Gëzoni shqiptarë se po martoni “mbretin”

August 2, 2016 12:37

Gëzoni shqiptarë se po martoni “mbretin”

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Gëzoni, shqiptarë..! Po na afron dasëm e madhe, familja”mbretërore”, marton nipin, do loze dhe “qeni i kallajxhiut”. Përgatitjet ka kohë që kanë filluar, madje ka ardhur enkas për këtë event nga Suedia, Sadija vetë personalisht, e cila veç të tjerash na bën me dije se paska qenë dhe “Kjo”me gjak mbretëror, mbasi i gjyshi ka…”mbështetur” monarkinë. Shqiptarët diskutojnë vetë Zogun, qe s’ka “origjinë mbretërore”, tani na del dhe Sadia, por nejse…
…Si organizatorë të kësaj dasme, do i sugjeroja nja dy detaje, nëse i duken interesante për ta bërë “interesant” eventin. -Si dasmë mbretërore, duhet që kjo të hapet me himnin kombëtar, apo jo Sadije, mbasi me himnin kombëtar, po hapen dasmat e njerëzve të thjeshtë dhe jo më ato mbretërore. Në himnin kombëtar, vërtet ka një “konflikt interesi”, Zogu, aty ke strofa e dytë, ka nja dy vargje që thonë, se “Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhtar”. Për ta kaluar këtë ngërç, këto nja dy vargje, të kalohen pa u kënduar, s’u kënduan këtu, do këndohen fjala vjen nëpër stadiumet botërore, nga futbollistët tanë, nga tifozeria jonë, madje dhe nga vetë De Biazi, alias Gani Abazi…
Edhe për valixhet me flori, zëre se nuk dimë gjë… Për t’i dhënë “hijeshi” mjedisit ku do lozin e këndojnë dasmorët, është mirë që në përmasa sa më të mëdha dhe në vendin më të dukshëm, të vendosje një foto-panoramike, të kishës së Shën Naumit, kishë të cilën Zogu ua dhuroi “miqve më të shtrenjtë të shqiptarëve”, serbëve. Nëse dikujt do i bjerë në sy, se tek ky person mishërohen “tre cene” të rënda, si tradhëti, vjedhje dhe dhurim të trojeve tona, të lara me gjak, t’u themi “në vesh” të shkuara të harruara. Tani kemi dasmë, mbas dasme të vrasim mendjen për ndonjë tjetër bust a monument dhe …Pallatin e Brigadave, mjaft e shfrytëzoi Nishani, tani në fund mandati, në një ceremoni “të thjeshtë” të kalojë dhe kjo pronë tek Zogu të cilit “i përket”, kështu vete dhe “haka tek i zoti”… Shyqyr që ia arritëm kësaj dite, gëzoni shqiptarë ngado ku jini. Përshëndetje “Ditës”së shqiptarëve, Ilia Berberi, Pogradec.

August 2, 2016 12:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*