“Gjahtari i Twitter”, vrau dhe mbajti mishin e 9 vajzave në frigorifer (Foto)

September 10, 2018 11:09

“Gjahtari i Twitter”, vrau dhe mbajti mishin e 9 vajzave në frigorifer (Foto)

Japonezi i cilësuar si “Gjuetari i Twitter”, i dyshuar për vrasjen dhe prerjen e njerëzve që i joshte në rrjetin social dhe për më tepër ruajtjen e pjesëve të trupit të tyre në frigorifer, u akuzua të hënën me nëntë akuza për vrasje.

Takahiro Shiraishi, 27 vjeç, ka pranuar vrasjen dhe therjen e nëntë prej viktimave të tij, që janë të moshës nga 15 deri në 26 vjeç.

Në mëngjesin e Halloween të vitit të kaluar, policia zbuloi një shtëpi të tmerrshme pas derës së Shiraishi, ku gjendeshin nëntë trupa të zbërthyer me rreth 240 pjesë kockash të fshehura në frigoriferë dhe kutitë e veglave, të spërkatura me mbeturina macesh në një përpjekje për të fshehur provat.

Ai është i dyshuar për joshjen e njerëzve me tendenca vetëvrasëse nëpërmjet Twitter duke u thënë se mund t’i ndihmonte ata në planet e tyre ose edhe që të vdiste së bashku me ta.

Prokurorët ngritën akuza pas pesë muajsh të ekzaminimit psikiatrik dhe treguan se Shiraishi do të dënohet, sipas agjencisë lokale të lajmeve Jiji Press.

a.s/dita

September 10, 2018 11:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*