Gent Strazimiri: Lajmi për vëllain e Enkelejd Alibeaj është i vërtetë

April 14, 2016 12:03

Gent Strazimiri: Lajmi për vëllain e Enkelejd Alibeaj është i vërtetë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka thënë se lajmi për arrestimin e vëllait të Enkelejd Alibeaj është i vërtetë.

I ftuar në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, deputeti  Strazimiri tha se po të kishte qenë sajesë do ta kishin bërë për dikë tjetër.

Ai ka konfirmuar se  në një mënyrë ose në një tjetër ka pasur një interesim të gjermanëve me një person me këtë emër e të tjera me radhë.

“Unë jam i bindur se kjo nuk është një sajesë, në një mënyrë ose në një tjetër ka pasur një interesim të gjermanëve me një person me këtë emër e të tjera me radhë. Brenda 20 minutash ministri ka dalë, në fund të fundit kush është vëllai i Enkeled Alibeajt, askushi”, tha Strazimiri

Më tej ai ka shtuar se ky lajm u bë menjëherë publik nga ministri Saimir Tahiri ndërkohë fle kur ke një deputet në parlament që akuzohet për vrasje, për trafik droge është i kërkuar me të paktën 5 identitete.

“Mbase jo, në një mënyrë ose në një tjetër sepse mund të kishin kapur Gent Strazimirin, kanë kapur Çim Pekën ka thënë jam Gent Strazimiri, në një mënyrë ose në një tjetër Genti mund të ketë qenë duke pirë kafe, por është i implikuar tek gjëja.

Në një farë mënyre nuk është fare sajesë, po të kishte qenë sajesë do ta kishin bërë për dikë tjetër, në kuptimin e implikimit të emrit jo të gjësë, zotëria doli dhe e sqaroi vetë.

Problemi është se çfarë është ky reagim me kronometër, brenda 20 minutave dhe shpërndahet menjëherë në media, ndërkohë fle kur ke një deputet në parlament që akuzohet për vrasje, për trafik droge është i kërkuar me të paktën 5 identitete, akoma sot nuk flet njeri, ky është morali i kësaj mazhorance, ky është edhe morali i kësaj mediaje që në rastin më të mirë bën indiferentin, ky është morali dhe i kësaj media që kërkon të bëjë konspiracion për opozitën.”, theksoi ai.

April 14, 2016 12:03
Komento

1 Koment

  1. Horri April 14, 16:13

    Po thuaje ti emrin e deputetit apo ke frike se Te dhjet edhe ty ne dru. Mos harro se u zgjodh si deputet I juaji me 2013 por nderroi kah. Thuaje qe eshte deputet i qarkut Te Elbasanit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*