GËZUAR VITIN E RI, EDISON

Viktor Malaj December 31, 2015 22:52

GËZUAR VITIN E RI, EDISON

“Mes një kulture të indiferencës e cila, jo rrallë, bëhet e pamëshirshme, mënyra jonë e jetesës duhet të jetë e devotshme, e mbushur me ndjeshmëri, dhembshuri dhe mëshirë” – Papa Françesku

 

 

I dashur Edison*,

Ti nuk më njeh pasi kam lindur shumë larg fshatit tënd dhe banoj larg Shqipërisë, ndërsa unë të njoha nëpërmjet shtypit elektronik që, me fjalë dhe me fotografi, na tregoi kushtet e mjera dhe të dhimbshme në të cilat jeton ti dhe familja jote. Kur të rritesh, me të drejtë, do të pyesësh veten dhe njerëzit përqark për shkaqet e atij mjerimi ekonomik, të indiferencës shoqërore dhe moskujdesit shtetëror në të cilët u linde dhe po rritesh. Në Shqipëri, i dashur, janë dhjetëra mijëra fëmijë që rriten në kushtet e tua dhe, me siguri, ka prej tyre që vuajnë edhe nga sëmundje të ngjashme me tënden. Po të mos ishte kështu ndoshta as unë nuk do ta shkruaja këtë letër, ngaqë do mendoja se raste aksidentale dhe të padëshirueshëm ka në gjithë botën dhe do të mund të ndreqeshin shpejt.

 

Ti, nuk ka të ngjarë ta lexosh tani këtë letër dhe, në të vërtetë, as unë nuk dua që ti ta lexosh pa u rritur aq sa të jesh në gjendje të kuptosh botën që të rrethon.

Po të ishe më i rritur, po të kishe radio dhe televizor dhe po të mundje të shëtisje nëpër bulevardet e ndriçuar dhe të hyje në sallat luksoze ku shitet moral i rremë, do dëgjoje se ti je fatlum që je lindur dhe po rritesh në “demokraci”, në liri dhe në një botë moderne. Këto leksione mashtruese do t’i dëgjoje nga politikanë milionerë, analistë të pacipë dhe biznesmenë barkmëdhenj, të gjithë të pashpirt. Këto rrëfime morale po i dëgjojmë nga ata që viti 1990 i gjeti thuajse si mua dhe prindërit e tu, por që sot nuk do të pranonin kurrsesi të përdornin shtëpinë ku po rritesh ti si banesë për qentë e tyre, për shembull për Reksin. Ti nuk e di kush është Reksi, por po të tregoj. Ai është qeni i një bashkëfshatarit tënd, i cili thotë se ka 25 vjet që po sfilitet për popullin shqiptar, pra edhe për ty, dhe se ka qenë aq i suksesshëm në betejën e tij historike, të gjatë sa ajo e Skënderbeut kundër turqve, saqë sot ia ka arritur të ketë kullë të re në Viçidol, shtëpi në kryeqytet dhe vila në bregdet. Jo për ty, as për mua, por për veten, pasardhësit e tij dhe, sigurisht, edhe për Reksin.

 

Po ta kishe moshën dhe mundësitë e informimit do të kishe parë dhe dëgjuar skotën e “gjeneralëve” dhe “kapterëve” të sistemit duke të thënë, si mijëra të tjerëve të moshës tënde, se jeni fatlum, ngaqë po rriteni kur Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s. Anëtarësinë e vendit tonë në këtë organizatë politiko-ushtarake kjo skotë e quan si ngjarjen më të madhe në historinë e Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë. Në këtë mënyrë ti duhet të besosh se epopeja e Skënderbeut për çlirim kombëtar, si dhe gjithë luftërat e tjera të shqiptarëve për liri nuk janë asgjë para qenies pjesë e NATO-s. As zhdukja e analfabetizmit dhe përhapja e arsimit dhe kulturës kombëtare, as elektrifikimi i vendit apo ndërtimi i rrjetit të shërbimit shëndetësor falas në gjithë Shqipërinë, as industrializimi i vendit dhe punësimi i popullit nuk kanë asnjë vlerë përpara qenies natoist. Pasi të veleshe nga këto, nuk do merrje dot përgjigje të drejtpërdrejt për pyetjen: përse kjo arritje kaq e madhe historike nuk ka mundur të më nxjerrë mua dhe familjen time nga mjerimi mesjetar? Përgjigjja e tërthortë për pyetjen e drejtpërdrejtë do të ishte: fajin e kanë prindërit e tu që s’kanë ditur të përdorin lirinë.

 

I dashur Edison! Gjithë propaganda e sotme dhe orkestra e saj zhurmëmadhe nuk të japin mundësi tjetër veçse të mendosh rreth përgjigjes së tërthortë. Pra të fajësosh prindërit e tu që nuk kanë ditur dhe as mundur të përdorin lirinë që ua dhanë para 25 vitesh Mareshalët e Revolucionit të Rremë. Fajtorë duhet të mbeten prindërit e tu që nuk ditën të merreshin me kontrabandë nafte, armësh apo njerëzish, që nuk kultivuan dhe shitën drogë, që s’patën mençurinë të merreshin me politikë dhe, mbi të gjitha, që nuk u morën me biznes dhe nuk vlerësuan sa duhet tenderët. Meqë jemi këtu, a e di se çfarë është tenderi? Larg teorizimeve të ndërlikuara për ty dhe njerëzit e thjeshtë, tenderi është marrëveshja midis politikanëve dhe biznesmenëve mbi kushtet e përvetësimit të parave të popullit. Sigurisht në mënyrë të ligjshme. Sipas ligjeve që bëjnë politikanët e sponsorizuar nga biznesmenët. Po të kishin qenë më “të zotët”, prindërit e tu do të kishin përfituar ndonjë koncesion ekonomik ashtu si dhjetëra kompani të huaja. Që të mos vrasësh mendjen, po të shpjegoj se koncesioni është dhënia e pasurive të popullit shqiptar disa individëve vendas apo të huaj për t’i përdorur si duan ata dhe në interes të tyre. Nëse duan ata na punësojnë për zhvillimin e pasurive të tilla, si: minierat, pyjet, rrugët apo burimet nëntokësore të naftës. Nëse nuk duan të na punësojnë na mbetet të ikim jashtë shtetit. Për çdo milion dollarë që ata fitojnë me pasuritë tona neve na japin disa qindra dollarë sa për të na mundësuar të marrim frymë për të punuar në ditët në vazhdim.

 

Po t’i kishe mundësitë që përmenda do të kishe mësuar se fëmijët, që i kanë pasur prindërit “të zotët” për gjithçka, bëjnë një jetë të tillë që nuk dinë nga bije Tropoja, pa lëre më fshati yt i vogël, por ata njohin shumë mirë Parisin, Romën, Nju-Jorkun dhe Dubain, njohin Versaçen dhe Armanin, Moulin Rouge dhe Red Light District. Ata shkojnë jashtë shtetit për të mjekuar një dhëmb apo për të fryrë buzët, gjoksin dhe prapanicën në mënyrë që të mos iu shkojë rinia kot, ndërsa ti nuk ke para për t’u mjekuar në Tropojë. Fëmijët fatlumë të prindërve “të zotë” fshijnë djersët e qejfit me monedha 500 euroshe, ndërsa ty kaq para do të mjaftonin për suvatimin e shtëpisë-kasolle për të penguar përplasjen e erës në trupin tënd. Prindërit e fëmijëve fatlumë mbajnë çanta dhe orë që vlejnë aq sa për të ngritur një shtëpi të re për ty dhe familjen tënde. Të gjitha këto i kanë fituar në saje të “mirëpërdorimit” të lirisë.

Nevoja dhe kërshëria do të të shtynin të pyesje se ku është shteti shqiptar, pra shteti yt dhe i imi që mëtohet të jetë kujdestari dhe mbrojtësi ynë. Këtu ka mbi dy dekada që administrata shtetërore shpërdoron çdo vit 30-40 milion euro dhe askush nuk mban përgjegjësi. Nëse kërkon të dish ku kanë shkuar këto para që janë të popullit (punëtor, demokrat, atdhetar etj. etj.) duhet të hedhësh sytë tek vilat luksoze të bëra pa leje shtetërore dhe të paverifikueshme financiarisht, si dhe makinat moderne që nuk guxon as policia t’i ndalojë në rrugë pasi drejtohen nga shtetas që ndryshojnë shumë nga unë dhe prindërit e tu.

 

Qeveria që kemi sot quhet e “e majtë” dhe, figurativisht e politikisht, ka lidhur martesë zyrtare me njerëz të varfër dhe të shtresave të mesme, por praktikisht e kalon natën në “shtretërit” e të pasurve. Se si quhet kjo lloj sjelljeje në gjuhën popullore do ta mësosh kur të rritesh. E thënë ndryshe, kjo është një qeveri “elitare” që i interesojnë kryesisht qendrat e qyteteve sepse, përndryshe, nuk do merrej vetëm me zbukurimin e tyre, por do ta zbrazëte ndonjë makinë zhavorr edhe në rrugën që shpie në shtëpinë tënde e të mijëra të tjerëve që jetojnë si ti; do të kujdesej më shumë për spitalet e Tropojës, Pukës, Lezhës etj. ku mungojnë mjekët, pajisjet, ilaçet e madje edhe boja për të lyer muret; do të ndërtonte ndonjë shkollë të re në fshatra apo ndonjë urë që lidh dy anët e përrenjve në zonat malore. Qeveria e çmon se është më e rëndësishme të mos lejojë gropëza e valëzime asfalti në rrugët ku kalojnë makinat luksoze të “elitës shqiptare”, sesa rënien e shiut mbi shtretërit e fëmijëve “të parëndësishëm” si ti.

Pjesa tjetër politike që quhet opozitë, e cila ka sunduar shumicën e kohës qysh nga “revolucioni demokratik”, vajton çdo ditë për jetesën tuaj të mjerë, por kur ishte në pushtet nuk e dinte se ju ekzistonit dhe, prandaj, për inat të kundërshtarit dhe për të zezën e popullit, prishi kryqëzime rrugësh dhe qendrën e kryeqytetit që kishin kushtuar disa milionë euro. Madje, ai që sot çirret më shumë dhe pret të marrë pushtetin siç pret maçoku të rrëmbejë peshkun, kur ishte në pushtet i shkaktoi ekonomisë popullore 230 milion euro dëm dhe nuk e pa të arsyeshme të paraqitej para drejtësisë. Ishte aq i zgjuar sa ta kuptonte se burgu është vend i mërzitshëm dhe se në pushtet qëndron kot, nëse nuk e përdor atë edhe për t’iu shmangur gjykimit. Kur të rritesh do ta kuptosh se me aq para do të ishin ndërtuar shtëpi të reja për të gjithë fëmijët e varfër të Shqipërisë. Ky, që u ka hequr mundësinë të jetoni me dinjitet në një shtëpi modeste dhe që betohet se po bën çmos ta bëjë popullin të marrë në dorë fatet e veta, është milioner. Është milioneri që kërkon të na bind se milionët i ka bërë me rrogë dhe se fatet tona do jenë të njëjtë me fatin e tij, sepse kështu e ka thënë vetë Zoti. Mirëpo, nuk e dimë a ia ka treguar Zotit si i ka bërë milionat e tij dhe pse i shpërdoroi milionat e popullit në rrugën “e Kombit”, pse shumë fëmijë mbetën jetim dhe pse Greqisë i dha 350 km2 det.

 

Ke për të mësuar se në kohën që ti po jeton në mjerim, në vendin tënd e timin lulëzonte kultura e “Vrimës”, se të gjithë politikanët tanë janë të dhënë pas “vrimave” dhe betohen se kanë bërë shumë të tilla, paçka se shumica janë vrima në ujë. Disa dolën nga vrimat dhe u vetëshpallën trima si Muji e Halili. Betejat e tyre me erën janë epope më vete, prandaj janë shumicë ata që dëshirojnë që vrimëbërësve t’iu dukej “vrima e miut 500 grosh”. Po kjo është shumë e vështirë të ndodhë se, siç të thashë, nivelin më të lartë të kulturës shqiptare sot e përfaqëson “Vrima”. Prandaj, për këtë vit, çmimin letrar “Lumo Skëndo” që duhet të shprehë arritjet më të larta kulturore kombëtare, ia dhanë një libri me titull “Vrima”, vargjet e të cilit përbëjnë poezi, aq sa ulërimat e histerikëve mund të formojnë një simfoni.

Me të drejtë, ti do të pyesësh dikur se çfarë bënin miqtë tanë perëndimorë kur ndodhnin gjithë sa më sipër dhe të tjera bëma si këto. Ata, prej 25 vjetësh, na inkurajojnë me sloganin: “Keni punuar mirë, por mund të punoni akoma më mirë”. Disa prej miqve i kanë etiketuar vrasësit e demonstruesve paqësorë si “burra shteti” sepse, sipas moralit të tyre, një antikomunist është gjithmonë i mirë, edhe kur vret njerëz të pafajshëm. Shpërdoruesin e 230 milion eurove e kanë quajtur “yll në ngjitje” meqenëse shumica e parave “të humbura” kanë shkuar në xhepat e biznesmenëve të tyre, ndërsa këto ditë, varrmihësin e drejtësisë shqiptare dhe ligjshkelësin më të madh të këtyre 25 viteve e kanë takuar në zyrë, i kanë dorëzuar projekt-ligjin për Reformën në Drejtësi dhe e kanë falënderuar për kontributin e dhënë deri tani (O tempora, o Mores!).

 

Me gjithë sa kanë bërë politikanët tanë nën sehirin tonë dhe lavdërimet e miqve të huaj, na thonë të jemi optimistë sepse gjërat do të rregullohen. Dhe duket se e kanë seriozisht, sepse me fillimin e vitit 2016 politikanët aktualë do të realizojnë bashkërisht kryeveprën kombëtare. Do iu heqin dekoratat të gjithë atyre që i kanë marrë para 1990. Dikur, ne kemi mësuar se në shtetet e përparuar dekoratat mund t’i heqë vetëm ai organ që i ka dhënë ose gjykata kur të gjen fajtor për një vepër penale. Mirëpo tek ne ndodh ndryshe. Edhe pafajësinë, edhe fajësinë i jep parlamenti dhe, madje, jo individualisht por në grup.

Parlamenti më pa moral që njeh historia politike e Shqipërisë do të gjykojë moralin e të dekoruarve disa dhjetëvjeçarë më parë. Thënë më konkretisht, ata që të kanë lënë ty Edison dhe mijëra vocërrakë të tjerë në këtë mjerim strehimi dhe jetese do iu heqin dekoratat e punës atyre që kontribuuan në ndërtimet e mijëra banesave falas për shqiptarët që dikur tërmeti u shkatërroi shtëpitë në Shkoder, Lezhë, Dibër etj. Ata që shkatërruan fabrikat, uzinat, kombinatet dhe që ua falën minierat ose gangsterëve vendas, ose grabitqarëve të huaj do iu heqin dekoratat e punës atyre që e sakrifikuan shumicën e jetës së tyre në zonat dhe punët më të vështira.

Ata që i falën Greqisë qindra kilometër katror det duan t’iu heqin dekoratat atyre që dhanë jetët e tyre ose i rrezikuan ato në luftë me ata që donin të grabisnin gjithë Shqipërinë. Ata që i hoqën shumicës së popullsisë shërbimet mjekësore dhe që gjithë shqiptarëve ua bënë shërbimin mjekësor me para dhe ryshfet duan të ç’dekorojnë kontribuuesit e ngritjes së shërbimit mjekësor falas dhe ata që me punën e tyre vetëmohuese zhdukën sëmundjet epidemike vdekjeprurëse. Ata që rikthyen analfabetizmin duan t’iu heqin dekoratat arkitektëve dhe ndërtuesve të arsimimit të të gjithë popullit shqiptar. Ata që nuk kanë ndërtuar ende një hidrocentral, dhe që zihen si qentë me njëri-tjetrin për ta lënë përgjegjësinë për vjedhjet dhe dëmtimet e sistemit energjetik në njërin krah, duan t’iu heqin dekoratat dhe meritat themeluesve të rrjetit kombëtar elektrik që, për herë të parë në histori, ua zëvendësuan gjithë shqiptarëve pishën dhe kandilin me dritën elektrike. Ata që kanë vrarë dhe fshehur provat për të penguar drejtësinë në hetime e gjykime, ata që kanë dërguar tanke, avionë dhe artileri kundër popullit protestues në 1997 dhe që kanë zaptuar institucionet shtetërore me dhunë në 1998, që kanë vrarë njerëz dhe fshehur kufomat tani duan t’iu heqin dekoratat ish-zyrtarëve të para 1990, pavarësisht se asnjë gjykatë në botë nuk u ka vërtetuar ndonjë fajësi individuale.

 

Ata dhe këta, janë ata që nuk kanë para për të të dërguar ty për kurim jashtë shtetit, por kanë mjaft para për të organizuar lutje, për të ndërtuar bunkerë “artistikë” në mes të kryeqytetit apo për të rikonstruktuar “tunele bërthamorë”. Janë shumë modernë. Aq “modernë” sa edhe urimin për Krishtlindje në fasadën e ndërtesës qeveritare e shkruajnë në anglisht.

Mos e humbni shpresën, na thonë, se në mos u bëftë gjë tjetër, të paktën reforma do të bëhen pandërprerë. Kjo është fjala që kemi dëgjuar më shumë këto 25 vjet. Kjo është edhe vepra që ka dhënë më pak rezultat. Vetë fjala reformë do të thotë “formë e re”. Pra, gjithnjë, përpiqen të ndryshojnë format me kujdesin për të ruajtur të njëjtën përmbajtje. Mjerimet marrin fund kur të ndryshojë përmbajtja dhe jo forma. Dhe, shqiptarët megjithëse me vonesë, gjithnjë ia kanë dalë të ndahen me të keqen dhe të ecin në rrugën e përparimit.

E di i dashur, se sëmundja jote që i shtohet mjerimit të gjithë familjes tënde nuk pret derisa ne të ndahemi nga e keqja, por ti duhet të besosh se një popull që ka nxjerrë humanistë të mëdhenj si nënë Tereza, ka brenda vetes edhe biznesmenë të ndershëm e të dhimbsur që do të bëjnë diçka për shërimin tënd. Le të besojmë së bashku pa e humbur shpresën.

Edhe një herë:

Gëzuar Vitin e Ri 2016 Edison, ti dhe të gjithë ata fëmijë shqiptarë që janë në kushtet të mjerueshme!

 

 

* Edison Musë Malaj është një fëmijë 12 vjeçar nga fshati Tpla i Tropojës që jeton në mjerim të plotë në një kasolle të pasuvatuar dhe të mbuluar me teneqe, me prindërit, vëllanë e motrën dhe që vuan nga një e metë fizike, e shërueshme vetëm jashtë Shqipërisë.

Viktor Malaj December 31, 2015 22:52
Komento

27 Komente

  1. Barboon December 29, 00:22

    e keni gabim…..edisoni nuk njeh stres…si ne kohen e qoflargut……

    Reply to this comment
    • My IP December 29, 11:41

      C’po ndodh me DITA Online ? Mos jane instaluar filtra, apo po praktikohet censure ?

      Mendoj se DITA ka probleme me shfaqjen e komenteve.

      Widget-i “KOMENTET E FUNDIT” tregon po te njejtin komentues

      Komentet ose dalin me shume vonese, ose nuk dalin fare.

      A keni dhe ju te njejten pershtypje?

      Reply to this comment
  2. hnw December 29, 03:16

    Eshtë horror qe shqiptari me I pasur ne bote sot eshte MILJARDERI Sahit Muja me banim ne USA dhe ka nje lidhje miqesie me fatkeqin Edison..por ky Sahiti yne aq shume e ka verbuar pasuria perrallore sa ka harruar hallet e atij populli dhe I ka shpallur lufte Obames dhe Rames bashke me ca Bajraktare..

    Nuk besoni ?..ndiqni nje fakt modest:
    +++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
    Gazeta e përditshme “New York News” i ka kushtuar një artikull shkresës së dërguar nga kongresmeni Rohrabacher për prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder dhe Komisionin Federal të Zgjedhjeve, ku kërkohet hetimi mbi një komplot të mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet amerikane. .(http:// news-new-york-news.com/ socialist-leader-edi-rama-hasillegally- contribute-money-topresident- obama/). Për gazetën e New Yorkut ka folur edhe presidenti i kompanisë “Albanian Minerals”, Sahit Muja, i cili ka kërkuar nga Presidenti Obama që të kthejë mbrapsht kontributin e paligjshëm të fushatës nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
    Biznesmeni shqiptar ka thënë për gazetën se shefi i opozitës ka mashtruar ligjet amerikane, duke financuar fushatën e Presidentit amerikan. “Unë ftoj Presidentin Obama të kthejë kontributin e pali-gjshëm nga Edi Rama. Kjo është nëpërkëmbje dhe mashtrim nga Edi Rama, si dhe shkelje e ligjeve amerikane të financave të fushatës”. Muja tha se populli shqiptar do të votojë duke marrë parasysh kualifikimet e lidershipit dhe jo nga një foto me Presidentin Obama.
    ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
    nje fakt rrenqthes:

    ne vitet 80’ aq te forta I kishte lidhjet monstra berishe me byrone politikete PPSH sa ka derguar jashte shtetit Argiten sepse kishte problem me nje vrime te trupit dhe ka kryer nje operacjon plastic….imagjinoni sa e ka persekutuar ‘Diktatura” saliqenin

    happy ‘new “year BEHIND THE BARS
    sali kerma me sahitet e amerikes qe te mbrojne me cdo kusht edhe pse masakrove nje komb te tere si Edisoni …

    Reply to this comment
  3. Kapter Jari December 29, 03:59

    Z. Viktor Malaj : Te pershendes per cdo fjale.

    Reply to this comment
  4. C'te thuash December 29, 03:59

    Rnofte pulitika jone kurve e perdale. Rnofshin pulitikanet tane pushta dhe llapaqene.Mjere populli qe s’ka koke tu ndeze cingarin kesaj klase pulitike qe e shperfytyroi ne gen shqiptarin. Mallkuar qofte ai bark qe lindi Berishen, Ramen,Meten e tere sojin e tyre te peshtire.

    Reply to this comment
  5. Open your mind.. December 29, 05:49

    Migjeni do te shkulte floket nga mjerimi qe ka pushtuar Shqiperine anembane. Ta gezoni Shqiperine o bastarde politikane,se ia arritet ta pushtonit. Iku nje vrases serial,erdhi nje hajdut dhe arrogant ordiner.

    Reply to this comment
  6. gushti December 29, 06:47

    T’u lumte pena Viktor! Shkrimi yt prek plaget me te renda te shoqerise tone, prandaj edhe m’u mbushen syte me lot teksa lexoja. Lotoja sepse me dhimbset Shqiperia, me dhimbsen ata qe enderruan te “dilnin ne diell” dhe rane nga shiu ne bresher, me dhimbsen Edisonet e shumte dhe qe po shumohen per dite. Kam shume per te thene, por kam frike se mos i demtoj te vertetat e pakundershtueshme qe parashtron ti. Edhe nje here faleminderit.

    Reply to this comment
  7. N.VJOSA December 29, 09:03

    Edhe Pena e Migjenit,
    nuk do ta shkruante me bukur
    kete gjendje te Mjerimit te Shoqeris Shqiptare sot!

    Reply to this comment
  8. info analitike December 29, 10:40

    Ah Viktor, Viktor, si gjithmone i pandershem ne “perrallat” qe i tregon ketij djali. Duhej te ishe prezantuar me mire e me qarte duke thene edhe se cfare ishe para viteve ’90 keshtuqe ky djale kur te rritej te kuptonte perse ti shkruan vetem per 25 vjet mjerim dhe harron mjerimin e 50 vjeteve diktature ku zona ne te cilen jeton Edisoni ishte e zhytur ne varferi dhe elektrifikimi per ato zona kishte shume pak kuptim sepse rrallehere qellonte te kishin televizor, lavatrice, frigorifer. Edhe buken e kishin sterre te zeze. Jo Viktor, jo, duhej t’i kishe treguar per sketerren enveriste ku nese Edisoni do te ishte ankuar si sot mund te kishte perfunduar burgjeve ose ne internim se bashku me familjen e do t’i ishte humbur vule e nishan. Nje kohe kur shume njerez zhdukeshin pa lene gjurme pas arrestimeve ne zemer te nates. Nje kohe kur veshtire te lexoje ne emisonet e lajmeve per probleme, mosrealizime, krime ne familje, e pra kishte sa te duash te tilla dhe mospasqyrimi ne media nuk i zhdukte dot ato. Duhej t’i kishe thene o Viktor se ato bonifikime kenetash, ndertime hidrocentralesh, rrugesh etj u moren jeten shume te internuarve te vjeter e te rinj ne moshe. Si mund t’ia shpjegosh Edisonit arsyen pse shume shqiptare u turren te largohen nga burgu i madh enverist drejt perendimit ashtu sic bere edhe ti qe tani shitesh si “perendimor” dhe jep leksione demokracie dhe morali. Jo Viktor jo, nuk ka gje me te keqe se t’i tregosh gjysme te verteta femijeve sepse neser kur te rriten e te mesojne ata do te te kujtojne gjithnje si mashtrues e genjeshtar.

    Reply to this comment
    • arben sina December 29, 19:58

      Bravo eshte e vertete medalia ka dy ane

      Reply to this comment
    • ledjon December 30, 11:00

      Per info-n, si e ke zene, ti tregojme per turqit qe na lane mbrapa 500 vjet,ti tregojme per zogun qe na vodhi dhe tani i bejme nje bust ne mes te tiranes.e per shume te tjere ne shekujt e kaluar.
      Te ka bere Enveri me hije mor burre,shiko para .Shkrimi po pasqyrone realitetin e shqiperise te sotme, ku kemi mundesi ta drejtojme,ku aktoret e shkrimit jane mes nesh dhe vazhdojne lojen qe lozin prej 25 vitesh,Ku ndryshohen vetem fytyrat po rolet jane te njejta.Ky shkrim te ve ne fytyre realitetin e sotshem,duhet te jesh QORRRR qe mos ta shikosh! ose me mire duhet ta ndjeshe mbrenda qe te thuash ma futi!!!

      Reply to this comment
      • info analitike January 1, 07:22

        Nuk e kam fajin une se kermat pjella enveriste e kane katandisur keshtu kete vend. Po patjeter nese ke deshire te njohesh te tashmen duhet te njohesh historine edhe te kohes se turqve qe pastaj te kuptosh perse ne Kosove valeviten flamujte arabe e perdhosen figurat me te njohura te historise shqiptare. Qorr eshte ai qe kerkon shkaqet tek deget e pemes pa kerkuar te shohe rrenjet. Jo me kot studjohet historia ne shkolle por ti me sa duket e paske zet historine e nuk te intereson, ama mos harro se pa njohur te shkuaren nuk mund te kuptosh te tashmen e aq me teper te ndertosh te ardhmen.

        Reply to this comment
    • KORÇARI January 3, 11:43

      Info, në Kohë të Enverit buka mund të ishte e zezë, por sot buka nuk gjendet më madje as e zezë, në kohën e Enverit ndoshta s’kishte lavatriçe por siç po e shikoj Edisonit nuk i mungon Lavatriçja, por Rryma elektrike për tu ngrohur, apo për të lexuar mësimet,pra i dashur INFO, jemi kthyer në kohën e ZOGUT ,atëherë kur njerzit ndriçonin shtëpitë me Pishë dhe me Kandilë, i dashur INFO, në kohën e ENVERIT ndoshta mungonin këto që thua ti, por Edisoni do të kishte çdo mundësi të kurohej FALAS, do të kishte mundësinë të arsimohej FALAS, do të kishte mundësinë të jetonte në kushte NJERËZORE në shtëpi dhe jo në KASOLLE.

      Reply to this comment
    • KORÇARI January 3, 13:11

      Info, ja tregoje ti te verteten e plote meqenese se autori tregon vetem gjysmen, paske folur per lavatrice tv etj,por Edisoni i shkrete dhe familja e tij s’kane Rryme Elektrike per ti vene ne pune keto qe thua ti ,gjithashtu paske folur per buke te zeze,por Edisonit dhe familjes se tij i mungon buka ne pergjithesi jo vetem ajo e zeza qe hanin dikur Edisonit i mungon mundesia per tu KURUAR FALAS si DIKUR, i mungon mundesia per TU SHKOLLUAR FALAS si Dikur, pra i-e dashur [email protected] JEMI RIKTHYER NE MESJETE, OSE NE KOHE TE ZOGUT ATEHERE KUR NJERZIT JETONIN NE VARFERI TE PLOTE NDERSA TRADHETARET QE VETQUHESHIN QEVERITARE JETONIN NE MES TE LLUKSIT TE TEPRUAR DHE ISHIN KRIMBUR NE FLORI, FLORI TE CILIN E NXIRRNIN DUKE SHITUR TROJET SHQIPTARE DHE DUKE VJEDHUR TAKSAT E SHQIPTAREVE , ASHTU SI PO NDODH EDHE KETO 25 VITET E FUNDIT NE SHQIPERINE “DEMOKRATIKE”

      Reply to this comment
  9. METEH December 29, 11:04

    Z.Viktor,ju lumt per shkrimin,si gjithmon i sdakt.
    Pena jote Maliher,
    Per politikanet e dhjer,
    Te dale nga e njejta dere.
    Per ta bere vendin sketerre.
    Ky popull po duron shume,
    Vjedhje,vrasje e plaçkitje,
    Po ha njeriu-njerine.
    Per te prure ne fron SALINE.
    Edisoni eshte nje,
    Oh sa ka si AI,
    Ky sistem per ATA,
    Eshte si UJKU qe te ha.

    Reply to this comment
    • KOZi December 29, 15:50

      Cfare eshte kjo – o te lumte o viktor! jo po migjeni nuk shkruan me bukur etj. Zoterinj i kemi dhene votat nje grupimi politik qe ka nje politike sociale tipike,.eshte ne pushtet ky grupim politik dhe indirekt duke zbatuar nje politike rendi dhe taksash ne favor te shtresave te pa privilegjuara do arrije qe askush te mos ngeli pa jetese e banim. me besim…

      Reply to this comment
  10. Sula December 29, 11:39

    Nuk ka fjale per te shtuar me, mjere ne ca drejtues kriminela hajduta jo patriot kemi pas e kemi,

    Reply to this comment
  11. My IP December 29, 12:04

    Mendoj t’i japim ndonje shperblim gazetareve te Thanos, se ua paskan thare riskun kete fundviti me duket. Po protestojne ne heshtje duke i lene aprovimin e komenteve ne meshire te fatit

    Reply to this comment
  12. I.Troplini December 29, 12:34

    Luli i vocèrr mè 2015,

    kafshatè qè s, kapèrdihet asht or vlla mjerimi, shkruan Migjeni ynè.
    Edhe mè e pakapèrdishme, èshtè “bashkèjetesa paqèsore” e kètij populli tè vuajtur, me hajdutèrinè dhè hajdutèt,,,, rreshtimi nè llogoret e fekalta tè “tè djathtève” dhe “tè majtève”, duke hedhur mènjanè çdo virtyt dhe krenari tè shqiptarit. Nderi dhe virtyti i shqiptarit, besa dhe bujaria qè gjoja paskemi nè venat tona, krenaria dhe fisnikèria ,,,,,,,, ku i humbèm ato drita orientimi dhe u bèmè ushtarèt e sè keqes?
    Feja e shqiptarit èshtè SHQIPTARIA, dhanè kushtrimin rilindasit tanè, pèr tè mos lejuar turq, grekè e serbè, tè pèrçanin kètè komb, dhe ia arritèn qèllimit. Atè qè nuk e bènè tè gjithè hasmit bashkè, po e bèn çeta kusare e Sali Berishès dhe mashtruesve e hajdutève ordinerè, majtas e djathtas. Nuk ka Shqipèri, nèn hajdutèrinè e njè bande dhe llapave tè gjata tè mbesave “aristokrate”. Ka vetèm “ULTRA TÈ MAJTÈ” DHE “ULTRA TÈ DJATHTÈ”. Ky èshtè sinonimi i ri i dallkaukllèkut, i shèrbètorève tè hasmit dhe atyre qè nuk e duan kètè popull.
    Njerèz tè tillè, “nuk kanè kohè” pèr Lulin e vocèrr dhe varfèrinè e tij akuzuese.
    Mjerimi kaiher i ka faqet e lustrueme/ buzèt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme/ trupin pèrmendore e njè tregtisè tè ndytè/qè asht i gjikuem tè bie nè shtrat tè vet i dytè/dhe pèr atè shèrbim ka pèr tè marrè do franga/ndèr çarçafè , ndèr fètyra dhe nè ndèrgjegje danga.
    A ka ndryshuar ndonjè rrethanè , qysh nga kushtet pèr tè cilat na shkruan Migjeni?
    “Lum ata” qè kanè diçka pèr tiu gèzuar. Ata qè nuk janè pjesè e kolonave tè semaforève, nuk gjejnè ndonjè arsye pèr gèzim. Luli i vocèrr, iu vret ndèrgjegjen.

    Reply to this comment
  13. Agron USA December 29, 13:15

    Info analitik paska shume probleme po iu sha “demokracia”sepse duhet t,iakete pare hajrin me ndonje nafte,droge,prostitucion a ku di tjeter,sepse muk arrin ta shohi realitetin ne sy.Tipave te tille(tip PD-je) gjoja u dhemb me shume periudha para 90-es .Ajo periudhe kishte vertet shume per t,u denuar dhe vertet u denua per to me permbysjen.por per fat te keq ata qe sundoni n ne ate periudhe jane po sot e 25 vjet qe sundojne.Ndryshimi eshte se atehere sundonin me servilizma e dredhi duke kapur pushtete,qe per hir te se vertetes nuk i pasuruan,kurse sot sundojne e pasurohen me cdo mjet qe nga mashtrimi,vjedhja,krimi etj.Viktori ka bere nje pasqyre reale qe kushdo qe ka dy pare mend e vlereson se e perjeton cdo dite,kurse infot me shoke nuk duan ta shohin se i godet ata vete.qe ose jane vete protagonistet e asaj gjendje ose jane pjese e turmes injorante e qorre qe u shkojne mbrapa uzurpatoreve te pas 90-s.

    Reply to this comment
    • info analitike December 29, 17:54

      Tipat si ti qe flasin si gjeli ne maje te plehut nuk duhet te shkojne ne SHBA (tek armiku imperialist) por ne Korene e Veriut ku te gezojne ato vlera qe Viktorit ia ka enda. Madje Viktor ateisti e ka hapur artikullin me nje citim nga Papa Francesku, po ti qe i “kupton” gjerat me siguri e ke futur edhe kete aspekt ne “pasqyren reale” te Viktorit.

      Reply to this comment
  14. Era December 29, 13:28

    Kush e lexon gjithe kete roman?! Pse nuk behet me lakonik dhe me preciz autori? Nuk kemi kohen e botes t’lexojme romanet tuaja….

    Reply to this comment
  15. Lisi December 29, 14:05

    Lum kush e lexon si kushtrim per te ardhmen e ketij vendi pa horra e politikane pa identitet qe drejtojne sot kete vend nen obrellen tashme te grisur 25 vjeçare te “miqeve”!Mendje e vizion si ty i nderuar z.Malaj ka plote ky vend,atdhetare te vertete e qe u djeg zemra per kete vend po gjithashtu plot por vagabondat e ketij vendi,hajdutet nderkombetar,rrugaçet e zaptuesit e ketij vendi per interesa kaubojesish bejne te pamundur bashkimin e ketyre zerave te vertete te veçante qe ç’do ore,dite muaj e vit nxjerrin ne pah horrelliqet e kesaj klase karagjoze e te pashpirt per nje shoqeri qe lengon tashme ketu e 25 vite pasi e ndjen se sot shkopi i “arte ” qe shkundej si demokraci ne vitet 90 sot u ka hyre aq thelle sa jo vetem qe u ka krijuar dhimbje por po u merre dhe jete!Ndjej keqardhje per kete te mjere fatkeqesisht jo te vetem dhe uroj nga zemra “Gezuar festen e 2016”,na gjete me te bashkuar per ti shporrjen e kesaj klase horrash e kriminelesh e dhenise se kontributit per ta ribere kete vend qe meriton me shume pasi bishat na i krahasojne me Gjermanine e vendet me te zhvilluara kur ne nuk jemi jo me pak se nje qytet i zakonte i ç’do shteti te fuqishem me teritorin qe kemi e popullaten!Uroj qe dhimbja ç’do shqipetari ti kete shkuar ne palce per ti thene sotp kesaj tallje e katrahure qe na u shit per demokraci e qe permban vetem demografi mish-mashe!

    Reply to this comment
  16. Violeta December 29, 14:27

    Mjaft analitik, te lumte !

    Reply to this comment
  17. enver hoxha December 31, 05:31

    O budallej,kujtoni se ne Amerike nuk ka te varfer, presidenti i Amerikes shkon ne Hawaii
    me aroplanin e tij qe shpenzon $ 223.000.00 ne ore domethene per 15 dite pushime ai shpenzon $ 13.000.000.00 qe populli i pagon me taxat e tij.
    Jemi nje popull shume xheloz, kush do nga ju qe po e lexon kete artikull do te bente me keq se sa po bejne keta.

    Reply to this comment
    • KORÇARI January 3, 12:54

      Domethene ti thua qe mos flasim per varferine ekstreme sepse edha Amerika ka te varfer, Na PLASI [email protected] PER AMERIKEN NEVE, ketu jemi ne SHQIPERI dhe jo ne Amerike,LLOGJIKA TENDE ESHTE LLOGJIKE IDIOTI TE PASHKOLLE.

      Reply to this comment
  18. gjermani i fundit December 31, 16:54

    Dita, nuk po punon mire serveri, mos keni hequr Tonin nga puna? Gezuar e per shume vjet, ishalla del ndonje restorant dhe ju dhuron kaposhin e Vitit te Ri me Saliun brenda, hahhahhahaa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*