Gilman Lika: Tirana shtëpia ime e dytë

July 7, 2015 12:37

Gilman Lika: Tirana shtëpia ime e dytë

Nga dy gëzime në një ditë, te dy zyrtarizime në një ditë. Edhe titulli i këngës gjithsesi vlen për tifozët e Tiranës që vetëm pak orë të zyrtarizimit të Erjon Dushkut panë dhe Gilman Likën të konfirmonte firmën me bardheblutë në një tjetër prezantim përkrah Drejtorit Sportiv të klubit, Devi Muka. Në aspektin profesional dy zyrtarizime të veçuar në harkun e pak orëve krijon paksa cudi, pasi shumë mirë mund të ishin bërë bashkë, por gjithsesi ajo që ka rëndësi është se pas Dushkut edhe mesfushori 28-vjeçar është zyrtarisht i Tiranës, e madje Muka një 10 klasike e futbollit shqiptar e konsideron të denjë për numrin e më të mëdhenjve të futbollit, pavarësisht se fanella me numrin 10 zyrtarisht i përket Morinës.

“Arritëm të firmosnim me Gilman Likën. Mendoj se është një ndër futbollistët më të mirë dhe meriton plotësisht të mbajë numrin 10, edhe pse për momentin ajo i përket Morinës, te cilin ende e presim për të zgjidhur kontratën”, – thotë Muka.

Për Gilman Likën bëhet fjalë për një rikthim te Tirana, pas dy sezoneve me fanellën bardheblu u largua prej aty me një llogari të palarë në shumën e 30 mijë eurove të pashlyera, hesape që siç lë të kuptohet tashmë janë mbyllur duke u përfshirë në marrëveshjen aktuale. Dashuria e vjetër ka shpërthyer sërish, tani Tirana është shtëpia e dytë.

“Kemi arritur marrëveshjen duke rregulluar gjithçka. Jam shumë i lumtur për rikthimin te Tirana. Për mua Shkodra natyrisht është shtëpia e parë, por Tirana është shtëpia e dytë”, – deklaron shkodrani.

Për sa i përket fanellës, edhe pse Muka e konsideron të denjë për 10, Gilmanit i duhet të zgjedhë një tjetër. Ajo i përket Morinës, i cili ende nuk është kthyer për të filluar punën me grupin. Një çështje vërtet enigmatike, Devi Muka e ftoi Morinën publikisht të kthehet në stërvitje për të filluar punën me grupin në pritje të një zgjidhjeje përfundimtare, siç ka bërë së fundmi Taku, i cili u vu nën urdhrat e Shkëlqim Muçës.

July 7, 2015 12:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*