Gëzuar ditëlindjen Mbretëreshë!

April 21, 2016 10:41

Gëzuar ditëlindjen Mbretëreshë!

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II, mbush sot 90 vjet.Pallati Mbretëror ka publikuar një fotografi të Mbretëreshës të rrethuar me stërnipër dhe stërmbesa.

Elizabeth ka sunduar Britaninë për afro 65 vjet, duke u bërë mbretëresha me kohën më të gjatë në fron.

“Mbretëresha ka qenë e palëkundur dhe një gur i forcës për kombin tonë”, ka thënë kryeministri i Britanisë, David Cameron. Festime për ditëlindjen e Mbretëreshës do të ketë sot gjatë gjithë ditës.

Ditëlindja e saj zyrtare, ndërkaq, do të shënohet në muajin qershor, kur familja mbretërore planifikon të ftojë rreth 10,000 veta. Elizabeth ka marrë fronin në moshën 25-vjeçare.

April 21, 2016 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*