Gërdeci pro Mediut dhe çamët pro Idrizit?!

Nga Gëzim Gjoni June 29, 2013 00:01

Gërdeci pro Mediut dhe çamët pro Idrizit?!

Me mbylljen e proçesit të votimit u mbyllën edhe dilemat për fituesin, voto e popullit është fotografuar plotësisht në përqindje që ka marr çdo ofertues i tastierës politike. Cdo parti në mënyrë publike ose jo bënë analizën për zgjedhjet ku kërkon të gjej se ku është vepruar mirë dhe ku është gabuar. Kjo është normale për çdo subjekt zgjedhor, sa më mirë të bëhet kjo aq më mirë ndërtohet strategjia për të ardhmen, pra të reflektojë.

Por është mirë që edhe një numër votuesish që e kanë drejtuar votën nga një pagesë apo që e kanë shitur të reflektojnë. Dikush është punësuar dhe tani largohet i zhgënjyer,  e dikush tjetër ka rënë pre e presionit dhe tani kur miti i pushtetit ra është bërë pishman. Për çfarë e kam fjalën… Po të shohim me kujdes se si është votuar nxjerrim një konkluzion interesant për t’u analizuar përsa u përket dy partive PR-së dhe PDIU-së (PR 51688 vota PDIU 44640). Këto dy parti kanë rritje të konsiderueshmë megjithëse u futën në koalicion me PD. Shtrohet pyetja si ka mundësi? PD ndëshkohet se ka qeverisur keq dhe këta dy kanë qeverisur mirë?!

Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë. Si PDIU, si PR janë të përfolura për korrupsion. Z.Mediu ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes që jo vetëm u zhyt në korrupsion të madh por është edhe tragjedia e Gërdecit ku z.Mediu është përgjegjësi kryesor. Më pas ai drejtoi Ministrinë e Mjedisit me mjaft probleme. Në këto votime ai shumfishon numrin e votave?! Edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, njësoj. Ai nuk e zgjidhi çështjen çame por shumfishon votat?! Çfarë ka ndodhur pra? Realiteti është i hidhur: Këto parti kanë blerë votat e shqiptarëve me para korrupsioni. Dhe kanë marrë vota nga PD.

Për ta vërtetuar këtë hipotezë për lexuesin të bëjmë fotografimin e votës në Bashkinë Vorë:  Në Vorë nuk ka patur më parë votues për Partinë Republikane çuditërisht ajo merr 12% të votive menjëherë! Konkluzioni është i qartë se Kryetari i Bashkisë Vorë z.Fiqiri Ismaili i Partisë Demokratike ka punuar për Fatmir Mediun meqenëse e ka mik. Por për votuesin a është domethënëse kjo? Pra nxjerrim konkluzionin e hidhur se si në këtë rast kemi deformim të votës me pagesë nga njerëzit me pushtet të korruptuar. Partia Republikane në Vorë ndofta ka përqindjen më të lartë në shkallë vendi dhe pikërisht në Vorë, Gërdec !! Ata që kanë votuar i vret ndërgjegjja për këtë drejtim vote?

Nuk përjashtohet mundësia që një nga pjestarët e familjeve të viktimave të Gërdecit të këtë votuar për Fatmir Mediun. Kjo nuk është normale. Tani unë pres që deputeti Fatmir Mediu të dal në konferencë shtypi apo në ndonjë podium dhe të deklaroj se përqindjen më të madhe unë e fitova në Gerdec. Kjo është turp, është hipokritizi, shumë nga ata që e kanë votuar mund të reflektojnë por është vonë. Këta votues janë të PD. Më e moralshme ishte që të votonin për partin e tyre pro PD por jo PR. Ata nuk kanë votuar me bindjet që kanë por kanë votuar kundrejt favoreve ose pagesave. Konkretisht këtu kemi trafikuar votën brenda llojit e orkestruar nga z.Fiqiri në favor të PR në dëm të PD.

Ndaj këtij realiteti ne si popull, si votues duhet të nxjerrim konkluzione: Disa nga ne mund të vendosim për 4” dhe bëhemi pishman për 4 vjet. A mund ta pranoj pikërisht sot z.Fatmir Mediun populli i Vorës që ai ti përshendesi meqenëse Vora i ka dhuruar shumë vota? Kjo është paradoksale. Nuk fajësohet këtu as Fatmir Mediu dhe as z. Fiqiri sepse ata morën atë që kërkuan pra votën. Mundet të pretendonin e më shumë por ata që duhet të reflektojne janë votuesit. Drejtimi i votës së tyre është krejtësisht pa lidhje. Një votë e drejtuar mirë i shërben demokracisë, një votë e pa merituar e blerë përkthehet në arrogancë nga ata që marrin pushtetin. Kjo aksiomë ndodh kudo aty ku pushteti merret me dhunë, drejtimi është diktatur. Aty ku vota blihet drejtimi bëhet me korrupsion. Ndofta do të na duhet kohë që ky mendim të marrë formën e përsosur në ndërgjegjjen tonë. Gjithsecili duhet ti shërbej këtij reflektimi për votën.

 

*Kryetar i Shoqatës Gërdeci

Nga Gëzim Gjoni June 29, 2013 00:01
Komento

10 Komente

  1. doda June 29, 07:56

    Mos u cudit zoteri, Gerdeci gjithmone ja ka dhene voten atyre qe ehodhen ere.

    Reply to this comment
    • paloqe June 30, 06:58

      Une do te thoja qe gerdeci ka votuar me te drejte.Gerdecaret jetojne momentin si gjithe shoqeria pseudodemokratike shqiptare.Vora nuk ka 26 familje,ka shume me teper.Po çfare ndodhi?Eshte e qarte si drita e diellit.Me para publike gerdecaret i bene shtepite me te mira seç i kishin,bile moren shuma te medha edhe ata qe nuk pesuan deme.Pergjegjesia duhet te dale tani per ngjarjen e Gerdecit se sa ka kushtuar afera korruptive e Xenit per shqiptaret.Geredecaret me perjashtim te familjeve qe humben njerezit e dashur,moren me shume se çu takonte nga shteti.Prandaj ata e votojne ate pushtet.

      Reply to this comment
  2. albrecht June 29, 08:29

    Shume e vertete kjo qe thote z. Gjoni. Parate e vjedhura gjate ketyre 8 viteve super korrupsion, klientelizem, e masakarallek qeveritar etj…. ,u perdoren per te blere voten e tone.
    Turp per PD, PR, PDIU-ne qe blene karriget e tyre me buken e gojes te shqiptareve ne hall e ne mjerimin e jetes se perditeshme. Turp edhe per ata njerez qe shiten voten per nje cope buke! Paradoksalisht kjo Shqiperia e mjerimit e halleve e papunesise eshte e kundert me ate Shqiperi qe Pushteti mafjoz i superkorruptuar i Saliut te “duarve te pastra” propagandoi keto 8-vite ne qeveri. Fenomeni i turpshem i blerjes se votes duhet te ndalohet ne zgjedhjet e radhes nga çdo lloj partie e djathte e apo majte qofte.

    Reply to this comment
  3. gjergji June 29, 08:57

    Ah more Gezim Gjoni, iken ato kohe kur ti punoje vete atje, ja keto pisllleqe te hoqen edhe ty andej qe te vinte Fiqo, me tabor dhe me thaset plot me para…..Populli qe blihet eshte popull skllav per tere jeten….

    Reply to this comment
  4. PATRIOTI June 29, 09:49

    JANE 300000 CAMER NE SHQIPERI. MOS U MUNDO TE HEDHESH BALTE MBI GJITHCKA! MUNDOHU QE NJEHERE TE NDIHESH KRENAR SI SHQIPTAR, PREZENCA E 4 DEPUTETEVE CAME NE PARLAMENT, NUK E COI DREJT VDEKJES PROBLEMIN CAM. KA EDHE SHUME CAM TE MAJTE, SI UNE QE VOTUAN NDRYSHIMIN DHE SOCIALISTET POR SOT NDIHEM I ZHGENJYER QE NE 84 DEPUTETE TE MAJTE NUK KA ASNJE CAM POR VETEM 6 GREKER. KAQ SHPEJT E HARRUAM QE KORRUPSIONI QE NA VRAU NE 21 JANAR SOT QEVERIS ME SOCIALISTET? A NUK I VRATE ATA 4 DESHMORE EDHE JU GERDECARET QE VOTUAT BERISHEN? APO NE SOCIALISTET QE E MBAJTEM NE PUSHTET ME NANON, ISLAMIN, DOGJANIN, TAVON. E PRA TE GJITHE JEMI FAJTORE CAM, GERDECARE, SOCIALISTE, SHQIPTARE PER QEVERISJEN SKANDALOZE TE BERISHES DHE PO AQ FAJTORE JEMI QE RICIKLUAM KORRUPSIONIN DHE RILINDJEN E SOLLEM JO ME RILINDAS, PO ME GREKOFONE ME KARTE “VORIOEPIRI”.

    Reply to this comment
    • horri bulevardit June 29, 16:51

      populli e ka fajin populli 🙂 Populli nuk pyet je cam a grek or ti Qife komentuesi. Populli nuk e votoi Saliun se esht vrases dhe hajdut. Kaq. Me mir grek ne parlament se vrases, po te jet puan per te zgjedhur

      Reply to this comment
  5. babilaures June 29, 12:36

    Po ne Elbasan PDIU e rriti pazarin ne 50 euro per vote.Kane hedhur me shume leke per te blere vota se cdo parti tjeter.Nga 900 vota te marra me 2009 ne mbi 12 000 tani.E kuptoni se c’eshte bere me voten e shqiptareve te qarkut te Elbasanit.As ne Vlore e ne Fier apo edhe ne TR nuk moren mbi 12 000 vota,kur dihet se komuniteti cam ne Elbasan eshte shume me pak se ne qarqet e tjera.Duke ditur se shume cam kan votuar per PD apo Aleancen Popullore.E kuptoni cfare votash kane marr dhe si e kane marre.

    Reply to this comment
  6. arjan June 29, 13:26

    Gazetar i nderuar, e kuptoj qe artikullin e ke shkruar vetem per PR dhe PDIU por mos ndoshta ka ndodhur pak e njejta gje dhe me LSI. Apo thjesht e harrove??

    Reply to this comment
  7. çami June 29, 13:53

    Sa ishin demokratet ne pushtet u lodhem me gazetre fanatike, qe me analiza idiote benin punet e xhepit te tyre. Meqe berishes ja dhame ne populli shqelmin, jo gerdecaret, socialistet apo lsi-tet, ben mire te gjesh nje tjeter profesion te ndershem. Nuk eshte pune per ty. Arti i te shkruajtures nuk i fal idiotet qe shkruajne, thote Sartri. Nese nuk arrin ta shohesh veten, shih poshterimin e zhejit, fevziut e sojit te gazetareve te tyre edhe pse marrin vesh nga gazetaria shume me teper se ty i dashur.

    Reply to this comment
  8. toni June 29, 18:14

    Nga mbiemri nuk duket qe eshte nga gerdeci,mbase ndonje malok i zbritur qe me gjakun e atyre te shkreteve qe vdiqen do te bej politike.Nese ka drejtesi per gerdecin duhet te fillohet nga ky tip pasi shume si ky linin femijet per te punuar ne ato kushte dhe vete pinin raki gjithe diten ne Vore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim