“Në qoshe qëndronte ulur një djalosh me sy si të peshkaqenit. Quhej Shkëlzen Berisha…”

May 18, 2015 11:09

“Në qoshe qëndronte ulur një djalosh me sy si të peshkaqenit. Quhej Shkëlzen Berisha…”

Sasia prej 2 milionë fishekësh që duhet të dërgohej në Kabul nga Tirana, duhej më parë të ripaketohej për të hequr germat kineze të kutive origjinale.

Shqiptarët i kishin këto rezerva municionesh për dekada të tëra, por gjurmët kineze do t’u shkaktonin “çunave” telashe me ligjin.

Me njëmijë e një praktika korruptive, u bë e mundur që municionet të transferoheshin në Kabul.

Diveroli, i njohur për ne si pronari i firmës që u falsifikonte origjinën fishekëve kinezë në Gërdec e pas ripaketimit, ia dërgonte ushtrisë amerikane në Afganistan, u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane për trafik armësh.

Në bisedën me agjentin e fshehte që e futi në kurth, ai pati thënë:

Isha dikur një kontrabandist armësh e i tillë do të mbetem gjithmonë.

Gazeta përmend ndër të tjera arrogancën e madhe të këtij të riu të pasuruar shpejt, që duke iu referuar Shqipërisë kishte thënë ;

Me njëzet burra të armatosur mund ta shtie në dorë këtë vend”Por djali prapa tryezës u ngrit dhe i tregoi tatuazhet e burgut në krah. Në qoshe qëndronte ulur një djalosh me sy si të peshkaqenit, i cili nuk fliste. Ishte djali i kryeministrit, një anëtar i “Familjes”, siç njihet rëndom tek shqiptarët. Marrëveshja për të cilën ai ndodhej atje, më pas do ta çonte Diverolin në burg, por jo atë.

 

2

 

Përfshirja e djalit të Berishës në Gërdec si një histori që ndryshoi PD-në dhe jo vetëm atë

Tragjedia e Gërdecit prodhoi tri drama të mëdha në Shqipëri. E para ishte drama e degradimit rrënjësor të historisë së pushtetit të Partisë Demokratike, e dyta drama e Familjes Berisha, dhe e treta dhe më e rëndësishmja, drama e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Drama e Partisë Demokratike ishte historike, pasi kjo ngjarje ndikoi aq shumë sa e ktheu axhendën e pushtetit, nga një axhendë qeverisjeje normale, në një axhendë që vuri gjithë pushtetin në mbrojtje të djalit të Sali Berishës.

Gjykatat, prokuroria, Presidenti, kryeprokurorja, SHISH, gazetat dhe gazetarët kritikë dhe vetë personalitetet brenda Partisë Demokratike, pas tragjedisë së Gërdecit vlerësoheshin vetëm me një kriter “pro apo kundër Shkëlzenit”.

Pati njerëz që shkëlqyen në karrierën e tyre në PD vetëm se ishin dëshmitarë të kësaj historie dhe pranuan të bëjnë rolin e budallait. Mes më të shkëlqyerve, shkëlqen ende budallallëku infantil i Aldo Bumçit, që shkresat e ministrisë ia niste për dijeni dhe Shkëlzenit.

Pati njerëz që e pësuan sepse refuzuan ta firmosin këtë projekt. Ndihmës të afërt të Berishës, që refuzuan të ndihmojnë Shkëlzenin, bile që firmosën kundër tij, u linçuan dhe u nxorën jashtë Partisë Demokratke. Ilir Rusmali është një provë e kësaj historie.

Pati të tjerë që heshtën, duke bërë sikur nuk kishte ndodhur gjë, dhe e shtynë me të zvarritur karrierën brenda PD duke u parë nga Familja si “Ata”, d.m.th një klan që nuk kishte qenë i gatshëm të sakrifikohej për Shkëlzenin.

Ky kriter i heshtur vazhdon të jetë i rëndësishëm. Në atë parti ende klasifikimi bëhet duke nisur nga Gërdeci, kur Familja i përgjaku duart e ndotura, që ishin duke vjedhur.

Tabulatet e telefonatave vërtetojnë lidhjen Delijorgji Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha, telefonata me Delijorgjin menjëherë pas shpërthimit

Drama e dytë është drama e Familjes Berisha.

I zoti i shtëpisë, Sali Berisha, një burrë që ishte rikthyer në pushtet pas gjëmave të mëdha të vitit 1997, kish mundur të fluturonte mbi humnerat e hapura në këtë vend, me kalin e antikorrupsionit, duke u premtuar shqiptarëve se do ishte sërisht një “diktator”, por kundër korrupsionit.

Goditja që i dha Gërdeci kauzës së rreme të tij, ishte fatale. Ai u kap brenda një dite në krye të punëve të pista, në një projekt që mori në atë kohë 26 jetë dhe katër të tjera më pas.

Zoti e ndëshkoi duke fokusuar çdo detaj hipokrit të jetës së tij. Baxhanaku iu gjend i vdekur në makinën ku numëronte paratë për të birin, tabulatet e të birit tregonin se ai ishte njeriu më i rëndësishëm i biznesit, pasi gjysëm ore pas ngjarjes, fliste gjatë me të ngarkuarin me punë në këtë biznes, dhe se gjithë familja, përfshi gruan, vajzën dhe kunatën, e dinin se ç’po ndodhte, “përveç atij”.

Ishte nga ato ngjarje, ku “familjari shembullor” i Shqipërisë, që nuk ka lënë familje pa marrë nëpër gojë, na rezultoi që gruaja nuk i tregonte të vërtetën; Ai, qokaxhiu i gjithë miqve dhe shokëve, nuk paskësh njohur baxhanakun e tij, Ai, kryeministri i duarve të pastra, linçoi bashkëpunëtorët e vet pse refuzuan projektin e të birit, Ai, që nuk ka lënë gjë pa thënë për të afërm e miq të kundërshtarëve, u detyrua të mbrojë shokun e të birit, me letra zyrtare si përfaqësues i këtij biznesi, Ai, i penduari për aktet kundër lirisë së shtypit, shpalli New York Times letër higjienike pse i përmendi të birin.

Plasaritja e tij brenda 24 orëve i ngjau prishjes së një kufome, që është mbajtur larg oksigjenit për vite të tëra dhe kalbëzohet sapo i hapet kapaku.

Faksi i Aldo Bumçit asokohe ministër i Drejtësisë për Shkëlzen Berishën

Aldo Bumçi asokohe ministër i Drejtësisë i kalonte korrespodencën zyrtare mbi fabrikën e Gërdecit për dijeni Shkëlzen Berishës

Drama e tretë e historisë së Gërdecit është përgjunja dhe dorëzimi historik i drejtësisë shqiptare para pushtetit, edhe pse bilanci i të vrarëve është mbi 26 vetë përfshirë fëmijë dhe gra shtatzëna.

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, arriti të prodhojë një dosje me fakte shembullore për Gërdecin, por prokuroria nuk arriti dot të ngrejë akuzë penale për përgjegjësinë e pushtetit dhe korrupsionin në këtë tragjedi. Nën presionin e pashembullt të pushtetit të Sali Berishës, e agresuar si kryeprokurore, si femër dhe si qytetare, ajo e çoi çështjen në gjykatë vetëm si aksident teknologjik.

Përgjegjësit politikë të tragjedisë u kufizuan tek një mandat arresti për Fatmir Mediun, i cili nuk u ekzekutua kurrë. Shkëlzen Berisha, që ka lënë gjurmë gjithandej nëpër këtë masakër, nuk u thirr as formalisht për t’u pyetur.

Bashkëpunëtori i tij me letra në këtë biznes, u thirr në pyetje, por nuk u ndëshkua, edhe pse ka ndryshuar dëshmitë nga prokuroria në gjykatë.

Shenimet e sekratares se Mediut

Takimet e ministrit të mbrojtjes Mediu me Shkëlzen Berishën. Shënimet e sekretares së Mediut

Gjykimi e degradoi çështjen edhe më shumë se prokuroria, duke iu përmbajtur vetëm problemeve teknike dhe duke i liruar gjithë fajtorët që mundën të arrestohen. Ky dështim fatal i drejtësisë, në të vërtetë i hapi rrugë gjëmave edhe më të mëdha nga drejtësia. Mënyra se si Drejtësia u mposht nga Sali Berisha në rastin e Gërdecit, ishte një guidë tragjike për Drejtësinë, në një tjetër gjëmë të tij, më 21 Janar 2011. Tani gjyqtarët dhe prokurorët e dinin se si duhet të silleshin. Dhe ashtu u sollën. Ulën kokën, mbyllën sytë, mbushën xhepat dhe nuk ndëshkuan askënd nga ata që vranë.

Këtë bilanc final të drejtësisë në këtë vend, e kemi mes të tjerash peshqesh nga drama që iu krijua gjyqësorit pikërisht nga tragjedia e Gërdecit.

7 vjet më vonë, ne mund të themi pa frikë se dëmi më i madh që i ka bërë Familja e Sali Berishës këtij vendi, nuk është se ka bërë miliona apo miliarda, as që mund t’i ketë çuar ato jashtë në investime, sidomos në botën arabe, por ndau historinë e këtij vendi në histori para dhe pas Gërdecit duke shkatërruar çdo sistem vlerash në emër të fshehjes së një krimi.

Kjo së paku nuk duhet falur / DITA

May 18, 2015 11:09
Komento

38 Komente

  1. vlora 97 March 14, 14:47

    per krime te provuara asnje ndeshkim
    deri kur?
    cfare kujton qeveria qe e kemi votuar vetem per te rregullu bregun e vlores dhe te Pogradecit?
    ajo esht detyre e bashkive
    kur do mbahen premtimet per te vendosur shtetin ligjor?

    Reply to this comment
    • Ervin March 14, 21:09

      nje bythe Saliu perballe nje populli qe tradhtohet vazhdimisht nga politikanet e vet “te majte”.
      e falen ne 97 e falen tani prape
      ju rente gerdeci te femijet tuaj o zoti Rama zoti Meta dhe gjithe capaculet e tjere qe kane “fituar” zgjedhjet bashke me ju

      Reply to this comment
    • tepo cobani March 15, 13:59

      CFARE DHE SA KA NDRYSHUAR
      SJELLJA PUSHTETARE NGA KOHA E NOLIT ?

      DUKE REFLEKTUAR ME VARGJET E TIJ,
      PERDORE VOTEN DHE PARANE NE MENYRE INTELIGJENTE ! ! !

      Anës Lumenjve (Poezi nga Fan Noli)

      Arratisur, syrgjynosur,
      Rraskapitur dhe katosur
      Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
      Anës Elbë-s, anës Spree-së.
      Ku e lam’ e ku na mbeti,
      Vaj-vatani e mjer mileti,
      Anës detit i palarë,
      Anës dritës i paparë,
      Pranë sofrës i pangrënë,
      Pranë dijes i panxënë,
      Lakuriq dhe i dregosur,
      Trup e shpirt i sakatosur.

      Se ç’e shempnë derbederët,
      Mercenarët dhe bejlerët,
      Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
      Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
      Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
      Ç’e shkretuan anembanë,
      Nënë thundrën e përdhunës
      Anës Vjosës, anës Bunës.

      Çirem, digjem i vrerosur,
      Sakatosur, çarmatosur,
      As i gjall’, as i varrosur,
      Pres një shenj’ e pres një dritë,
      Pres me vjet’ e pres me ditë,
      Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
      Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
      Lark prej vatrës dhe prej punës,
      Anës Rinit, anës Tunës.
      Çakërdisur, batërdisur,
      Përpëlitur dhe zalisur,
      ËndËronj pa funt, pa shpresë,
      Anës Elbë-s, anës Spree-së.

      Dhe një zë vengon nga lumi,
      Më buçet, më zgjon nga gjumi,
      Se mileti po gatitet,
      Se tirani lebetitet,
      Se pëlcet, kërcet furtuna,
      Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
      Skuqet Semani dhe Drini,
      Dridhet beu dhe zengjini,
      Se pas vdekjes ndriti jeta
      Dhe kudo gjëmon trumbeta.
      Ngrehuni dhe bjeruni,
      Korini dhe shtypini,
      Katundar’ e punëtorë,
      Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

      Ky ilaç e ky kushtrim
      më bën djal’ e më bën trim,
      më jep forc’ e më jep shpresë,
      anës Elbë-s, anës Spree-së.
      Se pas dimrit vjen një verë,
      që do kthehemi njëherë,
      pranë vatrës, pranë punës,
      Anës Vjosës, anës Bunës.

      Arratisur, syrgjynosur,
      Raskapitur e katosur,
      brohoras me bes’ e shpresë,
      anës Elbë-s, anës Spree-së.

      Reply to this comment
      • Sony May 19, 06:07

        Asgjë nuk ka ndryshuar, sjellja e pushtetarëve? Do thoja sjellja e shqiptarëve e cila mishërohet ne menyrë perfekte ne vargjet e te madhit F.S. Noli.
        Këta janë dhe kanë qënë shqiptarët, tek poezia Noli tergon shpresën e ndryshimit, por nga vdekja e Nolit kanë kaluar 100 vjet, e ky popull nuk ka për të ndryshuar ndonjëherë.

        Reply to this comment
    • Uku May 18, 15:22

      Une jam i kopese se species saliere. Rrofte kreu i kopese time, kopese se uqjqerve, çakejve, dhive, gomereve, dhenve. Kreu yne i kopese nuk ka bere krim, sepse ai ben mire vetem kur ben keq.

      Reply to this comment
  2. zorraxhinj March 14, 14:51

    vazhdon tradita e mosndeshkimit
    tashme fare hapur
    prej katovices e ketej vetem pasiguri dhe hipokrizi
    shqiperia e bukur, e varfer edhe 25 vjet me pas
    e perdhunuar nga te gjitha anet deri ne humbje dinjiteti
    nderkohe ka nisur sherri i ri me protagonist shefin e sherrit sali
    hapu dhe!

    Reply to this comment
  3. Teli March 14, 14:55

    CFAR DO BEJ MAXHORANCA ME GERDECIN OSE ME 21 JANARIN ETJ………… KUR SISTEMIN E DREJTESIS E KONTROLLON AKOMA SALISERB BERISHKRIMINELI DHE NE MAXHORANCE ESHTE ILIRHAJDUT META QE ESHTE I DETYRUAR TE MBROJ BERISHEN DHE FAMILJEN E TIJ SE PER NDRYSHE BERISHA I HAP DOSJET QE KA …
    ME PAK FJAL SHQIPERIA SI GJITHMON ESHTE NE DOR TE HAJDUTEVE DHE KRIMENELAVE …KSHTU QE NUK KA SHPRES …… POPULLIT INJORANT NUK I INTERESON SE CFAR POLITIKANSH KRIMINELA KA , DHE CFAR BEJN , POR I INTERESON TE VRAS KUMSHIN PER NJE GARDH O PER NJE OFENDIM ETJ…….

    Reply to this comment
  4. Besi March 14, 15:00

    Nuk ka si shpjegohet ndryshe te gjithe politikanet sot jane nen strehen e atyre qe e bene Gerdecin e atyre qe denoncuesin e hodhen ne ere rreth 70 metra larg automietit te tij e e quajten me ekspertize “aksident automobilistik”.Ndaj Gerdeci si 2¨Prilli 91 si 97 si 21 Janari 2011 nu do te kene e nuk ka qeveri qe ti shkoje deri ne fund,pasi ajo kohe ka vdekur njehere e pergjithmone e se “Diktatura qe te varte per gjuhe ,per kesisoj punesh nuk vjen me”!Ne sot kemi ne gjirin tone nje “lavire bulevardi”,nje “horr bulevardi” qe nu ndihen se paku jo per gjenmen e Gerdecit por per vehten e tyre duke heshtur e mos bere kallezim penal per kete halabak qe per ato para te fabrikes qe e montoi e qe e mban akoma nen imunitet.Kjo eshte nje tragjedi kombetare e koha do te tregoje se kete legjitimitet e ka vetem kjo fabrike per ta ç’montuar kete terminator

    Reply to this comment
  5. Arben March 14, 15:11

    RAMA ESHTE BYTHPAMBUK.

    NUK JA MBAN TE GODASE KORRUPSIONIN E GJYQESORIT, SEPSE NUK E LE ILIR M….TI

    Reply to this comment
    • Sony May 19, 06:12

      Rama e afa që do vijnë mbas Ramës nuk kanë çfarë bëjnë me gjyqësorin. Një sistem i korruptuar deri në palcë! Nuk ka prokuror të hapi hetim për shokët e tij të super korruptuar.
      U lodh Europa me miliona euro fonde, programme e projekte. E gjyqësori vazhdon të mbetet një plagë e hapur. Faktikisht një nga kërkesat e para dhe me te rendesishmet e Europes eshte reformimi i gjyqesorit, gjërat vazhdojnë të mbeteshe njësoj.

      Reply to this comment
  6. mustafa March 14, 15:38

    Tre tragjedi(?). Më e madhja ishte humbja e 26 jetëve në shpërthim dhe e të tjerëve më pas. Nuk besoj se ka njeri këtu të besojë se Rilindasit e 2013 do bënin vërtetë atë që thanë. Ama nuk ka shqiptar të mos kuptonte që viktimat e familjarët e tyre u përdorën rëndshëm prej Rilindjes. Nëse atë tragjedi nuk do e kategorizonin si aksident do kishin akorduar dëmshërblimin për viktimat e familjarët e tyre. Mesa duket në këtë pikë kanë rënë dakord që t’ja shtrijnë kabllin popullit. Turp i madh të bëhet politikë me gjak të pafajshmish. Nuk kanë bythë të dënojnë përgjegjësit e shfajësohen që nuk kanë çti bëjnë drejtësisë së kapur prej doktorit. Me pak fjalë pisllëk në të katër anët.

    Reply to this comment
  7. davidhi March 14, 15:39

    Rama eshte fajtor e do te mbaje pergjegjes. Ai u pajtua me Berishen qe ne krye te herers. (I perkedheli shpatullat)!!! Dhe akoma hesht ?.

    Reply to this comment
  8. Toni March 14, 15:44

    Po car drejtesie kerkohet ketu 25-vjet eshte vrare-prere-vjedhur-zhdukur-etj,tani palo-drejtesine e ketij kombi e ka ne dore famlja serbe berisha,fillo nga dordolec presidenti-gjykata te cdo shkalle-KLD-kryeprokurori-etj jane ne menaxhm+sherbim te SHQUP-it,Ore po juve nuk po e shikoni cdo ligj qe miraton kjo maxhorance ose nuk firmoset apo dekretohet nga presidenti rraketik bujar nishani ose perfundon ne gjykaten kushtetuese ju thoni drejtesi ,duhen 90-deputete per te kryposur palacon ne presidence,nuk ka drejtesi me kryekriminelin serb salesh berishen pa e plasur burgjeve..

    Reply to this comment
  9. Loku March 14, 15:53

    Burimi i kesaj tragjedie eshte nje dhe vetem nje,USA.Te tjeret ishin veglat e tyre.Por tallja e tyre nuk ishte mos denimi i shkaktareve se pse ajo diheshe por te pakten ti ishe dhene nje shperblim me dinjitoz se u vrane per buken e gojes.

    Reply to this comment
  10. w March 14, 16:19

    Fillimisht shpreh nje vlersim maksimal per gazeten Dita qofte per kopertinen shume domethenese,per titullin e sakte dhe per kritiken direkte per mazhorancen e Edi RAMES qe po ben nje tradheti kriminale SEPSE;

    1-ka tradhetuar hapur kauzen e 23 qershorit qe moren voten per denimin e kucedres berishe

    2-po tregohet aq frikacake sa per nje Tom Kodosh eshte dorzuar para dyshes 2B dhe po perseritet nej 1991,1998,2005,2011 para syve tona qe do te thotes nje varrosje perfundimtare te kombit shqiptar.

    Pertej falenderimeve per gazeten Dita kam dy sugjerime kryesore:

    E PARA
    Me ngjarjen e Gerdecit u lekund besimi I shqiptareve te dipllomacia amerikane dhe te shume zyrtare te adminstrates amerikane qe ishte dhe ajo fajtore me kete ngjarje me veprimet dhe mos veprimet e saj.Kurse pas vrasjene se 21 janarit dhe me pas grabitja e bashkise tiranes nga ylli ne ngjitje me mengperveshurin arvizu I ka dhene fund ketij besimi.
    L e ti themi gjerat troc:
    Mbrojtja qe po I behet dyshes kriminale Basha-Berisha nga segmente te caktuara ne Europe dhe Amerike eshte e dukeshme dhe e lexueshme.Jam I bindur 100% qe loja me Tom Doshin ,Blushin dhe Dritan Priftit eshte nje loje perfekte inteligjente e berishisteve ne perendim per te rrezuar Ramen dhe per te fshehur gerdecin dhe 21 janarin.Jane shume veprime te ambasades amerikane qe e nxjerrinzbuluar te te fundit per shume fakte si pjesmarrja e rajersonit ne votimet e 1992,mbrojta e berishen 1997 duke detyruar PS te pranoje amistine,mbrojta ne pucin eshtetit te 14 shtatorit 1998,prurja ne pushtet ne 2005,tolerimi I tyre ndaj kriminelit fatmi mediu dhe simpatia per mafjozin fari balliu..dhenia vize e Luan hoxhes sepse ishte terrorizuar nga shkelzen berisha,tolerimi I vrasjes naziskine te Kosta trebickes,deklarimi burre shteti dhe yll ne ngjitje e dyshes kriminale 2B dhe plot te tjera.Perfundimisht gazeta Dita duhet it kushtoje rendesi dhe te godase perpjekjet e lexueshme te “berishisteve “ te washingtonit ku ka gjasa sipas atdhetarit gery kokalarit edhe ambasdori Lu pamvaresisht disa finteve te tij arvizuajane duhet te influencohet nga Podesat e wisnerat dhe shpejt do shohim “kinezerirat” e tij qe do te thote ngjitja e berishes ne pushtet se shpejti per here te trete,

    E DYTA
    Shikoj nje reagim te forte ,,shume atdhetar te njerezve te thjeshte karshi krimineleve te PD,frikacakevete PS,mashtruesve te LSI dhe hipokrizise te ambasadoreve te akredituar ne Tirane dhe ato qe jane pas tyre.
    Stafi I gazettes Dita duhette behet nje promotore per krijimin e nje levizje per clirimin e shqiperise nga banda e parise kriminale te Tiranes dhe nga nje lloj pushteti illegal ambasdorial qe eshte instaluar ne shqiperi qe nga koha e Rajersonit ne 1992.
    Ka ardhur koha qe te pushohet se botuari keto artikuj sit e URA E PSHERETIMAVE..duke bere biznes mediatik.
    Ose te heshtim dhe ti leme viktimat ne paqen e tyre ose te cohemi per clirimin e shqiperise nga berishizmi,nanoizmi,ramizmi,bashizmi dhe lulizmin me kinezerirat e tij

    Reply to this comment
  11. Saliu March 14, 17:05

    Shqiperia e shqiptareve

    Poshte tradhetaret!

    Reply to this comment
  12. skifteri March 14, 17:28

    Ju uroje shendet e gjithe te mirat familjarve te ngjarjes gerdecit. Kaluan 7 vjet pa njerzit tuaj te dashur ,dhe shteti nuk ndeshkoi kriminelet qe vrane njerzit tuaj ,pra nuk u be shpagimi me shpagim (vuajtjet e personave qe kryen krimin).SHpagimi ne ket raste nuk eshte hakmarrje personale; kerkesa juaj e vazhdueshme por dhe shoqerise qytetruar shqiptare per ndeshkim te fajtorve ,nuk eshte hakmarrje shpagimi,por niset nga respekti per ligjin ne shqiperi ,dhe te ndaloi perdhosjen dhe sulmet e deritanishme te S.Berishes dhe te prokurorve e gjykatsve kolone e peste ndaj kesaj tragjedie te rende qe vazhdon dhe tani mbas 7 vitesh pa ndeshkim,kjo tregon se ligji ne Shqipri nuk e mban fjalen,pra nuk funksionon,frenohet nga disa kriminel potencial,qe shpresojne se krimet e tyre nuk do te zbulohen e ndeshkohen,disa kane paguar ose jane te gatshem te paguajn çmime marramendese,kjo gjendje e kriminalizojne drejtesin e kthejne private.Perse sot shteti shqiptar e ka te domosdoshem ndeshkimin e kriminelve te gerdecit ,e para viktimat e gerdecit meritoin nje respekt baze ,dhe mos ndeshkimi ofendon rende familjaret e cenuar por mbi te gjitha shtetin nepermjte nje grupi konceptesh morale si te drejtat e qytetarve ne nje shtet ligjor ,pergjegjesin morale dhe drejtesia ,qe shteti duhet ti jape kriminelve te gerdecit .Dhe Saliu e kriminelet e tjere te perfshire ne gerdec duhet ti pranojne krimin e kryer?..Kerkesa e kesaj maxhorance per te patur ndeshkim sherben per te garantuar se kriminelet qe shkaktuan tragjedine gergecit do te marrin ate qe meritojne,nje denim qe meritojne.

    Reply to this comment
  13. shpatar March 14, 17:32

    Shtohet vazhdimishte se kush duhet te paguaj per kete krim shteteror .Shkaktaret apo mosndeshkuesit .Per cudi askush.Shigjetat po drejtohen tek Mazhoranca e cila luajti nje rol te madh per ti shkuar deri ne fund kesaj historie makabre.E percudi te rastit kemi dhe nje 21 janar dhe perseri shteti vret .Nuk kemi as te ndeshkuar kur ne pushtet jane ata qe e sensibilizuan dhe e ngriten popullin ne kembe .
    Deri me sot kemi vetem deklarime dhe asnje rezultat konkret.Bashkohemi me fatkeqte dhe su plotsojne kerkesen me minimale .Te gjukohen .Per cudi Drejtesia, qe ka dhe mbeshtetjen e shtetit, nuk ka marre inisjativen qe ti rikthehet kesaj ceshtje qe po shtjellohet pa mbarim.Thot Rama qe eshte ceshtje e Drejtesise .Qarte .Po kush do ta zgjidhi .Ketungec cdo versjon qe hidhet .Askushi.
    Ne nuk e mesojme se kush duhet tazgjidhi .Ne duam zgjidhje dhe kesaj Rama Meta nuk i shpeton.

    Reply to this comment
  14. I.Troplini March 14, 17:53

    Krimi shteteror ne Gerdec, i pare ne rrjedhjen e ngjarjeve me pas, ishte rrezimi dhe deshtimi total i cdo segmenti te administrates shteterore. Per nga efekti shkaterrues, ky krim, ka shembelltyren e ngjarjeve te vitit 97, me te njejtin autor dhe me te njejtat rrethana zhurmuese, si ne ate kohe.Interesi personal i nje fshatari shqiptar, psikologjia e nje njeriu te degjeneruar,,,”dolen fitimtare” ne luften me shtetin shqiptar, me sistemin e drejtesise dhe me shoqerine shqiptare ne pergjithesi.
    Krijimi i koalicionit “Rilindas” me Ilir Meten, edhe pse i bekuar me 1 milion vota te shqiptareve, ishte nje koalicion me te keqen. A nuk ishte Zoteria, nje nga ata te “pafajshmit” e sistemit te famshem te drejtesise shqiptare. Kush eshte kaq naiv saqe te mendoje se njerez te tille, do luftojne te njejtin sistem, qe i ka siguruar atij jo vetem lirine personale por edhe statusin e te paprekshmit.
    Edi Rama, mund ta kete quajtur ngjarjen e Gerdecit, krim shteteror dhe mund te kete premtuar se do beje drejtesi dhe se nuk ka mandat per te mbrojtur kriminelet,,por ne kete konstelacionin e sotem politik, ne kete lidhje kaq problematike si kjo me LSI e Ilir Metes, atij i kane mbetur vetem celesat e kashtes.
    Ata qe votuan Edi Ramen dhe paten ne mendje drejtesine ne kete vend, kane nje arsye te forte per tu ndjere te braktisur dhe te paperfaqesuar. Misioni i Kryeministrit per RILINDJE te shtetit shqiptar, akoma nuk ka hedhur hapin e pare dhe duket se do mbetet nje mision ne leter, persa kohe krimi shqiptar, vazhdon te festoje, te kercenoje dhe te marshoje ne bulevardin Deshmoret e Kombit.
    Eshte vertete tragjike per nje Kryeminister si Z.Rama, qe mbeshtetjen elektorale sot, duhet tia dedikoje egzistences se atij qe duhet te ishte objekt hetimesh dhe gjykimesh. I zgjedhur per te vepruar dhe per te drejtuar vendin, Kryeministri yne mbijeton nga neveria qe ka ky popull ndaj atij kriminelit plak. Kjo eshte shume pak, per nje njeri qe u nis te shpetoje vendin nga krimi dhe perfundoi ne stanin e Ilir Metes, si “i pafajshmi” i sistemit te kalbur te drejtesise se Saliut.
    Familjaret e viktimave te Gerdecit, jane dhe sot te lene vetem, me kete tragjedi shkaterruese. Shoqeria shqiptare ne pergjithesi, eshte sot, njelloj sic ishte ne kohen e tragjedise se Gerdecit, viktime e nje sistemi politik te deshtuar dhe kriminel.

    Reply to this comment
  15. CIA&MI5 Production March 14, 18:47

    Po per Trebicken e shkrete nuk e thate nje llaf? Ishte deshmia e tij qe nxorri se edhe amerikanet ishin molepsur koke e kembe ne trafikimin e municioneve. Amerikanet nuk kishin ndermend te nderhynin por kur trebicka kendoi u futen edhe vete ne tave e vendosen ta ndihmojne saliun.
    Si mendoni ju se duhet te sillet nje prokuror ose gjyqtar kur “motra” jone SHBA na sjell ne ndihme nje fshatar pijanec nga teksasi qe thoshte se bente ekspertiza automobilistike?

    Reply to this comment
  16. KingBardhyl March 14, 20:11

    Po qe se je politikan apo familjar politikani dhe ke vrare e ke vjedhur, Edi Rama thote : “Une nuk jam as gjykates e as Prokuror”

    Po qe se je i papune dhe nuk ke para te paguash drtitat Edi Rama thote :” Ne burg e ke vendin”

    Reply to this comment
  17. Lleshi March 14, 20:15

    Te rroni dhe t’i kujtoni !
    Mos u nxitoni sepse na merzitet Rajersoni , por dhe Lu-ja dhe Sllobodoni (thone qe eshte gjalle akoma) .
    Ndersa Shaboni (Qosja) tha : “jo tre por treqind do vras ….” …., dhe Edi qeshet dhe Bota plas !

    Shqiptare mor te mjere
    Shqiperine e kane te tjere
    Mos beni kot ham ham
    Kjo gjeme ka tjeter derman !

    Reply to this comment
  18. bato March 14, 20:46

    I lumte bytha Shkelzenit, Mediut, Saliut e sorollopit te tyre perderisa qeveria e shpreses nje milioneshe, ka frike nga vetvetja, nga hija e saj e jo me nga Saliu qe u shfaqet lodra. Qe javen e pare pas marrjes se pushtetit Rama te urdheronte policine e shtetit te arrestonte Berishen,Bumcin( qe merrte urdhera nga Zeni!!!), Lul Bashen, Zenin dhe Mediun dhe me force t’i vinte ne banken e te akuzuarve e jo ti lere te liovadhisin edhe sot e te kerkojne llogari : ” Pse nuk gjernden vrasesit e 21 janarit?” – pyeste Halimi para disa ditesh, duke treguar bythtalljen e tij (te vrasesh veten kur tallet dhe nje burregrua!!!). Po na vjen ne maje te hundes nga mefshtesia e Rilindjes! Dhe nuk do jete cudi qe te ndeshkohet me vote.

    Reply to this comment
  19. SHQIPE March 15, 01:27

    Oj oj te gjithe NJESOJ . Jashte lule e zmbat, brenda nje tufe FRIKACAK.

    PS PREMTOI, DHE NUK HAROI, POR E MBULOJ SE JAN NJRSOJ.

    Reply to this comment
  20. SHQIPE March 15, 01:40

    QEVERIA NUK KA FRIKE, SE EDI SALEN E KA MIK
    PO NE SE NJE I VOBEKTE DO TI KISH VRARE
    KOKEN DO TJA PRISNIN ME HANXHARE
    PO NE SE NJE GERDECARE ZENIN DO TEVRISTE
    SALA SHQIPARINE ZJERE DO TA NDISTE
    PO NE SE NJE GERDECARE LODRAT E ZAHOS DO TE KISH MARE
    RAMA DO TI NDESHKONTE ME LITARE
    PO NE SE PJELLA E METES MBI LIBRA DO TE VDISTE
    META SHQIPERINE NE ERE DO TE HIDHTE

    EH TE NDERUAR SHQIPTARE FAJIN E KEMI VETE
    QE BESOJME KRIMINELET DHE I MBAJME NE PUSHTETE
    DHE HUMBIM KOHE, KUR ATA NE TV. ZIHEN E NE I BESOJME
    ATA NGA PAS KUINTAVE SE BASHKU DARKOJNE……

    Reply to this comment
  21. Nick March 15, 03:09

    Pse nuk ngrihet populli ne proteste para Prokurorise,duke kerkuar ndeshkimin e atyre qe e gatuan kete tragjedi po dhe te atyre qe paguhen nga taksat tona dhe nuk kryejne punen per te cilen paguhen,e kam fjalen per sistemin e drejtesise ne pergjithesi.

    Reply to this comment
  22. kuqo 23 March 15, 03:34

    mallkim, mallkim ,mallkim, edi rama me shoke
    Njelloj si krimineli berisha, edhe ju. Mashtrues dhe mburavece. Plehra te te gjitha kohrave.
    Boll shitet pordhe. Na çate bythen neper televizione me reklamat tuaja me dele dhe femije ne duar. Boll më. O veproni ose qerrohuni. Qelbesira.

    Reply to this comment
  23. Mark uk March 15, 08:24

    Vertet duhet me cdo kusht te dalin ne drite.Si nuk thot asnjeri sidomos ata qe jan te majt te zbadhen krimet e komunizmit.Kjo eshte e keqja se pa u zbardhur ato krime dhe qe jan me mijra,nuk ka ndeshkushmeri.Te gjith mbrojn njeri tjetrin o popuuull.

    Reply to this comment
    • korçari March 15, 09:45

      O Mark uk po nuk po zbardhet krimi i Gerdecit qe u pa nga te gjithe dhe t’i kerkon krimet e komunizmit dhe e drejta eshte se te persekutuarit pas 24 vjetesh tani po marrin leket e demshperblimit dhe Sala &Co ju mashtroi ty e te tjere si ty ja dhate votat dhe s’moret gje ,banoret e Shkodres kur u permbyten ngrinin dy gishtat dhe morren gishtin e mesit si shperblim dhe sot ja kerkojne kesaj qeverie t’i paguaj ,sipas kokes vihet dhe kapelja

      Reply to this comment
  24. Hëm... March 15, 09:46

    degjoje populllin Edi Rama se e ke marre shtruar po ndersa ti hallet personale mund ti kesh vene ne vije dhe ja ke falur Sales ato qe volli dhe beri ndaj teje dhe familljes, populli pret drejtesi. ‘Nuk jam prokuror e gjykates’ tingellon alibi dhe tallje sepse askush nuk pret ti denosh ti dhe ti e dije kete pune para se te merrje voten e popullit. Ti bej tenden, coje tek dera e prokurorise, bile te ikin me autobuz se jane shume. Atje ta kalojne diten, muajin, me buke me vete, me ballafaqime etj etj. Pastaj po guxoi prokurori dhe gjykatesi te mbyllin syte, ke sebepin ti qerrosh me fakte dhe ti zevendesosh. Nuk humb asgje sepse sa me shume koha kalon, jo vetem nuk do arrish te zevendesosh ‘plepistat’ por do marrin zemer me tej. Nderkohe sa me shume te besh gabime ne qeverisje, aq me shume do i japesh material kesaj opozite te ndyre ta paraqesi kerkesen per drejtesi si lufte politike per te shmangur vemendjen nga problemet e dites. Ke premtuar ndaj vepro, ndryshe je shnderruar ne palaco si te tjeret me pare.

    Reply to this comment
  25. socialisti March 15, 11:42

    Duhet nje force e re politike qe ta drejtoje kete vend,dhe keta jane socialistet e 1991 sepse sot Rama po tallet me ata qe e votuan,i ka kthyer shpinen,por nuk e di se ky popull do ti ktheje fundshpinen me 21 qershor.Rama sistemon dhe mendon vetem per milionieret me qellimin e vetem per tu bere miliardiere .Ata qe punuan e luftuan per fitorene e PS ,i ka lene ne hije.Socialistet i permbushen detyrat e tyre ,po ti z. Rama cfare ke bere per socialistet,?Nje M….T te madh u ke vene perpara,por qe kete Mut do ta hash ti me gjithe ata qe sistemojne vetem njerezit e tyre.TURP, dha HARRAM vota jone!!!!!

    Reply to this comment
  26. lumasi March 15, 11:50

    populli jone eshte driteshkurter se pushtetaret e kane lene ne keto 100 vjet shtet ne erresire

    Reply to this comment
  27. lato May 18, 11:49

    Ngushellohuni o viktima me nje film nga Holliwoodi! E gjithe e majta nuk ka nje burre!

    Reply to this comment
  28. politika shqiptare May 18, 12:00

    O MARK UK,, Salìu kishte mundesi dhe kohe sa te duash per te zbuluar krimet e diktatures, por nuk ka dashur kurre,,, ka pasur shik,prokurori,gjykata e presidentin ne dore per te zbuluar krimet e diktatures, por ketà institucione i perdori per te bere krimet e tija,,,

    Reply to this comment
  29. drini May 18, 13:27

    Keni harruar (ndoshta me dashje)kaubojsit e teksasit qe e futen kete Terminator ne loje per interesa perandorake dhe gjithashtu perse anashkalohet nje i derguar i kesaj perandorie,kur e cilesoi vrastarin e kryekriminelin Shqipetar “Burre shteti”!Perse anashkalohen keto detaje e ciesohet nje gazete qe per Sali Bin Ladenat e Ballkanit mund te jene vertete “letra higjenike” !Edhe bimet e hashashit u shkulen e bima Berishe eshte veshtire jo me te shkulet por qofte edhe te tentohet te çohet perpara drejtesise qe sot bene ç’drejtesi!Ky kanibal eshte dhurate nga miqte e si i tille kushdo qe vjen ne pushtet duhet ta mbroje perse jo edhe nepermjet ndonje nenshkrimi siç edhe mund te kete vepruar Ai qe per premtimet e djeshme u soll ne pushtet.Lereni te haje pensionin i qete e te dle ne shetitje me niper e mbesa ka deklaruar kryeministri i ketij vendi duke na lene te nenkuptohet qe ne nje vend kolonial ç’do gje mund te ndodhe vetem urdherat e perandorive nuk duhet te cenohen se pas ketaj gjithçka zerohet.Rrofte miqesia shqiptaro- kineze.

    Reply to this comment
  30. bato May 18, 14:54

    Dhe Rilindja me 1 milion vota, me 85 deputete, nuk ben asnje levizje per rihapjen e Gerdecit, 21 janarit, Rruges se Kombit, shitjes se detit, vrasjes se Trebickes, vrasjes se Azemir, vrasjes se Sokolit, … le te talle bythen njeriu me sy peshkaqeni Shelzen shkerdheni,( nipi i Fazllicit, biri i Saliut, vrasesi i 26 njerezve dhe gjymtimit te perjetshem te 300 te tjereve), le te talle bythen ne fcb dhe twiter Salushi, le te talle bythen Lulushja e bashkise… ne bithe e kemi ne qe votojme keta plehera. Harram votot Rilindja. Duam drejtesi, ndaj ju votuam or Rilindas! Nuk durojme te na fyeje cdo dite babai i kriminelit dhe krimineli Berisha, me te birin bastard.

    Reply to this comment
  31. Arben May 18, 20:11

    RROFTE SALI BISHA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*