Gënjeshtrat e mëdha, nga Lenini tek Lehman Brothers

August 29, 2017 12:53

Gënjeshtrat e mëdha, nga Lenini tek Lehman Brothers

Ata që duan që kapitalizmi liberal demokratik të lulëzojë sërish, duhet t’i kushtojnë vëmendje dy mësimeve: Së pari, një sistem social mund t’i mbijetojë zhgënjimit për një kohë të gjatë. Këtë e tregoi komunizmi; ashtu siç bën edhe kapitalizmi. Por kur njerëzit nuk mund të mbështeten më në mjetet e tyre të jetesës, mbështetja për sistemin avullon. Liberalizimi i tregut është në rrezik, sepse sistemi i tij financiar na lejoi të tregonim gënjeshtra; dhe nuk u vetëdijësua si duhet për humbjet, kur ato u bënë të pamohueshme. Leksioni më i madh nga ajo garë është se çdo sistem social dhe ekonomik duhet të mbetet i ndershëm – jo vetëm i drejtë, por i vërtetë. Dhe ky është një radikalizëm, që populistët janë absolutisht të pakualifikuar për të na e ofruar

Nga Martin Sandbu

Dy përvjetorët që shënojmë këtë vit – 100-vjetori i Revolucionit të Tetorit në Rusi dhe një dekadë që nga fillimi i krizës financiare globale – kanë më shumë të përbashkëta, se sa duket në pamje të parë. Të dy ngjarjet janë shumë të rëndësishme. Revolucioni i tetorit çoi në një diktaturë, e cila do të përhapej gjatë shekullit të 20-të si një konkurrent për hegjemoni kundër fashizmit (në gjysmën e parë) dhe liberalizimit demokratik të tregut (në të gjithë shekullin). Kriza globale financiare, ndërkohë, shkundi nga themelet modelin që kishte dalë fitimtar nga fundi i luftës së ftohtë.

Komunizmi trullosës që blloku Sovjetik kishte zhvilluar deri në vitet 1980, u rrëzua nën peshën e kontradiktave të veta ekonomike dhe politike. Trazirat politike të vitit të kaluar tregojnë se tani po vështrojmë, për të kuptuar nëse ekonomitë e tregut të hapur do të pësojnë të njëjtin fat.

Por ngjashmëritë shkojnë më thellë sesa thjesht shkalla historike e dy ngjarjeve. Përmbajtja, gjithashtu, e rrezikut aktual ndaj liberalizimit të tregut të lirë, është e njëjtë me atë që shembi rivalin e saj.

Komunizmi dështoi sepse bëri dy lloje gënjeshtrash. E para ishte që tradhëtoi ëndrrën që kishte tërhequr fillimisht drejt tij, me miliona njerëz: një shoqëri e barazisë, solidaritetit dhe vetë-përmbushjes, nëpërmjet qëllimit kolektiv. Besimi në këtë ëndërr jetoi më gjatë sesa mund të justifikohej, edhe në vetë qendrën e komunizmit – dhe më gjatë akoma, në perëndim. Në fund, u rrëzua prej realitetit.

Gënjeshtra e dytë ishte një sistem ekonomik i bazuar në gënjeshtra dhe vetë-mashtrim. Ai është harruar më së shumti, por një debat i vërtetë zieu për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të: nëse planifikimi qendror apo tregjet e decentralizuara do të siguronin alokimin më efikas të burimeve. Ata që mbështesnin kontrollin shtetëror të mjeteve të prodhimit, thoshin se vetëm planifikimi mund të kapërcejë humbjet e qarta të burimeve, që përfshihen në papunësinë masive të kapitalizmit dhe mungesat e përsëritura të kërkesës, që shkaktojnë recesione.

Në praktikë, natyrisht, planifikimi qendror ka qenë i tmerrshëm në prodhimin dhe shpërndarjen e mallrave që dëshironin qytetarët e vet. Por në vend që të korrigjohej, ekonomia e planifikuar do ta kthente planin në një gënjeshtër të madhe, rreth së cilës duhej të reshtoheshin bindjet publike të të gjithëve, edhe pse privatisht nuk ishin dakord. “Ju bëni sikur paguani ndërsa ne bëjmë sikur punojmë”, ishte një shaka që qarkullonte nga Rostocku në Vladivostok, por edhe pasqyrim real i asaj që ndodhte.

Ndodhi vetëm shumë vonë që, konsensusi intelektual mbështeti mendimin e Friedrich von Hayek, i cili thoshte se çmimet fleksibël të tregut përmbajnë më shumë informacion, sesa çdo mekanizëm planifikimi mund të shpresojë të mbledhë me planifikim qendror; dhe se vendimmarrja e shpërndarë vepron në mënyrë më efikase, sesa mund të bëjnë autoritetet shtetërore. Kjo ide ndihmon shumë në shpjegimin e hendekut gjithnjë në rritje të prosperitetit, mes kapitalizmit dhe botës komuniste aty nga fundi i luftës së ftohtë. Megjithatë, pati një zgjim të fortë me krizën globale financiare, që cënonte çdo pretendim të kapitalizmit financiar perëndimor, se është mënyra më e mirë për të organizuar një ekonomi.

Epifania e Hayekut në lidhje me mekanizmin e çmimeve nuk është e gabuar, por është e paplotë. Çmimet e tregut të mallrave dhe shërbimeve janë me të vërtetë një aparat informativ më i fuqishëm se çdo planifikim qendror. Por kriza tregoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për çmimet e aseteve.

Nëse plani pesëvjeçar ishte gënjeshtra e madhe e bllokut sovjetik, ja tek është ajo e kapitalizmit: vlerat e tregut të aseteve financiare dhe të tjerave, reflektojnë me përpikmëri vlerën ekonomike që ato përfaqësojnë.

Ajo që ndodhi 10 vjet më parë ishte vetëdijësimi i tmerrshëm, që kërkesat financiare të akumuluara gjatë viteve të bumit të mëparshëm nuk u shtuan, se prodhimi ekonomik i ardhshëm që pretendonin ishte i pamjaftueshëm, që të gjitha të përmbusheshin plotësisht.

Shkurt, pasuria që njerëzit besonin se zotëronin në fakt nuk ekzistonte. Kur një numër i mjaftueshëm njerëzish panë se perceptimi i tyre për pasurinë ishte i pavërtetë, sistemi i çmontua. Çorientimi dhe mosbesimi që ka pasuar, si në tregje, ashtu edhe në politikë, ishte ajo që pritej, kur miliona njerëz kuptojnë se po jetjnë në një gënjeshtër.

Një gënjeshtër pasoi një tjetër, teksa liberalizmi i tregut, nga ana e vet, tradhëtoi ëndrrën që kishte premtuar. Ekonomitë perëndimore janë sot shumë më të varfëra se sa kish parashikuar tendenca para krizës. Kriza dhe periudha pas saj kanë lënë të rinjtë, sidomos, me shumë pak arsye për të shpresuar që do të kenë të njëjtat shanse për begati, si edhe prindërit e gjyshërit e tyre.

Ata që duan që kapitalizmi liberal demokratik të lulëzojë sërish, duhet t’i kushtojnë vëmendje dy mësimeve nga ky krahasim.

Së pari, një sistem social mund t’i mbijetojë zhgënjimit për një kohë të gjatë. Këtë e tregoi komunizmi; ashtu siç bën edhe kapitalizmi, premtimi i të cilit u prish disa dekada përpara krizës, për disa grupe. Por kur njerëzit nuk mund të mbështeten më në mjetet e tyre të jetesës, mbështetja për sistemin avullon. Megjithatë, shoqëritë më elastike janë ato që e pranojnë të vërtetën mbi vetveten. Mashtrimi copëton. Liberalizimi i tregut është në rrezik, sepse sistemi i tij financiar na lejoi të tregonim gënjeshtra; dhe nuk u vetëdijësua si duhet për humbjet, kur ato u bënë të pamohueshme.

Populistët e majtë dhe të djathtë zhyten nostalgjinë e kohëve të arta të ekonomisë së përzier. Ata kanë të drejtë kur thonë se gara midis planifikimit dhe laissez-faire duhet të zgjidhet nga një përzierje e të dyjave. Leksioni më i madh nga ajo garë është se çdo sistem social dhe ekonomik duhet të mbetet i ndershëm – jo vetëm i drejtë, por i vërtetë. Dhe ky është një radikalizëm, që populistët janë absolutisht të pakualifikuar për të na e ofruar. / Financial Times – Bota.al

August 29, 2017 12:53
Komento

14 Komente

  1. Bregu August 29, 16:04

    Z. Martini, paska léshuar shpifje té rénda ndaj komunizmit! Né veçanti duke atakuar gjeniun e proletariatit botéror, Leninit. Sé shpejti po mbushen 100 vite qe qé Revolucioni i Tetotrit ia dha grushtin vendimtar borgjezisé reaksionare ruse dhe mé tej pas zgjerimit…

    Reply to this comment
  2. Kali i Xenit nobelist ne nderzimin e lopeve te parlamentit August 29, 17:53

    I vetemi sistem i qendrueshem eshte ai i SALI SMITH ose thene ne gjuhen e xhihadit:’Lirija e tregut te Lirise se salise hjajduterise’

    Reply to this comment
  3. PO,PO August 29, 18:42

    Modeli i një ekonomie të përzjerë , bile i suksesshëm për kohën e sotme është ekonomia kineze ,që e kritikonte dikur aq ashpër E.Hoxha , ndërsa sot e kritikon mbarë bota perëndimore ! Ekonomia kineze eshte një realitet i prekshëm , që meriton vëmendje të vecantë studimi nga specilistët dhe ekspertët më të mirë ekonomikë , që ka bota , për të dalë nga ky ngërc që nuk i duket dhe nuk i dihet fundi !

    Reply to this comment
  4. dhe ja; te mos .... ULURISH...... August 29, 19:15

    ç’do genjeshter, mund te falet . po genjeshtra mbi raportin; i pasur i varfer ne komunizem, bje . enver hoxha; me i madhi i vendit, merte 14 000 leke te vjetra . me i vogli (ne page), merte 4000 leke te vjetra . sot ne kete sistem; me i madhi i vendit (ne anen financiare) . mere nje milion ne dite . me i varfri, dyqindemij ne vit (te vjetra)..

    Reply to this comment
  5. ELIOT August 29, 20:01

    JENI TE CUDITSHEM NE SHQIPERI …KA AKOMA GAZETARE QE SHKRUAJNE PER LENININ PER KOMUNIZMIN… ILYA ENCORE EN ALBANIE …CEST BIZARE …MORE SHQIPTARE BOTA I NJEH KRIMET E LENINITE TE STALINIT QE ME KOHE ..KANE DATA DHE ORE TE SAKTA ….LENINI VRAU NJE FAMILJE TE CARIT … DHE VRANE 4 FEMIJE TE PAFAJSHEM .. OK CARIN DHE GRUAN …POR FEMIJET 3 VAJZAT DHE CUNI …CFARE KRIMI BENE ..ASGJE .. DHE KETE GJE ..VETEM BOLSHEVIKET E BEJNE…KRAHASONI JETEN E REVOLUCIONAREVE…. DHE JETEN E ANGLEZEVE KURRE SBEN KRIME REVOLUCION …PERSE POPULLI ANGLEZ E RRESPEKTON MBRETERESHEN …JANE BUDALLENJ ….JO SEPSE KA DEMORACIE KA LIBERTE …. PERSE AMERIKANET KURRRRRRE SKANE VENDOSUR NJE REGJIM DIKTATOR … KOMUNIST ..PERSE …JANE IDIOTA JANE BUDALLENJ JANE COBANE … JO SEPSE KOMUNIZMI ESHTE DIKTATURE ESHTE VRASJE ..ESHTE KRIME DHE BURGOSJE …. ENVERI STALINI KURRE SDO TE JETONTE 10 DITE NE DEMOKACIE SEPSE VETEM RENIN DHE VRISNIN NGA PRAPA .. …DUHET ME QENE SHQIPTAR PA KULTURE PA .NJOHURI PER TE FOLUR POZOTIVE PER REVOLUSIONIN PER BOLSHEVIKET …..DHE DICKA ..E DINE SHQIPTARET SE REVOLUCIONARET FRANCEZE ROBESBIERRE ME SHOKE .. PERFUNDUAN NE GIJOTINE …. JO ENVERI SE TREGONTE … DHE RRENTE SI GJITHMONE … HAPINI LIBRAT TE MESONI RRENAT E TE MEDHE NE SHKOLLAT E BOLSHEVIKEVE…. HAPINI ..MOS VDISNI IDIOTA ….BUDALLENJ …MERCI

    Reply to this comment
    • eliot kari August 30, 03:28

      Eliot persa i perket etiketimit Idiot kjo eshte ne anen tende.Per kujtese kur Leninin e plagosen ne nje atentat Ai mori vendimin per personin qe te mos e vrisnin por te ishte nje shites dyqani ku ai mori cdo kontakt me klientet peshtymen ne surrat.Pra ky ishte Lenini demokrat.

      Reply to this comment
      • ELIOT August 30, 19:28

        ha ha ha akoma nje debile mentale ;;;; KUSH TA KA TREGUAR KETE HISTORIE TE LENNINIT MORE KOQE ..MORE ZHULS … NUK SHTE LENNI QE E MASAKROI FAMILJEN E CARIT … . A NUK ISHTE LENINI STALINI QE VRANE MILIONA RUSE PER BOLSHEVIZMIN E VET… A SE DINE MRE BUDALLA SE RUSET JETOJNE AKOMA EDHE SOT 5 FAMILJE ME NJE BANJO MORE FSHATAR QE ENVERI TALLTE BYTHEN ME TY MORE I GJORE .. MJERE FAMILJA QE TE KA ….. PARA 2 DITESH PASHE NJE EMISION NE RUSI .. NJE FAMIJE BURRI GRUJA DHE CUNI JETONIN NE KOOPERATIVE NE KOOLOKACION …. DO ME THENE NJE BANJO PER 5 FAMILJE … VETEM NJE DHOME .. DHE KUZHINEN PER TE GJITHE ..EDHE SOT NE 2017 … … U CUDITA EDHE UNE SE SMA MERRTE MEDJA QE AKOMA EDHE SOT TE JETONIN SI KAFSHE .. DHE PRINDERT PUUNONIN…… HA HA HA NE EUROPE EDHE KAFSHET KANE NGA NJE DHOME NGA NJE SHTEPI . 4 VETA KANE 2 BANJO .NE RUSINE BOLSHEVIKE ….. DHE KY DEBILI SHKRUAN PE LENININ….IK MORE KOQE SE EDEH NJE LOPE NE FRANCE KA ME SHUME SE TY NE CITRON. TETE DE BITE …MERCI . EJ BOLSHEVIK .. A I KE LARE DHEMBET ..APO I LAN NJE HERE NE JAVE ?????? dhe per nje budallah qe se din se sa e kishte rrogen ENVER PEDERASI … VETEM NEXHMIJA PUSHTJA MERRTE 60 MIJE LEK NE MUAJ MORE QEN RRENACAK .. DHE ENVER KOQJA KISHTE VILA ME PISHINA MORE FSHATART DEBILE … SHKO NE UJTIN E FTOHTE NE VLORE DHE DO TE SHIKOSH VILEN QE KISHTE ENVERI QE NE 50 .. NE POGRADEC …NE DAJT .. NE TIRANE NE SHENGJINE …. ENVERI JETONTE SI PASHA MOR RRJEPACAK …MJAFT ME PERRALLA IDIOTA BOKCHEVIKE ….

        Reply to this comment
  6. Lisi August 29, 22:01

    Do qe mirë që gazeta të bënte një shënim që , Lehman Brothers , është një bankë amerikane , mbi 150 vjeçare , që falimentoi para 10 vjetësh . Por , qëllimi juaj nuk është që njerëzit t’u kuptojnë , ju doni ti hutoni ata .
    Sa I përket pordhëve që lëshon autori , dua të them se krizat e bankave dhe sistemit kapitalist në térësi janë ato që ka thënë Marksi , prandajë amerikanët e studjojnë Marksin , jo si Saliu që e shante me libër shtëpie .
    Lenini nuk që gënjeshtar !
    Historia e njerëzimit njeh dy tërmete që kanë tronditur Botën- Revolucioni I madh francez me Robespjerin dhe Revolucionin e madh të Tetorit , me Leninin .
    Revolucionet nuk I bën dot një njeri , Revolucionet janë vepër e shoqërisë njerëzore dhe gënjeshtra vdes , fiton e drejta .
    Kur Evropa kullonte gjak në Luftën e Parë Botërore , Lenini shpalli botërisht dekretet e para – Për paqen , për tokën , kundër reparacioneve , kundër dënimit me vdekje etj.
    Ku janë këta filozofët tanë ? Apo ashtu siç ishin edhe janë – të tredhur ?!

    Reply to this comment
  7. tomsojeri August 30, 11:28

    Po pse mor Eliot ! Nuk dua ti hyj ato cka thon komentusit me lart dhe i shof me vend, por per kto vrasjet “nga prapa,,”pak nga prapa kan vrar ne amerik ? Kur atyre ju prish apo dyshojn te qerojn pa e mar vesh fare si dhe pse, e mos haro, qe as edhe presidentet nuk kan kursyer kur nuk bejn ate cka duan qarqet e vetrteta qe drejtojn “demokracin”! Akoma u dashka koh te marim vesh kush e drejton ameriken dhe synimin per te drejtuar ter boten e akoma duhet gjak per tu bindur?? Ku i ke “instalimet” per bomb atomike ne Irak qe me aq buj u propagandua ?? Ne dor te kujt esht propaganda perendimore miku im?Kush e ndezi “pranveren arabe” dhe shif rezultatet ku as nje vend i Evropes nuk gjen qetesi ma !A ke pytur vehten perse behet gjith kto koh lufta ne Afganistan ?Cfar ka aq me vler ky vend ? Prandaj mos u genje me aparencen ! Nuk kam forcen te bej krahasim shkencor te sistemeve por kam proven qe kaloova ne te dy sistemet e di te bej krahasimin ! Popujt dele jan, se han genjeshtrat e te zgjuarve , punojn per ta e demokracia ,ashtu si komunizmi esht thjesht nje utopi nje genjeshter e madhe qe ashtu sic lexuam, ka kohen e saj te skadences ! Keshtu un mendoj e saper vrasjet mos ji aq naiv se “qellimi justifikon veprimin” per te gjith ata qe kan pushtetin !

    Reply to this comment
  8. ELIOT August 30, 19:44

    SHOKU TOMSOJER … KE MENDIME TE KUPTOJ …POR JANE TE GABUARA …JETOVA NE SHQIPERI NE TIRONE .. DHE KAM 20 VJET NE FRANCE .. DHE E SHIKOJ LIBERTENE DEMOKRACINE .. SKAM NEVOJE PER GAZETARE PER POETE PER NJERI JO E SHIKOJ JETEN NE EUROPE BEJ CDO GJE DHE SME SPIUNON NERI SI Ne SHIPERI SME FUT NJerI NE BURG KOT ..ME PRETEKSE SE BEN PROOGANDE ….DHE PER BOMBAT E IRAKUT …. E DIN TI MORE SHOK SE KADAFI ISHTE MILIARDER DHE POPULLI SKISHTE ME HONGER ..DHE SADAM HYSENI NJESOI MILIARDER DHE POPULLI NE MJERIM SI E MEDNON TI TOM…..QE DIKTATORET DUhET TE BEJNE CTE DUAN ME POPULLIN ..TI PERDORIN SI KAFSHE …?????POPUJT JANE DELE … NE FRANCE POPULLI BEN MANIFESTIME KUR ESHTE I PAKENAQUR JA THOTE NE SY .. DHE ASNJE STE FUT NE BURG … SA PER DEMOKRACINE ….MIKU IM KUR WISTON CHURCHILLI HUMBI VOTAT MBAS LUSTES E S 2 BOTERORE .. U MERZIT … THA ME MIRE TE ME VRISNIN NE LUFTE SE ….. POR MBASI U MENDUA MIRE ..THA ……SHUME MIRE KESHTU …HUMBA POR FITOI DEMOKRACIA … E KUPTON ….MIKU IM …. DHE GENERAL DE GAULLE ..KUR DOLI NE PENSION … THA NUK DUA PENSION …JEPJANI LEKET E MIA TE VARFERVE ..POPULLIT QE KA NEVOJE …… E KUPTON CDO TE THOTE TE JESHE NJERI I MADH …..

    Reply to this comment
  9. Guri Naimit D. August 31, 17:45

    Me vjen keq qe nuk e pasoj dot komentuesin “Lisi” vetet LIS, per sa argumenton per kete shkrim,ku ne fund, jep dhe njegare zgjidhie,(qe koha duhet tia jape)se eshte monemti qe e kerkon egzistenca e njerzimit-
    Jam me paragrafin e funditdhe te artikullshkruesit;-“ka ardhur koha per ekonomi te PEZIERE”…
    Fatkeqesi…, qe ne shoqerine tone ka mendie si “ELIOTI”komentues.
    Golik Kokojka D.

    Reply to this comment
  10. tomsojeri September 2, 12:45

    Ah mor Eliot ! Je i tmerruar nga komuizmi dhe i dehur nga demokracia !!! Duhet te jesh i ri dhe paske fatin te jetosh ne Franc ,djepi i revolucioneve te njerzimit, ! Shikoi pak me thell gjerat dhe politiken e do me kuptosh me mir !Meqe je ne vendin ku udhehoqi DE Goli i madh ,pyet te thon per demostratat e medha qe krisen per rezimin e tij kur kerkoi ti japin floririn ne shkembim te dollarit ku ishte i garantuar ne vler te tij ! Si u kurdisen demostratat dhe si pushuan papritmas …Esht nje shembull mikroskopik ky qe po te tregoj e mundohu te jesh objektiv se nuk te mungon kultura dhe deshira e njohjes ….

    Reply to this comment
  11. ELIOT September 2, 18:14

    ELIOTI I NJEH KRIMET E BOLSHEVIKEVE KUR JU DISA SHQIPTARE NAIVA ISHIT AKOMA NE FSHATART TUJA …KUR TORTURUAN FUTEN NE BURG VRANE KOT PA FAKTE PA PROVA KOMUNIZMI …. DHE NE TE NJEJTEN KOHE NE AMERIKE KRIMINELI AL CAPONE KISHTE AVOKATE … KADRI AZBIU U DENUA NGA ENVER PSIKOPATI QE ISHET I DEHUR ISHTE SEMURE DHE FLISTE PECART …KUR ELIOTI KA PARE EMISIONE KA LEXUAR PER MASAKRAT E BOLSHEVIKEVE JU LEXONIN AKOMA LIBRAT E KADARESE NE SHQIPERI … DHE PER LENININ QE SHOKU OSE SHOQJA LISI … NA FLET ..POR QE NUK E DIN SE LENININ E PAGUAN GJERMANET PER TE SABOTUAR LUFTEN E CARIT ..NE 1914 …GJERMANET E PAGUAN PER TE BER REMUJE NE RUSIE DHE KESHTU RUSIA TE TERHIQTE NGA LUFTA …SE LENINI ISHTE I STREHUAR NE SVICER SI REFUGJAT …..DHE NJE FJALE QE E THA MOTRA E ADOLF HITLERIT … NE AMERIKE .. NE VITET 60 JOURNALISTET NGA BOTA E PYESIN SE CFARE MENDONTE PER KRIMET E VELLAIT TE VET ADOLF … DHE KJO GRUA E ZGJUAR I BEN NJE PYETJE TE GJITHEVE GAZETAREVE NGA BOTA …. A E DINI JU SA MILION VRAU STALINI VRAU MAO . VRANE BOLSHEVIKET …??? BOLSHEVIKET VRANE ME SHUME SEC VRAU HITLERI VELLAU IM .. PRANDAJ ME VJEN KEQ PER CIFUTET …KETU E KISHTE GABIM ….POR PER BOLCHEVIKE E KISHTE SHUME MIRE IDENE ..PER TI ZHDUKUR ….SE I HIQTE NJE SEMUNDJE BOTES ..DHE GAZETARET …NJEREZIT ME INTILIGENCA NE BOTE E MBYLLEN ..DHE SDININ CTE PERGJIGJESHIN…SEPSE KISHTE TE DREJTE … ..POR JU NE SHQIPERI SMUND TI KUPTONI KETO GJERA REALE ….SEPSE ENVERI JU DROGOI JU A MBBUSHI TRUNIN ME PROP KOMUNISTE … DHE SJU LEJONTE TE LEXONIT HISTORIANET E BOTES ..SEPSE NUK DONTE QE E VERTETA TE DILTE NE SHESH …MERCI …

    Reply to this comment
  12. ELIOT September 3, 17:21

    PO TOMSOJER … NE 1963 POPULLI ..PARTIA KOMUNISTE FRANCEZE U NGRIT BENE REVOLUCION …… DHE ISHTE GENERAL DE GAULLE NE QEVERI …. CFARE BERI … NUK VRAU NJERI ….I LA TE LIRE POPULLIN TE MANIFESTOJE ..UZINAT U PARALIZUAN CDO GJE U PARALIZUA ….. GJENERAL DE GAULLE THA OK SJENI TE KENAQUR ME MUA ….. DHE HOP DEMISIONOI ..U DOREHEQ ….. ASNJE VIKTMIE …. E IMAGINONI ME ENVERIN NJE MANIFEST KESHTU SI EN 63 NE FRANCE .. DHE ENVERI DEMISIONONTE ….HA HA HA HA ..ENVERI I VRISTE TE GJTHE ..PER TE MBAJTUR PUSHTETIN … E BENTE SHQIPERIN GJAK ….VETEM PER INTERESAT E VETA PERSONALE ….. DE GAULLE ISHTE NJERI I MADH … DHE E LA POPULLIN TE ZGJIDHTE NJE QEVERI TE RE … SOCIALISTE …. E SHIKONI DIFERENCEN APO TJU A BEJ ME VIZATIME ….. DHE PER LISI QE NA FOLKA PER REVOLUCIONIN E MADH TE REBESPIERRE …MORE SHOKU KISI A E DINI JU SE POPULLI E QUAJTI ROBESPIERRIN DIKTATOR…. SE MBAS SI MORRI QEVERINE …. VRAU 40 MIJE TE PAFAJSHEM … DHE MBAS 2 VITESH ..MBAROI NE GIJOTINE ..NDERSA VELLAI I ROBESPIERRIT .U HODH NGA DRITARJA E ….. DHE VRAU VETEN … REVOLUCIONARI ROBESPIERRE ISHTE NJE DIKTATOR DHE JO NJE NJERI I POPULLIT … DONTE TA PERVETSNOTE REVOLUCIONIN PER INTERESAT E VETA PERSONALE …SIC BERI ENVERI DHE STALINI ….MERCI ET A BIENTOT ..DHE TOMSOJER … NJOH GJERA NGA SHQIPERIA ..QE TI EDHE SHUME TE TJERE … SI KANE DITUR ASNJEHRE …SE PRINDERIT E MIJ KANE JETUAR NE TIRONE .. DHE KANE PARE GJERA .. DHE SJAM AQ I RI JO POR JETA ME KA MESUAR SHUME GJERA …E SHUME SE CDISHA NE TIRANE .. uuuuu se HARROVA NJE SHOKUN TIM E FUTEN NE BURG 10 VJET ……SEPSE VIZITOI SHKODREN …. NJE TJETER 10 VITE SEPSE THA .C ESHTE KY VEND ……..E KUPTONI QE KAM BINDJEN QE MUND TE ISHA EDHE UNE NE BURG ..PER NJE FJALE ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*