Gjakmarrja në Shqipëri në fokus të revistës gjermane Der Spiegel

June 8, 2014 12:28

Gjakmarrja në Shqipëri në fokus të revistës gjermane Der Spiegel

Gjakmarrja mes familjeve Qukaj dhe Prroj në Shkodër është në fokus të një reportazhi të revista gjermane, Der Spiegel. Artikulli flet për arsyet se përse u krijua kjo hasmëri dhe pasojat që vuan djali 14 vjeçar që tashmë nuk mund të bëjë jetën e tij për shkak të gjakmarrjes. Revista është ndalur në rastin e familjes Qukaj nga Shkodra e cila ka hyrë në gjak me familjen Prroj për shkak të mosmarrëveshjeve për mullirin me ujë. Grindja kishte të bënte me kërkesën që familja e 14 vjeçarit, Leonard Qukaj të paguante për të përdorur ujin, që kalonte nëpër pronën e fqinjëve Prroj. Këto të fundit mendonin se u duhej paguar një tarifë, duke fyer Qukajt rëndë në nderin e familjes. Për ta vënë në vend, xhaxhai i Leonardit vrau një prej anëtarëve të familjes Prroj. Dy vjet më vonë, Prrojët morën hak duke vrarë dy pjesëtarë të familjes Qukaj ndërkohë që vrasjet vazhdojnë ende.Viktimë mbeti dhe Marie Qukaj e cila u bë symbol kunder fenomenit të gjakmarrjes kur u vra dy vite me parë sëbashku me gjyshin e saj nga një pjestar i familjes Prroj.

June 8, 2014 12:28
Komento

2 Komente

  1. aratisur,syrgjynosur June 9, 06:31

    Vetëm dënimi kapital mund ti ndaloj këto vrasje për këto motive , se ndryshe do shuemi si popull.ne Shqipëri dënimi me vdekje është domosdoshmëri ,për të parandaluar shumë krime.

    Reply to this comment
  2. P.A.B June 9, 08:18

    C’do behet me 14 vjecarin Leonard qe po cmendet brenda mureve te shtepise? Duart i jane zbardhur duke u rene mureve, enderron ta vrasin naten me silenciator qe mos i trembet nena nga zhurma. S’duron te shohe te vellain e vogel kur kthehet nga shkolla e tregon per lojera me shoket; dhe i vellai pas 1-2 vjetesh “do ngujohet”. Mire qe Gjermanet bejne reportazhe ne “viset tona te Egra” … ne cfare bejme? (1) shteti? (2) shoqeria (3) media e se fundmi po jo te fundit (4) Patriotet e Medhenj Virtuale? Kane ndonje fjale/ mase/ sygjerim/ aksion/ menyre ndihme a mekanizem te shprehin Indinjaten? Sigurisht perjashtojme ” te thirrurat dhe bombat anti-janullatos” … a ka gje me konkrete?

    Apo Leonardi I braktisur, qe po vyshket perdite e nen TMERR ne adoleshencen e tij s’eshte subjekt trendi? Ok pra, larg-deres-time, se maskaralleku virtual [dhe shpesh ai real] shkon deri ne piken kur te kercenojne njeri-tjetrin me jete e familje pse mendon ndryshe; kerkojne no tel e email te te njohin t’rregullojne qefin se jane te forte aty ku si pj*rdh njeri, e qaramane ne jeten reale ku prape s’jua var kush. Por Patriote ne Gjerat qe kane vlere; behemi dot?

    ***

    Ja po e jap une nje “drejtim” ne forme sugjerimi.

    (1) Pasi e kam lexuar me sh. kujdes kete artikull, kuptova se te dyja familjet qe “rane ne qytet njera pas tjetres” jane mjaft te varfera; e megjithe nje seriali vrasjesh, gjindet nje e care, PARAJA. Me te, dicka mund te behet dhe privatisht, ndermjetes…etj. E di e di, “nuk pyesim per Kanun, te veproje Ligji” por s’me intereson fare; bejme fjale vec per kete rast e Ligji i ka lene ne Balte. Gjaksi s’te fal per Ligjin, praktika 20 vjecare e ka treguar kete. Te provohet nga disa negociatore me pervoje duke paguar “demshperblim gjaku” Gazeta hap nje fond [te formuluar me fjale te tjera] e ketu fillon dicka. Per te qene korrekt me Ligjet e Shtetit, e te mos dale asgje gabim…e konsiderojme “Dhurim per nje Komitet Pajtimi Gjaqesh me Prioritet kete Femije/Familje.” Gjakmarrja ekziston duam apo s’duam ta pohojme ne, ka marre Mediat e Botes.

    (2) Akoma ne menyre me precize, KEMI NJE SHANC TE SHPETOJME NJE JETE NJERIU. Cun 14 vjecar, femije pa shpresa, i pelqen shkolla e footballi, ka dhe talent artistik – Vizaton Bukur. Gazeta hap nje fond per te, le ta nxjerrim cunin jashte e t’ja rregullojme jeten. Shume nga Ne jemi prinder e mos te rente te mendosh sesa hall eshte “nje femije i pashprese” Beni nje pashaporte, nxirreni si turist itali/ france/ gjermani a kudo, e kerkoni Azil per te; vec me kete artikull gazete do ta marre. Ne cdo forme qe kemi, e nese duam kemi Nje Mundesi ti “japim nje Jete te LIRE” nje femije. Pak e nga pak e mblidhen fondet; kushton disa kafe per ata qe jetojne ne Shqiperi e gati nje pakete Cigare per ne jashte shtetit. Flisni Shqiptare te mire…

    (3) Keto fonde te mbledhura ne mos asgje tjeter, mund ti dhurohen buxhetit te shtetit, per te paguar nje “eskorte policore te armatosur” te ruajne familjen dite e nate dhe ta cojne/marrin djalin nga shkolla; se per turpin tone jo vetem po “ngujojme femije” [e po vrasim Gra!] por s’kemi mundesi tu garantojme as Frymemarrjen.

    DHE NE FLASIM PER Status Kandidati ne Europe?!

    ***

    @ i nderuar z. Thano, a mund ta bejme kete si “test influence te Opinionit Publik”? “Fundraising for a good cause” eshte praktike e njohur ne te gjithe boten; familja/ koleget/ kusherinjte e shoqeria dhurojne “Kohe e Para” per nje operacion a nje hall; ne rastin tone kemi nje Djale te Vogel me Shpirt te Thyer! Me keq s’behet. Dhe po se vrane, ne pak vite ky djale do “shakterrohet mendrisht”, qe tani eshte ne kushtet e Frikes/Tronditjes Esktreme. Te lutem hap nje “Fond per Leonardin.” Per maxhorancen e heshtur qe lexon [pak shpresa ka tek rrugacet virtuale] me mbi 4-5-6.000 persona per artikull, po te japim nga $10 per person = $50.000. Qofte dhe $15.000. O mbyllet nje gjak e ndahet kjo per dy familje, o shpetojme femijen. Ai s’ka kohe per diskutime filozofike te Fenomenit, per ligje e absolutisht [kurre] per “malsine ky djale ka nje EMER – Leonard Qukaj 14 vjec.

    … e Ndihmojme dot?

    [p/s/ z. Thano, Ne do e merrni persiper nje tentative-ndihme per kete femije, te dyja anet qe mund te shkoje … atehere … kemi nje fare prove per “forcen reale” te “shqiptarit virtual” qofte ne nje rast te vetem. Kjo do ushtroje presion dhe per Qeverine e mund ta marrin Mediat e Huaja me pas, ta dime te gjithe se Shoqeria dhe Shteti i detyrohet shume ketij Femije]

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*