Gianni De Biasi, italiani i Shqipërisë që kishte nevojë vetëm për kohë

October 26, 2015 20:34

Gianni De Biasi, italiani i Shqipërisë që kishte nevojë vetëm për kohë

Gianni De Biasi. Lavdia, si të thuash, nuk vjen domosdoshmërisht duke marrë pjesë në Champions League apo se të vihet një pseudonim nga gazetat. . Vitet e fundit eshte kthyer ne gare dhenia pseudonimeve nga me te ndryshmit trajniereve te jashtezakonshem ose vetem te konsideruar te tille, duke i cmuar si te ishin schkencetare te futbollit. Po ç’mund të thuash për një njeri që e çoi një ekip Kombëtar si ai i Shqipërisë në Finalet Europiane i klasifikuar i dyti në një grup me Portogalinë dhe Danimarkën duke patur kënaqësinë të fitonte në Aveiro kundër luzitaneve (portugezëve) me rezultatin 0-1?

Dhe jo vetëm kjo. Më 11 tetor barazoi në Shqipëri me Danimarkën 1-1. Më 14 nëntor barazoi gjithmonë 1-1 me Francën, duke e mundur 1-0 më 13 qershor. Shenjë që Shqipëria është në gjendje të fitojë edhe kundër skuadrave më të shquara dhe që nuk do të shkojë për pushime në Francë, verën e ardhëshme. Për Kombëtaren e shqiponjës me dy krerë ardhja në stol e Gianni De Biasi nga Sarmede ishte më se pozitive. Madje mund të flisnim për një shock. Duam të japim një ide të ndryshimit? Kur Shqipëria stërvitej nga kroati Josip Kuzhe, më 6 shtator 2011 humbi në Luksemburg 2-1. Pas katër vjetësh flasim për Francën e mundur.

Nuk qe rastësi të pritej Gianni De Biasi me skuadrën në aeroportin e Tiranës nga një turmë që festonin siç nuk ishte parë kurrë në këto anë. E jo vetëm kaq. Kryeministri Edi Rama doli te shkallët e avionit për ta pritur vetë e për ta përqafuar. E për më tepër Rama, duke folur në italisht, tha:

E di që tani do të të duan shumë të tjerë, njerëz e klube me më shumë para e traditë. Po ne nuk të lëmë: e kemi mësuar nga ty. Të falenderojmë që i dhe Vendit tonë këtë gëzim të madh e të falenderoj personalisht që ke dhënë shembullin e vyer që të vazhdojmë të ndjekim një ëndër kur të gjithë janë gati ta braktisin.

Televizioni shqiptar, verën e kaluar shkoi në Sarmede, komunë me 3000 banorë në provincën e Trevizos, vendi i lindjes së Gianni De Biasi-it për të ndihmuar tifozët të kuptonin se cili ishte ky italian që në 2011, sapo mbërriti t’i thoshte skuadrës: mund të jemi të parët shqiptarë të bëjmë diçka të rëndësishme”.

I dërguari i tv përshkoi jetën e Gianni De Biasi-it që nga shtëpia ku ai u lind, më 16 qershor 1956, duke intervistuar miq, të afërm, komshinj dhe njerëz të lidhur me punën e tij si trajnier, madje dha edhe shtëpinë në të cilën jeton ende e ëma, duke i paraqitur publikut vëllanë e motrën e trajnierit. Një punë e rëndësishme, e bërë me kujdes, po që tregon punën e zakonshme të trajnierit, i cili tashmë u kthye në diçka më tepër se një personazh i thjeshtë në Shqipëri.

Gianni De Biasi është bërë qytetar nderi shqiptar për merita sportive, dhe u bë i famshëm nga laurea honoris causa për merita sportive, që iu akordua edhe në këtë rast në prezencë të Edi Ramës. Një burrë gjithmonë e më shqiptar, aq më shumë kur e sheh të këndojë himnin kombëtar në krahë të kapitenit Lorik Cana, lojtar i Lacios e sot i Nantës, e në krahë të Edi Ramës, para mijëra tifozësh që kishin dalë të festonin në Tiranë.

Meritë e metodës të tij se nuk është vetëm teknik. Giani De Biasi kërkon diçka më shumë nga lojtarët. Ia konfirmon Gazeta Sport-it:

Kërkoj pjesëmarrjen e tyre për të nxjerrë në pah maksimumin, dua prej tyre gjithëpërfshirjen jo vetëm një përgjigje teknike.

Duke parë rezultatet, përgjigjia ka mbërritur. Lojtarët e vlerësojnë, po festojnë, e duan. Kush e di, ndoshta edhe në Shqipëri, do të ketë pasur të thirrura në dhomat e zhveshjes. Po janë të gjithë kompaktë pranë trajnierit. Dhe çdo ndeshje është si të jetë finalja për ta. Dhe, po të kujtojmë Gianni De Biasi as nuk do të kish shkuar në Shqipëri. Gjithçka erdhi nga shkarkimi që iu bë nga skuadra e Udinezes, në vitin 2010.

E vetmja keqardhje më mbetet Udine, ku nuk mu dha mundësia të punoja. Ishte një rast i shkëlqyer për mua, po nuk munda të shpjegoj se kush isha e çfarë desha të bëja. Nuk pata kohë.

Kohë. Atë që e pati me bollëk në Shqipëri për t’u bërë më i madhi. Po jo vetëm aty. Gianni De Biasi ishte protagonisti me Spal nga 1997 deri 1999 me kalimin e estensëve në kategorinë C1 dhe fitoren e kupës së Italisë për Serinë C. Kryevepra e tij mbetet kalimi i Modenës, nga kategoria C1 në kategorinë A në tre vjet dhe qëndrimi po në këtë kategori edhe në vitin e katërt. Një punë që u vlerësua me çmimin e dytë si trajneri më i mirë dhe mirënjohja e përherëshme e çdo tifozi verdhë e blu që, fjalët e Tuttomodenaweb, përcaktojnë atë skuadër.

E paharrueshme, në atë shkallë që të arrijnë rezultate të pabesueshme madje edhe për tifozin verdhë e blu më optimistin.

Një tjetër arritje do të jetë ajo në Torino e Urbano Cairo duke e çuar skuadrën në Kategorinë A, ekip i ndërtuar vetëm në një javë merkatoje, duke kapërcyer Mantovën në Playoff. Në sezonin e mëvonshëm e largojnë para fillimit të sezonit por që më pas ë rikthejnë dhe arrin ta shpëtoje skuadrën. Në Torino do të kishte mundur të ndërtonte diçka të rëndësishme po ndoshta si në Udine nuk pati kohë dhe e largojne po në sezonin 2009/2010 pasi ishte rikthyer nga Levante pesë javë nga fundi i kampionatit, duke shpëtuar Torinon nga rënia nga kategoria .

Në Ferrara e Modena pati kohë, në Torino e Udine jo. Diferenca është pikërisht këtu.

E tani çmimi final. Në Kampionatin Europian me Shqipërinë. Një rrugë e re, një aventure stimuluese. Një sfidë sportive, logjistike, njerëzore. Kush e di si do shkojë. Sigurisht duke parë karakterin e trajnierit e besimin e skuadrës do jetë me sukses. Siç ka ndodhur gjithmonë kur ka patur kohë.

October 26, 2015 20:34
Komento

2 Komente

  1. njeriu i mire October 26, 21:31

    mbetet nje hero,qe diti te transformoje nje kombetare shqiptare, duke i bere krenar gjith shqiptaret ne mbare boten.
    De biazi, meriton cdo mirenjohje ne shqiperi.se bashku me stafin dhe skuadren gjith lojtaret,me canen e ata qe do behen kuq e zi.

    Reply to this comment
  2. Bariu October 27, 09:03

    Shum po e ngrini ket gani abazin e albanise kur kemi nje kombetare te vdekur e me te blere ne ndeshje me armenine e paret e dhena ne ndeshjen me portugaline nga kompanit e basteve ne fitoren ne portugali?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*