I dashur vogëlush,
Ti nuk na njeh, sepse nuk lexon gazeta, ndërsa ne të njohim nga kjo fotografi dhe të tjera, që na tregojnë kushtet e mjera dhe të dhimbshme në të cilat jeton ti dhe familja jote.
Kur të rritesh, me të drejtë, do të pyesësh veten dhe njerëzit përqark për shkaqet e atij mjerimi ekonomik, të indiferencës shoqërore dhe moskujdesit shtetëror në të cilët u linde dhe po rritesh.
Ti, nuk ka të ngjarë ta lexosh tani këtë letër dhe, në të vërtetë, as ne nuk duam që ti ta lexosh pa u rritur aq sa të jesh në gjendje të kuptosh botën që të rrethon.
Po të ishe më i rritur, po të kishe radio televizor apo media sociale dhe po të mundje të shëtisje nëpër bulevardet e ndriçuar dhe të hyje në sallat luksoze ku shitet moral i rremë, do dëgjoje se ti je fatlum që je lindur dhe po rritesh në “demokraci”, në liri dhe në një botë moderne.
Këto leksione mashtruese do t’i dëgjoje nga politikanë milionerë, analistë të pacipë dhe disa tipa barkmëdhenj, të gjithë të pashpirt.
Këto rrëfime morale i dëgjojmë edhe ne përditë; i dëgjojmë nga ata që viti 1990 i gjeti thuajse si ne dhe si prindërit e tu, por sot janë ndryshe; nuk do të pranonin kurrsesi të përdornin shtëpinë ku po rritesh ti, as si banesë për qentë e tyre, për shembull për Reksin.
Reksi është qeni i një ish- bashkëfshatarit tënd, i cili thotë se ka 30 vjet që po sfilitet për popullin shqiptar, pra edhe për ty, dhe se ka qenë aq i suksesshëm në betejën e tij historike, të gjatë sa ajo e Skënderbeut kundër turqve, saqë sot ia ka arritur të ketë kullë të re në mal, shtëpi në kryeqytet dhe vila në bregdet. Jo për ty, as për mua, por për veten dhe pasardhësit e tij. Sigurisht, edhe për Reksin.
Pasi të veleshe nga këto, nuk do merrje dot përgjigje të drejtpërdrejt për pyetjen: Përse “demokracia” e këtyre tri dekadave, kjo arritje kaq e madhe historike, nuk ka mundur të më nxjerrë mua dhe familjen time nga mjerimi mesjetar?
Përgjigjja e tërthortë për pyetjen e drejtpërdrejtë do të ishte: fajin e kanë prindërit e tu që s’kanë ditur të përdorin lirinë.
I dashur fëmijë!
Gjithë propaganda e sotme dhe orkestra e saj zhurmëmadhe nuk të japin mundësi tjetër veçse të mendosh rreth përgjigjes së tërthortë. Pra të fajësosh prindërit e tu që nuk kanë ditur dhe as mundur të përdorin lirinë që ua dhanë para 30 vitesh mareshalët e Revolucionit të Rremë.
Fajtorë duhet të mbeten prindërit e tu që nuk ditën të merreshin me kontrabandë nafte, armësh apo njerëzish, që nuk kultivuan dhe shitën drogë, që s’patën mençurinë të merreshin me politikë, as me “biznes” dhe nuk vlerësuan sa duhet tenderat.
Po t’i kishe mundësitë që përmenda do të kishe mësuar se fëmijët, që i kanë pasur prindërit “të zotët” për kësi gjënash, bëjnë një jetë të tillë që nuk dinë nga bie fshati yt i vogël, por ata njohin shumë mirë Parisin, Romën, Nju-Jorkun dhe Dubain, njohin Versaçen dhe Armanin, Moulin Rouge dhe Red Light District.
Ata shkojnë jashtë shtetit për të mjekuar një dhëmb apo për të fryrë buzët, gjoksin dhe prapanicën në mënyrë që të mos iu shkojë rinia kot, ndërsa ti…
Fëmijët fatlumë të prindërve “të zotë” fshijnë djersët e qejfit me monedha 500 euroshe; ty kaq para do të mjaftonin ta suvatoje kasollen për të penguar përplasjen e erës në trupin tënd të kërrusur që tani.
Prindërit e fëmijëve fatlumë mbajnë çanta dhe orë që vlejnë aq sa për të ngritur një shtëpi të re për ty dhe familjen tënde. Të gjitha këto i kanë fituar në saje të “mirëpërdorimit” të lirisë.
Nevoja dhe kërshëria do të të shtynin të pyesje se ku është shteti shqiptar, pra shteti yt dhe i imi që mëtohet të jetë kujdestari dhe mbrojtësi ynë.
Këtu ka mbi dy dekada që administrata shtetërore shpërdoron çdo vit 40-50 milion euro dhe askush nuk mban përgjegjësi. Nëse kërkon të dish ku kanë shkuar këto para që janë të popullit (punëtor, demokrat, atdhetar etj. etj.) duhet të hedhësh sytë tek vilat luksoze, si dhe makinat moderne që drejtohen nga shtetas që ndryshojnë shumë nga ne dhe prindërit e tu.
Qeveria që kemi sot quhet e “e majtë” dhe, figurativisht e politikisht, ka lidhur martesë zyrtare me njerëz të varfër dhe të shtresave të mesme, por praktikisht e kalon natën në “shtretërit” e të pasurve. Se si quhet kjo lloj sjelljeje në gjuhën popullore do ta mësosh kur të rritesh.
Pjesa tjetër politike që quhet opozitë, e cila ka sunduar pjesën tjetër tê kohës qysh nga “revolucioni demokratik”, vajton çdo ditë për jetesën tuaj të mjerë, por kur ishte në pushtet nuk e dinte se ju ekzistonit.
Madje, ai që thotë se do marrë pushtetin siç pret maçoku të rrëmbejë peshkun, nuk e shef të arsyeshme as të paraqitet para drejtësisë. Është aq i zgjuar sa ta kuptojë se burgu është vend i mërzitshëm dhe se në politikë qëndron kot, nëse nuk e përdor politikën edhe për t’iu shmangur gjykimit.
Ai është një nga milionerët që kërkon të na bindë se milionët i ka bërë me rrogë dhe se fatet tona do jenë të njëjtë me fatin e tij, sepse kështu e ka thënë vetë Zoti.
Kur të rritesh do ta kuptosh se me aq para sa shpërdoron në një vit administrata do të ishin ndërtuar shtëpi për të gjithë fëmijët e varfër të Shqipërisë.
Ke për të mësuar se në kohën që ti po jeton në mjerim, në vendin tënd e timin lulëzonte kultura e “vrimës”, se të gjithë politikanët tanë janë të dhënë pas “vrimave” dhe betohen se kanë bërë shumë të tilla, paçka se shumica janë vrima në ujë.
Disa dolën nga vrimat dhe u vetëshpallën trima si Muji e Halili. Janë shumicë ata që dëshirojnë që vrimëbërësve t’iu dukej “vrima e miut 500 grosh”. Po kjo qenka shumë e vështirë të ndodhë.
Me të drejtë, ti do të pyesësh dikur se çfarë bënin miqtë tanë perëndimorë kur ndodhnin gjithë sa më sipër dhe të tjera bëma si këto. Ata, prej 30 vjetësh, na inkurajojnë me sloganin: “Keni punuar mirë, por mund të punoni akoma më mirë”.
Me gjithë sa kanë bërë politikanët tanë nën sehirin tonë dhe lavdërimet e miqve të huaj, na thonë të jemi optimistë sepse gjërat do të rregullohen nga po ata që i kanë prishur!
Mos e humbni shpresën, na thonë, se në mos u bëftë gjë tjetër, do bëjmë një… reformë. Kjo është fjala që kemi dëgjuar më shumë këto 30 vjet. Kjo është edhe vepra që ka dhënë më pak rezultat.
Vetë fjala reformë do të thotë “formë e re”. Pra, gjithnjë, përpiqen të ndryshojnë format me kujdesin për të ruajtur të njëjtën përmbajtje. Mjerimi yt do marrë fund kur të ndryshojë përmbajtja dhe jo forma. Shqiptarët megjithëse përherë me vonesë, gjithnjë ia kanë dalë të ndahen me të keqen dhe të ecin në rrugën e përparimit.
Edhe një herë: Gëzuar Vitin e Ri, ti dhe të gjithë ata fëmijë shqiptarë që janë sonte në kushtet e varfërisë së pamerituar për një vend që i ka të gjitha asetet për t’i rritur mirë fëmijët e tij, por që është tradhtuar nga klasa e tij politike dhe nga elita e vet intelektuale.
—-
DITA
Kjo letër u kushtohet gjithë fëmijëve të varfër dhe prindërve të tyre në zonat e thella dhe periferitë e Shqipërisë.
Gëzuar Vitin e Ri Sali Berisha, Shkelzen Berisha, Fatmir Mediu, Mihal Delijorgji. Harrova të urojë edhe per vjetorin e tortes te se mjereve! Te ishte gjalle Viktor Hygo do kishte bere volumin e dyte! Sa per Zhan Val Zhan nuk do shume mend kush do te ishte!!
Mallkuar qofte kjo fare hithre qe po mbulon nje vend te tere! Ju prehte shpirti i vrare ne paqe Zonjes Nene!
Ju lumte Gazeta DITA! Kjo eshte tema qe shqeteson shqiptaret dhe duhet ta shqetesoje SHQIPERINE!(?!) Kjo gjendje e rende dominon edhe ne “Republiken e Kosoves”, sepse, udheheqesit “tane” po kujtojne se jane ne pushtet per ta pasuruar veten dhe familjet dhe kjo eshte kryeshemtia e shekullit ne te cilin po jetojme. Po harrojne pushtetaret, ne te kater anet e Shqiperise se copetuar ne gjashte “shtete ‘shqiptare’, ‘patriotike’ e ‘kombetare’”, se jeta e mire e ketyre femijeve dhe familjeve te tyre, eshte jete e mire edhe per Shqiperine… Shqiperia do te jete me e mire dhe me e pasur me njerezit e kamur te saj…
Ky Vit i Ri, qofte vit i ndryshimeve rrenjesore, sidomos per kete kategori qytetaresh shqiptare! Gezuar 2024!…
DRENICA E KUQE
Kete artikull dergojani politiqeneve ne celular
Vetem ne lagjen nr.14, Astir-Yzberisht me mbi 100 mije banore,jane disa mijra femije te tille qe bashkia nuk u ka ndertuar asnje cerdhe kopshte shkolla,lulishte,parqe kende lojrash,fusha sportive,shetitore stola dhe tavolina pushimi biblioteka,qendra kulturore,kosha mbeturinash,plehra dhe qen rrugace pa fund e deri tek grabitja e hapesirave midis pallateve dhe trotuaret qe ua ka dhene me qera kafeneve aq sa banoreve u duket sikur jetojne si rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist!
Nuk po flas ketu per mijra femijet qe jetojne ne veri,te ngujuar nga gjakmarrja,se jeta e tyre eshte shume here me e zeze se e atyre afganeve,muxhahidineve,sirianeve etj qe qeveria Rama i ka sistemuar edhe ne hotelet me 5 yje!
Fatkeqesisht vetem komunizmi e zgidh kete problem te mprehte social
Ishte i madhi Migjen që përshkruante realitetin shqiptar, ndërsa në letërsinë tonë në vitet e para të demokracisë Migjeni u hoq nga letërsia. U hoq Migjeni sepse Lula të vecërr edhe në të ardhmen ky vend do të kishte përsëri, sepse këtë demokraci do të ndërtonin “baballarët e kombit” Tani themi deri kur kështu më? E keqja i ka shtrënguar duart duke ja vënë lakun në fyt një grupi jo të vogël (por të ndershëm) të këtij populli. Vendi gjatë këtyre viteve është qeverisur në mënyrë kriminale. Një fjalë e urtë e një Populli të mënçur thotë :”Në një vend që qeveriset keq është turp që të jesh i pasur”.
. kno Tetate.
FAJI ESHTE I ATYRE QE NUK DINE TA PERDORIN LIRINE,,,,,,,,,,kjo eshte nje shprehje PERLE ..qe permbledh gjithcka te shemtuar qe ka ndodhur keto 30 vite ne kete vend….ku ASKUSH dhe ASGJE
nuk eshte ne vendin e vet…..ku RRUMPALLA E SALIUT U ZEVENDESUA NGA RRUMPALLA E EDIT plot shkelqim te rreme…..ku njerezit e thjeshte dhe te ndershem….heqin piken e zeze per te mbijetuar….nga PADREJTESIA , TE FORTET , HAJDUTET, KRIMINELET, TE KORRUPTUARIT,etj prandaj dhe zgjedhin te largohen ….pjesa me e mire e shoqerise…pasi ketu nuk jetojne dot……se nuk jane te zote ta perdorin lirine…..ne kete vend ku cdo gje eshte per se prapthi…….ne kete vend ne thelb pa LIRI.
Me kembe te mbare Viti i Ri ishalla ! Por kete gezim te pritshme na e sfidojne ( bejne sikur ) disa nostalgjike te komunizmit ,disa te cmendur qe dhe ne liri te plote tashme vidat e truri nuk kane mundur t’ i vidhosin pergjithmone por kerkojne e shpresojne perseri tek komunizmi qe ishte fara me vdekje ndjedhese qe krijoi vete njeriu .Pse keta te cmendur keshtu mbeten le t’a gjejnë vete pergjigjen
Pak shtete ne bote jane qe kane nje sistem social ku as sistemit komuniste nuk i arriten KURRE ?? Arsimi falas e shendetsia falas e gjeni ne Suedi e sa e sa shtete te tjera si kjo . Shqipëria e premtuar me 2013 per shendetsi FALAS .Efikase do te ishte qe te mos ndodhnin vjedhjet e miljonave e miljardarve Euro ne koncesione ,ne incerinatoreve ,ne sterilizimeve e sa e sa te tjere pervetsimet e ndihmave te BE . E sot do te kishim me shume rruge ,me shume kopshte shkolla e spitale. Por jo ,sot mjerisht kemi krijuar nje burg te RI ,burg per Vipat ,ku gojet e Liga thone se nuk dallojne nga hotelet 3 yjesh .Prandaj mjaft me perrallisjet , enderrimet por te kerkojme per nje ndertim burgu te tjeter te Vipava pervec Durrësit, pasi armate e re do te behet antare ,e te gjithe patronaziste ,te gjithe socialiste per dreq .Kjo si shpjegohet ? Te tjere presim ,te tjere mallkojme e te tjere burgosen .
Ne Nju Jork , mbi 11 mije familje jetojne ne metro’ , ne stacione treni e jashte , ne afersi te aeroporteve . Mos kujtuat se demokracia , eshte “komunizmi” i enderuar e himagjinuar nga njerzimi ?
Nen rregjimin komunist u burgosen u internuan e kemi mbi 50 miljon viktima .Bilanz me i madh se viktimat e luftes se dyte botërore. Ne se qeveritaret nuk vjedhin nuk mendojnë te ushqejne 3,4 gra ,te rehatojne farefisin s’do te kemi demokracine e enderruar por nje lloj shfryzezimi modern te mbrojtur me finese nga Avokate e gjygjtare te rregjur .Shembuj sa te duash .
Une do ta zgjeroja me teper komentin e Rites duke kritikuar gazeten DITA per kte shkrim mallengjyes qe do te beje te qajne shume nostalgjike te Enverit duke kujtuar vogelushet e Partise, por qe nuk i ve GISHTIN NE PLAGE te KEQES qe ka kapluar sot Vatanin, perkundrazi te krijohet pershtypja sikur gazeta DITA shperndaje fajin e Edi Rames ne 14 vjet ne pushtet me “…opoziten qe beri njesoj…” Kjo eshte nje qasje jo korrekte per te mos treguar asgje, sepse vetem po te shikosh fotografine me femijen fatkeq qe ka ngarkuar koven me copa kromi per te fituar nje krodhe buke, menjehere te shkon mendja te Samir Mane qe e filloi biznesin duke shitur frigorifere te ndryshkur ne kohe te Saliut dhe tani ne Kohen e Edi Rames eshte bere Bosi i kromit ne Veri qe grabiti Palasen ne Jug per ta transformuar si nje kulceder turizmi elitar dhe kerkon te grabise gjitheshka te mund te blihet me para korrupsioni pa i sjelle asnje dobi GDP kombetare ose ndryshe te ardhura ne buxhetin e shtetit per te ndihmuar keta femije ne fotografi qe gazeta DITA u uron Gezuar Vitin e Ri me kove me kromin e Samir Manes ne kurriz pa treguar fare me gisht FAJTORIN, prandaj o gazeta DITA per te korigjuar kete padrejtesi dhe per t’i mbyllur HALEN e nostalgjikeve te Enverit qe vajtojne per femijet e sotem fatkeq shqyptare qe mbledhin copa kromi, ne vend te shkojne ne kopshte dhe shkolla duke kujtuar me nostalgji Kohen e Qepes me kopshte dhe shkolla komuniste, por edhe me tollona dhe bunkere, intelektuali do t’u kujtoje ketyre nostalgjikeve fanatike qe ndryshe shpalosen si HAMASI i Enverit ne kete forum te nerum se:
KJO E KEQE QE KA KAPLUAR SOT SHQYPTARET E KA ZANAFILLEN TE KOMUNIZMI ENVERIST HAJDUT DHE GRABITQAR QE U IMPLEMENTUA NE SHQYPNI PAS LUFTES ME URDHER NGA MOSKA DHE BEOGRADI DHE QE EDI RAMA PO E RILIND SOT ME NJE FORCE TE PAPARE
Ja edhe spjegimi i hollesishem:
Historia e panjohur që rrënoi Shqipërinë: Si “avulluan” disa tonelata ar në vitet ’80-të, firmat fantazmë që u justifikuan nga Thesari i Shtetit e Ramiz Alia, nje histori tragjike per Vatanin, e pa investiguar nga askush seriozisht deri me sot, por krejt e vertete
“ Vlerat monetare të familjes Hoxha, sipas disa dëshmive, i ka qarkulluar në Perëndim dhe më tutje një njeri i afërt i djalit të Enver Hoxhës, Sokolit. Ky njeri quhej Shkëlzen Doçi. Ai brodhi për shumë vjet në Francë, Kanada, ne Kube dhe Amerikën e Jugut, për të qarkulluar dhe depozituar vlerat e thesarit shqiptar, në emër të familjes Hoxha. Pikërisht, zbulimi më i madh rreth personit enigmatik të Shkëlzen Doçit, do të hedhë më tepër informacion rreth vendit se ku ndodhet një pjesë jo e vogël e floririt të grabitur të shqiptar. Po ashtu, nuk janë të pakta informacionet që qarkullojnë se, për Amerikën e Jugut, një rol jo pa rëndësi ka edhe komunisti veteran, braziliani Zhoao Amazonas, njeriu që ishte i pranishëm më shumë se kushdo në kongreset e Partisë së Punës. Në Zvicër ndodhet vetëm një sasi e caktuar e arit shqiptar. Ajo me e madhja ka kapërcyer oqeanin. Me anë të vendimeve nr. 5, 430 dhe 84, të datave 7 janar 1988, 7 dhjetor 1988, dhe 8 mars 1989, janë transferuar jashtë shtetit për qëllime kambizmi, 4.072 dhe 13.193 kg argjend. Një shumë e tillë e justifikuar për kambizëm, është pamundur të ketë shkuar e gjitha në destinacionin që thuhet. Për skandalin në fjalë, ka shkruar më 26 qershor 1991 edhe gazeta “Rilindja Demokratike”. Sipas gazetës, specialistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kishin zbuluar se, llogaritë e bilancit valutor, nuk rakordonin. Gazeta ‘RD’, pas nje denoncimi kritikonte gjithashtu heshtjen e drejtorit të Bankës së Shtetit, Niko Gjyzari dhe të drejtorit për Marrëdhënie me Jashtë, Kamber Myftari. Po në këtë artikull, bëhet fjalë se, njeriu që është marrë me “kambizmin”, është Dhimitër Gazhda, i cili sipas gazetës, kishte dy muaj që jetonte në Greqi. Humbjet që kishte pasur shteti shqiptar, në një rast të tillë, sipas gazetës, ishin rreth 200 milion dollarë. Padyshim që i ashtuquajturi “kambizëm”, në prag të kapitullimit të regjimit komunist, nuk ka qenë gjë tjetër veçse, maskim i kalimit të llogarive, në favor të udhëheqësve të lartë komuniste. Me anë të një shkrese sekret, të datës 6 tetor 1987, ministri i Financave, Andra Nako, njofton Ramiz Alinë dhe Adil Çarçanin, sa më poshtë: “Njoftimi mbi llogarinë bankare 01 më 30 shtator 1987, arriti rreth 17 milionë dollarë.
Një tjetër formë e përdorur për kalimin e sasive të arit, ose e të ardhurave valutore në Perëndim, është ajo e përdorur në fund të viteve ‘80-të, nëpërmjet firmave të ashtuquajtura “Perëndimore”, në uzina apo kombinate, që tradicionalisht kishin dalë me humbje. Një investimi tillë, është vënë re edhe Kombinatin Metalurgjik “Çeliku i Partisë” në Elbasan, në vitin 1990, ku në Uzinën 12 dhe atë të Nikel – Kobaltit, janë “investuar” 40 milionë dollar, në bashkëpunim me një firmë gjermane fantazmë, krejtësisht të panjohur, si ajo “Salsiger”. Ky skandal, është denoncuar qysh më 11 maj 1991, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë nga deputeti i Elbasanit, Argjir Panariti, (shih për këtë “Punime të Kuvendit, viti 1991”, nr 1, faqe 529). Po ashtu, mund të kujtojmë se, një firmë e njohur për lidhjet e saj të ngushta me ‘klanin Hoxha’, ishte edhe ajo që drejtohej nga Hajdin Sejdia, me emrin “Iliria Holding”. Sigurisht jashtë vëmendjes, nuk duhet lënë as borxhi i jashtëm që krijuan komunistët (në kundërshtim me kushtetutën e tyre), në fund të viteve ‘80-të dhe që arriti në rreth 500 milion dollarë. Përveç grabitjes masive së arit tek qytetarët shqiptarë, një grabitje e përmasave të padukshme, është edhe ajo e ndodhur në Uzinën e Rubikut, ku prodhohej një sasi jo e vogël ari. Ndërsa në Tiranë, funksiononte një sektor i posaçëm i pranimit të arit të Rubikut, që në një kohë të konsiderueshme dhe delikate, drejtohej nga Reshat Alia, që ishte xhaxhai i Ramiz Alisë dhe babai i Teuta Hoxhës, që ishte gruaja e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilirit. Në mungesën e plotë të çdo lloj transparence, vit pas viti, është arritur të përfitohet një sasi e madhe ari në Rubik, në një kohë që Thesari i Shtetit, ka përfituar një sasi krejt të papërfillshme të tij. Ish-ministri i Financave, Andrea Nako, me anë të një njoftimi sekret, të datës 9 tetor 1987, njoftonte kryeministrin, se: nga prodhimi i Rubikut, sigurohen rreth 120 – 130 kg. ar në vit. Për vitet 1968 – 1990, duke marrë si prodhim minimal shifrën e 120 kilogramëve në vit, janë siguruar rreth 2.640 kg ar. Ndërsa sipas dokumenteve te hershme qe nga fillimi i punes ne Rubik duhet të kemi parasysh se, për të tillë sektorë, komunistët kishin një mobilizim të paparë, që nuk njihte as turne, e as gjë tjetër. Kjo të çon në përfundimin që; sasia e arit të Rubikut, mund të jetë edhe më e madhe qe rezulton te jete grabitur duke e nxjerre fshehurazi permes portit te Durresit nga burri i tezes se Fatos Nanos qe kontrollonte hyrje-daljet ne ate port gjate Diktatures komuniste ne vitet 70-80 te. Pas shumë denoncimeve dhe shkrimeve në shtypin e opozitës, në vitin 1991, u pa e rëndësishme, që ky proces të shkonte më tej. Për të verifikuar bilancet e Thesarit e Shtetit, nga vitit 1938 – 1990, si dhe procesin e sekuestrimeve në vitet e para të regjimit komunist, në fund të vitit 1991, me nismën e Partisë Demokratike, u ngrit një komision i përkohshëm parlamentar,
vazhdon
Vazhdim:
“Më 24 shkurt 1992, RTSH-ja, në emisionin e lajmeve, transmetoi një intervistë të një qytetari të huaj, që quhej Xhon Mekgoi, intervistë që ishte marrë 4 ditë më parë. Mekgoi, në këtë intervistë, deklaroi se në fund të vitit 1990, e në fillim të vitit 1991, kishte qenë dëshmitar i transferimit nga Shqipëria në Zvicër, i 10 tonëve ar. Ai theksonte se, vetëm në nëntor – dhjetor 1990, janë dërguar në Zvicër, nga Tirana, dy avionë të posaçëm, dërgesa e të cilëve, ari, ka përfunduar në Bankën “Strase”. Sipas tij, një pjesë e këtij ari, përbënte edhe kapitalin bazë të një banke shqiptaro-zvicerane, që ekzistonte në Tiranë. Banka në fjalë, ishte “Iliria Suisse Bank”. Përveç kësaj, Mekgoi shfaqi dyshimet e tij, për firmën “Iliria Holding”, e cila edhe në mjedise politike të kohës, përflitej si e lidhur me familjen Hoxha, për të mos thënë që menaxhonte të ardhurat e kësaj familje. Këto deklarime të Mekgoit, shkaktuan një pështjellim të madh tek politika e majtë në Tiranë. I pari, reagoi presidenti komunist, Ramiz Alia, i cili siç dihet, ka qenë një ndër njerëzit më të afërt, të klanit Hoxha. Vetëm një ditë më pas, Ramiz Alia, i kërkoi kryeprokurorit të Përgjithshëm, Petrit Serjani, “verifikimin e fakteve të mësipërme” dhe procedimin penal të Mekgoit, “nëse lajmi është i rremë”. Si kuptohet nga deklaratat e rastit, Xhon Mekgoi, kishte vizituar edhe me personalitete të tjera të shtetit, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin, Vilson Ahmeti. Ky i fundit, sipas “ZP”-së, i është drejtuar Mekgoit, me këto fjalë: “Mos lëshoni tullumbace të tilla”. Nga ana e tij, drejtori i Thesarit të Shtetit, Fahri Hoxha, i pyetur për këtë problem nga gazeta “ZP”, më 26 shkurt 1992, ndër të tjera deklaron: Ne nuk dimë asgjë për sasinë e arit të përmendur në intervistën e transmetuar në televizion.”
Vazhdimim:
Më 7 qershor 1992, presidenti Berisha me anë të një letre i kërkoi autoriteteve zvicerane ndihmesën e tyre në lidhje me arin shqiptar që ndodhej në Zvicër. Për këtë qëllim guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ilir Hoti, autorizoi më 1 mars 1993, firmën ligjore ?Poncet Varluzer? dhe partnerët anëtarë të Avokaturës së Gjenevës, që të vepronin në emër të autorizuesit për të zbardhur llogaritë e hapura nga Banka e Shqipërisë në Zvicër. Policia e aeroportit të Zyrihut, divizioni kriminal, më 11 mars 1993 kanë hartuar raportin për Shqiperine me lëndë “Hetime në lidhje me hyrjet e arit ne Zvicer me prejardhje nga Shqipëria me fluturimet e Svissair SR 459 të 3 korrikut 1989 dhe 19 shkurtit 1991?. Ky raport ndër të tjera ka këtë përmbajtje: “Hetimet në lidhje me çështjen e përmendur më sipër pranë Shërbimit të Sigurimit të Aeroporit kanë dhënë rezultatet e mëposhtme: Më 3 korrik 1989 me fluturimin SR 459 nga Tirana kanë mbërritur 3.100 kg ar. Kjo dërgesë ishte pritur dhe depozituar nga Shërbimi i Sigurimit. Më 5 korrik 1989, kjo dërgesë u transportua në MAT SE CURITAS dhe u zhdoganua nga kjo e fundit. Hetimet pranë MAT kanë treguar se dërgesa ishte zhdoganuar duke përmbajtur lingotat e arit dhe të argjendit si monedhat me një vlerë prej 19,7 milion frangash. Gjithë dërgesa u çua me urdhër të Union De Banque Zvicër në Edelmetallschmelzerei në Mendrision/TI. Në lidhje me datën 19 mars 1991, Policia e Shtetit të Zyrihut deklaroi se nuk pasur fluturime nga Tirana në Zyrih. Në dy data e tjera të fluturimeve, 18 dhe 21 shkurt 1991, nuk kishte të dhëna për depozitim ari. Më 23 mars 1993, me anë të një letre dërguar në Tiranë, Charles Poncet (doktor në drejtësi në Avokaturën e Gjenevës), njoftoi autoritetin më të lartë të shtetit shqiptar se pas një korrespondence me gjyqtarin Dieter Jann Corradi, disa sasi jo te vogla ari kanë kaluar tranzit nga Zvicra. Anëtari tjetër i firmës ligjore Poncet Varluzer Oliver Peclard (avokat i Kolegjit të Gjenevës) me anë të një korrespondencë të njejtës datë (23 shkurt 1993), pasi ka grumbulluar të dhënat nga Policia e Shtetit të Zyrihut, i drejtohet kështu gjyqtarit të sipërpërmendur: Rezultati i hetimeve paraprake të Policisë së Shtetit të Zyrihut në lidhje me dhënien e arit me prejardhje nga Shqipëria mbi fluturimet e Svissair RS 459 të 3 korrikut 1989 dhe të 19 shkurtit është tepër interesant. Të dhënat dhe dokumentat që kanë qenë të mundur të mblidhen nga Shqipëria dhe për të cilat bëhej fjalë në kuadrin e hetimit, në fakt nxjerrin në pah trasferime të shumta ari nga Tirana në Zyrih ndërmjet viteve 1988 – 1991. Pra duket se del qartë nga hetimi zviceran se sasi të konsiderushme ari të cilat ne baze te dokumentacionit perkates duhej se kishin lënë Tiranën, në fakt asnjëherë nuk kishin arritur në Zyrih.
Ndonëse hetimet nuk u çuan si duhet deri në fund për shkak të kohës së gjatë që kërkohet në raste të tilla dhe për shkak të ndryshimit të pushtetit në Shqipëri, ato provuan se nga Shqipëria kanë lëvizuar sasi jo të pakta ari në fund të viteve 80-të, kur po dukej akoma më qartë falimentimi i regjimin komunist në mbarë lindjen dhe veçmas në Shqipëri. Ajo që ia vlen të theksohet është fakti se nuk është vetëm Zvicra foleja e fundit e një pjese të arit shqiptar. Ajo ka qenë edhe vend tranzit i këtij ari. Në vendet e Amerikës latine apo në Kanada ndodhet një sasi jo e vogël ari, e cila ka bërë borgjezë kapitaliste lakmitare pinjollët e grabitqarëve të dikurshëm, pinjollët e shtresës më ordinere që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.”
dhe:
EDI RAMA THJESHT VAZHDON KAUZEN E PARTISE QE TRASHEGOI
prandaj:
Prinderit e femijeve mjerane te mos ankohen pse komshiu behet i pasur dhe femijet e tyre nuk kane buke te hane, me justifikimin se edhe “…opozita te njejte pune ben…” por te mendohen mire kur hedhin voten e tyre ne kurine e votimit se atehere e vendosin vete te ardhmen e femijeve te tyre dhe te mos lakmojne kanabisin qe u ka hedhur Edi Rama si nje kocke per ta lepire.
Ore shqip pyet Veliajn si eshte kjo pune ne new York sepse e ka Mik bashkiakun e new York-ut.Mbase Veliaj e ndihmon.Ky bashkiaku I New York-ut ka problem edhe me emigrantet ilegale qe po futen ne Amerike(rreth 12,000 c’do dite) .”Na mbyten emigrantet ilegale” eshte shprehje e mikut te z.Veliaj.Mbase dhe Veliaj ndjek shembullin e Rames dhe na sjell ne Tirane nga Haiti,sepse ata dine frengjisht dhe z.Veliaj I kupton shume mire.Mire thote nje fjale e urte shqiptare :u be bota arap”.
Na cave bythen , o intelektual i leshit . Ketu lexuesi mund te beje nje koment te shkurter dhe jo te shkruhen novela e romane sic ben ti , hajvan e psikopat . Ate nge’ kane njerezia , te lexojne perroin tend psiqik ? Gjithmone me te njejtin stil , me te njejtat fjale e me te njejten urrejtje qe te ka pushtuar gjithe qenien tende ; je nje plak i besdisshem , i perket nje te kaluare qe ka perenduar me kohe e nuk kthehet me . Hajt , ik pirdhu , legen I ndryshkur e fosile qe I perket antikitetit .
Po ty o BOLE fanatike kush te detyroi ta lexosh gjithe shkrimin sqarues dhe shtetues qe ka bere intelektuali per te vene “gishtin ne plage” per femijet e kromit te Samir Manes qe gazeta DITA nuk guxon t’ja permende emerin?
PO KUSH TE DETYROI O BOLE FANATIKE TA LEXOSH KOMENTIN E INTELEKTUALIT KUR E KE AKOMA ME TE GJATE TE GAZETA TEMA E MERO BAZES NE VARIANTIN ORIGJINAL?
C’te besh ? Ne vend qe te falenderohet i nderuari z. ” INTEKEKTUAL ” per lajmet e mesiperme ,per shpjegimin real me data emra dhe emërtim vendesh sulmohet nga komuniste te rafinuar ,te,maskuar sepse po njollosen si hajdute te paskrupullt heronjtë e tyre , familjet, Hoxha ,Alia ,Nano e ky i fundit i kavallit Ed qosja se s’i ka mbetur qime floku ne koke nga ” hallet ” e shumte .”Florinjte “, pasuria neto e ketij zor se zbulohen vec po te gjurmohen ” këshilltarët ” e tij pa pagese , ish sigurimsa te shpërndarë ne kontinente te ndryshme ne gadishmeri per te korruptuar cdo funksionar , si dhe kontrollohen financat e vellait Olsit. Po nxirrni kundrafakte more te mjere , rrezoni cdo fakt qe shkruan qe te mirreni paksa seriozisht. U burgosem , u trajtuam si skllever , pa pasur liri fjale , u ushqyem me triska ne fillimet e eksperimentit e ne mbydhje me Tollona , dalin vjedhjet e TONELATAVE FLORIRI nga Ramiz diktatori e keni ze te mohoni ??? Historia ju ka rezervuar vendin e duhur ,per etike mos ndyj fjalorin tim por tragji – komike eshte se po ju vete tregoni fekalet ne surratin tuaj qe jua ka stampuar historia ,faktet .
Shqiptaret i beri hajdute sistemi i Enverit! I perfeksonoi Sala dhe tradita vazhdon me Ramen! Kur te dale brezi i katert pas 91shit atehere shpresoni qe korrupsioni te ulet! Tani per veshjen! Shume gra vishen ne forma shume provokuese! Ne TV ne shtepi,ne rruge,ne pune e ne shume vende te tjera! Rujuni t’ju ruaje Zoti! Falemnderit per mirekuptimin!
Slogani ” Shqiperia do të ndryshojë ” më duket, jo i pamundur, por si ajo afarizma e dhelpres që vraponte pas dashit me shpresen se topet do ti binin në tokë… !!!
Gezuar kete vit te ri, jo vetem JU femije por tere kjo Shqiperi!
Shume shpejt do ju duhet te shtrengoheni ca me shume, e rripit ti hapni ca vrima tjera,
Kjo qeveri Rama (qe nuk e ze gjumi per hallet tuaja) ju ka pregatitur nje surprize vertet te kendeshme per kete 2024 – rritjen e TVSH per te gjithe artikujt.
Kjo do sjelle kriposje totale te tere cmimeve pa dallim, ushqimore se pari e tere tjerat pas.
Prandaj sa jeni ne kohe mund te furnizoheni ca me ato cmime qe jane sot. Pastaj ju mbetet te shkoni ne Maqedoni e Malin e Zi per tu furnizuar se helbete ju bie me lire. Gjithsesi kjo do ju forcoje me shume edhe durimin per ta pritur Rilindjen se paku po aq sa pritem Socializmin – nja 47 vjet.
Ata 50 milione viktimat ishin te gjithe nga fisi intelektuhal i Rites
O Aldrin pushti i Enverit, alias Mirel BOLJA sic te zbuloi pikpyetja e dyfishte, po nga e keni kete guxim gomari ju fanatiket e HAMASIT te Enverit te fyeni dhe ofendoni komentuesit e tjere me HALET e sat’eme dhe te tyt’eti qe ju kane pjellur ne HALET e Sigurimit si handikape idiote rrugace qe pervec rrugacerise nuk dine te beni gje tjeter? Po hap internetin o KAQOL qe te mesosh se Stalini vrau mbi 33 milione ruse dhe ukrainas me plumb ose nga uria ne periudhen 1923-1933 gjate industrializmit komunist te BRSS kur donte te arrinte SHBA, kesaj shifre horror shtoji edhe mbi 40 milione viktimat e Mao Ce Dunit ne Kine dhe po te shtojme viktimat e Enverit tend dhe te Diktatoreve te tjere komuniste te Botes ne kete liste viktimash te komunizmit shifra e Rites do te dale dy here me e madhe dhe kjo e vulosur nga Amnesty International qe e rendit Stalinin si KILLERIN me te madh ne Bote per nga egersia e ekzekutimeve dhe vrasjeve masive nga uria e tejskajshme qe trondoten Boten pas zbulumit dhe hapjes se Arkivave te KGB.
prandaj:
Ti o pusht injorant dhe rrugac e debil mbylle HALEN ku dhjesin ushtaret e HAMASIT te Enverit dhe mos mallko me Edi Ramen si demo kontraversi ne kete forum se Edveri eshte cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit qe nuk di te kerkoje falje per krimet e familjareve te tij dhe te krimeve te komunizmit te Partise qe trashegoi duke u justifikuar si Stalini cinik:
“KUR VRET NJE NJERI SHKON NE BURG, KUR VRET MILIONA VRASJA BEHET STATISTIKE”
O intelekt-HALE,Rita etj te gjithe ju qen te zgjebosur ,ARMIQ TE SHQIPERISE ,qe meritoni plumb pas koke:
Ju jeni kafshe qe lehni dhe vetem doni te kafshoni por kurre nuk keni thene se pse per 33 vjet jo vetem nuk eshte bere ketu asgje me e mire se sa ne kohen e Enverit,por e degdisen Shqiperine 150 vjet prapa!
Qepeni halen tuaj te qelbur se nuk vleni per asgje!
Ju plehra merreni akoma me Enverin kur populli nuk ka buke te haje!
Mbylleni halene o PLEHRA KANCEROZE!
Uuuuhhhhhh sa leter e dhimbshme!
Shume dhimbje, helm dhe trishtim brenda!
Te tromaks dhe te le pa koment fare!
Lypsi i vogel, pjella e Markos nga Tropoja,
Lere kanabisin dhe shko ne shkolle te mesosh shkrim dhe kendim se prinderit e tu drogaxhinj te kane mesuar vetem fjalen HALE nga fjalori i shqipes dhe po keta prinder te HAMASIT te Enverit te kane mesuar te vrasesh njerez duke i ekzekutuar me nje plumbe pas koke, njerez qe ti o kriminel i vogel nuk i njeh fare dhe i vret si zogj pule per t’i vjedhur nje celular telefon dhe pastaj shkon dhe ja fut me gjume per te gjetur viktimen e radhes, prandaj per keto 33 vjet qe nuk eshte bere asgje nga Koha e Qepes e Enverit me tollona dhe bunkere pergjegjesine duhet t’ja kerkosh prinderve te tu po keshtu plehra fanatike te indoktrinuar qe te kane lindur ne HALE enveriste dhe qe Enveri u ka hedhur trute e gomarit per te votuar gjithmone si nje grusht bashkuar Partine e Punes dhe qe hedhin symbyllur voten e tyre per ata bandite komuniste qe la pas xhaxhi Ramizi me propozim te Nexhmijes per te vjedhur floririn e Rubikut dhe per te vjedhur me pas gjithe Shqypnine, njashtu sic beri Enveri per 50 vjet me radhe.
SHKO DHE MESO SHKRIM E KENDIM QE TE KUPTOSH SE NGA TE VJEN E KEQJA DHE TE SJELLESH NJE ARGUMENT LLOGJIK NE KETE FORUM DHE MOS VRIT NJEREZ PER NJE TELEFON O LYPSI I VOGEL ME PATLLAKE TE MADHE
Sepse do te ikesh ne te s’emes si shume te tjere.
O gomari,intelektu-HALE!
Na cave bythen duke u marre me te shkuaren,kur njerezit pasi hane mengjesin harrojne cfare kane ngrene dhe fillojne te mendojne per dreken!
Ndersa ti o HALE, ke 33 vjet qe ha mut ne po ato hale se nuk te pelqen ushqim tjeter!
Lypsi i vogel, pjella e Markos nga Tropoja, e ke shikuar filmin famoz te Holivudit TAKEN sepse sikur eshte bere tamam per ty:
Prandaj ta shikojme me radhe repliken: HALEN dhe gomarin tregoja prinderve te tu qe nuk te kane mesuar gje tjeter vecse te besh rrugacin dru me pre qe te kujdesesh per kanabisin familjar, meso nga intelektuali o vemje enveriste se kur ve nje presje duhet te shpytes me pas intervalin dhe kjo mesohet ne shkolle dhe jo te shtepite e barit apo ne parcelat e kanabisit e Rilindjes Edviniste sepse prinderit e tu nuk te kane mesuar shkrim dhe kendim, ne menyre qe te shprehesh me argumenta llogjike, por te kane stervitur te vrasesh njerezit si zogj pule me plumba pas koke per t’i vjedhur nje celular dhe pastaj t’ja futesh me gjume duke harruar se cfare ke ngrene ne mengjes duke enderruar cfare te hash ne dreke duke menduar per viktimen e radhes,
prandaj:
intelektuali i beri thirrje gazetes DITA te mos postoje me shkrime nostalgjike:
“I dashur vogëlush, Gëzuar Vitin e Ri, i dashur fëmijë!”
qe:
Beri te qajne me lot fanatiket e Enverit qe tani votojne symbyllur pjellen e Kristaqit, Killerit te Enverit, pa e kuptuar se ata vete me kete besnikeri ndaj Kauzes Enveriste te Partise ja kane bere gropen vetem femijeve te tyre qe i nxjerr gazeta DITA si fakire me kova me copa kromi, prone e Samir Manes qe askush nuk guxon t’ja tregoje emerin dhe ymrin,
prandaj:
meshoji kanabisit te Edi Rames me kujdes se po te kapi policia nderkombetare te con ne Ruanda dhe te mban si kafshe e eger si ata shoket e ty qe shkuan ne Angli me gomone dhe muti i bythzinjve atje do te duket si bakllava Stambolli meqe fole per ushqimin tradicional
Ndoshta i nderuari z.” INTELEKTUAL ” i ka rene pikës ne identifikimin per komentuesit ” Lypsi i v,,,, ” une them se eshte i njejti qe nderron nick name ashtu per guston e tij te zi .Nervozizmi ne te shprehur e lloqet e pakta zbulojnë mutron ( fytyren ) e tij ,,,,,,te MADH = Golemin e Gjirokastrës, te Kurveleshit ,te Kavajes etj. Ne fakt duhet t’i meshiroj tipa te tille por me fjale s’mundem vec i lej ne shpellën e harreses , ne grupin e vetmuar ,shpërblim qe ja ka dhene historia , damken e zeze nga populli e Zoti vete . Kur te mallkuarit ,mallkojne nuk eshte cudi e madhe ,as tragjedi por komedi qe fatkeqësisht luhet mbi kokat e popullit te vuajtur e te pashprese , mbi shqiptaret , mbi ne qofshin konservatore ,idealiste , majtiste ku qe ne fakt kjo rryme duhej ndaluar per dekada tek ne ne saje te demeve qe shkaktuan ithtarët e kesaj demagogjije . Lypsiaret jane per t’u mëshiruar, duhen ndihmuar por “lypsiare ” qe harrojnë se kush solli ,thelloi mjerimin per 45 vite me premtimin famoz se ,,,,,do hame me luge floriri jane e keqja e kombit e asaj shpellës se vetmuar ku jetojne t’u vihet nje gur i madh qe te mos shohin me diellin me sy . Harxhim kohe te mirresh me lypsarë te tille .