Gjakmarrja dhe mikpritja në Shqipëri dhe në Kaukaz

May 9, 2018 12:27

Gjakmarrja dhe mikpritja në Shqipëri dhe në Kaukaz

Prof. Fatos Tarifa

Romantizimi i së kaluarës

Shumë studiues shqiptarë e të huaj e kanë idealizuar Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke parë tek ai “vlera universale”, madje duke ejustifikuar e idolizuar edhe vetë zakonin e gjakmarrjes. Nga ana tjetër, udhëtarë, poetë, antropologë, folkloristë, historianë dhe diplomatë të huaj kanë shkruar për mikpritjen e shqiptarëve mjaft herë duke e solemnizuar, romantizuar dhe glorifikuar atë.

Në fundin e shekullit të 19-të, William Cozens-Hardy shkruante se, në Shqipërinë e Veriut gjendej “çdo element romantik për ta mrekulluar udhëtarin [e huaj]”. Ky pohim ilustron atë që historiani amerikan Paul Fussell e cilëson si një “modë borgjeze perëndimore, ose primitivizëm romantik”, qëndrim i cili karakterizonte, përgjithësisht, mënyrën se si vlerësoheshin vendet dhe popujt e Ballkanit dhe të rajoneve të tjera të izoluara, si Kaukazi, në fillimine shekullit të 20-të dhe në periudhën midis dy luftërave botërore.

Në studimin tim Hakmarrja është imja: Morfologjia sociale dhe gramatika morale e gjakmarrjes (Onufri, 2014),jam përpjekur t’u shmangem vlerësimeve kategorike ose ad lib mbi gjakmarrjen dhe mikpritjen, duke i trajtuar ato si dukuri antropologjike e sociologjike universale, jo thjesht si dukuri të lokalizuara në Shqipërinë e Veriut, ose si dukuri unike për shoqërinë shqiptare, por si dukuri që historikisht kanë ekzistuar—dhe vazhdojnë të ekzistojnë—thuajse në çdo shoqëri tradicionale, të organizuar mbi baza fisnore. Dukuri të tillëkanë të bëjnë me kushte të bashkëjetesës dhe norma të sjelljes njerëzore, të cilat i transcedentojnë kufijtë e një vendi të vetëm ose të një kulture të caktuar.

 

Max Weber

Studimet e mia lidhur me dukurinë e gjakmarrjes më kanë sjellë në të njëjtin përfundim që erdhi Max Weber-i, rreth një shekull më parë, se gjakmarrja është një institucion universal, që ka ekzistuar te të gjithë popujt, organizimi shoqëror i të cilëvembështetejnë marrëdhëniet fisnore, dhe te të cilët pushteti i centralizuar shtetëror ose ka munguar, ose ishte i dobët. Në shoqëri të tilla, siç ishin edhe malësitë e Shqipërisë së Veriut,për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e tyre, në kushtet e mungesës së shtetit e të policisë, banorët mbështeteshin te gjakmarrja. Në dallim prej tyre, shoqëritë perëndimore, argumentonte Weber, kanë kaluar nga gjakmarrja te pushteti policor. Këta dy institucione—gjakmarrjen dhe forcën policore—Weber i konsideronte si skajet ekstreme të një linje zhvillimi politik të shoqërisë, nga shoqëria tradicionale në shoqërinë moderne. Ruajtja e rendit përmes institucionit të policisë,për Weber-in, ështënjë dukuri kryesisht moderne dhe perëndimore. Sipas tij, me përjashtim të qyteteve, shoqëritë tradicionale, ose të prapambetura dhe Orienti kurrë nuk e kanë njohur sa duhet këtë institucion. Edhe pse qyteti oriental, i cili u krijua kryesisht për qëllime administrative, ka pasur një lloj organizimi të ngjashëm me policinë, “pushteti i saj mbaronte fare pak përtej mureve të qytetit”.

Duke u përpjekur t’u gjejmë një shpjegim sociologjik gjakmarrjes dhe një vargu dukurish të tjera që lidhen me të dhe me të drejtën zakonore të Shqipërisë së Veriut, përfshirë edhe mikpritjen, do të ishte pa vend dhe e gabuar të pretendonim se mund të vinim në përfundime kategorike. Në studimin timmbi gjakmarrjen e kam lënë të hapur mundësinë për të dyshuar në ato që dimë dhe, ipso facto, mundësinë për interpretime të reja, çka na jep lirinë për t’i shtyrë më tej kërkimet në këtë fushë. Ubi dubium ibi libertas(ku ka dyshim, ka liri). Edhe pas ribotimit të zgjeruar të atij studimi, unëkam vazhduar të mësoj fakte të reja dhe të kuptoj më mirë domethënien sociologjike të gjakmarrjes.

 

Aliu dhe Nino

Leonard Fox, përkthyesi në anglisht i veprës së Gjeçovit, ka vënë në dukje “një ngjashmëri të habitshme mes ligjit zakonor të shqiptarëve të Veriut dhe atij të banorëve të Kaukazit verior”. Duke cituar antropologun gjerman, Adolf Dirr, Fox vlerëson se të dy këta sisteme të së drejtës mund të konsiderohen praktikisht identikë. Sipas tij, “analogjitë janë kaq të forta, saqë çdokush menjëherë mund t’i bëjë vetes pyetjet që gjithmonë shtrohen në etnografi: Huazim? Origjinë e përbashkët? Ngjashmëri mendimi?”. Dy udhëtime muajt e fundit në Gjeorgji dhe në Azerbajxhan dhe bisedat për këtë çështje me intelektualë të këtyre vendevedhe sidomos, leximi i një romani që mund të konsiderohej si një ndër veprat letrare më të arrira të shekullit të 20-të, Aliu dhe Nino, shkruar nga Kurban Said, më kanë njohur me disa fakte interesante, që Dirr duhet t’i ketë vënë re rreth një shekull më parë.

Një prej tyre është fakti që gjakmarrja, edhe ndër popujt e Kaukazit, deri në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, shihej si një mekanizëm që mbante në këmbë tërë sistemin e marrëdhënieve fisnore në popujt e atij rajoni dhe rregullonte jetën e tyre. “As Perandori nuk mund ta falë gjakun”, shprehet një ndër personazhet e romanit të Said-it, sepse “nëse ai e bën këtë, të njëjtën gjë do ta bënte kushdo tjetër dhe atëherë nuk do të kishte më gjakmarrje dhe vendi do të rrënohej”.

Në një pjesë tjetër të librit të Said-it, thuhet: “Gjakmarrja është baza më e rëndësishme e rendit shtetëror dhe e sjelljes së mirë, pavarësisht se ç’thonë europianët. Sigurisht, do të ishte mirë që gjakderdhja të harrohej nëse pleqtë dhe të urtët do të luteshin për këtë, do të luteshin me gjithë zemër për këtë. Në këtë rast mund të paguhet një çmim i lartë dhe gjaku do të falej. Por parimi i gjakmarrjes duhet të mbetet. Përndryshe, si do të merrte fund gjithçka? Njerëzimi është i ndarë në familje, jo në kombe. Dhe familjet ruajnë një farë balance mes tyre, të dhënë nga Zoti dhe të bazuar në energjinë e burrave. Nëse kjo balancë prishet nga një forcë vrastare, atëherë familja, e cila ka thyer vullnetin e Zotit duhet gjithashtu të humbasë një prej anëtarëve të saj. Kështu, balanca rivendoset. Sigurisht, përpjekja për të marrë gjak mund të mos shkojë siç duhet, gjaksi mund të mos qëllojë në shenjë, ose mund të vrasë më shumë njerëz se ç’duhet. Atëherë gjakmarrja do të vazhdonte pa fund. Por parimi është i mirë dhe i qartë”.

Kur Aliu, heroi azerbajxhanas i romanit të Said-it, në gjaknxehtësi e sipër, për çështje nderi, vrau një shokun e tij të ngushtë armen, për t’iu shmangur gjakmarrjes së familjes apo të fisit të viktimësai u ngujua në një fshat të largët malor dhe jeta e tij ishte e sigurt mes banorëve të atij fshati. Kur një i huaj, dukshëm një armen me armë, u pa një ditë në rrethinat e fshatit, “i tërë fshati”, tregon Aliu, “u vë në alarm—unë isha mysafiri i tyre. Vdekja ime do të kish qenë një njollë e përhershme në nderin e secilit banor të fshatit”.

 

Botë jetësore paralele

Mikpritja dhe besa, këto virtyte sublime, të cilat, shpeshherë, shumë nga ne i konsiderojnë tipike për shqiptarët, kanë qenë e janë virtyte edhe të popujve të tjerë. Afro një shekull e gjysmë më parë, Engelsi vinte në dukje se edhe fiset indiane të Amerikës e konsideronin mikpritjen si “një obligim” dhe se përshkrimi që Taciti i bën mikpritjes në fiset e lashta gjermane është “thuajse identik me detajet që përshkruan Lewis Morgan për indianët e tij”.

Është e rëndësishme dhe me shumë interes—nga pikëpamja sociologjike dhe nga këndvështrimi i filozofisë morale—të vihet në dukje se, ashtu si në malësitë e Shqipërisë së Veriut, edhe ndër popujt e rajonit të Kaukazit, rregullat e mikpritjes dukej se nuk pranonin përjashtime: çdo malësor ishte i detyruar t’i ofronte mikpritjen dhe mbrojtjen e tij kujtdo që e vizitonte në shtëpinë e vet, si mysafir, përfshirë edhe një person me të cilin familja e tij mund të ishte në gjak. Franz Nopcsa dëshmon se, në malësitë e Shqipërisë së Veriut, për sa kohë që gjaksi qëndronte si mysafir—edhe pse një mysafir krejt i padëshiruar—në shtëpinë e ndjekësit, gjakmarrja pushonte. Si në çdo rast tjetër, edhe kur bujtësi ishte gjaksi, pra hasmi i tij, i zoti i shtëpisë ishte i detyruar t’i siguronte atij mbrojtje derisa ai të trokiste e të gjente mbrojtje në një familje tjetër.

Një dukuri e ngjashme ka ekzistuar edhe në malësitë e Kaukazit. “Mendova për një çast për ligjin e ashpër të mikpritjes”, thotë Aliu, heroi i romanit të Said-it ndërsa ishte me gruan e tij, Nino. “Nëse një mysafir hyn në shtëpinë tënde, edhe nëse ai mban në dorë kokën e prerë të djalit tënd të vetëm, ti përsëri duhet ta presësh atë, t’i ofrosh për të ngrënë e për të pirë dhe ta nderosh si një mik”.

Ngjashmëria e këtij parimi në botën morale të popujve të Kaukazit me atë të shqiptarëve të veriut, i formuluar me një forcë shprehëse epike në shprehjen e Kanunit se “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, është mbresëlënëse, përfshirë edhe detyrimin për t’i shërbyer mikut e për ta nderuar atë me çdo kusht, edhe në rastet kur miku ishte në gjak me familjen që i ofronte atij strehë, ushqim dhe mbrojtje. Në të dy rastet, miku rezulton të ketë qenë më i rëndësishëm edhe se marrëdhëniet e gjakut.

Nuanca lokale të dukurive universale

Studiuesi italian Salvatore Villari kishte të drejtë kur shkruante, në gjysmëne parë të shekullit të 20-të, se “gjakmarrja është një institucion tipik i të gjithë popujve pak të qytetëruar; ajo ndeshet kudo me të njëjtat veçori dhe me dallime aq të lehta nga një popull te një tjetër, saqë është vështirë të pikasen” Por ai gabonte kur i quante dallime të tilla “pa rëndësi për t’u vënë në dukje”.Unë mendoj se dallimet dhe nuancat lokale të kësaj dukurie dhe të çdo dukurie tjetër shoqërore kanë rëndësi të evidentohen e të studiohen shkencërisht. Nga pozitat e relativizmit kulturor, të cilit i përmbahem, unë besoj se, duke studiuar variacionet dhe shprehjet lokale të dukurive universale, ne mund të kuptojmë më mirë zhvillimin historik e kulturor të një shoqërie të dhënë, si dhe ta integrojmë më mirë e në mënyrë holistike studimin e saj në përgjithësime krahasuese ndërkulturore.

May 9, 2018 12:27
Komento

16 Komente

  1. Sevo Tartabiqja May 9, 14:41

    ‘Ka edhe qenje humane qe edhe pse jane deri ne gryke ne mut vazhdojne e sodisin yjet”Oskar Wilde

    Reply to this comment
  2. Xxx May 9, 16:19

    Hopa dhe Tarifa!

    Po na del me tezen se : ” Maloket jane sllave” si nje komentues tjeter ketu anonim!

    Kete gje Tarifa nuk e thote troç por terthorazi duke mare si reference nje roman apo zakon lokal te sllaveve te Kaukazit.

    Por z. Tarifa pse ju e lidhni gjakmarjen si nje fenomen qe lidh me te vetem malesoret tane dhe kanunin e Leke Dikagjinit!?

    Nje kanun te tille te ngjajshem ka pas dhe jugu me kanunin e Laberise.

    Ne tregimet e tij kronikanin turk Evelia Çelebi ne shek XVI tregon per Gjirokasten: “Shtepite e gjirokastriteve jane te rrethuara me mure te larte te cilat ne cdo kend te tyre kane kulla vrojtimi, pasi banoret e ketij qyteti shpesh jane te zene ne gjakmarje me njeri-tjetrin!”

    Pra zoteri fenomeni i gjakmarjes nuk eshte nje fenomen qe ka qene prezent vetem ne veriun e Shqiperise por edhe ne jug.

    Vertet qe ky fenomen dhe kanunet kane qene instrumenta apo te themi “institucione” qe regullonin marredheniet shoqerore ne mungese te institucioneve te shtetit ne kohe te caktuara dhe ne zona kryesisht te izoluara por malesoret tane te veriut ne kete aspekt nuk dallojne shume nga malsortet e jugut.

    Bile Çelebi thote se te vdekurit ne Gjirokaster qaheshin perjodikisht per 40 vjet edhe pas vdekjes. Bile edhe pasi gruaja ishte rimartuar ajo vazhdonte te qante burrin e saj te vrare para sh vitesh, aq sa ky kronikan e quajti Gjirokastren si “qytetin e loteve!” Gjithashtu e njejta gje ne lidhje me mikepritjen ka egzistuar dhe ne jug. Ne jug madje eshte dhe e percaktuar cila pjese e mishit i jepet mikut per ta nderuar dhe vendi ku duhet te ulet miku ne sofer.

    Asgje te veçante ne tradita dhe rite nuk ka veriu me sh se jugu me disa ndryshime te vogla. Po nqs jugu doli me shpejt se sa veriu nga izolimi dhe i la pas keto zakone, veriu edhe per rethanat historike nuk mundi ta bej dot kete gje, saqe edhe sot keto zakone dhe arkaike mesjtare vazhdojne te jene prezent.

    Reply to this comment
  3. lalai May 9, 18:30

    Me thënë të drejtën asgje nuk mora vesh se……..çfarë donte të thoshte autori me këtë shkrim!!
    Përveç disa copave ai tha ashtu e ai tha kështu….
    Disa ide kohët e fundit që kanë qarkulluar dhe kohë më parë,e rrëzojne që KANUNI i L.D të jetë shkruar nga ky i fundit.
    Shiqpëria ka pasur 7 KANUNE,i fundit që mbijetoi është i ashtuquajturi K.L.k.D.
    Idetë janë që KANUNET kanë qënë RREGULLORE që organizonin jetën e Komuniteteve,vdekje,martesa,lindje,maredhënie….etj,SOT ato quhen LIGJE.
    Dhe gjithashtu mendohet që gjithe KANUNET e kanë prejardhjen nga LIGJET/KANUNET e ALEKSANDRIT të MADH,prandaj sot quhet KANUNI I LEKË DUKAGJINIT.
    Por kuptohet që ATA që sot quhen STUDIJUES janë ata që mbledhin rreferenca aty ketu….bejne një liber e fusin nga 50.000€ ne xhep nga shitjet,kjo ndodh rëndom ne Albanistan dhe të gjithë i japin vlerë vetes dhe duan të marrin atë ç’ka nuk e kanë ose meritojnë.
    Studjues,Mendimtar,Filozof….më parë ishin ata që njihnin matematike,astrologji,filozofi,….etj dhe nxirrnin teza dhe i mbronin ato.
    Sot Studjues është PARTIA/INJORANCA/PLAGJIATURA dhe serviret si Studim.

    Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini May 9, 18:30

    KANUNET SHQIPTARE (perfshi edhe Kanunin e Lek Dukagjini) jane ligje juridike (te pashkrueme) simbas te cileve populli shqiptar ka ba me shekuj vetqeverisjen e tij me baze ligjet e dalun nga vete populli. Kjo bile asht arsyeja qe keto Kanune i kan rrezistue kohes dhe i kan rrezistue edhe ligjve te pushtuesve.

    Prandej Kanunet duhet te studjohen si PJESE E TE DREJTES JURIDIKE SHIPTARE.
    Natyrisht ligjet juridike (te pashkruera apo te shkruara) ndryshojne gjate kohes ne perputhje me ndryshimet e marredhanjeve shoqnore.

    Per kete ka shkrue prof Ismet Elezi ne librin e tij MEDNIMI JURIDIK SHQIPTAR (i viti 2000).
    Ne kapitullin mbi te drejten zakonore Elezi ban nji analize juridike. Me kete rast rradhite studjuesit kryesor shqiptar te Drejtes Zakonore Shqiptare.
    Prof Elezi fillon me studjuesin kryesor te drejtes zakonore Dr.Jur.Emid Tedeschini, i cili njohet si studjuesi ma kompetent i te drejtes Zakonore i cili ka dhane kontributin ma te madh ne kete fushe te se drejtes shqiptare.

    1 – Prof. Ismet Elezi: Nderim kujtimit të avokatit Dr.jur. Emid Tedeschinit
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2012/12/12/prof-ismet-elezi-nderim-kujtimit-te-av-dr-jur-emid-tedeschinit/

    2 – Paul Tedeschini: Dr. Prof.Ismet Elezi mbi të Drejtën Zakonore Shqiptare (pjesa e parë)
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2018/01/23/paul-tedeschini-dr-prof-ismet-elezi-mbi-te-drejten-zakonore-shqiptare-pjesa-e-pare/

    3 – Paul Tedeschini: Dr. Prof.Ismet Elezi mbi të Drejtën Zakonore Shqiptare (pjesa e dytë)
    https://albemigrant2011.wordpress.com/2018/01/23/paul-tedeschini-dr-prof-ismet-elezi-mbi-te-drejten-zakonore-shqiptare-pjesa-e-dyte/

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit May 9, 18:37

    Per Kadarene tek “Priili i thyer ” gjakmarrja ishte biznes i menaxhuar nga bajraktaret.

    Reply to this comment
  6. ZZ May 9, 19:39

    bene edhe ky studim???????….hahahaha…. u dhie kjo pune,,….!!!!!

    Reply to this comment
  7. Jimi May 9, 20:26

    Per ata qe kane nostalgji per kanunin! Hajde te kthehemi tek kanuni te cilin qoftlargu e kishte shum per zemer sa kohe e sundoi kete vend!? Le te kthehemi ne mesjete, dhe mjaft i bem temena Europes per tu ber pjes e saj. Gjithe bota me boten, ne me rroten!?

    Reply to this comment
    • Duan apo nuke duan mijte e kenetave,Drejtesia do te BEHET May 10, 07:36

      Shkrimi i Tarifes,nuke eshte kanuni primare,por poshtersia e tije qe te praqese shqiptaret si te ardhur nga kaukazi.Pra nje demagogji e kahereshme serbofile.Turp,marri dhe krim sebashku.Dhe e gjitha kjo demagogji antishqiptare eshte se persekutoret e diktatures komuniste u martuan me bashkepuntoret e nazifashizmit dhe perfundimi nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite,qe la pas mijra viktima dhe mijra te terrorrizuar.Mjaf eshte MJAFT.Persekutoreve te diktatures komuniste dhe pashkepuntoreve te nazifashizmit mbi te cilet rendojne mijra krime ne dite e vite,i duhet treguar vendi sa nuke eshte vone.Besoni,binduni dhe refehuni nje here te vetme ne jete,qe populli,SHBA,BE,e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.

      Reply to this comment
  8. lashtesia May 10, 14:02

    Faktoret apo zakonet e perbashketa me Evropen perendimore ju bejne komodo, ndersa elementet e perbashken me kaukazin ju japin alergji.
    Por,
    dielli nok mbulohet me shoshe!

    Reply to this comment
    • Taku May 10, 21:05

      Po ti nuk te japin? Apo nuk je me ne ti? Ti duhet te jesh ndonje Bollano a Karaxhiç shqipfoles.

      Reply to this comment
      • lashtesia May 10, 21:17

        Une edhe pse nuk jetoj aty jam si ju. Jam i lumtur sepse jam me origjine nga jugu, pra ne dukje nuk kam fare lidhje me kaukazin, mirepo jo, nga familja kam pas mare vesh qe te paret tane ishin nga veriu dhe pas vdekjes te Skenderbeut u vendosen ne jug, pra dyshimi eshte qe edhe origjina e te pareve te mij te jete nga kaukazi, se eshte e vertete, une e urrej kete te vertete.

        Reply to this comment
        • Taku May 10, 21:32

          Edhe une nga jugu jam. Po nuk kam ardhur ne jug kut vdiq Skenderbeu. Jam dem baba dem gjirokastrit. Dhe di qe thespotet e me pas eporotet te paret e mi ishin ilire e pas ardhes te ilireve i njejti gjak me Dardanet e Paonet pasardhesit e te cileve jane malesoret tane. Kete e tregojne dhe studimet e fundit te imstitutit me te famshem te ADN te cilat i lidhin me shume malesoret tane me greket se sa me sllavet. Po kjo puna e Kaukazit eshte teze e vjeter dhe ju jeni kalimtaret e radhes. Sa ka pare ne histori ky popull si puna tende dhe e Tarifes…

          Reply to this comment
  9. Taku May 10, 21:56

    Edhe une nga jugu jam. Po nuk kam ardhur ne jug kut vdiq Skenderbeu. Jam dem baba dem gjirokastrit. Dhe di qe thespotet e me pas eporotet te paret e mi ishin ilire e pas ardhes te ilireve i njejti gjak me Dardanet e Paonet pasardhesit e te cileve jane malesoret tane. Kete e tregojne dhe studimet e fundit te imstitutit me te famshem te ADN te cilat i lidhin me shume malesoret tane me greket se sa me sllavet. Po kjo puna e Kaukazit eshte teze e vjeter dhe ju jeni kalimtaret e radhes. Sa ka pare ne histori ky popull si puna tende dhe e Tarifes…

    Reply to this comment
  10. Kasandra May 11, 16:45

    Gjakmarrja dhe simotra e saj!
    Faktet e vjetra dhe të reja të këtij shkrimi dhe ato që mungojnë janë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar dhe në literaturën përkatëse shqiptare. Aty gjenden edhe faktorët ekonomiko-shoqëror që lindën dhe vende-vende edhe sot e kësaj dite mbajnë gjallë gjakmarrjen kanunore mesjetare të përbotëshme: feudalizmi dhe feja. Gjakmarrja në botën moderne nuk është zëvendësuar me “pushtetin policor” por me hakmarrjen deri me vrasës të paguar ose me likuidim hesapesh.
    Duhen këllqe për ta çuar studimin shkencor vetëm për evidentimin dhe integrimin “holistik” (tërësor) të këtyre fenomeneve deri në përvojën e çmuar shqiptare që i zhduku ato fenomene bashkë me perçen që t’i shërbejë njerëzimit, ndryshe propagandimi i koncepteve të gabuara në literaturën e cituar bëhet për efekte propagandistike sipas interesave të rastit ose “shkencë për shkencë” për të thënë më të paktën. Kasandra.

    Reply to this comment
  11. SHQIPTARI... May 12, 11:19

    …Per te gjitha feçet e benevrekeve, me ne krye artikullshkruesin…Origjina e shqiptareve, perfshi gjithe Ilirikun, tashme eshte e njohur boterisht…Sa per Kanunin e Lek Dukagjinit,..ai as me pak e as me shume, eshte identiteti i paster i kombit ne pergjithesi, dhe i veriut ne veçanti,..kjo sipas edhe At Gjergj Fishtes…Kanuni fillon me Kishen, familjen, atdheun,…dhe permbyllet me ..nderin…Ai eshte nje zberthim dhe pershtatje me 10 Urdherimet e Zotit…Lexojeni o njerez, se biri i kajmekanit ka vdekur…!!!

    Reply to this comment
  12. SHQIPTARI... May 12, 11:19

    …Per te gjitha feçet e benevrekeve, me ne krye artikullshkruesin…Origjina e shqiptareve, perfshi gjithe Ilirikun, tashme eshte e njohur boterisht…Sa per Kanunin e Lek Dukagjinit,..ai as me pak e as me shume, eshte identiteti i paster i kombit ne pergjithesi, dhe i veriut ne veçanti,..kjo sipas edhe At Gjergj Fishtes…Kanuni fillon me Kishen, familjen, atdheun,…dhe permbyllet me ..nderin…Ai eshte nje zberthim dhe pershtatje me 10 Urdherimet e Zotit…Lexojeni o njerez, se biri i kajmekanit ka vdekur…!!!..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*