‘Gea Sport’ merr Vllazninë: Do bëjmë një skuadër të madhe

July 20, 2014 11:48

‘Gea Sport’ merr Vllazninë: Do bëjmë një skuadër të madhe

Klubi Vllaznia që prej ditës së sotme ka kaluar në duart e kompanisë zvicerane “Gea Sport”. Mes palëve është firmosur kontrata e bashkëpunimit e cila do të ketë një afat dyvjeçar, me të drejtë shtrirje edhe për një të tretë. Paraditen e sotme për këtë arsye është zhvilluar një mbledhje jashtë radhe e Këshillit Bashkiak Shkodër ku ka marrë pjesë edhe presidenti i kompanisë zvicerane Roberto Nava, përfaqësuesi ligjor Ardian Grabova, trajneri Baldo Raineri dhe disa avokatë të kësaj kompanie. Në fillim ka qenë kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka ai që ka shpjeguar para të pranishmëve arritjen e marrëveshjes duke menduar se ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme për Vllazninë në këto momente. Pas tij është ftuar të flasë para këshilltarëve presidenti i kompanisë zvicerane “Gea Sport” Roberto Nava që e ka krahasuar marrjen e Vllaznisë njëlloj si marrjen e Juventusit në Itali.

“Të marrësh Vllazninë është si të marrësh Juven në Itali. Mendoj se është arritur një marrëveshje interesante, e cila po merr edhe miratimin e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, e për këtë unë dua të falënderoj kryebashkiakun, juristët, kolegët e mi të cilët po negociojnë që nga muaji mars. Do mundohemi te ndertojmë një staf profesionist. Ato nuk kanë paketën magjike në dorë por premtojnë të bëjnë më të mirën e mundshme për Vllazninë që ajo të ngjitet në nivelet që i takon”, tha ai. Në këtë mënyrë nga dita e sotme, Vllaznia do të ketë drejtues të rinj. Ato vijnë në Shkodër me projekte të mëdha dhe duhet t’i presim që këto premtime t’i mbajnë për të realizuar atë që gjithë tifozët e kësaj skuadre dëshirojnë.

July 20, 2014 11:48
Komento

1 Koment

  1. ALBANO July 21, 13:40

    BRAVO VLLAZNIA …URIME ….PER FITORE KAMPION …..DHE NE EUROPE ..VITIN TJETER …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*