“Një aktor në Shqipëri paguhet më pak se një përzierës llaçi”

March 28, 2018 10:44

“Një aktor në Shqipëri paguhet më pak se një përzierës llaçi”

Entela Resuli

Genci Fuga është aktor, regjisor, pedagog në Universitetin e Arteve. Dje, ishte Dita Botërore e Teatrit. Në Shqipëri, prej disa muajsh, flitet pothuajse çdo ditë për teatrin si godinë. Ende nuk është e qartë se çfarë do të bëhet me vendin ku aktorët e kanë si shtëpinë e tyre të dytë.

Fuga ka qenë një ndër njerëzit më aktiv ditëve të fundit, përsa i përket kësaj çështje. Ka ngritur zërin e tij dhe ka kërkuar më shumë transparencë.

Ka bërë edhe një takim me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku ky i fundit i ka treguar projektin e Teatrit.

Si projekt Gencit i ka pëlqyer, por atij nuk i janë dhënë detaje dhe për këtë arsye është skeptik dhe do të donte më shumë informacion për këtë çështje.

-Genci, kur themi që sot është Dita e Teatrit, çfarë ndjesie keni?

Duhet të kthehem shumë pas në kohë, për të cilësuar se çfarë quajmë teatër dhe pse na duhet. Pse në fund të fundit kombe të tërë në zhvillim e sipër, kanë investuar pa fund, jo vetëm djersën e ballit, por edhe energji të tjera krijuese, e kapitale. Duhet të jemi të qartë në një pikë. Teatri ka qenë mediumi i parë i komunikimit masiv. Ka ardhur si nevojë i një niveli shumë të lartë qytetarie, sepse ishte mekanizmi i vetëm i prodhimit të qytetarit. Nuk mund të imagjinoj dot një femër që të bëj makijazhin e saj pa një pasqyrë. Teatri është pasqyra e shoqërisë në vet vete.

Ne sot në shoqërinë tonë nuk mund të mburremi shumë pasi jemi vetëm 105 vite shtet i pavarur. Nuk mund të mburremi për faktin se sa salla kemi për frymë popullsie, në metropol edhe më gjerë në qytet të tjera pasi rritja e popullsisë sjell nevojën e shtimit të numrit të teatrove. Kemi pasur një trashëgimi jo fort të këndshme. Ne kemi patur influenca turke dhe në këtë koncept për deri sa ishte një shtet i lidhur me fenë, vetë feja është bërë një pengesë e caktuar për të zhvilluar teatrin.

-Ne shpesh e përdorim fjalën teatër në forma të ndryshme, akuzojmë dikë që ‘bën teatër”, themi se politika është teatër, jeta është teatër… ku fillon dhe mbaron teatri sipas jush?

Dua të nis një fushatë bulizmi apo për identifikimin e shprehjeve të tilla që unë i gjej shumë të përdorura edhe në rangjet më të larta të politikës. Gati-gati të gjithë intelektualët “e lëçitur” të këtij vendi përdorin shprehjen; “bën teatër…”! Në rast se dëgjoni leksikun e njerëzve të mençëm në botë, si në Angli, Francë, mbase në Gjermani apo Amerikë, nuk e përdorin këtë shprehje, pasi e kanë kuptuar që ajo që ndodh në skenë është shumë e vërtet. Aktori “nuk gënjen”. Ai “jeton” si karakteri i dhënë. Në momentin që “gënjehet” spektatori ka plotësisht të drejtë të dalë dhe kthej biletën mbrapsht. Nuk ka gjë më të vërtet se sa aktori që djersit drejtpërdrejt. Ka kohe që një person i caktuar bën disa role gjate ditës: Baba, kryefamiljar, punëtor, bir, vëlla, kushëri, etj… Kjo nuk e ka shtyrë kërkënd të fillojnë e të shahen për “gënjeshtër” apo për “prapamendim”, etj… Duke ndjekur American Theater Magazine, kam lexuar një kryeartikull ku cilësohej: Në ditët e sotme, profesioni i vetëm që nuk pranon “mashtrime e abuzime” me punën e tij, është AKTORI! E vërteta e madhe është që unë e besoj këtë përfundim! Është aktori që do të dalë gjithnjë “live” e që do të punojë çdo fundjavë, e që nuk “mashtron” me daljen e tij, se rrezikon “kontratën e radhës”. Jemi në një situatë që përditë po shohim raste të abuzimit me pushtetin e detyrën. Ne rast se një aktor, do të çonte në mend të “abuzonte me skenën”, ai pushon se ekzistuari si i tillë!

-Keni ndjerë vitet e fundit një dashuri të shtuar për teatrin nga ana e publikut, pasi duket se frekuentohet më tepër, edhe shifrat e tregojnë këtë?

Falë shumë përpjekjeve si shoqëri ne kemi këtë fluks spektatorësh dhe tani po del në pah mungesa e sallave dhe mungesa e investimeve vit pas viti. Ka shumë faktor pse ka ndodhur kështu, pasi tashmë është demitizuar “teatri i politikës”, ai “teatri i keq” që bëhet edhe në Parlament. Janë demitizuar qeveri, shteti, institucione të tëra! Në këtë klimë, njerëzit janë kthyer nga Teatri, duke e vlerësuar si një diçka “të vërtetë”. Besoj ka patur influencën e vetë edhe “Rilindja Urbane”. Njerëzit dalin nga shtëpitë e tyre, drejtohen drejt qendrave të qyteteve dhe këto qendra, janë më të bukura. Njeriu instinktivisht fillon të kërkojë një kualitet tjetër jete, fillon të ketë nevojë për atë pasqyrën e shpirtit të tij, pra Teatrin, për “t’u dukur më e bukur”. Duke analizuar edhe audiencën dua të them që kemi femra më të mençura.

-Pse e thoni këtë?

Kjo shihet në përqindjen e pjesëmarrjes së spektatorëve. Në tërheqjen e grupmoshave të caktuara. Femrat janë ato që vijnë me shpesh në teatër dhe kjo duhet pranuar.

-Ndikon aktualiteti apo gjendja e shoqërisë në afrimin e njerëzve drejt teatrit…?

Kjo ka të bëjë me nivelin e qytetarisë. Ne si teatër jemi fabrika e vetme që prodhojmë qytetarë. Qytetari është e vetmja qenie që qëndron brenda një komuniteti, por ka pyetje në kokë. Domethënë është brenda në rresht, por është jashtë rreshtit për sa i përket pyetjeve të veta. Respektin më të madh për njerëzit që kanë pikëpyetje, që nuk shikojnë bardhezi, por shohin “me ngjyra”.

-Keni shpallur edhe kandidaturën për drejtor të Teatrit Kombëtar. Sipas jush, cila është pika më e fortë e programit tuaj?

Gjithçka mund të bëhet ndryshe. Orientimi im është respekti më i madh për spektatorin në plot kuptimin e fjalës, duke filluar që nga kushtet e deri te informacioni që duhet të ketë, kualiteti që duhet të marr në interpretim e sipër në ambientet e Teatrit Kombëtar, sepse po ua them hapur: spektatori mua më duhet për agjencinë më të fortë të reklamave që është “thashethemi”. Unë do të dëshiroja dhe do të punoj fort që një spektator i caktuar të emetojë thashethemin e vet apo ta shpërndajë këtë thashethem deri në tre ditë. Dua që në familjen shqiptare thashethemi për teatrin të hyjë nga disa drejtime.

Për momentin ne kemi një boshllëk të tmerrshëm legjislativ për sa i përket institucionit të Teatrit Kombëtar, ky është makthi i këtyre ditëve, nëse unë do të jem i parë për t’u zgjedhur drejtor teatri.

-Shpesh artistët ankohen dhe thonë që Shqipëria nuk është një vend për ta, pasi këtu nuk vlerësohesh, për ju si është?

Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë me laps e letër dhe shkruajmë aty shumën që marrim për një rol kryesor dhe që “të del xhani”, me thënë të drejtën, ti ke një çmim të caktuar dhe po ju them me bindje se, në rast se këtë çmim e ndan në katër muaj punë, ne na del ora e punës më e lirë se sa ai përzierësi i llaçit, që tregun e tij e ka te “Partizani i Panjohur”. Një aktor në Shqipëri paguhet shumë më pak se sa një punëtor krahu.

Po pse ndodh kjo?

Për shumë arsye, por edhe sepse pas viteve ‘90 ne na ka ikur “prime time”, që do të thotë në televizion, pas edicionit të lajmeve të mbrëmjes, në orën 7 e 30, 8 e 30, këtë orar ku njerëzit qëndrojnë përpara ekranit e ka marrë politika dhe emisionet për të.

-Ke menduar ndonjëherë të largohesh nga ky vend?

Unë kam përfunduar studimet pasuniversitare në Londër dhe u ktheva. E di që jetesa këtu mund të jetë me kosto për vajzat e mia, por egoja për të qenë pjesë e skenës është më e fortë. Disa më thonë: kokëderr, por… unë kam vendosur të qëndroj këtu.

-Ke debat me bashkëshorten për këtë?

Jo, kemi gjetur një unison të përbashkët. Jemi të dy shumë egoistë për atë çka është e jona. Për Tiranën që është qyteti ynë, për klubin e lagjes, për komshiun, që përmblidhet me një dashuri për këtë vend. sigurisht që dashuria mbledh brenda edhe shumë budallallëqe, shumë hatërmbetje, siç është dashuria në vetvete, por në fund fare mbetet një dashuri.

-Keni qenë aktiv për sa i përket çështjes së teatrit?

Patjetër! Sigurisht, në jetë jam munduar të bëj edhe profesione të tjera, por nuk kam qene i plotësuar! Duke qenë edhe pedagog në UA dhe njëkohësisht aktiv në skenën e teatrit, mund të them që gjysmën e ditës e kaloj me studentët e gjysmën me “profesionistët”. Të dy grupimet ushtrojnë “presionin” e tyre mbi mua. Gjendur në këtë situatë jam i prirur të shoh jo vetëm gjendjen aktuale, por të mendoj shumë edhe për të ardhmen, apo Strategjinë Kombëtare të Artit Skenik, që të mund të përballemi me sukses me të ardhmen!

Besoj në misionin e teatrit, dhe domosdoshmërinë që kemi si shoqëri për të. Si shoqëri, jemi si ai i sëmuri, që ndjen se vuan, dhe nuk e kupton. Në këtë rast moskuptimi, ne si shoqëri nuk kemi shans të “shërohemi”. Na duhet ajo “pasqyra e shpirtit” për t’u kuruar. Historia e kombeve të tjerë të zhvilluar e ka treguar këtë. Duhet të bëhen hapa gjigant si në anën e ligjit ashtu edhe ne forcimin e shtimin e institucioneve të artit në Shqipëri! Kam, dhe mbroj, mendimin tim mbi këtë strukturë që na mungon! Po ta mendojmë “hollë– hollë”: shtetit i duhet “qytetari” dhe Teatri është e vetmja “fabrikë” që e prodhon!

DITA

March 28, 2018 10:44
Komento

36 Komente

  1. Une,Lubonja March 28, 10:56

    Arti nuk hahet! Behet art dhe jetohet! Paguhesh kur punon! Edhe nje qe ben llac duhet te dije ta beje! A dine aktoret tane te punojne apo vetem te jene militante te Saliut! Llymi i aktoreve jane vene ne sherbim te Saliut!

    Reply to this comment
  2. am March 28, 10:57

    Booo, sa teater qe bon ky

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku March 28, 10:58


    Nuk paskeni mesuar qe ne kapitalizem eshte tregu qe rregullon cmimet.Ne se duhen muratore natyrisht qe rroga e tyre do te jete me e madhe..Per aktor tani nuk kemi nevoje,sepse jemi bere te tere artista karagjoz.
    Ndoshta Teatrin Kombetar e eklipson ca edhe Parlamenti Kombetar?!

    Reply to this comment
  4. Kati March 28, 11:08

    Të paktën përziersi i llaçit e bën një punë, dhe paguhet…

    Reply to this comment
  5. Vito nga Napoli qe solli kermij dhe buaj March 28, 11:15

    Gabim qe mer sa nje perzjeres llaci. Duhet te paguheshe sa gjysma e tij.

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 March 28, 11:47

    “Genci Fuga: Një aktor në Shqipëri paguhet shumë më pak se sa një përzierës llaçi”
    kapitalizëm genc kapitalizëm!!
    llogari e thjeshtë,lali!!
    rendimenti i fitimit është në diskutim!!
    pra puna e harxhuar me atë të fituar,baras rendiment!fitim!!
    kështu që fitimi mund të jetë +,0,-!!
    asnjë puntor llaçi nuk do të paguhej asnjë lek nëse ai nuk do të arrinte të mbulonte vlerën e punës së tij!
    e njëjta gjë është dhe për aktorët,për tërë artin!
    gjeni mundësinë për të PRODHUAR FITIME dhe jo për të kërkuar lëmosha!!
    gjeni mënyrën për të grumbulluar publik!
    publiku sjell fitimi dhe jo qurravitjet!
    nëse nuk jeni të zotë?!
    shkoni e punoni në LLAÇ!!!
    sepse dhe llaçi punë është!!

    Reply to this comment
  7. ilir March 28, 11:59

    O fuge te dinja me ment po qenke fyell.Aktori ecen vete. Ne ollivud nuk shkohet se jane paga te larta po nese ke talent. duhet ta shesesh talentin. Ju kerkoni paga kur bileta e teatrit eshte 300 lek. E di sa e kishte Albani 5000 leke

    Reply to this comment
  8. Kris 1 March 28, 12:43

    Njeriu pamvaresisht diplomes punon atje ku paguhet me shume .Populli nuk ka pare qe te bleje artin e Fuges pasi ja shkund xhepat dhe i tharton mendjen arti politike.Per te rritur femijet o Fuge bej llac ndryshe u fhuaj qe babi nuk terheq dot bleres per artin e tij.Ndertesa le te behet madheshtore por pagat tuaja duhet te mbulohen nga fitimi qe sillni dhe jo nga taksat e atyre qe nuk u kane pare ndonjehere suratin

    Reply to this comment
  9. Jimi March 28, 12:53

    Lere artin shko bej llac, meqe paguhet atje me shume!
    Kpitalizmi parimin baze ka kerkese oferten! Nese ne treg kerkohet me shume llac se ai palo art qe ju beni, nuk eshte faji i te tjereve, por gjejeni tek vetja. Te ushqesh te tjeret e te ushqehesh vet me art eshte sa e veshtire po aq salltanet.

    Reply to this comment
  10. I pandehuri March 28, 12:59

    Paguhet????? Jemi ne shekullin e 21-të!!!! Artistet e vertetë nuk “paguhen” nga askush! I fitojnë vetë te ardhurat! Por ne Shqipëri aktorët presin ende që dikush ti mbajë…….

    Reply to this comment
  11. liu March 28, 14:32

    m

    Reply to this comment
  12. Dulla March 28, 16:26

    Ti more Genci dhe te gjithe zarbot e teatrit dhe te artit qe hengret dhe po hani ne kurriz te ketij populli te varfer, kerkuat dhe qate rrugve, shkulet floket, u morret me politike, qe te vinit ne vend drejtesine sepse pushteti i meparshem ju kishte shtypur dhe ju kishte marre neper kembe, e ju kishte ngrene hakun.
    Keni njezeteecavite qe vini verdalle dhe qurraviteni se sa pak paguheni e se sa keq trajtoheni po nga shteti, ky shteti i sotem qe nuk ju vlereson kaq shume etjjjjj.
    Po pa me thuaj sa shfaqje te cilat te mbeten ne kujtese dhe sa filma qe te mbeten ne kujtese keni prodhuar ju zarbot dhe deshtaket e teatrit???
    Une mbaj mend vetem nje shfaqje!!! Ate se si qani perdite, dhe se si mblidheni e jepni mend, por pune hic. Ato shfaqjet e shpifura qe keni dhene deri tani, nuk jane pune. Ato jane tallje me spektatorin, dhe eksperimente qe i ben miku i mikut, vellai i ministres, drejtori langaraq e pijanec etj etj.
    Deshet kapitalizem shkoni dhe shtrengoni b… dhe nxirrni lekun dhe rrogen…Skeni teater apo salle jepni shfaqje rrugeve, neper bare e kafe…Nxirrni jetesen…
    Iku njehere e mire koha e xhaxhit kur arti ishte i masave dhe artistet seleksionoheshin e mbeshteteshin nepermjet nje sistemi funksional, dhe ku shoqeria dhe populli paguanin per artin.
    Shikoje ku eshte arti, shikoje ku eshte sporti, ku eshte krijimtarija, ku eshte serioziteti e pergjegjshmeria??
    8 milion euro i mori drejtoresha e Teatrit te Operas, Zana Cela e shkarkuar per korrupsion, e riemeruar nga Ramiu sepse e ka shoqen e tij dhe indajne bashke te mirat dhe te keqiat e detyres. Me parate e hedhura do te mund te beheshin 3 ndertesa te tjera teatri….
    E vetmja menyre qe ju te mbijetoni ne sistemin e deformuar demokratik, zoti Genci eshte qe ju te vidhni dhe te beni korrupsion…. Ne momentin qe jua kane hequr kete te drejte nga dora sepse nuk ju vjen rradha qe te vidhni, rrini ne kafe dhe vetem qaheni….
    Persa kohe nuk vidhni dot, nuk punoni dot, nuk konkuroni dot sipas parimeve te kapitalizmit, mbyllni gojen dhe mos u krahasoni me ate te llacit se ai e fiton buken me gjak e djerse, kurse ju jeni parazite dhe te panevojshem…

    Reply to this comment
  13. Mon Kukaleshi March 28, 16:40

    Keta jane prodhim i kohes te sistemit komunist dhe do te kishin preferuar per vehte ndonje minisistem komunist brenda sistemit aktual kapitalist.

    Te shkretet, jane çoroditur krejt, sepse as filozofet nder shekuj nuk e kane studiuar kurre kete mundesi.

    Reply to this comment
  14. Konti Sbalta March 28, 16:54

    Ju e shani tashti PPSH , por ajo ju ka perkedhelur aq shume sa ju nuk po mesoheni dot me kete sistemin ri qe ” e deshet aq shume dhe luftuat per ta vendosur ” por cudia eshte se nga “ai i vjetri” prap nuk doni te shkeputeni , bile doni ta mbani per monument kulture , ndersa per “ndertesen” e re jeni bere bllok per te mos e pranuar te ndertohet ! Cudi Shqiptare , Qeveria kerkon te ndertoje godine te re , te kohes ,ju doni te ruani “mbeturinat e te kaluares”

    Reply to this comment
  15. Une, Lubonja. March 28, 17:51

    Sic bejne aktoret ne Tirane bejne te gjithe shqiptaret neper vendet perendimore! Nuk punojne ,jo te gjithe, vetem disa si vellezerit e aktoreve te deshtuar saliniane. I dine ligjet e ndihmes sociale me mire edhe nga juristet e vendit ku jane! Kete semundje e kane tani edhe aktoret qe kane marre premtim nga saliu te kundershtojne Ramen bashke me Vokshin qe nuk durohet dot ta shohesh dhe jo ta degjosh! PD dhe militante te saj -thirrini mendje koha juaj ka mbaruar! Jeta sigurohet me pune dhe jo me servilizma dhe pertaci apo me “ART”!

    Reply to this comment
  16. Dashi March 28, 19:03

    Ateher shko bo llac po vetem duhet te dish ta bosh se edhe esht zanat ai qe din ta bej paguhet me mir me pak fjal si puna aktorit ka te mir ka dhe te keqij per ty me mir do ishte qe te filloje si pastrus kanteri.

    Reply to this comment
  17. Ohoooo March 28, 19:04

    Po ikni mor parazite ,se na cate trapin
    Ju sduhet te merrni rroge fare
    Ndersa llacaxhinjte ,duhet te marrin dyfishin se e meritojne ,se jane leke me djerse dhe gjak
    Kur do zgjohet qeverria nga gjumi qe tju fuse drune e halese qe te qeroheni
    Parazite ,,,,

    Reply to this comment
  18. Ai March 28, 21:35

    TI djegim aktoret.Rrofte kapitalizmi dhe qoftet ne nji teke raki(per qef)Urraaaaa.Para partizane.O moj Shqipni e mjera shqipni.

    Reply to this comment
    • mirel March 29, 01:01

      Hahaha, ky popull me te meta mendore.
      E kane inatin me aktoret dhe jo me qeverine qe po i rrjep te gjalle.
      NUk besoj te gjendet vend ne bote ku populli te mos respektoje artin
      Arti nderohet dhe perrulen dhe mbreter para tij.
      Llacaxhinjte, koha e tyre.
      Shikoni si ngrihen te gjithe ne mbrojtje te llacit. Protesta e llacit.
      Llac shoku Ropi, llac..
      Kjo do te thote qe ky popull ka degraduar ne nje specie qe nuk ka zoo qe ta permbledhe
      Cudi si nuk pyet njeri, pse ne komunizem Arti beri arti te vertete?
      Pse shteti atehere i paguante dhe i shikonim te gjithe me kenaqesine me te madhe.
      Pse ndodh e kunderta tani?
      Sepse i eshte vene shqelmi cdo gjeje qe prodhon mendja ne kete vend.
      Iu vu shqelmi Universiteteve, Arsimit, Akademise se shkencave, u dogjen librarite universitare. u prish Gjeollogjiku, nga nje artist i deshtuar..
      Lufte sistematike kunder mendjes.
      Lufte kunder zhvillimit dhe perparimit.
      Fitore e deshtakut kallanxhi qe erdhi nga Franca pa breke dhe u be pronari absolut i Artit dhe Shkences.
      Dhe me nje minister financash qe nuk eshte as ekonomist..Ja keta i kane shpallur lufte Artit dhe shkences..
      U thone shqiptaret, ikni jashte te shikoni sa ju vlen lekura o artiste..
      Pse te mos nisim jashte politiken njehere?
      Pse te mos nisim Ramutin andej nga erdhi, ne France?
      Te shikojme a ka bythe te behet kryeminister atje?
      A ka bythe Arben Ahmetaj te behet minister ekonomie ne France, apo ne Gjermani psh..apo ne Itali..
      A nuk po kerkoni te njejten gje nga artistet? Qe te shkojne te provojne sa ju vlen lekura jashte?
      Po ketu cfare do ngelet?
      LLacaxhinjte qe ndertojne kullat e Ramutit?
      Qysh degradoi ky popull ne kete pike dhe nuk njeh me limitin e harbuterise dhe te vulgaritetit.
      Ja, per kete duhet arti, per kete duhet mendja dhe shkenca.
      Shkenca te meson dhe Arti te hap shpirtin dhe kufijte..
      Kam pare kafshe te adhurojne lulet. Te kercejne me melodine e intstrumentit. Gjarperinje qe tunden dhe perdridhen sikur flirtojne dhe tradhetojne helmin.
      Vetem shqiptari , ne kete shekull te 21 kerkon te gdhendet me cekic dhe suva.
      Kjo eshte grope septike dhe jo shtet.
      Shkoni paguani taksat per koncesionaret.
      Meqe ra fjala, cili koncesion ka arritur te dali me sukses ne Shqiperi.
      Te gjithe falimentojne dhe pasi vjedhin as taksat nuk i paguajne shtetit.
      Ah…artistet, ata e kane fajin

      Reply to this comment
      • syri shkodran March 29, 11:01

        Nuk e kuptoj se nga vjen gjithe kjo urrejtje per Ramen! Keta militante nuk flisnin ne kohen e Saliut se u “qinte nenat”! Tani ju ka ardhur goja! Pertacet dhe hajdutet dhe njerez qe nuk ka aftesi kane ngelur ne SHqiperi! Por sidomos keta aktoret jane kokra e injorantit apo Bipolare! Neqoftese nuk ju paguajne gjeni profesion tjeter! Ky eshte kapitalizem! Gjeni nje rruge tjeter per te jetuar!

        Reply to this comment
        • mirel March 29, 14:45

          Cthua mo njeri? Te kerkosh te funksionoje shteti qenka urrejtje per Ramen?
          Vete gjendja e Teatrit eshte fytyra e e vertete e Ramutit.
          Njeriut qe nuk ja asgje te perbashket me artin, por u ndodh rastesisht ne pikture me penel ne dore, pasi e kush latuar doren me topin e basketbollit.
          Pse, sepse ishte cyryk dhe nuk ish ne gjendje te bente asnje lloj shkolle tjeter pervec pictures, sepse babain e kishte skulptor dhe mund tja siguronte nje diplome.
          Ky njeri tani paska vizione me te medha se ata qe bene artin e vertete.
          Ky njeri ka vizione me te medha se ata qe themeluan shtetin, arsimin dhe kulturen.
          Ky i shkaterroi me themel.
          Ju kujtohet cfare i beri Fakultetit Gjellogjik apo jo?
          Te njejten gje po ben dhe me Teatrin duke degraduar artistet.
          Pse nuk mendoni se cfare ideje solli pushteti i Ramutit per permiresimin e artit?
          Cili eshte motivimi i shtetit? Ndertimi i kullave apo i traversave te pageses?
          Apo dhenia me koncesion e shtetit?
          Po publiku nuk ka faj te rrenimi i artit?
          Ka, ashtu sic ka faj te rrenimi i shkollave, te rrenimi i shtetit ne pergjithesi.
          U ngrit gjithe klasa e llacaxhinjve dhe u bene me diploma fallco. Kane dhe shije te “holle” ne art. Pelqejne porno dhe muziken e cengijeve.
          Edhe me modernet e kane ulur aq shume shijen sa vene te shikojne Ema Andrean gjysem lakuriq.
          E zhveshen artin e shkrete.
          E detyrojne aktorin te dale ne treg dhe te shitet..atehere ky nuk eshte me art. Por shkembim i shpirtit me trupin.
          Prandaj ne gjithe boten ekzistojne Teatrot Kombetare. Ruajne thelbin klasik te Teatrit. Qe eshte thelbi i artit te te folurit.
          Aty luhen klasiket, luhet Antikiteti, luhet fjala e padhunuar nga brutaliteti i tregut.
          Si mund te mos kemi respekt per te?
          Mund ta harrojme deri ne nje fare pike, sa i kemi lene ne kete gjendje qe eshte sot, por nuk mundemi ti mohojme.
          Nje komb nuk mund te ekzistoje duke bere vetem llac e kulla.
          Si mendoni? A eshte rastesi qe gjithe brezi i artisteve te medhenj eshte kunder Rames?
          Jo. Sepse ata kane gjeneruar shpirtin e lire dhe mendje me perparimtare se te tjeret. Jane ne gjendje te dallojne te “perkujdesjet” e kryeministrit jo artedashesin, por kullaxhiun.
          Dhe si e pasoi gjithe mentaliteti Ramist i kulles dhe llacit?
          Me revolte..jane gati ti degdisin artistet ne exil. Dhe me urrejtje per artin..e shikojne si gjene me te pavlere ne bote.
          Kush tjeter pervec injorancise dhe vulgut mund te prodhoje ide te tilla?
          Por qe i sherbejne shume mire Ramizmit dhe Ramuteve

          Reply to this comment
          • Tos Lubonja March 29, 15:05

            O mirel! Je jashte kohe! Militantizmin e aktoreve e quan “funksionim shteti” qe se kemi patur kurre pa le ne kohen e saliut qe vuri kanunin baze te ligjeve! Une mendoj te kunderten qe -aktoret nuk duan shtet. Dun bac salihin! Per ke teater kombetar flitet? Per ke godine teatri flitet te ruhet! Duket o mirel qe s’ke qene kurre ne sallen dhe kuintat e Teatrit! Duket qe menyra dhe njohurite per jeten jane te ngushta! Sa per artistet jane pertace! Teatri kombetar mbahet me artiste te vertete jo me berishiste qe s’ksne asnje talent pervec te qenit kunder Rames!

          • Demi March 29, 16:33

            Mirel…Ke ngaterruar teme. Dhe mos u nxito, duke perzjere tridhjete ceshtje menjehere. Mesa lexojme me siper, askush nuk ka dale ne mbrojteje te qeverise ne kete rast. Ketu po flitet per mentalitetin, i cili shpesh nuk eshte vetem i artisteve por i te gjithe atyre qe presin te hane buken e shtetit. Artistet ishin ne vijen e pare te kerkeses qe ne Shqiperi te instalohej sistemi kapitalist. Dhe kane njezeteca vite qe nuk pajtohen me idene qe edhe arti ne kapitalizem eshte nje produkt privat dhe nje prone private qe shitet dhe siguron fitim ose jo, si te gjitha bizneset e tjera. Ne boten kapitaliste atje ku u krijua teatri, puna e perditshme e aktoreve eshte nje pune thjesht private ne trupa private qe japin shfaqje ne teatro prone private dhe sigurijne te ardhura. Mund te kete salla shteterore, por edhe per ato duhet te paguash qe te japesh shfaqje. Teresia e aktoreve dhe artisteve private eshte nje aset i kultures kombetare.
            Krahasimi me ate qe ben llac eshte nje krahasim fyes dhe tregon se sa bosh eshte brenda ky tipi qe pretendon se eshte aktor.
            Nuk mund te kete shperblim socialist mbi punen ne kapitalizem.
            Sa per politikat qevritare te trajtimit te artit ne Shqiperi, ato kane qene te gjitha shtyje ta shtyjme. Sigurisht as qe marr mundimin te komentoj mbi politikat e qeverise se Sali fshatarit sepse nuk e puq gje me te bukuren, artin apo etiken. Por ideja mashtruese qe te kalon menjehere ne koke ne lidhje me projektet e qeverise se tanishme per artin eshte se duhet te behet dicka pasi kemi edhe kryeministrin ish artist. Dhe ky duhet te jete me tolerant dhe te suportoje artin qe te hyje ne rrugen kapitaliste dhe ta fitoje vete buken etj.
            Por ashtu sikunder edhe ne cdo fushe tjeter kryeministri yne nuk di te beje asgje dhe nuk ka snje ide te veten per te ndryshuar sado pak situaten. Ate ekonomike, politike, shoqerore, ate te artit etj. E vetmja gje qe atij i duket artistike eshte te veshi stracet te fusi duart ne xhepa dhe te vije verdalle si ajo p…. neper breke. Shtyje ta shytjme dhe vitet ikin…dhe rrojme akoma me endren socialiste kur rruget e artit ishin te hapura per te gjithe dhe kur mund te arrije majat kur kishe talent, edhe pse mund te ishe me biografi te keqe. Sot qytyket e teatrit ku hyn edhe ky Genci jua kane mbyllur dyert te afteve dhe premtuesve sepse keto jane kthyer ne institucione personale te drejtorit pijanec e qelepirxhi, ministres dhe te vellait te saj, si dhe te kryeministrit fiuuu fiuuu.

          • mirel March 29, 21:52

            Nuk besoj ta kete personale ky me llacin ky tipi, Po shahet e persekutohet sikur paska bere ndonje krim kombetar.
            I erdhi kot ne maje te gjuhes dhe e ka thene, pa po te jete per ofeze ka pune me te sikletshme nga llaci.
            Po te ngrihesh tani e te thuash llaci kunder artit.. kjo eshte qesharake.

        • anticensurë25642654 April 6, 13:07

          syçkë
          saliu si gjithandej,dhe me artistët bëri të njëjtën gjë!!
          ju dha nga një kockë!e ndihmuan në propagandë dhe ai i la në strofullën e ngrohtë të tyre!e keshtu mbaroi muhabeti!!
          rama sot ka presionin e mbështetësve të tij,oligarkisë së ndërtimit,kështu që do të përfitojë nga të da krahët!!
          dhe me aktorët të jetë mirë,pra ti japë kockën e salës,dhe të marrë kockën e mbështetjes nga oligarkët!!

          Reply to this comment
      • everest March 30, 02:45

        Ku e kane artin keta karagjoze qe as estrada e kooperatives bujqesore nuk i merrte?
        A ka ndonje nga keta lapangjoze qe te krahasohet me Sander Prosin,Kadri Roshin,Mihal Popin,Violeta Manushin,Naim Frasherin etj?
        ASNJE!
        ASNJE!
        ASNJE!

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 April 6, 13:04

        mirel,megjithëse me pak vonesë,por prapë do të shkruaj dhe unë mendimin tim për këtë çështje,në lidhje me replikën tënde.
        niveli i vlersimit të artit ka rënë tmerrësisht në shqipëri!kjo si çdo gjë tjetër!!nuk bën përjashtim!!
        por ajo që dua të theksoj është se ndryshe nga çdo gjë tjetër ky segment i artit nuk ka mundur,nuk ka dashur,ose nuk është i aftë për tiu përshtatur kohës!!
        deri dje ka qënë nomeglaturë e shtetit dhe paguhej nga ai për punën që bënte!!nuk dua të hy në diskutim se ka qënë propagandë apo jo,por janë paguar në bazë të një rendimenti fiktiv!!pra janë paguar pa pasur fitim nga puna e tyre!!
        sot të gjithë ne,pra me ndryshimin e sistemit,u detyruam ti përshtateshim atij!!ndërruamprofesione,iu rikualifikuam,punojmë në punë të ndryshme dhe me orare,shpesh shumë të zgjatura!!pra për të mbijetuar na është dashur të “nxjerrim lekun nga hiçi”!!askush nuk na ka paguar pa pasur ai një përfitim për vete!!
        artistët,sidomos aktorët,nuk i janë përshtatur fare kësaj kohe!!ata shumica dërmuese janë akoma nomeklaturë e shtetit!pra puntorë pa rendimet!puntorë që nxjerrin me humbje ndërmarjen e tyre!!
        si unë dhe ti e dimë fare mirë se në botë po nuk nxore lekun!?askush nuk ta jep falas!!të japin mundësinë të rikualifikohesh në një profesion tjetër,po në fund të fundit duhet ta nxjerrësh vetë bukën e gojës!!
        para disa ohësh kam dhënë shëmbullin e xhon belushit dhe famës së tij!!
        ai për të arritur famën dhe pasurinë duhej të punonte si një “hajvan” 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë!!
        ndoshta për të përballuar këtë ritëm përfundoi dhe në kokainë!!
        pra fama dhe pasuria e tij u ngritën mbi punën e tij!!e njëjta gjë dhe me shumë,shumicën e aktorëve që janë pas stallones,frimanit e të mëdhenjve të tjerë!!në shumicën e rasteve ata janë të kënaqur nëse kanë një rrol episodik diku në ndonjë cep të ndonjë filmi!!pjesën tjetër të kohës e kalojnë duke punuar për të mbijetuar!!
        sepse asnjë shtet nuk i paguan për të qënë artist!!
        në këto 30 vjet kemi parë një rënje të tmerrshme të nivelit kulturor të publikut dhe një “rritje” të nivelit aktror të artistëve!!ata në vënd ti përshtaten publikut,kanë kaluar në një nivel abstrakt të lojës së tyre!!skenarët janë shëndruar në gjë a gjëza,në lojë llotarie!!pa ta shpejguar skenaristi atë që do të përçojë tek ty!?
        ska polic që e kupton!!
        prandaj aktorët nuk arijnë të mbulojnë pagesën e tyre me punën që bëjnë!!
        mirel,nëse nuk nxjerr dot bukën me profesionin tënd??
        o bëj një punë të dytë,të tretë!
        o ndërro profesionin!!
        nuk je i zoti ta përballosh jetesën me profesinin e gabuar!

        Reply to this comment
  19. mirel March 29, 16:17

    O Tos Lubonja. Te dish fjalen kuinte nuk do te thote te dish nga Teatri.
    Sa per Berishizem, une jam antiberishisti i pare i ketij vendi.
    Nuk eshte cudi qe artistet perqafuan Berishizmin si rryme politike demokratike. Por Berishizem nuk kane.
    Berishizmi eshte Ramiu vete.
    Cfare ka lene mangut nga ato qe nisi Berisha.
    Me jep vetem pergjigje per koncesionet dhe kullat. Per ato e luftoi Berishen, dhe te njejtat koncesione qe bile as Berisha nuk guxoi ti bente mbi Vjose, po i ben Ramuti.
    As plerat toxike Berisha nuk i beri dot.
    Po i ben Ramuti.
    Dhe fshataret e Fierit qe protestojne per plerat po rrihen nga policia e Ramutit.
    Jugun e shiti Ramuti te greket. Detin e shiti njelloj si Berisha. Minoritetin grek e ka zgjeruar. Ka grabitur pronat publike te Korces per tja dhene Kishes greke.
    Paguan Lulin 14 milione euro. I dha Odeta Nishanit 80 million euro per ti falur kishez tokat e Nishanit..parate e popullit dhe ato
    Privatizon pa pike problemi pronat publike ne Tirane dhe i jep per kullat qe nderton.
    Taxon njerezit per nje rruge qe e kane paguar. Duke ja dhene koncesion nje hajduti qe ka vjedhur ndermarjen shterore te transportit ne Kukes.
    Ku ka Bershizem me te madh se kaq?
    Dhe vete Berisha terbohet nga inati qe ky ja kalon. Dhe krahasoni tere keto gjema kombetare me aktoret qe nuk ju ka ngelur vec ajo gerdalle e mjere dhe po mundohen si te gjithe ti mbijetojne shkaterrimit total.

    Reply to this comment
    • Andi,jo Bushati March 30, 13:30

      Mirel! tuaja! Duket qe nivelin e paske te ulet! Nuk ja vlen te besh koment per mendimet tuaja! Jetojme ne kapitalizem dhe secili duhet t’i beje “hesap kokes” sic thoshin te paret tane! Por te cudit fakti qe ju ofendoni Ramen! Perse? Sepase po ben kulla dhe hidrocentarle! Ndashta ke ni te drejte por…! Ju lavderoni Berishen qe vodhi dhe vrau njerez te pafajshem! A jane krimet njelloj? Aktoret nuk kane nevoje per avokatine tuaj!

      Reply to this comment
      • mirel March 30, 17:03

        o njeri.
        Ne asnje koment timin qe kur kam hyre ne rrugen e komenteve nuk ka nje koment qe une mbeshtes Berishen
        Une me Berishen nuk kam patur asnje moment te perbashket as ne fillimet e tij dhe jo me tani.
        Ramuti po, eshte produkt i bajges qe u gatua nga dora e tij ne vitet 90. U prishen rruges. Duket qarte, jo per parimet, por per pazaret.
        Dhe sa per aktoret, nuk po diskutoj fare bindjet e tyre, se e di qe nuk kane fare bindje bindje politike.
        Sepse shteti ku jetojme nuk eshte i ndare ideologjikisht.
        Kjo eshte vetem produkt i mendjeve te semura qe i referohen PSse si komunizmit.
        PS, PD jane dy pjese ingranazhi te nje makinerie grabitese. Ne te nuk ka idealizem, asnje lloj emertimi nuk i pershtatet mekanizmit sistematik te vjedhjes dhe krimit pervecse fjala bande e organizuar. Ketu nuk ka pune as komunizmi e as demokracia. Kjo eshte thjesht banditizem.
        Keshtu dhe Ramutit dhe Berishes une ju referohem jo si pjestar i njerit kamp apo tjetrit.
        E verteta eshte qe shoqeria ka vetem dy kampe: Populli dhe Hajdutet.
        Ti mundohesh te zesh vend midis Ramutit dhe Berishes, atehere duhet te jesh vertet qorr ose plere

        Reply to this comment
  20. Nje peshtyrje ne fytyren e kermes se Vicidolit March 29, 18:28

    Po 35% e shqiptareve te pa pune , sa paguhet ?!
    Artin dhe artistin e vertete , e vlereson vetem TREGU , Ndaj , mos na mallengje kaq shume ! Ti jd nga ata palo artiste , qe proteston kunder ngritjes se teatrit te ri kombetar ! Vegel qorre dhe militant i verber i bajraktarit serb te Vicidolit !

    Reply to this comment
    • mirel March 31, 16:35

      o ti cyryk..fondet e pagesave nuk ti vjedh teatri kombetar, por kerma e Vicidolit qe eshte ne pushtet.
      Jeni plera, pa eshte teatri plere. Fytyra juaj e ndyre e ramisteve eshte fytyra e teatrit.
      Sa me i shemtuar eshte teatri aq me i shemtuar eshte shteti.
      yyy qelbesira,
      e moret pergjigjen sot ne Kukes
      E keni grabitur shtetin dhe fajin e paskan artistet qe mezi mbahen me nje rroge te qelbur.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*