Gënjeshtra fiton ndaj së vërtetës?

April 2, 2018 10:40

Gënjeshtra fiton ndaj së vërtetës?

“Gënjeshtra nis fluturimin dhe e vërteta e ndjek nga pas duke çaluar” ka shkruar irlandezi Jonathan Swift.

Tri shekuj më parë ky pohim ishte hiperbolë, kurse sot përshkruan mirë mediat sociale, nëqse u përmbahesh rezultateve të një hulumtimi ambicioz të botuar nga revista shkencore “Science”.

Hulumtimi ka marrë në shqyrtim lajme e rëndësishme më të diskutuara, në anglisht, qysh kur ekziston Twitter – 126000 lajme, të ndara nga 3 milion përdorues në më shumë se 10 vjet – dhe ka zbuluar se e vërteta nuk mund të konkurrojë me gënjeshtrat dhe falsitetet.

Në Twitter lajmet false fitojnë gjithmonë ndaj atyre të vërteta, arrijnë më shumë persona, penetrojnë më në thellësi në rrjetet sociale dhe përhapen më me shpejtësi se lajmet e vërteta.

“Është e qartë se informacionet false ia kalojnë më mirë se ato të vërteta”, pohon Soroush Vosoughi, analist të dhënash pranë MIT-it që studion fake news qysh nga viti 2013 dhe ka kryer hulumtimin dhe shton: “Është faji jo vetëm i bot-eve. Mund të ketë të bëjë diçka me natyrën njerëzore”.

Hulumtimi ka alarmuar ekspertët e shkencave sociale.

“Duhet të ridizajnojmë ekosistemin e informacioneve”, ka shkruar një grup politologësh dhe juristësh në një artikull të botuar gjithmonë tek “Science”, ku kërkojnë një kërkim më të madh ndërdisiplinor “për të reduktuar përhapjen e lajmeve false dhe rregulluar difektet që kanë nxjerrë në pah”.

b.m. / dita

April 2, 2018 10:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*