Gjana: Qëndrimet e Topallit për humbjen e PD, lajthitje

March 16, 2014 10:11

Gjana: Qëndrimet e Topallit për humbjen e PD, lajthitje

Ish-ministri i Bujqësisë Jemin Gjana, thotë se largimi i tij nga partia nuk ishte një vendim vetjak, por i një grupimi që ai e cilëson “oborri i prapmë” i partisë. Në një intervistë për GSH, Gjana thotë se pavarësisht se në legjislaturën e kaluar ka pasur rezultatin më të lartë të arritur ndonjëherë në Dibër dhe vlerësimeve sy për sy nga ana e Berishës, karriera e tij në PD është ndërprerë.

Gjana, deputet i PD për gjashtë mandate, thotë se Basha duhet të marrë në dorë partinë. Ai e cilëson lajthitje qëndrimin e ish-nënkryetares së PD, Topalli, lidhur me arsyet që çuan në humbjen e demokratëve.

“Nuk them se dikush ka punuar për humbjen e PD-së, por me mënyrën se si kanë punuar kanë sjellë humbjen e PD-së dhe ka vlerë që si znj.Topalli, edhe të tjerë të bëjnë analizën edhe për vete, dhe për të tjerët. Është shumë kollaj të drejtosh gishtin tek tjetri. Secili nga ne ka përgjegjësi e caktuar dhe nëse themi se ka njerëz që punuan për humbjen e PD-së, unë atë e quaj një lajthitje, nuk e di për çfarë arsyeje. Mënyra sesi kanë punuar, se si kanë qeverisur, se si kanë drejtuar në nivele nga më të ndryshmet ka sjellë ato problematika që u krijuan, u mbarsën, u shumëfishuan nga thashethemi publik. Nuk është një arsye. Unë kam bërë një analizë timen pak kohë më parë dhe nuk kam shumë gjëra për të shtuar, edhe pse mund të përmendja edhe arsye të tjera, në procesin e ngadalësuar të legalizimeve, të kthimit dhe kompensimit të pronave dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë pasur vend për t’u menaxhuar më mire”, thotë ai.

Gjana shprehet më tej per grupin parlamentar të PD:

“Është një trup në shumicën e saj e kompletuar. Brenda grupit ka edhe individë që unë personalisht nuk e kam aspak të qartë për cilat merita politike e profesionale janë aty. S’e kam pasur kurrë këtë informacion dhe vetë nuk gjej argumente. Nuk preferoj të merrem me gër-meret e tavolinave, por e ndjej detyrim politik ta them hapur se karriera politike nuk dhurohet, ajo nuk është pronë private”, thotë ai.

March 16, 2014 10:11
Komento

24 Komente

  1. GRAMOZ March 16, 10:23

    PD ESHTE PRONE E OBORIT TE SALI BERISHES DHE SHUMICA JANE PA VLERA PROFESIONALE DHE POLITIKE SHIKO SI KA KATANDISUR PD NE REZOLUTEN QE DO TE MIRATOSHE NGA PARLAMENTI EVROPIAN NJE HALIMKE E VOGEL PEZULLOI MIRATIMIN E KESAJ REZOLUTE POR MUND TE THEMI TRADHETI KOMBETARE DHE U BEME GAZI I EVROPES KU DORIS PACK NJE SHEMBELLTYRE E KEQE ME GEN TE HITLERIT NUK DON SHQIPETARET DHE KA KRITIKUAR SA NJE ANE AQ DHE NE ANEN TJETER ,PD MERET ME POLICINE E SHTETIT DHE VEN SHISHIN E VISHO AJAZIT TA PERGJOJE PRA E QUAN ORGANIZATE TERORISTE HAJDE SHTET DHE LEN XHIHADISTET TE COJNE SHQIPETARE NE SIRI MISH PER TOP DHE KANE DORE SHERBIMET SEKRETE ARABE DHE SERBE DHE AL KAEDA..

    Reply to this comment
  2. Jozi March 16, 10:45

    EMIN GJANA ME VJEN MIR QE REFLEKTON POR POR JO TANI QE TE HOQEN NGA BORDOROJA ARSYETIMI ESHT SHUM IDREJT DHE UNE MENDOJ QE TI KE QEN NJE FRIKACAK NE PD

    Reply to this comment
  3. Drenicak March 16, 10:55

    PD eshte parti familjare po guxove fole kunder Berishajve fluturove .
    Jizi eshte nje grua e degjenerume qe fjalor me te poshter as prostitutat nuk besoi qe mund te ken.

    Reply to this comment
  4. cuci March 16, 11:47

    honkshi koken brenda llojit tuaj

    Reply to this comment
  5. Liu March 16, 12:00

    Jemin,qendrimi prej Kuksiani,strikt,mbajtes bese me te pabeset, eshte lajthiitje.Ti keni dhene
    besen per Tropojanin por ai eshte jo malesor,por i konvertuar,nje manjak per pushtet,nuk ia vlen.Ashtu siç e di,dhe thone te pabesit mos i jep bese.Kukesianet jane te beses,por ruaje besen per gjera me te shejta.

    Reply to this comment
  6. mazllemi March 16, 12:32

    Gjalle qeka ky plera

    Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi March 16, 12:55

    Edhe jemin kukumjaçka kishte mbetur pa dalë, për të thënë dy fjalë ? Servil dhe zagar lehës! Jesmen i pakorigjueshëm!

    Reply to this comment
    • Liu March 16, 19:51

      Z.Pëllumb,jo kaq i ashper me ata te cilet duan te reflektojne,janë ata qe “kthesen” e marrin me vones,pastaj hanë njeri tjetrin.

      Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi March 16, 21:38

        “Liu”? Dakord me propozimin tuaj dhe me nëntekstin(ironinë) e tij !? Herë tjetër do te jem më i butë kur do kem te bej me “jeminë harbutë”! Nderime qytetar!

        Reply to this comment
  8. Naimi, Burrel March 16, 13:03

    Jemin mos u merzit, bolle vegjetove ne politike, duke i bere fresk Sali Berishes. Nuk ke fituar vota me merite ne Mat, Bulqize e Diber. I ke vjedhur ato. Kete ti e di mire. Madje mund te kujtohet se per kete vjedhje te votave te thyen edhe krahun, madje njerez te PD-se, pasi i pati hipur kalit me keq se Berisha. Tani gezo pensionin e rri rehat.

    Reply to this comment
  9. DUKA March 16, 13:21

    Zoti ish….,me mire vone se kur…por akoma me mire kur thuhen te gjitha dhe te personalizuara.

    Reply to this comment
  10. tasi March 16, 13:27

    O ZOT kush flet
    Lindur ne malet e Kukesit ne vitin 50,vjen ne Tirane me valixhe derrase ose pa valixhe fare e shkollohet me leket dhe pronat qe Enveri i konfiskoi nder te tjere edhe familjeve Coba e Topalli
    Po te mos ishte Enveri ky o ishte ose duke ruajtur dhine ose ne Bathore duke shitur gjize.
    Tashti jane pronare ne Tirane ky e shume si ky

    Reply to this comment
  11. Vezhguesi March 16, 13:33

    E ke mire ,o komentuesi Naim! Prej vitit 1996,kur kutite e votimit u mbushen para hapjes se qendrave te votimit e militantet e PD flisnin rrugeve : “shkoni,shkoni votoni ,po edhe mos u trishtoni ne fund……… apo militant te tjere bridhnin me autorizime nga komisioni i zgjedhjeve ne rreth ,ne disa qendra votimi per te votuar. Po me e bukura ka qene ,kur 2 here u shpall Kudret Cela fitues ne Skrapar e 2 here Ilir Meta. U VENDOS QE TE FITONTE ILIR META ,PASI DO BENTE BUJE TE MADHE,PASI NE CORROVODE ISHTE E PAMUNDUR TE FITONTE PD. Ne fakt me letrat e futura ne kuti qe pa hapur votimi , fitues ishte KUDRET CELA,po duke pare gjendjen e kthyen procesverbalin dhe ja dhane mandatin Ilirit. Si perfundim populli qeshi dhe thoshte: Mire ne kohen e Enverit votonim formalisht,po te pakten nuk na mesonin si te vjedhim e te mashtrojme. E dihet se si kane shkuar zgjedjet e si ka fituar Emini e Eminet e tjere te PD-se. Ndaj te jap te drejt ,o Naim!

    Reply to this comment
  12. Nenpunesi March 16, 14:54

    Jemin Gjana eshte ministri me i paafte qe ka patur ndonjehere bujqesia.Vizitat ne fshat shoqeroheshin me raki dhe hudhra dhe muhabete idiote qe vetem nje minister nuk mund ti beje. Ka vjedhur si i pangopur dhe me shume ka prishur pune se ka bere ndonje pune. PD shpetoi nga nje vemje si Gjana,le ta provoje njehere nga Bamiri se ku i dihet.

    Reply to this comment
  13. Labi March 16, 18:02

    Po sekuestroja o Edi pronat ne shqiperi ketyre plehrave si Jemini pasi kane plot rezerva ne bankat e botes. Apo dhe ti si keta je… Sdi ku ke te tuat?!

    Reply to this comment
  14. P.A.B March 16, 18:27

    Bravo z Gjana, si burre shteti ke folur! “kunjin e kemi me median” te sjellin ty si ish-Minister i Bujqesise e kjo tregon anesi. Ne interes te balances, duhet prure dhe ish-ministri Socialist i bujqesise (te dy ato, ai para dhe ai pas teje) si dhe “Ministri I Bujqesise” ne hije ne kohen kur ti drejtoje kete dikaster me sh. vlera per Republiken. Sa per znj Topalli dhe sensacionin qe ke krijuar (na trondite!) ate po jua leme “brenda familjes” Nje koment te shpejte sa per te thene: S’te bie fjala ne toke. Te ishte ne doren time…do te vija nje gazetar ne markim 24 oresh…por ja qe s’eshte 🙁 Me hidherim qe ngelet vec me 6 mandate deputeti.

    https://careers.un.org/lbw/home.aspx?viewtype=AP

    Me lart keni Aplikimet per Karrjere ne Kombet e Bashkuara.

    Qualifikimet si Shtetar dhe Akademik, nuk ju mungojne. Do ishte dicka (qe per mua) shkon ne kufinjte e “neglizhences kriminale” nese Ju, do ta linit karrieren ne kete pike. Ne fund-te-fundit, jeni nga te paret-e-te-pareve ne proceset Demokratike.

    Paci fat.

    Reply to this comment
  15. Aliu nga Selenic March 16, 18:52

    Me qe kerkon Berishen perseri ne krye te partie me te “drejte” e ke “gjetur” tama sikur pula qe e gjen ne megjeze.
    Ajde ore budalla akoma me Sali e gjera te tilla. Po saliun edhe me te zi e ke Bashen ore pinok.!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 16, 21:47

      Obobooo! Aliu i selenicës i ka thënë “pinok” jeminit??? Ky quhet “krim kunder kunder zagarit te saliut”. Megjithese ti ali meriton burgun une po e shkel. Po te përshendes!

      Reply to this comment
  16. MARKO March 16, 19:22

    Mender mut… shan kaken…

    Reply to this comment
  17. drejtesi March 16, 19:42

    po mire o jemin , ne 6 mandate nuk gjete nje te share qofte per saliun qofte per topallin po tani e gjete te pastrosh ndergjegjen jam kurioz te di me se meresh tani . ik ore mbill patate andej nga ke ardhur ,se ate ke ne gen ti

    Reply to this comment
  18. Pipi March 16, 20:15

    Gjeti dhe ky Jemini kohen kur duhet te flase. O zot, se cfare funderinash kemi patur ministra. Kur bien nga fiku behen trima. Pse, keshtu paskan qene malesoret? Por, ti, o shoku Enver, na kishe thene qe malesoret tane ishin te beses, te zgjuar dhe fisnike, aq sa edhe ne te tjeret kishim mallkuar fatin qe nuk patem lindur ne malet e Shqiperise… Jazek te qofte qe na paske genjyer!

    Reply to this comment
  19. Duhet ndryshim epokal! March 16, 21:18

    Që Jozefina me udhetimet e saj skandaloze dhe stimulimet e familjareve dhe shokeve, u bë gangrena e trete pas idjotesive të Berishës me 21 janarin( vrau shqiptar pa asnje rrezikshmeri) Gerdecin dhe të tjera marrezi plakushi se ja kaloi dhe Gjermanise, pas Lulzim Bashes qe u pompuall si tullumbac; dhe fitoi bashkine me kohe shtese; Jozefina është e treta!

    Gjana politikan qe i ka dhene PD dhe ka hotizont pavarsisht se thote si ne monizem qe “bëra analizën e vetes” kur ska canalize të besh kur tullat “keshtjelles” së Ramiz Alisë, PD ja hoqi Berisha!

    Por dhe koha e partive politike po mbaron dhe ato e kryen misionin, mirë thone, u bene banda me njesha totalitare dhe militantë bandite qe vidhnin dhe voten, majtas e djathtas! Sovrani tani ka tjeter koncept: vdekje partive politike; dhe PD ai e vdiq! Nuk ka me kthim tek PD,Berisha e budallenjë të tjerë qe mbushen xhepat dhe vrane mijra vende pune!

    Duhen opsione të tjera dhe kur partite vdiqen dhe ne Itali; si duhet të jetojnë ne Shqiperi? Rilindja nuk do bëjë asgje, kjo dihet; por pas 300 diteve edhe asaj si PD duhet ti nis vdekja; a do të vijë? Mesiguri! Kur u varros Berisha i “Gjermanisë” si mos të varrosim dhe Rilindjen e paaftesise!

    Reply to this comment
  20. Neser March 16, 22:20

    Ty te kapi Sala me breke tek selia e partise,sepse dojshe seks mer MI kanalesh.Qerojeni kete nevojtore nga gazeta juaj.

    Reply to this comment
  21. shpetim March 17, 09:00

    Ne vitin 2005 kur Jemin Gjana u be minister, i vajta ne zyre, duke u nisur nga 2 arsye,
    1- Im ate dhe babai i tij kishin qene bashkevuajtes ne burg dhe shoke
    2- Duke qene se ishim nga e njejta zone, dhe ju drejtova per ndihme per pune per nusen e cila ehste juriste me mesatare 9.2, me dy gjuhe te mbrojtura dhe pa pike turpi me thote jo nuk mund ta marr nusen tende
    Jam ngritur ne kembe dhe i kam thene, nqs une do te te kisha dhene kete pergjigje do te kisha qene kopil,se nuk mund te shkelet mbi vuajtjet e burgut te baballareve tane, dhe e dyta, ti Jemin bythet ke te tuat,se karrikja eshte e shtetit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim