Gëzimi cinik i opozitës për vizat

August 21, 2017 09:06

Gëzimi cinik i opozitës për vizat

 

Nga Bedri Islami

Ka një lajm me disa të vërteta të pakta: struktura të veçanta që merren me çështjen e sigurisë dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve në Holandë kanë dërguar në institucionet e tyre më të larta një informacion dhe kanë bërë propozimet e tyre përkatëse lidhur me emigracionin e ardhur nga shteti shqiptar në këtë vend. Është një praktikë e zakonshme që ndiqet jo vetëm në shtetin holandez, por edhe në vendet e tjera evropiane dhe kjo ndodh sa herë që këto struktura e shohin të nevojshme, ia kërkojnë ose vetë mendojnë se duhet shpejtuar në informimin e gjërave.

Në të vërtetë, duhet saktësuar se, emigracioni shqiptar i kohëve të fundit, që do të thotë i dekadës së fundit e pak më tej, është bërë jo pak herë shqetësim për vendet europiane. Të organizuar në grupe të vogla ilegale, por disa herë të fuqishme financiarisht dhe me një lidhje brenda vetes, brenda një klani të caktuar familjar apo shoqëror të mëhershëm, ata janë tejet agresivë, të dhunshëm dhe nuk njohin kufij në thyerjet e ligjeve. Normalisht në një vend të qetë, të mësuar me jetën e zakonshme, larg rrëmujës dhe dhunës si është Holanda, për shembull, ata bien edhe më shumë në sy dhe janë lehtësisht të dënueshëm. Kohët e fundit, edhe në këtë shtet, që deri para 10 viteve ishte si një ishull i banuar pak nga shqiptarët ilegalë e legalë, bota e nëndheshme shqiptare ka hedhur disa nga rrënjët e saj, të cilat, strukturat e posaçme holandeze kërkojnë t’i shkulin sa më shpejt dhe sa më thellë të jetë e mundur.

Për këtë ata kanë bërë edhe propozimet e tyre, të cilat, në një pjesë të tyre kanë të bëjnë edhe me lëvizjen e lirë të njerëzve, por edhe me masa të tjera politike, ligjore e kontrolluese. Gjithçka është normale për një vend që kërkon zbatimin e ligjeve të saj.

Ndërkohë, si mund të jetë pritur, opozita u ndez nga gëzimi i një cinizmi të egër.

Që nga opozitarët e hershëm, si Berisha dhe deri tek opozitari më i ri, Nishani, që kostumin e presidentit e kishte flakur që në ditën e parë, ose më saktë, nuk e veshi kurrë, për të mos kaluar në të tjerë më pak ose aspak të rëndësishëm, vunë kujën për rivendosjen e vizave.

Të jeni të bindur: kontrollet do të jenë më të shpeshta, brenda dhe jashtë Shqipërisë, strukturat e veçanta në vendet evropiane do të jenë shumë më tepër rigoroze, por sistemi i vizave nuk do të rivihet. Askush në Bashkësinë Evropiane nuk e do dhe nuk e kërkon këtë kthim pas, megjithëse, thënë të drejtën, vitet e fundit, shteti shqiptar nuk e ka kryer si duhet detyrën e tij për të parandaluar valën e emigrimit.

Opozita e di se bota nuk bën pas në lëvizjen e lirë të njerëzve. Megjithëse kontinentit të vjetër, më shumë se kujtdo po i kërcënohet një fantazmë tjetër, ajo e terrorit islamik, ajo përsëri do të jetë një bashkësi e hapur, e lirive dhe e të drejtave të njeriut, bashkësi që mbi të gjitha do të kenë vend për dinjitetin njerëzor.

Që nga deklarimi i parë medial i Berishës, ndoshta bërë nga vila në Lalëz, përballë detit e mes pishave, e deri tek aktivizimi i shpejtë i Nishanit, si një rikthim i tij tek pragu që e delegoi në presidencë, në fatthënat haluçinante të Topallit, mbetur në vetminë e saj, tek Ristani, që edhe një deklaratë të hajrit nuk e bën dot, pra tek ajo që quhet elitë e opozitës, gëzimi cinik përshfaqet më tepër se sa mërzia përse mund të ndodhë kjo. Nishani shkon edhe përtej këtij gëzimi cinik: mbi të gjitha, duke dashur të bëjë edhe një herë publike besnikërinë e tij ndaj partisë-mëmë, ai kërkon të pastrohet parlamenti nga kriminelët, dhe, si është në traditën e tij e të opozitës përgjithësisht, nuk jep një emër.

Opozita është në të drejtën e saj të hidhërohet, të revoltohet, të zemërohet dhe të protestojë fuqishëm në të dhënën e parë të rivënies së sistemit të vizave dhe bllokimit të lëvizjes së lirë të shqiptarëve në vendet e bashkësisë evropiane. Këtë duhet ta bëjë çdo opozitë, për më tepër kjo e tanishmja në Shqipëri, kauzat e të cilës kanë përfunduar që me mbylljen e çadrës dhe ndarjen e përkohshme të pushtetit me qeverinë. I duhet ta bëjë edhe si pjesë e qëndrimit politik, por edhe sepse në kohën e saj, me mbështetjen e opozitës së asaj kohe, që është sot në pushtet, ka ndodhur edhe heqja e sistemit të vizave për shqiptarët.

Në fakt, ajo do të ishte më e gëzuara nëse vizat do të rivendoseshin. Në të gjithë deklaratat e saj ajo e kërkon këtë, pasi, vetëm në njërin prej materialeve të opozitës, në atë të ish presidentit Nishani, hidhet më shumë baltë ndaj vendit të tij dhe ngrihen më shumë keqdashje se sa në të gjithë materialin e paraqitur nga strukturat e posaçme holandeze.

Të duket, por edhe është kështu se, zoti Nishani, duke përfituar ende nga roli që kishte si president i vendit, pra ende i besueshëm për një vend thellësisht të civilizuar si Holanda, ku ende nuk mund ta besojnë plotësisht se presidenti mund të jetë edhe lolo, i ofron asaj të dhëna shtesë, që nuk i kanë ditur, sipas shënimit të tij të gjatë politik, dhe mbi bazën e tyre, vizat duhet të rivendosen, bile sa më shpejt. Sepse, nëse i besohet atij, si mund të jetë e lirë lëvizja e qytetarëve shqiptarë, kur vendi sundohet nga një klasë politike mafioze, kur parlamenti është i mbushur me kriminelë, me njerëz të drogës dhe të mafias politike e financiare. Këtë shërbim ndaj strukturave holandeze Nishani e bën jo rastësisht dhe jo rastësisht është i gëzuar që e bën këtë. Ai, si shumë të tjerë rreth tij, nuk e ka për gjë vendosjen edhe një herë të sistemit të vizave, atij i duhet një kauzë politike, një mollë sherri, një akuzë monstruoze ndaj vendit të tij dhe një dëshmi e besimit politik brenda stafit të vet.

Cinizmi i opozitës ka të bëjë me pushtetin, por edhe me periudhën kur në Shqipëri do të ndodhin disa ngjarje të rëndësishme ku opozita do të jetë pjesërisht e pranishme.

E ndodhur para një dërmimi politik të pashoq, ndaj mohimit dhe heshtjes brenda vetes, krijimit të klaneve dhe përplasjeve politike në drejtimin e saj, e pamundur të futet edhe një herë në çadër, pa u bërë përfundimisht qesharake, e braktisur politikisht nga dy liderët e saj; nga Berisha për hatër të Bashës dhe nga Basha, që ka blerë politikisht e jo vetëm politikisht heshtjen e Berishës, përballë faktit se në parlamentin e ri ndodhet para një shumice qeverisëse që mund të shtohet, ndoshta edhe nga vetë radhët e saj; se do të ketë një qeveri të së majtës në pushtet që nuk ka nevojë për votat e saj, pra do të jetë jashtë pazareve… asaj i ka mbetur vetëm kjo rrugë: të gëzohet nga dështimet, edhe kur ato janë imagjinare, të jetë shpresëplot në bllokimin e njerëzve me shpresën se kështu zhbllokohet mohimi i saj dhe për të afirmuar veten se është diku.

Nuk do të ndodhë asgjë. Informacioni i strukturave të veçanta të shtetit holandez është më shumë një këmbanë për qeverinë e tashme dhe të nesërme, se sa një rast për gëzimin cinik të një opozite e cila përditë e më shumë, përmes vajtimit politik, lëngatës ndaj një vizioni dhe keqdashjes ndaj vendit të tyre, nxitin pikërisht këtë largim nga vendi, ku, si thonë ata, nuk mund të jetohet, po ku, për vete, janë bërë milionierët e pandershëm të këtij vendi.

Është një gëzim cinik, herë pas here, si në rastin Nishani, i përbindshëm.

Nuk do të jetë i gjatë.

Do të shfryhet, si të gjitha gjërat që ndodhin aksidentalisht.

August 21, 2017 09:06
Komento

11 Komente

  1. Mark.uk August 21, 09:35

    O Bedri asht apozita ajo qe mundsoj levizjen e lire.dhe me sa duket ashte PS ajo qe po kthen vizat mesa duket.Pse sipas tejet duhet heshtur per propozimin e Hollandes.Pra ju ish siuni i deges ne Shkoder mos e mbro ata qe na izoluan per 50 vjet.

    Reply to this comment
    • N August 21, 16:45

      Hajde dru me pre !!!

      Reply to this comment
    • PO,PO August 21, 17:55

      Ike more plehre se nuk te llogarit kush ty , eche pse ve oren ne zile , per te konentuar i pari qe te mund te te publikohen ! Sido e cfardo te besh , ti mbetesh nje shtaze e lindur dhe rritur ne shpelle dhe qe mund te belbezosh disa fjale ne gjuhen tone ! Nuk mund te shtyhet gjate jeta , duke bere prostituten mashkull ne mergim !

      Reply to this comment
  2. A August 21, 09:42

    A gezohet a po nuk gezohet OPOZITA, a gezohet a po nuk gezohet PARTIA DEMOKRATIKE, a po LUL BASHA, a po SALI BERISHA dhe gjithe takemi i tyre dhe i militanteve te tyre mua nuk me intereson fare se çfare broçkullisin ata.
    Une, si person, di kete, qe kemi 27-te vjet qe nuk kemi politikan, nuk kemi parti te verteta, nuk kemi qeveritar sepse te gjithe po ti besh analize na dalin MAFIOZ.
    Ne kete rast ne LIDHJE me VIZAT, shtrohet pyetja vizat na u hoqen sepse politika shqiptare beri reformat e duhura dhe te sukseshme, a po edhe individi shqiptar nen pergjegjesine e vet u suall ashtu si duhet??!!
    E them sakte dhe qarte qe asnje nuk ka vepruar dhe sjellur si duhet, ky eshte realiteti.
    UNE, FALENDEROJ dhe pershendes Evrodeputeten Sllovene TANJA FAJON dhe grupin e saj lobues qe na hoqen vizat ne Hapesiren Shengen. Kjo eshte e gjitha.
    Per ne shqiptaret dhe per mender politikanet tane vizat per ne nuk do te na hiqeshin ASNJEHERE.
    Cfare beme ne ne Hapesiren Shengen, u hapen si vaj ne lakera, nje pjese e jona, jo te gjithe, nuk dinin te benin asgje, vetem kalonin nga pislliku ne pisllik, nga maskaralliku ne maskarallik, duke u marre me veprime antiligjore dhe shoqerore, duke u marre me shperndarje dhe shitje droge, me shit-blerje njerzore dhe prostitucioni dhe pastrim parash.
    Nga takemi i jone, nje pjese e vogel, na i quajne keto “PUNE” dhe veprime si pune te SHKATHTISH dhe te ZGJUARISH.
    Ja ku jemi sot ka filluar perkufizimi, kufizimi i daljes jashte shtetit i shqiptareve. Tani, del tjetra qe po kerkohet komplet heqja e vizave.
    Shqiperia dhe shqiptaret ne mesin e Evropes te kufizohen??!! KJO eshte FITORJA me e MADHE e JONA.
    Ne vend qe politika dhe qeveria e jone e ketyre KATER VJETEVE me ne krye nje endacak, nje zgjebarak si EDI RAMA te kishe marre masat e duhura, ne nje kohe qe eshte ne pushtet edhe per kater vjet te tjera, ndigjon kodra mbas bregut. Kjo ndodhe sepse ky person eshte aut dhe nuk ka asnje orbite ku do te levize.
    Kjo gjendje rregullohet me arrestimet dhe burgimet, sekuestrimet e pasurive te gjithe atyre qe shkelin ligjet si ne Shqiperi dhe ne Hapesiren Shengen dhe njeriu i ndershem te eci si ka ecur gjithenje.
    ED RAMA, do ti s’do ti, apo edhe militantet e juaj nuk je per drejtim qeverie, sepse nuk je asgje me shume se nje psikopat. Shko futja ndonje tra-la-la me nje vizatim zhgarravin. Tung.

    Reply to this comment
  3. Argjon August 21, 11:30

    Do t’i bënit nder lexuesve shqiptarë nëse do të përkthenit këtë shkrim: http://www.ilfattoquotidiano.it/longform/mafie-europa/mappa/ . E them këtë për të pasur një ide rreth të plotës dhe pjesëve e saj. Shpesh herë media përpiqet të sjellë lajme me ndodhi kriminelësh. Po mirë, po njerëzit e ndershëm nuk janë të famshëm, nuk kanë asnjë të drejtë?! Duket sikur famën duhet ta kenë vetëm kriminelët. Kështu krijohen falle (fallacy) mendore sikur e gjithë shoqëria është sipas asaj që boton media dhe ndoshta dikush gjen shfajësim për sjelljen e tij të mëvonshme.
    Sa për ata që japin kujën për këtë apo atë, është mirë që fillimisht të tregojnë sesi e vunë pasurinë dhe pastaj ne do ta kuptojmë se nuk po flasin ngaqë kanë përplasje përfitimesh.

    Reply to this comment
  4. Une August 21, 11:59

    Te vjen keq qe nje gazete serioze si “Dita” boton disa komente brockulla, qe komentuesit nuk dine te shkruajne shqip apo nuk e kuptojne se per cfare po komentojne! Pa folur per etiken e tyre! Shqiperia edhe shqiptaret, ashtu si gjithe bota, duhet te bashkohet kunder te keqes! Ne Shqiperi e keqja eshte Sala dhe Like floriri,per sot!

    Reply to this comment
  5. I.Troplini August 21, 12:26

    Lum ne pèr Bedriun dhe Bedrinjtè qè kemi kudo.

    Na e sqarojnè botèn, rregullat e funksionimit tè vèndeve perèndimore, strategjitè e tyre afatgjata politike, mènyrèn e trajtimit tè kriminalitetit qè u vjen nga Shqipèria dhe çdo gjè tjetèr,,,,, me njè tè rènè tè lapsit, me njè “cinizèm tè opozitès”.
    Do ishte lehtè, shumè lehtè pèr tè gjithè ne shqiptarèt, nèse realiteti i Bedrinjve, ajo qè zhgarravisin ata nè letèr, tè ishte realiteti.
    Realiteti èshtè njè tjetèr. Shqipèria, pas 4 vjetève tè humbura me njè koalicion mashtrimi, sot nuk ka qeveri fare. Krimi bèn kèrdinè. Perspektiva e qytetarève shqiptarè pèr njè jetè nè dinjitet, shkon drejt zeros.
    Fluturimet e linjave ajrore pèr nè Tiranè, janè bèrè njè odise dèbimesh nga vèndet e KE.
    Nuk èshtè opozita inegzistente e Lulit, ajo qè shèrben si busull orientimi pèr politikat europiane karshi shqiptarève. Èshtè dèshtimi i politikès shqiptare, pèr tè mos qènè mè pjesè e krimit, qè do tè çojè nè kthimin e regjimit poshtèrues tè seleksionimit nè kufijtè tanè dhe gjithkund tjetèr.
    Lèvizja e lirè, ishte njè DHURATÈ e politikès sè KE, njè mbèshtetje nè planet pèr njè Shqipèri, me perspektivè europiane dhe shtetformuese.
    Ne shqiptarèt, dimè vetèm tè rrahim gjoksin dhe tè “privatizojmè dhuratat”, tè marrim krahun, po na dhe gishtin.
    Èshtè çèshtje mungese serioziteti nè konceptimin e shtetit, qè na bèn ne shqiptarèt,,,, çifutè nè shkretètirè.
    Bedrinjtè tanè, le tè vazhdojnè me atè vesin e vjetèr,,, e lagu se lagu, u kènaq su kènaq opozita.
    E ka marrè therra uratèn, nè kètè vend.

    Reply to this comment
  6. BLACK SWAN August 21, 15:25

    o tellall i Bojaxhiut
    po lere mor kaqol cinizmin e opozites , se ti bashke me ne komentuesit kemi ber politike dhe per aksidentet rrugore kunder saliut ,
    po ti mos e rrotullo lapsin te cinizmi i tyre , ti kerkoj llogari te Gjatit pse u ngriten 70 mij shqiptare ne azil ,
    pse ne burg u futen vetem ata per faturen e dritave me 30 mij leke te vjetra ,pse u rrezuan shtepite e fukarenjve , ne Vlore , pikerisht aty ku doli deputet ai drogaxhiu , pse atyre u shembi shtepite dhe vilat e ketyre cinikeve krenare e te dhjere jane akoma aty ???
    ke dale ndonjeher neper qendrat e azileve ti kalemxhiu i Rames ?? do ti te them une qe jam perdite aty ??
    buk ,nuk kane buk !!! pa drita , pa uje , pa shtepi , me kalamajte ne zgrip te mjerimit dhe me noten 10
    vetem femijet shqiptare flasin frengjishten per 3 muaj
    dhe nuk kane asnje shprese ,sepse dihet qe azil nuk ka me
    po ju mjaft e rrotulluat gjuhen ne sherbim te partise ,
    se njerzve ju ka ngelur litari e fotoksina
    Mjaft mor shoku i partise , mjaft u more me cinizmin e atyre kotesirave , merru me problemin real , kaluan 4 vjet me 1 milione “shuplaka”
    ku eshte qeveria ???

    TI MA SHPIF !!!!

    Reply to this comment
    • Labi August 22, 09:33

      Rama eshte prodhim i kesaj klase politike qe ka 27 vjet ne krye por fatkeqsisht per ty nuk kupton qe eshte me i sofistikuari ne rendin e plehrave qe kane drejtuar kete vend. Ate keqardhje qe ndjen zotrote per mjerimin e popullit shqiptar perdore jo duke akuzuar Ramen por duke retifikuar nje opozite qe eshte me e kalbur se “rilindja”. Shqiperia ka nje “opozite” qe asnje shqiptar me mend nuk e gjen veten. Rama me plot gojen ben cfare i do trapi…..

      Reply to this comment
  7. Sokol hetuesi August 21, 22:42

    Nishani nje turp …nje hajdut pronash

    Reply to this comment
  8. Bashkim August 22, 04:41

    Keshtu Bedri djali na verteton se akoma nuk e ka hequr kostumin e enveristit te skerlaqur. por deri tani nepermjet shtypit nuk kemi pare ndonje gezim e cinizem te askujt pervec se nje shqetesim te drejte per fatin e levizjes te lire te shqiptareve.Natyrisht mjafton kerkesa e Policise dhe Prokurorise se Hollandes per pezullimin e zones shengen per shqiptaret qe opinioni ne vendin tone te vere para pergjegjesise Qeverine aq me teper qe Kryeministri i sotem Rama kur ishte ne opozite beri te pamunduren qe udhetimi pa viza i shqiptareve te mos realizohej Kjo ka ndodhur edhe pse miopia prej enveristi nuk e le Bedri Islam turkoshakun te vere pikat mbi i dhe te bashkohet me shqetesimin popullor.
    Por Islamiku preferon te behet leter higjenike e herepashereshme e Qeverise dhe per meritat ne kete bythefshirje natyrisht i takn nje dekorate cannabis

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*