George Clooney nderohet me çmim karriere dhe tërheq vëmendjen për dashurinë ndaj Amal

June 8, 2018 16:58

George Clooney nderohet me çmim karriere dhe tërheq vëmendjen për dashurinë ndaj Amal

 

Të pashëm, të suksesshëm e shumë të dashuruar.

Në edicionin e 46 të çmimeve të “American Film Institute”, George Clooney dhe Amal Alamuddin kishin sy vetëm për njëri-tjetrin.

“Nuk mendoja se do të merrja kaq shumë në jetë, – tha aktori 57-vjeçar, gjatë ceremonisë ku iu dorëzua një çmim karriere. – Kisha bindjen që po të ecja në profesion nuk do ta gjeja dot dashurinë e vërtetë”.

Pastaj takova Amalin”, shtoi ai.

Me sa duket, ka qenë koha e rrëfimeve në skenë, sepse edhe avokatja e njohur e të drejtave të njeriut kishte vetëm lëvdata për të shoqin.

Për 40-vjeçaren, George është një xhentëllmen në çdo kuptim të fjalës, diçka e rrallë në ditët tona, e që deri diku konsiderohet madje e humbur dhe e vjetëruar.

“E takova George-n kur isha 35 vjeç dhe kisha nisur të mësohesha me idenë se mund të mbetesha beqare për tërë jetën, – u shpreh ajo. – Sot unë them se nuk do të kisha dashur të isha me asnjëri tjetër”.

Komentet e të dyve tërhoqën në mënyrë të veçantë vëmendjen e medieve rozë, për faktin e thjeshtë se çifti Clooney rrallëherë e ka shfaqur në publik afeksionin e tij dhe është treguar gjithmonë i kujdesshëm e mjaft i mbyllur për sa i takon jetës private.

a.s/dita

June 8, 2018 16:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*