Gëtja në Romë në 1878 dhe poezia e një studenti shqiptar

April 17, 2018 09:32

Gëtja në Romë në 1878 dhe poezia e një studenti shqiptar

Nga Moikom Zeqo

Gëtja – nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare botërore, në librin e tij “Italiansche Reise” (botuar më 1870) ka shkruar përshtypjet e udhëtimit që bëri në Itali në vitet 1786-1788.

Në libër thuhet se më 13 janar 1787 Gëtja ndodhet në Romë ku “në prani… të një auditori të madh u mbajt një konferencë… pastaj u paraqitën 30 seminaristë dhe deklamuan njëri pas tjetrit poezi të shkurtëra, secili në gjuhën e vet amtare”.

Gëtja shënon se poezia e dytë që u deklamua para tij ishte “epirotisht” d.m.th. shqip. Gëtja thekson: “Poezitë m’u dukën të ndërtuara të shumtën në metrikën kombëtare dhe të deklamuara po në mënyrën kombëtare”.

Këtë fakt, për të cilin së pari bën fjalë studiuesi V. Kamsi, duhet ta shohim të lidhur me veprimtaritë kulturore e dëshmitë e poezisë shqipe në shekullin XVIII. Pa dyshim, kjo e dhënë e Gëtes ka rëndësi të veçantë në këtë aspekt.

Jo vetëm tregon interesimin e këtij poeti e shkrimtari të madh për kulturën e popujve të tjerë, për mundësitë e tyre popullore, për mënyrat poetike e prosoditë kombëtare, që u bënë objekt studimi nga vetë Gëtja e kohëtarët e tij evropianë, si J. G. Herderi që kërkonte në poezinë popullore, në folklor “shpirtin e hershëm të popujve”, por edhe njohjen e kulturës shqiptare e jehonat e saj te personalitetet e kulturës evropiane.

Këto takime në fakt janë më të hershme.

Mjafton të përmëndim se një shekull para Gëtes një poet arbëresh i quajtur Daniel Korteze në 1638 boton një poezi të shkurtër në shqip kushtuar Klod Nikolla Pereshit, personalitet francez, dijetar, mik i filozofit materialist Gasendi dhe i Galileut, të cilin e mbrojti kur u burgos u persekutua nga inkuizicioni.

Në një libër kushtuar Pereshit me shkrime në gjuhë të ndryshme të Evropës, është në faqen 118 edhe poezia e arbëreshit Daniel Kortezit.

Në shekullin XVIII kemi disa poetë të shqipes, si; Nikollë Brankati, arbëresh; Xhusepe Barkia, Nikollë Filia, Françesk Avati, Nikollë Athanas Suli – gjithashtu të njohur për veprimtarinë poetike në gjuhën amtare.

Në 1762 Jul Variboba boton kryeveprën e tij poetike – veprën më të rëndësishme të poezisë shqipe në shekullin XVIII.

Tani le të bëjmë pyetjen kush ishte poeti i ri që deklamoi përpara Gëtes poezinë e tij? Çfarë përmbajtje kishte kjo poezi? Gëtja shënon karakterin e formën kombëtare. Pra, një poezi e kultivuar, por e frymëzuar nga poetika popullore.

Nuk mund të themi asgjë të saktë dhe më shumë për poetin anonim shqiptar. Ç’u bë me këtë poet i cili në 1787 ishte në moshën e rinisë? A shkroi më tej poezi apo shkrime të tjera shqip?

Të mos harrojmë se poetët e mëdhenj të shqipes duken sidomos një shekull më vonë: De Rada, Naimi etj.

Poeti anonim shqiptar i shekullit XVIII është një motiv i traditave tona kulturore, i përpjekjeve të popullit tonë, i afirmimit të vetëdijes së tij kombëtare.

Kërkime më të kujdesëshme arkivore lidhur me subjektin e mësipërm mund të nxirrnin në dritë ndoshta një ditë edhe emrin e njeriut që në praninë e Gëtes tha poezinë e tij shqipe.

Teksti i mësipërm u shkrua në 1988.

Miku im, perkthyesi dhe studiuesi i njohur Fotaq Andrea, mbasi u njoh  me këtë tekst më shkroi:

“Ne shkrimin tend tend  te 1988, me terhoqi vemendjen shenimi i Getes per kengen epirote dhe kerkova ne biblioteken e Strasburgut librin e tij “Udhetim ne Zvicer e ne Itali.” Gjeta pikerisht letren e 13 janarit 1787 shkruar nga Roma, ku flet sic thua ti per kengen epirote (shqiptare) krahas kengeve te tjera.

Geteja ne leter fillimisht flet per nje statuje te Minerves ne pallatin Justiniani, tek e cila ndenji nje kohe te mire duke e admiruar dhe per te cilen iu tha se ka qene nderuar si shenjetore, aq sa me kohe nga puthjet e shumta te njerezve te dora e saj, kjo pjese e statujes qe zbardhur krejt, nderkohe qe pjesa tjeter e statujes ishte e murrme.”

Po ju jap te plote pjesen ku Geteja flet nder te tjera per poezine epirote, sidomos per nje pike te vecante ku ia vlen te ndalemi edhe ju edhe une.

”Diten e Mbreterve, thote Geteja, festa e pershendetjes qe u behet Gentiliseve (fisnikeve), ne shkuam te Propaganda.Fide. Atje, ne prani te tre kardinaleve e te nje auditori te gjere degjuam fillimisht  nje fjalim lidhur me ceshtjen se ne cilin vend Virgjeresha Mari kishte pritur Tre Maget, ne stallen e bagetive, apo gjetiu. Me pas, u leciten disa poezi latine po per kete ceshtje dhe me pas, rreth 30 seminariste u shfaqen njeri pas tjetri per te lecitur poemthat e tyre,  secili ne gjuhen e vendit te vet: malabere, epirote, turke, moldave, helenike, persane, kolkike hebraike, arabe, siriane, kofte, sarracine, armene, madekase, islandeze, boiene, egjiptiane, greke, etiopiane, poezi hartuar sipas prozodise (metrikes) se vendit dhe recituar sipas deklamacionit kombetar… Greku u shfaq si nje yll mes nates….  Auditori qeshte me zera nga me te çuditshmit dhe nje ekzibicion i tille u shnderrua  keshtu ne farse (perfundoi ne tallje).”

Pra eshte fjala per cunake seminariste, nder te cilet edhe nje shqipo. Asgjw pra e vecante. Por ja tani cudia, tek po le Geten te flase:

”Ja edhe nje historicke qe tregon se me sa lirshmeri trajtohen gjerat e shenjta ne Romen e shenjte. I ndjeri kardinal Albani, merrte pjese nje dite ne kete ceremoni. Nje nga nxenesit, tek u kthye nga kardinalet, nisi te thote ne gjuhen e vet:” Gnain, gnain!” qe tingellonte pak a shume si canaglia (pra ndoshta qerratenj! )  Kardinali u perkul drejt njerit prej sivellezerve te vet e i thote: “Na njohu!”….

Pra nje nxenes shqiptar i eshte drejtuar Papës së ardhshëm Albanit me fjalet shqipe “Gnain, gnain!” Une do thoja se kemi te bejme ketu ndoshta me fjalet” Nja,” nja te hundorizuar, ne gegerishte, pak a shume si “qe, qe!” e shqipes  se Shqiperise se mesme, pra ne kuptimin “Ja, ja,” dmth Ja, ku jeni, ju njoh, gje qe vertetohet nga vete pergjigja e kardinal Albanit : “Na njohu! “

Me nje fjale, eshte shprehur habi dhe admirim nga femija shqiptar dhe nuk kemi te bejme ketu me sharje, qe nje nxenes seminarist te fyeje pa shkak eproret e tij, sidomos bashkwpatrioti i vogel bashkepatriotin e madh, papa Albanin. Dhe sakaq, asnje nga auditori nuk e ka kuptuar habine dhe admirimin e femijes shqiptar!

Keshtu them une, dhe qofsha i gabuar para Getes se Madh. Po mendimi juaj?”

 

 

 

 

 

 

 

April 17, 2018 09:32
Komento

3 Komente

  1. niku April 17, 12:20

    Mire o mire po keni gabuar vitin ne titull. Getja ne 1878 ishte te te shumtit, ditaaaaa

    Reply to this comment
  2. Pellazgos April 17, 17:57

    Papes Albani per Gnain eshte gnorizo greqisht “ju njoh” dhe jo Latinisht si gluha (glosa) shqipe.Zoti Zeqo “Pellazgu”,eshte ne nder te secilit te tregoje hapur vetveten,ndryshe vetevritemi pa e kuptuar.
    Ne qofte se do flasim me gjuhen e te vertetes dhe te sinqerte atehere nuk mund te flasim per Minerve por Athina.
    Nje eshte Mithollogjia Greke,te tjerat jane kopje dhe hipokrizi nga njerez medioker si puna tuaj,zoti Zeqo.
    Nje fakt domethenes eshte qe,kur “heroi” juaj Prijesi i Epirit Jeorgios Kastriotis e kishte per krenari qe ishte pasarrdhes i Pirros,megas Aleksandros,Axileas jo Akilit,omiros jo Homerit,Dhias dhe jo Zeusit,atehere ju zoti Zeqo pse kini frike te vetequheni Epirote dhe kini frike nga Vorio Epiri?
    Ju sikur jini edhe “historiane” me zotin Pellumb Xhufin qe i konsideron Epirotet Barbare.
    Ky vend me kete Civilizim,me keto qytete Antike Helene qe edhe emrat e ketyre qyteteve qe quheshin Polis ja ndryshuat ju Shqipetaret me shumice Arabe ne identitet,ndergjegje,emra qe pak nga pak i ndryshoni cdo 50 vjecare.
    Getja ka thene qe Mesuesit e mi jane Greket,kjo i thote te gjitha.
    Si ka mundesi zoti “Pellazgu” Zeqo qe dini shume gjera nga Iskander Beu dhe jo per kete fjalim te dokumentuar dhe pothuajse ne nje eveniment te rendesishem dhe me te afert me ne?
    Me mashtrime nuk behet kombi zoti Zeqo.
    Ne qofte se ju e kini per “nder” qe jini Shqipetare atehere clidhje kini me Terezen e Kalkutes?
    Kaq poshte kini rene sa nuk nju njef njeri?
    Prezenca e Katolikeve ne nje vend Epirote qe per 1100 vjet Bizant Orthodhokse si vazhdim i Helenizmit,tregon edhe nje here qe ky vend po pushtohet nga dita ne dite.
    Une di qe Feja e tjetrit duhet te respektohet,atehere pse shfrytezuan pushtuesit Osmane katoliket si spiune te shtetit te Vatikanit?
    Vetevrasja e ketij kombi Epirote ishte me vendosjen e Alfabetit Latin,kur dihet se cka bere Roma kunder Pirros qe shkaterroi qytete te tera.
    Si mund te vendosesh nja Alfabet te nje pushtuesi kur nuk ke patur Minoritet qe edhe ka qene i pushtuar per 700 vjet nga Roma?Une nuk e di qe te te perdhunio nje njeri ne menyre Demokratike nuk quhet Perdhunim.
    Cdo te thote thenia qe ne jemi me Perendimin?
    Epirotet dhe Epiri ishte,eshte dhe do te jete Greke ne kujtesen e atyre qe e quajne veten te ndershem dhe viktima te armiqve te ketij Kombi me vlera te patjetersueshme.
    Historia eshte e shkruar zoti Zeqo,sado te mundoheni ju te quani Shqipetare Epirotet,Ilyret,Thraket,Maqedonet eshte kohe e humbur dhe me pasoja shume katastrofike,pamvaresisht qe edhe emrin Shqipetare e kini nga Shqiponja Greke e Bizantit.

    Reply to this comment
  3. Kaon April 17, 18:06

    Fjala “gnain” eshte e shkruar ne menyren se si nje Europian e percepton ate nga degjimi! Por jam i mendimit ( bazuar tek Latinishtja) se “gn” = “nj” ne Shqip dhe keshtu nga “gnain”na del fjala: “njaj”, pra “nji ai “! ne trajten dialektore te veriut sic perdoret edhe sot e kesaj dite!( ose gegerisht)! Duke e mos ditur se si shkruhej ne gjuhen Arberore ne ate periudhe kohe kjo fjale, autori e ka pasqyruar ne kete menyre!
    ( pra, sic e ka degjuar fjalen te flitet nga personat)! Ky eshte thjesht nje mendim personal, bazuar sa me siper kam cituar! Faleminderit! Urime per rubriken!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*