Gega thyen rekordin kombëtar të 3000 m me pengesa

May 31, 2018 22:26

Gega thyen rekordin kombëtar të 3000 m me pengesa

Luiza Gega theu rekordin kombëtar të 3000 mijë metrave me pengesa.

Atletja shqiptare e bëri këtë në Diamond League, në Romë, ku u rendit në vendin e nëntë mes 22 garueseve.

Gega ndali kronometrin në 9 minuta e 22 sekonda, duke përmirësuar kohën e saj të mëparshme me më shumë se 4 sekonda.

Në garën që u fitua nga keniania Kiyeng, Gega nuk mundi të marrë pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme të Diamond League vetëm për një pozicion.

o.j/dita

May 31, 2018 22:26
Komento

1 Koment

  1. demo May 31, 23:25

    E paska shperthy kronometrin,e paska blloku ne vend,..te nente.Urime tjeter here me dhjete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*