Genc Ruli për humbjen e PD: Ja pse Basha nuk ankohet dot për blerje votash

July 3, 2017 17:51

Genc Ruli për humbjen e PD: Ja pse Basha nuk ankohet dot për blerje votash

Ish-ministri i Berishës, Genc Ruli ka folur sot për “ABC News” për situatën në PD. I pyetur për moskandidimin, ai tha se ai u dorëhoq, pasi politika aktuale po luhej keq.

Ai shprehet i habitur nga listat e Bashës dhe sugjeroi se as ai s’do ishte në listë edhe sikur të mos ishte tërhequr.

“Jam ministri i parë që kam dhënë dorëheqjen në vitet e para të demokracisë. Kur politika luhet keq, unë s’mund të bëhem pjesë e saj.

Unë jam ndjerë pafuqishëm ndaj kësaj politike dhe e kisha detyrim që të tërhiqesha që të mos bëhesha pjesë e saj. Sa i përket Bashës, ai i habiti të gjithë me atë që bëri.

Natyrisht që as unë s’do isha në listë. Në këto zgjedhje pamë që partitë qeveritare u rritën, ndërsa PD-ja ra.

ODIHR-i ishte më i fortë se Basha në ankesat për zgjedhjet. Basha e humbi të drejtën e ankimit për zgjedhjet që kur bëri paktin me Ramën.

July 3, 2017 17:51
Komento

2 Komente

  1. Arben July 3, 21:58

    VJEDHJA E VOTAVE NGA EDVERI, U BE ME MIRATIMIN NE HESHTJE TE LULUSHIT.

    KY ISHTE THELBI I PSEUDOKOMPROMISIT, RAMA CIMENTONTE PUSHTETIN, LULUSHI OPOZITEN DHE CA PARA TE THATA NGA PRAPA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  2. Bureto July 4, 19:03

    Dhe kush flet per poltike te piste! Po ti ke 25 vjet qe je pjese e saj. Tani u ngopet e molet shtetin sa deshet, duke iu afruar moshes se pensionit, doni t’i gezoni ato. Politiken e piste e bejne politikanet e piste dhe ti je njeri nga ata.Ju politikes i hyte per te bere biznes me te dhe ti ke qene njeri nga me tipiket ne kete fushe. Morali nga njerez te pamoralshem ne politike, si puna jote, nuk eshte amoralitet, por imoralitet. Po do zoti qe reforma ne drejtesi do te jete nje proces serioz dhe pastaj flasim. Te shohim se si do t’i justifikosh pasurite qe ke vene dhe sa e si e ku i ke shkelur ligjet (sidomos me koncensionet) kur ishte minister i industrise dhe energjitikes, edhe mbasi qeveria Berisha, ku beje pjese, i kishte humbur zgjedhjet ne qershor 2013. Tamam ne periudhen qershor-shtator 2013, kur po largoheshit eshte dhe koha me e afert kur te eshte lakuar emri nga KLSh dhe opozita e asaj kohe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*