Giuliani në Tiranë, me ftesë të muxhahedinëve: Respekt qeverisë shqiptare

March 20, 2018 21:17

Giuliani në Tiranë, me ftesë të muxhahedinëve: Respekt qeverisë shqiptare

 

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorut, Rudy Giuliani  ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë me ftesë të muxhahedinëve iranianë, të cilët janë të strehuar prej disa vitesh në vendin tonë.

Giuliani ka qenë i pranishëm  sot në festen e Sulltan Novruzit, që festohet nga iranianët dhe mbajti një fjalim përpara muxhahedinëve.

Ish-kryebashkiaku i famshëm i atentateve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork e cilësoi si emocionuese praninë mes pjesëtarëve të opozitës iraniane, mbi 2 mijë prej të cilëve jetojnë në Shqipëri.

Giuliani shprehu gjithashtu “respekt pa kufi për qeverinë shqiptare”, e cila pranoi me lobim të SHBA-ve që ta strehonte opozitën iraniane, e cila ndodhej e rrezikuar në Irak, ku qëndronte më parë në ekzil.

Ai zhvilloi gjithashtu një takim edhe me Maryam Rajavin, drejtuesen e muxhahedinëve iranianë.

l.h/ dita

March 20, 2018 21:17
Komento

3 Komente

  1. Aleksander Thana March 20, 22:34

    A jep ndonje zgjidhje Xhuliani per cvendosjen e ketyre islamikeve nga vendi yne. Cfare vlere ka kjo vizite per ta e per vendin tone? Falenderimet jane konsumuar prej kohesh, tani duhet tu gjejne vendin ku ti cojne se boll xhami e janulla na kane zene per fyti.

    Reply to this comment
  2. Americano March 20, 22:41

    Shqiperia eshte nevojtore e ShBA-se.

    Reply to this comment
  3. Fat man March 21, 02:41

    Sali Bishe Berisha te te shpallet Jatullah Khomeini i kesaj organizate terroriste, emertimi terrorist vihet dhe hiqet sipas preferencave, ketyre iu hoq me urdher te USA para disa vitesh, per t’ja kundervene Qeverise legjitime te Iranit.
    Sa per Giulanin qe njihet vetem si nje ish ish ish nuk ke se cfare te flasesh eshte ne moshen e pleqerise se thelle dhe vjen verdalle si pordha neper breke.
    Giulani ka bere edhe nje foto pa “para” me terroristin e 21 janarit Lulush Berishovicin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim