. Sot që flasim, kemi 1050 persona të punësuar dhe kjo është goxha me impakt për komunitetet këtu. Patjetër, qeveria shqiptare po bashkëpunon me kompaninë TAP edhe për të adresuar problemet e komunitetit. Këto ndërhyrje në infrastrukturë sjellin padyshim avantazhe por shoqërohej dhe me probleme dhe ne sot me zv/kryeministrin erdhëm vet për ti parë, ashtu sikurse për të menduar se si mund të përmirësojmë efektet tek komuniteti në terma afatgjatë”, theksoi ministri Gjiknuri.

Zv/kryeministri Peleshi theksoi nevojën për një bashkëpunim sa më të mirë me komunitetet lokale.

“Është një projekt ndërkombëtar por i rëndësishëm për ekonominë tonë kombëtare, që në fazën e ndërtimit, për shkak të numrit të madh të të punësuarve, për shkak edhe të rrugëve të aksesit të cilat japin lidhje dhe frymëmarrje edhe komuniteteve tona aty ku projekti kalon. Në vazhdimësi, natyrisht deri tek siguria kombëtare ky është një projekt shumë i rëndësishëm”, u shpreh Peleshi.

Sipas Peleshit, ka nevojë edhe për një përgjegjësi sociale të konsorciumit në rradhë të parë, në raport me komunitetet sepse nuk është një projekt i thjeshtë dhe duhet ta themi.

“Të përgatisim edhe veten tonë, edhe komunitetin se është një projekt i vështirë derisa të realizohet, do të krijojë problemet e veta në funksionimin e jetës së përditshme në komunitet por natyrisht që edhe përfitimi është disafish më i madh. Ne kemi marrë sot edhe angazhimin serioz të kompanisë, të konsorciumit për të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e veta sociale në mënyrë që komuniteti në vazhdimësi ta shohë këtë projekt si përfitim dhe jo si një kosto”, nënvizoi ai.

 

**************

Rreth projektit TAP

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt për zhvillimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës.

TAP-i as lidhjes me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turko-Grek, do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 215 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik. Seksioni fillon në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare.

Në afërsi të Fierit do të ndërtohet një stacion kompresor, si dhe është planifikuar një stacion tjetër në afërsi të Bilishtit nëse kapaciteti i gazsjellësit zgjerohet në 20 miliard metra kub (bcm). Përgjatë kësaj gjurme do të ndërtohen nëntë stacione valvulash bllokimi.

Gjatë verës së vitit 2015, TAP nisi ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri. Në zonat malore, do të ndërtohen afërsisht 51 km rrugë të reja dytësore, ndërsa 41 km ekzistuese do të përmirësohen. Do të rehabilitohen 42 ura dhe do të ndërtohen tre të reja. Punimet pritet të përfundojnë në vitin 2016, ndërkohë që ndërtimi i vetë gazsjellësit do të nisë në verën e vitit 2016.

Puna për ndërtimin e çdo ‘segmenti’ zakonisht llogaritet të zgjasë nga tre në gjashtë muaj. Si edhe në pikat e tjera të gjurmës së TAP-it, tubacioni do të jetë i futur nëntokë. /Dita/

December 6, 2015 10:55
Komento

7 Komente

  1. intelektuali December 6, 11:41

    CFARE DO TE PERFITOJE SHQYPNIA NGA TAP-I ITALIAN?

    sepse nuk thuhet per asnje vizion te qeverise lidhur me kete projekt tejet allogjik nga ana finaciare dhe krejt politik per t’i bere qefin politikes se SHBA ne rajon qe kerkon t’i tregoje gishtin e mesit Rusise Bolshevike me finte TAP-i qe eshte i taposur qe ne zanafille se projekt gazfurnizues i BE-se ne konkurence me gazin rus. Pra qe dalim ne teme cfare do te perfitoje Shqypnia jone pervec meditjes se disa specialisteve te Rilindjes Socialiste te Edvinit dhe Likes? Sepse nga ky shkrim famoz me foto mbreselenese me njerez qe duken kaska te bardha ne koke ne gazeten DITA nuk del fare e qarte se cili eshte interesi i Shqypnise ne kete nisme amerikane te taposur qe ne zanafille? Mbase duke gjykuar nga kaskat e bardha te Peleshit dhe te servileve perreth tij do te mendonim per nje ndertim famoz te nje centrali atomik sic donte ta bente Sali Berisha ne Shkoder, apo te TEC-i me gaz natyror qe do ta bente te pavarur zhvillimin e ekonomise sone mjerane nga importi i energjise, mbase qeveria ka menduar te gazifikoje Shqypnine duke bere ca lidhje shtese ne kete tubacion famoz te TAP-it albanez, por pse atehere Rilindja Socialiste nuk flet fare dhe fshihet si SKUTH duke i bere hesapet ne terrin e nates ashtu sic ka bere deri tani me te gjitha projektet e tjera madhore qe kane te bejne me fatin e Vatanit?

    PSE KESHTU?

    Reply to this comment
  2. LIGJI December 6, 12:14

    PO ….JA…..U PUNESUAN CA….1050 PERSONA E CE….PASTAJ………………????!!1

    Reply to this comment
  3. ne emer te Migjenit te Math December 6, 12:35

    Keta po vizitojne projektet e Berishes qe ti vjedhin gjysmen e fondeve

    Reply to this comment
  4. lavdosh December 6, 14:34

    Per te pseudo quajturin Intelektuali kam kete koment: Me keto qe shkruan me dukesh me shume nje injorant dhe anafalbet, prandaj leje mesazhet e PD-se per forume te tjera.

    Per te tjeret:
    TAP-i sjell padyshim perfitime per Shqiperine. Qofte edhe ato 1050 punesime gjate ndertimit apo rreth 200 punesime gjate viteve te shfrytezimit per mirembajtje jane te mjaftueshme. Eshte aftesia jone (kupto) qeverise te beje mareveshje dhe plan per gazifikimin e Shqiperise.Qeveria e Rrumpalles (Berishes) as nuk e vrau mendjen per kete. Eshte e domosdoshme qe Shqiperia te kete kuoten e vet te gazit dhe te zhvilloje industrite qe perdorin gaz psh TEC-et si ai i Vlores qe rri i stakuar. Tap jep mundesi, duhet te jemi ne qe ti shfrytezojme

    Reply to this comment
    • intelektuali December 6, 15:53

      NDERSA INTELEKTUALI KA KETE KOMENT:

      TAP-i qe eshte i taposur qe ne zanafille nuk ka perkatesi Partie por eshte me origjine Ekonomie. Ndryshe per hir te vertetes ishte Saliu ai qe e filloi kete projekt si aventure politike kur shkoi tek azeri komunist Aliev ne audience te posacme per t’i treguar gishtin e mesit Rusise se Putinit me porosi nga miqte e tij amerikane, por Putinit o i urruar dhe i nderuar i plas fare nga TAP-i sepse gazi rus o i nderuar dhe i urruar e ka koston dhe cmimin e shtijes ne Evrope shume me te ulet se gazi azer i Kaspikut. Vete Turqia e lakmon kete gaz si alternative nga varesia ruse, por deri tani llogjika e thjeshte ekonomike ka mbizoteruar mbi politiken dhe i ka bere turqit me pragmatike se kurre ne dallim nga komunistet dru me pre te Shqypnise qe nuk dine se cfare te kerkojne kur Fuqite e Medha luajne me zara ne trojet tona.

      Reply to this comment
  5. Piro MITRUSHI December 6, 18:14

    Ky lajm me trishton, sepse eshte teper euforik dhe ne esence larg nje mundesie reale per investime te dobishme per Shqiperine dhe popullin tone. Ne gazeten DITA kam lexuar dy here shkrime te drejta dhe profesionale nga ing. Haki Rrokaj, qe ngre probleme teknike – organizative per t’u degjuar nga Qeveria.
    Ne fakt une kam mendim tjeter, qe me pak fjale eshte se TAP-i eshte pralle e bukur, ne mos nje mashtrim i madh, qe do te perfundoje si TEC-i i Vlores, Elektrocentrali Atomik, Projekti AMBO, Ere-Elektrocentrali i Karaburunit etj.et.. Ky vleresim vjen se Shqiperia nuk mund te jete nje konsumatore e kesaj energjie te vyer, por qe ka kosto per nje vend te pazhvilluar, vec te tjerash sepse eshte energji e importuar nga mbi 2500-3000 km larg. Edhe sikur te vije “neser” e te perdoret ne TEC-in e Vlores, elektoenergjia qe do te prodhohet (gjenerohet), do te shitet me 150 $/MWh, ndersa mund te importohet me 75 $/MWh. Kurse ajo qe thuhet papagallce Gazifikimi i Shqiperise eshte nje pamundesi prane absolutes. Kete pohim nuk e bejne dot pseudospecialistet zyrtare qe marin rroga e shperblime vetem po te thone Amin- No objection.

    Reply to this comment
  6. Piro MITRUSHI December 6, 18:43

    1) Lajmin e pashe edhe ne TV. Po te jeni te vemendshem, do shihni se z. Peleshi ishte shume i kujdesshem dhe foli per disa veshtiresi potenciale (une them reale) per popullaten ku TAP-i do te kaloje.
    2) Per Intelektualin: -Ke te drejte per anen ekonomike dhe gjeopolitiken, por gabon kur ngateron Italine, Amerikanet, Komunistin Aliev, Bollsheviket…: Ke te drejte ne se e ke fjalen per konfliktin armiqesor Turko-Rus.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*