“Gërdeci është autopsia e kufomës së drejtësisë shqiptare”

March 15, 2016 19:13

“Gërdeci është autopsia e kufomës së drejtësisë shqiptare”

Letër nga Geraldo Durda, vëllai i Edison Durdës, vrarë në Gërdec

Edhe pas 8-vjetesh gjendemi perseri ketu, ne te njejtin vend, per te njejten arsye….Drejtesi per ata qe humben jeten.

Femije, gra e burra te vrare nga babzia per fitim. Vite denim me pak se numri i jeteve te humbura.Ish Ministri Mbrojtjes vijon te mos gjykohet sepse rifitoi mandatin e deputetit, dmth imunitetin.

Skandal qe vazhdon, deri ne kufijte e mosveprimit kriminal nga drejtesia.I biri i ish KM nuk u pyet kurre, as edhe nje here te vetme.Ish Ministri i Drejtesise dhe nje deputet tjeter qe i sherbenin ‘kopsitjes’ se letrave, nuk u pyeten kurre. Sot keta jane te lire, pa ndjer peshen e drejtesise e as peshen e turpit publik.

Ndaj eshte nder ditet me te zeza e te turpshme per drejtesine.

Krimi i Gërdecit ishte shtetëror. Krimi i Gërdecit ka fytyra banditësh me kollare dhe xhupa. Krimi i Gërdecit shfaqi fytyrën e strukturës së pafytyrë të shfrytëzimit të skajshëm. 8 vjet më vonë shpresa për drejtësi është venitur, Drejtësia si institucion ka vdekur. Populli është shpresa e vetme, e fundit dhe e përjetshme.

Tragjedia e Gërdecit është testi më i rëndësishëm për sa i përket mosfunksionimit të shtetit ligjor dhe i rrënjëve të thella të fenomenit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, dhe njëkohësisht ai mund të transformohet në pikënisjen për arritjen e një sistemi gjyqësor të besueshëm e funksional, në shërbim të qytetarit e jo të pushtetit. Nëse ky proçes dështon, besimi tek drejtësia dhe demokracia do të jetë i pamundur për t’u rekuperuar….

Kanë kaluar 8 vjet dhe drejtësia është munguesi më i madh i këtij procesi.
Nga 30 të akuzuarit si përgjegjës për humbjen e 26 jetëve, mbi 300 plagosjeve, dhe dëmeve të tjera materiale:

1 prej tyre mbetet ende i pagjykuar dhe i mbrojtur atekohe nga imuniteti parlamentar;
10 janë shpallur të pafajshëm;

4 të akuzuar për vrasje nuk janë dënuar për këtë akuzë, por kanë marrë nga 10-18 vjet dënim me burgim për vepra penale të tjera si “shkatërrim prone nga pakujdesia” apo “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 12 mars 2012 nuk i përgjigjet shkallës së tragjedisë dhe përgjegjësive për Gërdecin dhe lë pa autorë vrasjet që shkaktuan vdekjen e 26 viktimave të pafajshme. Vendimi nuk dha drejtësi, por u karakterizua nga një proces gjyqësor i padrejtë dhe deficitar.

Konkretisht:

Procesi penal shënoi një rekord seancash gjyqësore (211 seanca) në harkun kohor të thuajse 3 viteve, afërsisht tre herë më shumë se mesatarja e proceseve të tjera të ngjashme. 53% e seancave (112/211 seanca) dështuan për mungesë të avokatëve dhe mosformim të trupit gjykues. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, familjarët e viktimave kërkuan dëmshpërblim vetëm të jetëve të humbura dhe ngritën sipas të gjitha rregullave padinë e tyre civile në procesin penal. Gjyqtarët vendosën të veçonin padinë civile nga procesi penal pa dëgjuar zërin e vetë të dëmtuarve. Me justifikimin se padia civile zvarrit procesin, Gjykata e Lartë shpërfilli padinë civile ndërkohë që shumë prej viktimave lanë pas fëmijë të mitur dhe pa asnjë përkrahje. Procesi penal gjithsesi u zvarrit: 211 seanca në 3 vjet.

Në përputhje me nenin 342 të Kodit të Procedurës Penale, familjarët e viktimave kërkuan që gjykata të zbatonte ligjin dhe të zhvillonte seanca në çdo ditë pune dhe jo vetëm dy herë në javë. Pas presionit të vazhdueshëm publik dhe ndërkombëtar, gjykata e shtoi vetëm me 1 ditë më shumë në javë zhvillimin e seancave gjyqësore.

Prokuroria e Përgjithshme fillimisht u mohoi familjarëve të viktimave të drejtën për t’u informuar lidhur me hetimet, duke iu përgjigjur kërkesave të përsëritura të familjarëve të viktimave vetëm 14 muaj pas tragjedisë, pasi u përball e u detyrua nga gjykata.

Padrejtësia e hasur në çdo hap nga familjarët e viktimave është padrejtësi në kurriz të çdo qytetari shqiptar. shpreh njëzëri revoltimin qytetar ndaj maratonës së padrejtësive të Gërdecit, dhe kërkojë njëzëri institucioneve përkatëse të tregohen në lartësinë e situatës dhe të përmbushin detyrat me të cilat i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi

March 15, 2016 19:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*