“Gërdeci”, kërkohet të rihapen hetimet ndaj Mediut

Redaksia Online October 29, 2013 18:07

“Gërdeci”, kërkohet të rihapen hetimet ndaj Mediut

Familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit, i drejtuan sërish një kërkesë Kryeprokurorit Adriatik Llalla për rihapjen e hetimeve ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Shoqata e familjarëve të “Gërdecit”, bën thirrje që Prokuroria e Përgjithshme të rinisë veprimet ndaj Fatmir Mediut aty ku janë ndërprerë, për shkak se në 2009-ën ai gëzonte imunitet.

Kërkesa e firmosur nga 18 familjarë të viktimave të Gërdecit nënvizon se: “Lidhur me veprimet ose mosveprimet e ish-Ministrit të Mbrojtjes dhe humbjes së paligjshme të jetës së viktimave është e mundur ekzistenca e një lidhjeje organike. Këto veprime kanë lidhje me aktivitetin e demontimit të municioneve në Gërdec dhe me shkallën e përfshirjes së mbikëqyrjes ushtarake të këtij aktiviteti me rrezikshmëri të lartë. Ka shumë për të zbuluar nëse rregullat ishin të pamjaftueshëm për të garantuar një proces normal demontimi dhe për të minimizuar çdo faktor risku, apo nëse rregullat ishin të mjaftueshëm, por shpërfillja e tyre ka sjellë pasojën e dëmshme.”

Sipas familjarëve të viktimave, vlen për tu theksuar se “Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur akuza në lidhje me humbjen e jetëve për disa nga drejtuesit e dikastereve që kanë pasur për detyrë të mbikëqyrin procesin”

“Ish-Ministri i Mbrojtjes sipas legjislacionit që rregullon veprimtarinë e forcave të armatosura, është drejtuesi më i lartë i strukturave ushtarake në kohë paqeje dhe se për çdo akuzë që ngrihet ndaj eksponentëve të lartë të dikastereve, ashtu duhet të hetohet dhe gjykohet edhe shkalla e përfshirjes së çdo zyrtari tjetër, përfshirë këtu edhe Ministrin e Mbrojtjes si urdhërdhënësi kryesor dhe; për arsye të një hetimi të plotë e të gjithanshëm, përkrah gjykimit të 29 të pandehurve të Gjykatën e Apelit Tiranë, duhet të gjykohet paralelisht edhe Ministri për akuzat e ngritura, lidhjen me akuzat e tjera dhe mundësinë e ngritjes së akuzave të reja” -thuhet në kërkesën e familjarëve.

Redaksia Online October 29, 2013 18:07
Komento

5 Komente

  1. gam gam October 29, 20:02

    Shume e drejte, BE e tha qarte ne burg duhet te shkojne peshqit e medhenj dhe nje nder ta megjithese i qullosur kohet e fundit eshte fatmir mehdi gerdeci, nickname qe ketij sharlatani do t’i mbetet te gjithe jeten, Ne burg kriminelet qe kane vrare femije dhe njerez te pafajshem,

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi October 30, 01:13

    Të rihapen hetimet thone familjaret? Te rihapen që çke me te por nga ajo qe kam pare une aty nuk eshte berë fare hetim ne kuptimin e seriozitetit qe ka hetimi. Hetim kot me nje fjale sepse hetimi i vertete do t’ju vinte emrin autoreve te ndertimit të fabrikës së vdekjes dhe autoreve te masakres. Autore dolën shumica e atyre që ishin periferikë në këtë histori. Hetimi i deritanishëm synoi vetem te bënte “koka turku” dhe la jashte sulltanët e pazarit te madh që ideoi gërdecin dhe qëllimin e tmerrshëm të tyre për té vjedhur pasurine ushtarake pa u ndalur në përdorimin e mjeteve e te metodave mafioze. Ne kete tragjedi me autore ne kupolat kryeministrore e ministrore për mua nuk ështe bëre asnje hetim përderisa mafiozet e medhenj nuk u prekën fare. Hetimi te fillojë ne kupolë sepse deri tani asnje hetues nuk eshte pare aty. Jane parë vetém rreth e rrotull dhe te bishti!!!

    Reply to this comment
  3. Gege Kosova October 30, 09:05

    Kjo do te ishte fillimi me i qelluar dhe me i ligjshem njerezor, politik e kombetar>Mehdiu, di dhe duhet te tregon kush e shkaktoi Gerdecin, cili ishte “eksperti” i eksplodimit me te fuqishem dekadave te fundit.Aty jane 26 jete njerezish dhe qindar plage, miliona humbje materiale, per gjitha keto dikush ka mbushur arken familjare.

    Reply to this comment
  4. LORA October 30, 09:46

    Familjaret e plagosur te Gerdecit duhet te jene te bindur se kane me vete,ne cdo cast te rezistences se tyre,solidaritetin e popullit shqiptar ne shumice. Tash ka ardhur bash momenti i htimit dhe gjykimit te masakres shteterore ne Gerdec.TUNG.

    Reply to this comment
  5. shoku miku October 30, 12:04

    pse nuk botoni komentin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim