Gent Sejko, Guvernator i ri i Bankës së Shqipërisë

February 5, 2015 21:16

Gent Sejko, Guvernator i ri i Bankës së Shqipërisë

Gent Sejko është Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë.

Vendimi është marrë në orën 21:05 minuta nga Kuvendi i Shqipërisë që e ka miratuar me 105 vota pro.

Emri i Sejkos, një propozim nga presidenti Bujar Nishani kishte marrë miratimin e të gjithë forcave politike.

Por kundër këtij emri kanë votuar 3 deputetë, ndërsa 4 kanë abstenuar.

Kush është Genti Sejko?
Genti Sejko ka mbaruar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë, përgjatë periudhës Shtator 1987 – Gusht 1991, ku është diplomuar për ekonomist industrie.

Gjithashtu, zoti Sejko ka kryer studimet pasuniversitare dhe zotëron diplomën Master në Kontabilitet Ndërkombëtar dhe Menaxhim Financiar (MAcc) të kryer pranë Universitetit të Glasgoë-t, Departamentit të Kontabilitetit dhe Financës, Skoci, Mbretëri e Bashkuar, përgjatë periudhës Shtator 1996 – Tetor 1997 ku ka mbrojtur temën e dizertacionit për: “Roli i bankave dhe privatizimi i bankave në ekonomitë në tranzicion”.

Sejko ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë në periudhën 1993-1995 në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Inspektorit të Mbikqyrjes, duke u angazhuar për ekzaminimin e bankave private apo Joint venture që operonin në Shqipëri.
Përgjatë periudhës Qershor – Gusht 1996, Zoti Sejko ka qënë pjesëmarrës në ekzaminimet e

Bankave tregtare në SHBA, Ioëa, Chicago, përkatësisht në Federal Reserve Bank, Departamenti i Mbikëqyrjes.
Përgjatë Tetor 1997 – Janar 1998 ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Kryeinspektorit të mbikëqyrjes, si përgjegjës për përgatitjen e raporteve të mbikqyrjes bankare sipas sistemit CAMELS.

Sejko ka punuar pranë firmës DELOITTE & TOUCHE, në periudhën janar 1998 deri në dhjetor 2000, si auditor i lartë dhe konsulent, ku ka mbuluar detyrën e përgjegjësit për menaxhimin e procesit të auditimit.

Në periudhën janar 2001 deri më gusht 2001 ka punuar në Bankën Amerikane të Shqipërisë si Drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm dhe Përputhshmërisë duke qënë përgjegjës për procesin e Kontrollit të Brendshëm të Bankës dhe për përputhshmërinë me kuadrin rregullator.

Sejko ka punuar për hapjen e degës së Bankës Amerikane në qytetin e Vlorës, në pozicionin e Drejtorit të kësaj dege në periudhën Shtator 2001 – Qershor 2002.
Në periudhën Qershor 2002- Qershor 2004, zoti Sejko është rikthyer të punojë pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e shefit të sektorit të ekzaminimeve në vend.

Zoti Sejko ka pasur eksperiencë pune pranë Bankës RAIFFEISEN në periudhën Korrik 2004 – Maj 2007 në pozicionin e Drejtorit të Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Përputhshmëria dhe Marrëdhëniet me Qeverinë.
Në vijim, ka punuar në RAIFFEISEN LEASING. Sh.A., në periudhën qershor 2007 – nëntor 2008, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Ndërsa në periudhën nëntor 2008 – korrik 2010 ka punuar si Drejtor i Divizionit të Korporatave pranë Bankës RAIFFEISEN BANK, ku krahas detyrave të poshtëshënuara ka qënë dhe Anetar i Komitetit të Kreditit të Bankës, Anëtar i Komitetit të Menaxhimit të Aktiv Pasiveve, Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Raiffeisen Leasing dhe Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Fondit të Pensioneve.

Korriku i vitit 2010 dhe aktualisht e gjen zotin Sejko në pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtor i Divizionit Retail dhe Rrjetit të Degëve, pranë Bankës “SOCIETE GENERALE ALBANIA” ku mbulon një seri detyrash dhe është anëtar i Komitetit të Menaxhimit të aktiv-pasiveve, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të SG Leasing dhe anëtar i Komitetit të Kreditit të Bankës.

February 5, 2015 21:16
Komento

13 Komente

  1. Sopfia February 5, 21:25

    edi rama ky bashkpuntor I krimit te organizuar ZHGENJIM

    Reply to this comment
    • Misteri February 5, 22:30

      E sakte sopfia ZHGENJIM TOTAL nga EDI RAMA.Kjo shpjegon shum mire lojen e vonese se vendosjes e zgjedhjes se GUVERNATORIT,Pra sic flitet lidhjet e EDI RAMe-es me krimin e organizuar ,drogen e mbi te gjitha po qartesohen ato qe deri dje quheshin dyshime rolin qe ka pas e ka EDI RAMA ne vrasjen e BANKIERIT ARTAN SANTO dhe kulisat e fshehta per rehabilitimin e FULLHAJNIT duke ven ne postin e guvernatorit nje KUKULL CAME pra sic thon gjell qensh e gjel camesh asnje ndryshim vec ere te keqe e kuterbim

      Reply to this comment
      • turpet e Edi Rames February 5, 22:50

        Edi Rama eshte i paafte dhe qesharak, tere jeten gaztor i Sali Berishes. Vajti dhjete here tek Nishani per te gjetur nje kandidat, jo vetem qe s’emeroi gje po as me konsensus nuk e gjeti. Tani emeron kete te Saliut dhe deputetet me tanga qe i ka mbledhur nga diskot votojne ne rresht per nje per kete anonim te Saliut. Ky eshte skandal i rradhes i Edi Rames. Votuesit e PS shpresojne se Rama do veje drejtesi mbi Saliun dhe do shkarkoje Nishanin. Por Rama ska as b*th as te emeroje nje governator. Ska b*th as te arrestoje nje drejtor te PD-se. Gjithe te arrestuarit jane punonjes te vegjel. Rama s’eshte per kryetar i PS. Rama do ja japi pushtetin Ilir Metes keto zgjedhje. Dhe Meta tregoi prape se eshte i lidhur me Saliun dhe me Nishanin si mish e thua. Me mire ishte Fullani se ky qe erdhi tani. Rama e ka grisur kontraten e 23 qershorit, po merret me gjera qe nuk i interesojne popullit dhe vazhdon te beje gaztorin e Saliut. Spo e marrim vesh kush eshte ne pushtet sot? Rama? Apo Saliu dhe Meta.

        Reply to this comment
  2. plaku marre! February 5, 21:31

    sophia jam dakort me ty nes enuk e fut ne burg sali tradhetarin dhe gjithe fajtoret mbas tij ,gjithe hajdutet e popullit ,gjithe cakeste e uritur ,gjithe tradhetaret e vendit
    ,athere do te jem plotesiht dakort me mendimin tend !

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi February 5, 21:38

    Hajde mere vesh këtë lojë okulte gjatë së cilës majtistët kanë qënë kundra kësaj kandidature dhe pastaj një ditë të bukur papritmas bëhen pro! Nuk e njoh fare dhe rrjedhimisht nuk mund të kem ndonjë opinion për z. Sejko! Di dhe që në këtë. Raifaissen. Bank ku ka punuar një herë më ka ardhur “në majë të hundës” nga yçklat që të nxirnin në momentin që kujoje se kishe mbaruar punë! Qofshi i mirë për shqiptarët o Sejko sepse sa për pushtetarët, të gjithë paraardhësit e tu kanë qënë të mirë! Tung!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 5, 21:41

      Korigjim,fjala “kujoje” e komentit të mësipërm të lexohet “kujtoje”. Tung!

      Reply to this comment
    • SHURRAN KOSTRECI February 6, 09:57

      Po me habit Pellumb i dashur kur deklaron se nuk e njeh Gent SEJKO-n, nipin e privilegjuar te ….Teme Sejkos !

      E di nga vjen shefi i tanishem i tij ne Societe Generale ?

      Quhet Radoy Stoyanov, eshte nga Varna e Bullgarise, i dipplomuar ne Ikonomièeski universitet, Varna ne 2013-ten.

      Çamet tani duhet te ndihen krenare: hapi i pare gllaberimi i Bankes se Shqiperise, hapi i dyte: ne te s’emes do i dergojme me soj e sorollop.

      E kalofsh mire kete dite zie per gjithe shqiptaret.

      Reply to this comment
  4. Taku halabaku February 5, 21:48

    Ja paska kaluar edhe “Kiu Fiut”,me tere ato pune e vende qe paska ndruar!-Ishalla ben prokopi ketu e na nxjerr edhe neve ne selamet !

    Reply to this comment
  5. Emanuel D February 5, 22:14

    edi rama do te shijoj jeten e re ne cift bashk me te porsalindurin -mos te iluzionohet njeri Se do shkaterroj kupolen e krimit the organizuar,kjo u pa tashme -ky bythpambuk paska vetem fjal boshe.trimeria qe tregoj para 23 qershorit I buronte nga frika se mos e eleminonin berishistet.hekuri rrihet sa eshte i nxeht ,tani dhe hallva eshte e ftoht.

    Reply to this comment
  6. aaa February 5, 23:14

    SHQIPERIN EMORI LUMI O GENT SE MOS HEQ NGA PUNA GRUAN E PALLES QE HOQI MUSTAQET??

    Reply to this comment
  7. Laveri February 5, 23:47

    zorr se ka hajer nga ky

    Reply to this comment
  8. Mark Alemi February 6, 04:21

    Zhgenjim total ! Duke degjuar dhe lexuar Edi Ramen sesi lajmeronte me te madhe qe Guvernator do zgjidhte nje person me eksperienca nderkombetare dhe pse jo te huaj, krejt papritmas na del nje kandidat i Jarit dhe pa nje pa dy na behet Guvernator. Do deshiroja shume nje prononcim nga Erion Brace. Kam patur respekt per Erion Bracen si nje person i ndershem, i drejte dhe i paperlyer. Do me zhgenjente dhe ai nese nuk prononcohej. Edi Rama na Zhgenjeve dhe une qe po te shkruaj kam patur shume besim tek ty.

    Reply to this comment
  9. info analitike February 6, 10:31

    Po ky i gjati sikur do te na sillte Mesine nga jashte per te shpetuar BSH-ne se mblodhi edhe kuvendin per te ndryshuar ligjin! Ama sa per nje si puna e ketij gjen me “qillo” ne Shqiperi.
    Gezoni o njerez se e rilindem edhe BSH-ne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*