Gerveni humbet gjyqin kundër Ministrisë së Mbrojtjes
Kundëradmiral Kristaq Gerveni humbet gjyqin kundër Ministrisë së Mbrojtjes. Kundëradmiral Gerveni kërkonte shfuqizimin e urdhrit të kryeministrit për nxjerrjen e tij në rezervë dhe rikthimin si ushtarak aktiv në Forcat e Armatosura.
Por, pretendimet e tij janë gjetur të pabaza për gjyqtaren Arbena Ahmeti të gjykatës administrative të rrethit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi urdhrin e daljes nga Forcat e Armatosura për Gervenin. Kristaq Gerveni është një emër jo pak i njohur për publikun.
Fillimisht emri i tij u përmend gjatë negocimit të marrëveshjes së paktit detar me Greqinë, çështje që gjithashtu po hetohet nga prokuroria.
Më pas, Kristaq Gerveni gjatë ushtrimit të detyrës së tij si atashe i Republikës së Shqipërisë në përfaqësinë tonë në NATO, në një takim me drejtues të aleancës politiko-ushtarake, është paraqitur me gradën e “Admiralit”, gradë të cilën Gerveni nuk e ka ende me dekret të presidentit të Republikës.
Për këtë çështje, pas kallëzimit të bërë nga zyra juridike e Ministrisë së Mbrojtjes, prokuroria kërkoi 6 muaj burg me akuzën “e përdorimit të gradave të pamerituara”.
Tanimë Gerveni humbi dhe betejën e kthimit në detyrë.
Plaseni brenda legenin per tradheti
Ahmet Zogu,i fali shen naumin Jugosllavise,vodhi arin e bankes se shqiperise,ju hoqi gjelperat pushkeve dhe topave,qe te mos luftohej kunder Italise dhe prandaj e ka monumentin ne mes te Tiranes.Sipas kesaj llogjike pse te mos i ngrihet nje monument edhe Gervenit,Bashes dhe Berishes per detin qe i falen grekut.Nuk e kuptoj,a e ka nder mend Rama per ti cuar ne gjyq,Berishen,Bashen dhe Gervenin per ate tradheti aq te rende ndaj atdheut?
po cfare burre muti paska qene, tradhetoi vendin me urdher te salkes duke i falur grekeve 300 km katror det ,ben si pedo duke u veshur me grada madhore ,do dhe te kthehet ne pune .
Ky burre muti eshte coban,llaci-fac,,,,,,dmth jo shqiptar,dhe si I tille ka sherbyer,per interesa antishqiptare,ne xhepin e parase publike shqiptare.
TUNG.