Gjarpri lë pa drita Malin e Robit

July 8, 2017 14:10

Gjarpri lë pa drita Malin e Robit

Një pjesë e zonës së Malit të Robit në Kavajë ka mbetur pa energji elektrike dhe shkak për këtë është një gjarpër në një kabinë elektrike.

Sipas OSHEE-së, rreth orës 11.30 u stakua linja 35kv Shkozet-Kavajë. Brigada e OSHEE-së është nisur të verifikojë avarinë dhe defekti u identifikua në një kabinë private pranë zonës së Shkallnuerit.

Shkak ishte një gjarpër që kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kv, duke sjellë stakim të gjithë linjës disa kilometra.

Aktualisht kabina është futur në punë, ndërsa është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën.

July 8, 2017 14:10
Komento

1 Koment

  1. # July 9, 02:22

    Po me gjarpërin u treguat human.E derguat ne reanimacion.A po cfare u ba.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*