Gjashtë parti të reja drejt krijimit? Hapja e listave mund të sjellë surpriza në Zgjedhjet 2021

August 1, 2020 19:23

Gjashtë parti të reja drejt krijimit? Hapja e listave mund të sjellë surpriza në Zgjedhjet 2021

Periudhat parazgjedhore në Shqipëri karakterizohen nga lëvizje të reja politike, të cilat përgjithësisht shuhen pas zgjedhjeve nën hijen e dy partive të mëdha, duke mos arritur të marrin as edhe një mandat deputeti, për shkak të sistemit jo-favorizues, por më shumë për shkak të mungesës së besueshmërisë.

Para zgjedhjeve parlamentare të 2021, skenës politike shqiptare pritet t’i shtohen të paktën edhe gjashtë parti të reja, fuqia e të cilave mbetet për t’u parë pas zgjedhjeve. Grupi parlamentar demokrat në Kuvend ka nisur lëvizjet për krijimin e një parti të re politike, për t’u përfaqësuar në zgjedhjet e 2021. Emri i partisë së re është Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Lëvizjet për krijimin e forcës së re politike, me protagonistë Halit Valteri dhe Myslim Murrizi, kanë nisur pas ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave, ndryshime të cilat zbehin fuqinë e kryetarëve dhe rrisin rolin e kandidatëve.

Votimi me lista të hapura, i krijon mundësi zgjedhësit të shprehë preferencën e tij për kandidatin që dëshiron ta përfaqësojë në Kuvend. Ndërkaq, krijimin e një partie të re politike e kanë paralajmëruar publikisht edhe deputeti Ralf Gjoni, pjesë e listës së LSI, por që u sulmuar nga partia e tij, pas vendimit për të marrë mandatin e deputetit. Megjithatë, Gjoni, i prekur së fundmi nga covid-19, nuk ka shpallur një plan konkret për lëvizjen e re politike.

Ndërkaq, edhe Lëvizja Vetëvendosja e Kosovës me në krye Albin Kurtin do të angazhohet si lëvizje politike në Shqipëri, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2021. Lëvizja Vetëvendosje u zgjerua zyrtarisht edhe në Shqipëri që në prill të 2019, por u regjistrua si organizatë jofitimprurëse. Tashmë përfaqësuesi i saj, Arbër Zaimi ka sinjalizuar shndërrimin në parti politike dhe pjesëmarrjen në zgjedhje. Ndryshe nga partitë që krijohen në Shqipëri, si reaksion i konflikteve të brendshme në dy partitë e mëdha, Vetëvendosja në Shqipëri vjen nga një parti e konsoliduar në Kosovë, ku në zgjedhjet e fundit u konfirmua partia më e madhe, madje qëndroi edhe disa muaj në pushtet.

Parti të re ka paralajmëruar edhe Rudina Hajdari, ndonëse nuk dihet se nëse zonja Hajdari i është referuar nismës së Halit Valterit, Ralf Gjonit apo një lëvizje të tjetër surprizë. “…do kemi një moment që artikulojmë diçka më të qartë dhe është normale që të krijojmë një alternativë të re dhe kushtet që çdo kush që dëshiron t’i bashkohet alternativës së re që do të shfaqet”, ka pohuar Rudina Hajdari. Ndërkaq, në rrethet politike dhe mediatike përflitet që edhe ‘Nisma Thurje’, mund të shndërrohet në një lëvizje politike. Nuk përjashtohet mundësia që Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni të bëhen pjesë e lëvizjes së ‘Nismës Thurje’. Hajdari dhe Gjoni kanë marrë pjesë në disa aktivitete të ‘Nismës Thurje’.

Sot edhe ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka paralajmëruar krijimin e një force të re politike, me emrin ‘Poli i Tretë’, për të sfiduar PD-PS në zgjedhjet parlamentare të 2021. Disa ditë më parë, ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, një kundërshtare e përbetuar e Lulzim Bashës, ka bërë thirrje për krijimin e një force të re politike, por nuk ka sinjalizuar forcë politike nga ana e saj. Ata (3-4 vetë) të zhytur në korrupsion e paligjshmëri , mbajnë peng një vend… Detyra e të rinjve është:- Të sfidojnë korrupsionin! Koha është për të vepruar. Koha është për një lëvizje për ndryshim. Boll është boll”, ka pohuar Topalli.

Ndërkaq, presidenti Ilir Meta, ka folur për një ‘front për demokracinë’, mesazh i cili është lexuar si një mesazh për krijimin e një partie të re politike, për shkak të dobësimit të LSI. Ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar se Meta do të krijojë një parti të re me artistët. “Unë po ju them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje të re qytetare, që pak nga pak do transformohet në një parti”, ka pohuar Rama. Megjithatë, Meta ka mohuar planet për krijimin e një parti të re.

 

l.h/ dita

August 1, 2020 19:23
Komento

32 Komente

  1. fteri August 1, 19:57

    Ky vend është bë gazi i botës ,shtohen liksi dhe partitë, populli shtërngon rrypin e varfërisë një vrimë.Kësaj i thonë Thanas SHtërngo rrypin . Një poull që duron sharlatanët dhe paguan një klasë politike hajdute pa alternativa të besueshme për rritje të pensioneve e pagave , dhe punësimin e popullit ,ngritjen e mirqenjes është i pa besuar ,ka dhanë prova tash 30 vjet se nuk e kan mendjen te populli ,por te interesat e pasuria e tyre.
    Të gjitha këto parti të vogla sillen si miza që të qorrojnë popullin ,të gjitha duhet të shkrihen ,përveç atyre që kalojnë pragun e 5% të zgjedhësve.Këto parti jan si shushunja që thithin gjakun e popullit ,jan të pa fytyrë.Populli është para një udhëkryqi ,që nuk mund të shkojë nga shiu në breshër duke votuar për hajdut kriminel ,por ka ardhë koha të shikojë hellet e veta ,jo të 140 Partive dhe 140 deputetve ,70 % e tyre janë parazit dhe katër vjet marrin rroga të majme e milarda lek pagesa ,telefona ,karburant, shtëpi ,makina shoqëruesa e shetitje jashtë shtetit .Kjo ëështë katastrofike kur shqipria vuan nga varfëria për copën e bukës një vend me pasuri të mëdha të tokës ,nëntokës ,bregdetit e turizmit malor.Shtimi i këtyre partive është zhgënjim ,vertetohet thënja e Sali Karaxhixhit ,në v. 1996 ,se pas meje le të bëhet kjameti pohim dy herë anglisht e frangjisht para gazetarit amerikan Peter Lukasi .pPrandaj ky koncept botkuptomor po ndjek trajektoren e krijimit të partive ,që kush bëhet deputet duhet të krijoi parti ,të bëhen të gjithë kryeministra ,në një vend të varfës që zhytet përditë në varfëri ,krim e hajdutri,
    Zoti e ndihmoftë shqiprinë nga këta djajë.

    Reply to this comment
  2. selim shpuza August 1, 19:58

    Partite e reja qe do te krijohen,nese do te jene ne gjendje te thithin elemente intelektuale te ndershem qe jane me shumice ne Shqiperi, e nese do te bejen aleance bashke duke krijuar polin e trete do ta trondisin politiken shqiptare dhe nuk do ti lejojne me partite e medha te tallen me kete popull. Shpresojme. Bashke me reformen ne drejtesi nje ere e re po fryn edhe per shqiptaret.

    Reply to this comment
  3. fteri,gjashtë parti të reja ,gjashtë koke reje për poipullin . August 1, 20:06

    Gjashtë parti të reja ,gjashtë koke reje .

    Ky vend është bë gazi i botës ,shtohen ligsit dhe partitë, populli shtërngon rrypin e varfërisë një vrimë.Kësaj i thonë Thanas Shtërngo rrypin ,shtërngo dhëmbët !…
    . Një poull që duron sharlatanët dhe paguan një klasë politike hajdute pa alternativa të besueshme për rritje të pensioneve e pagave , dhe punësimin e popullit ,ngritjen e mirqenjes është i pa besuar ,ka dhanë prova tash 30 vjet se nuk e kan mendjen te populli ,por te interesat e pasuria e tyre përrallore .

    Të gjitha këto parti të vogla sillen si miza që të qorrojnë popullin ,të gjitha duhet të shkrihen ,përveç atyre që kalojnë pragun e 5% të zgjedhësve.Këto parti jan si shushunja që thithin gjakun e popullit ,jan të pa fytyrë.

    Populli është para një udhëkryqi ,që nuk mund të shkojë nga shiu në breshër duke votuar për hajdut kriminel ,por ka ardhë koha të shikojë hellet e veta ,jo të 140 Partive dhe 140 deputetve ,70 % e tyre janë parazit dhe katër vjet marrin rroga të majme e milarda lek pagesa ,telefona ,karburant, shtëpi ,makina shoqëruesa e shetitje jashtë shtetit .Kjo ëështë katastrofike kur shqipëria vuan nga varfëria për copën e bukës një vend me pasuri të mëdha të tokës ,nëntokës ,bregdetit e turizmit malor.

    Shtimi i këtyre partive është zhgënjim ,vertetohet thënja e Sali Karaxhixhit ,në v. 1996 ,se pas meje le të bëhet kjameti pohim dy herë anglisht e frangjisht para gazetarit amerikan Peter Lukasi .

    Prandaj ky koncept botkuptomor i tokës djegur po ndjek trajektoren e krijimit të partive ,që kush e kush të bëhet deputet,dhe duhet të krijoi parti më vete .Të bëhen të gjithë kryeministra ,në një vend të varfër , që zhytet përditë në varfëri ,krim e hajdutri,

    Zoti e ndihmoftë shqiprinë nga këta djajë.

    Reply to this comment
  4. Popullore August 1, 20:17

    Gjashte parti te reja drejt krijimit,
    gjashteqind mije shqiptare drejt emigrimit!

    Reply to this comment
  5. alphade August 1, 20:17

    Skizofrenia dhe Obsesioni i politikaneve shqiptar per kri-
    jimin e partive e partickave te reja ….O zot,cfare cmen-
    durie !?
    AMERIKA me 350 milion banore ka vetem dy parti: Repu-
    blikanen dhe Demokraten dhe te “trete”, I thencin…!
    Ndersa Shqiperia me 3 milion banore brekdhjere e kem-
    be zbathur ka mbi 70 parti ! Ku e keni elektoratin more te
    semure psikike ?! Kerkoni ne fjalor definicionin e fjales
    TOBSESION ? MARREZIA E POLITIKANEVE shqiptare
    nuk ka kufi !!! Quo Vadis ???

    Reply to this comment
    • Lili August 2, 11:19

      Amerika ka zgedhje demokratike ku populli zgedh nepermjet votuesit te vete cilin kandidat me presentuar, ne jo! Ka dallime ndermjet Bidenit edhe Sandersit ma d se hime se ndermjet Rama e berishes pone fund vendosin delegatete , jo njishi
      E kupton dallimin ?!

      Reply to this comment
  6. Ndalni Gamorin i fij bre burra - po boh ma shum Politikan se poppll ne shQypni !!!!!!!!!!!! August 1, 20:19

    kta dashkan me e rrujt Shqipnine
    para e pas .
    S’ka me njel mo centezimo per Pensionistaat lene masanej per bo rruge e bulevarde .

    Kjo maskarade politike ne Shqiperia nuk njohka Fund lol !

    ene ky surrat pajdhi VeVe-se dshka me fitu paret e bo Vila ne shQypnie ?
    Ollahile – Xhafer Deva po don me i mshu Tirons persri !
    mesiguri e ka ideu Serbi me bo berdhok shQypnin

    Reply to this comment
  7. katarakti August 1, 20:59

    Eshte nje taktike per te risjelle dyshen PD – Lsi ne pushtet. Partite e reja qe do krijohen jane te gjitha me figura nga e djathta. Synimi eshte qe te mbledhe votat e elektoratit gri dhe atyre qe jane te zhgenjyer nga dyshja Basha-Meta.

    Reply to this comment
  8. 7×7=42 August 1, 21:12

    Me kaq parti nuk ka ngel trushplar pa u ber antar ose duhet te jete cdo trushplar antar i 20 partive.
    2 milion votus pjestoi per 140 parti,luli mund ta nxjer rezultatin me te sakte..
    Kolonia albanistan,ben cirk

    Reply to this comment
  9. Monika hajdute me cizme August 1, 21:14

    Menyra me e mire per te vjedhur dhe pare qyl krijo parti

    Reply to this comment
  10. Prisni se akoma nuk keni pare akoma gje August 1, 21:58

    Zoti Kryeminister me nje levizje te zgjuar si politikan me stof te shtrenjte qe je, me 30 korrik ja u fute sa krahu i perthyer dysh, Sali Kerrmes, Lulushit, Mones por mbi te gjitha kokekatrorit fshatarit nga Cepani i Skraparit Like Florirt.
    Ketyre koqeve 17 maji kur ja u fute do t’u duket lule.
    Oh sa kom qesh.
    Me kete levizje ke parshikuar nje tsunami politik, i ke lane “t’an dekun”.

    Reply to this comment
  11. Ali August 1, 21:58

    Cfare jane keto 6 parti te tjera, sikur mos mjaftojne partite koti qe jane ne qarkullim. Kur shtete si SHBA, Angli kane nga dy ose pese qe garojne, pse ne nje vend i vogel dhe i limituar financiarisht duhet te kemi 30 parti apo nje zot e di sa jane?!

    Reply to this comment
  12. Bertrand August 1, 22:07

    E gjitha kjo eshte vazhdim i maskarades politike antishqiptare te banditeve politike qe kane shitur shpirtin tek shejtani!
    Kurre nuk do kete sukses nje parti,qe ka si “SHTYLLE” ,pra “hu gardhi”, nje politikan,per me teper qe nuk ka shfaqur asnje vizion politik kombetar dhe qe nuk mbeshtetet nga shumica e qytetareve!
    Deri me sot asnje politikan,i majte apo i djathte kurre nuk ka mbrojtur interesat e shumices se popullit shqiptar,por kane qene ushtare te partise dhe DIKTATOREVE ne cdo parti!
    Partite e ashtuquajtura te djathta deri me sot nuk kane prezantuar rebelimin e tyre ndaj shtypjes dhe shfrytezimit te popullit,por jane mjaftuar vetem me luften kunder fantazmes se komunizmit!
    Njerezit duan pune,drejtesi,strehim,shtet ligjor,demokraci,qe te respektohen si njerez nga administrata publike e jo te trajtohen si skllever!
    Ne kushtet e sotme fitues i sigurte i zgjedhjeve te ardhshme do te jete PS-ja,sepse diktatori Rama e ka nenshtruar kete parti ne nivelin me poshterues te mundshem!
    Delet njohin vetem COBANIN e asnje tjeter!
    Shqiperia ka vdekur,por akoma nuk eshte varrosur!

    Reply to this comment
  13. Liro August 1, 23:15

    Te gjithe i kuptoj por ky …i vetcvendosjes cfar te semes kerkon ??

    Reply to this comment
  14. Adih August 1, 23:33

    I madh e i vogel ,jo sot , por edhe para shume viteve ,e ka kuptuar me se miri ,PPSH e Diktatures te ndare ne tre pjese PS,LSI e PD .Me listat e hapura ,po te kete ndershmeri ne numurimin e votatave ,do fitojne forcat e reja . Kokpalaret e mjere te terhequr zvarre brutalisht ,do i largohen korrupsionit ,kriminalitetit ,perdhunimit dhe vjedhjeve te prones te privateve ,po ashtu edhe te pronava shteterore ,te rrumpalles se betonizimit ,pa kriter dhe shkaterimin e natyres nga te perkedhelurit cuba lakenj te politikaneve ,me ryshfete e pa ryshfete ,qofte ndertimet me emra te te treteve ,e shume pislleqeve te tjera ,qe jane me ze e me figure ..Ne populli i ndershem shqiptar ,qe jemi fatmiresisht mbi 80 % e popullsise e ka kuptuar dhe e perjeton per dite monopolizimin e cdo gjeje, e malli nga keta ganstere te “forte “.Ka ardhur koha te kemi treg te lire ,ku ky treg i lire , do uli si cmimet ,po ashtu edhe do rritet cilesia e mallit ,sic eshte ne shtetet perendimore ,me ligje te sakta ..Mjaft eshte mjaft .Nuk ka me , budallenj sot .Megjithate mendoj se keta ” ustallaret” e ketyre 30 viteve , do kene pune me SPAK e BKH ,keq i kane punet ,jane te lemetitur ,prandaj ka ardhur koha , jo per rotacion ,por per ardhjen ne pushtet te forcave te tjera te reja ,pa vjedhje ,pa vrasje ,dhe te zbatimit te diktatit te ligjit ,te transparences se ligjit ,dhe jo si keto 30 vitet e shkuara ,qe nuk eshte zbatuar as edhe nje ligj ,dhe eshte shkelur me brutalitet KUSHTETUTA shqiptare .Shembull eshte ,per fatin tone te mire ,lamashet e PD ,bojkotuan parlamentin ,ku keta deputetet e opozites parlamentare na dhuruan listat e hapura dhe respekt per to ,i jemi mirenjohes .Shqiperise do i vije zhvillimi vetem atehere kur :::

    PARTITE POLITIKE SHQIPTARE ; DO JENE ME NJERA TJETREN , KUNDESHTARE TE PERBETUARA PA KOMPROMIS NE POLITIKE ,MIDIS TYRE .

    Sic jane partite politike ne vendet perendimore te zhvilluara.

    Prandaj dite te mira do na vine ne popullit te neperkembur ,te varfer dhe pa dinjitet ,rrembyer me dhune kete dinjitet nga banditet neokomuniste e anti shqiptare te ketyre 30 viteve te fundit .Ndryshimi do vije ,ka ardhur koha ,o jete o vdekje ,i ka shkuar thika ne kocke popullit te ndershem ,ose do boshatiset shqiperia ,por po e perseris edhe nje here ,kujdes mos vidhen votat nga pardesy bardhet e Ramiz Alise ,kujdes nga keta ,skane me nevoje per te vjedhur ,se kane milionat ,por do e ruajne me cdo kush pushtetin dhe arsyeja eshte fare e thjeshte ,do i filloje ndeshkimi ,qe e kane hallall..Duhet ta kuptojne ka perenduar koha e tyre dhe shume e zgjaten ?? !!!!!

    Reply to this comment
    • Fisniku August 2, 10:12

      O Adih!
      Pse e lidh cdo gje me PPSH-ne ,kur per 30 vjet ketu kane SUNDUAR banmditet,qe ka mbeshtetur perendimi?
      Pas 30 vjetesh eshte idiotesi t’i mbushesh mendjen vetes se per te gjitha deshtimet e paska patur fajin diktatura komuniste!
      Pse pse diktatura komuniste i lejoi keta hajdute te pa shpirt te lulezonin korrupsionin.drogen,trafikun e armeve,qenieve njerezore etj?
      Pse PPSH i mesoi keta horra qe t’;a benin Shqiperine nje vend ku lindin dhe rriten mijra kriminele super klas,qe i kane vene tmerrin edhe botes?
      Pse PPSH e mesoi Berishen dhe sidomos Ramen,qe t’i beni milionat e popullit rrush e kumbulla duke investuar ne rruge te gjata,tunele etj,sepse atje del edhe korrupsioni me i madh,ndersa ne lagjet e Tiranes nuk kane cerdhe,kopshte,kende lojrash,lulishte.rruge te shtruara etj?
      Kush e mesoi lali Erin,qe te hidhte miliona vetem ne rrugen nga Rinasi deri tek liqeni artificial,sepse aty do kalonin turistet,packa se ne brendesi te hane qente rrugace,plehrat etj!A e mbani mend se sa lulishte dhe fusha sportive kishte Tirana ne diktature?
      Po sot ku jane?
      Te gjitha jane ngritur pallate!
      Po femijet ku luajne sot?
      Te gjithe luajne me celular,tablet etj lojra me vrasje,kafshe te cuditeshme,me vrasje etj!
      Dhe pastaj habitemi se nga dolen kriminelet!
      Te gjithe femijet e lindur pas 90-tes,shumica jane bere hajdute,kriminele,trafikante etj!
      Keto jane pasojat e betonizimit te Tiranes!
      Ne diktature cdo lagje kishte biblioteke,ndersa sot nuk ka jo biblioteke,por as nje stol e tavolina betoni per te ulur nenat me femije apo pensionistet!
      A e dini ,o njerez se kush merret sot e 30 vjet me edukimin e femijve dhe rinise?
      Shembulli me i mire edukativ per femijet dhe rinine,jane politikanet hajdute e te korruptuar,hajdutet dhe kriminelet e lagjeve etj,qe jane pasuruar lehte jo me pune e dituri e shkence,por me …KRIME!
      Sot dridhet mesuesi nga nxenesi,qe shkon ne mesim me pistolete ne brez,ndersa ne kohen e xhaxhi diktatorit mesuesi respektohej me shume se prindi!
      Hesht,o popull bageti,se kaq meriton:PERBUZJE nga politikanet!
      Ngopuni duke share Enverin dhe hani mutin Rames e Bashes sot!

      Reply to this comment
  15. Pensionist August 1, 23:46

    Mire, le te krijohen, po mund te dije ndonje saktesisht se sa parti politike vegjetojne ne Shqiperi? Me kete vrull, duket sikur çdo lagje do te kete partine e saj dhe kjo do te jete nje gje ”shume e mire” per vendin ton demokratik, ku njerezit hane çdo dite politike…

    Reply to this comment
  16. demo August 2, 00:38

    Kjo partia Murrizit me duket me vend.Eshte i vetmi qe nuk u korruptua nga pushteti per listat e hapura Opoziten e korruptuar jasht parlamentare nuk e pordhi fare.Duket si tarallak,po vendimet i merr sipas interesit te popullit te thjeshte.Qendro ne keto pozita se e ke hallall voten.
    Me mire votoj nje te ndershem me derrase mangut.

    Reply to this comment
    • Bureto August 2, 15:40

      Demo! Më fal po ku e sheh dërrasën mangut tek zoti Myslim Murrizi?! Pak dërrasa mangut ka Saleh Berisha dhe megjithatë e kemi 30 vjet në sofër, kryetar të PD (se mos thuash që është Lulja), president dhe kryeministër?! Pse, sepse votohet nga mijra shqiptarë.. Askush, mendoj se dhe Murrizi vetë, nuk aspiron kaq lart. Ai thotë ca të vërteta për të gjithë ata që hiqen si demokratë, të djathtë e të majtë, dhe besoj se si deputet më shumë ka bërë mirë. Vetëm këmbëngulja dhe udhëheqja që i bëri nismës për hapjen e listave, mbyllja e të cilave ishte “vepër” e Sali Berishës dhe Edi Ramës në prill 2008, meriton respekt dhe jo etiketime fyese. Nuk kam parë tek ai ndonjë gjë nangut, përveç mungesës së karizmës. Kjo në fund të fundit është cilësi e lindur, por nuk të bën as atdgetar, as filozof e as të ndershëm. Historia na ka dhënë shumë lider karizmatikë si Stalini, Hitleri dhe Enveri inë, por pamë se ç’bënë me karizmën e tyre. Ndaj dhe besoj se Murrizi nuk do jetë ndonjëherë lider, por kjo nuk e bën domosdoshmërisht atë me “dërrasë mangut”. Tung!

      Reply to this comment
  17. faro August 2, 05:43

    Në të gjithë keta”SEMAFOR”, nuk shoh askund, të paktën, një,, vetëm një, dritë të gjelbër!

    Reply to this comment
  18. Edi August 2, 07:21

    Parti te reja, fryme e vjeter. Pa dmth-ie.

    Reply to this comment
  19. Tori August 2, 07:46

    Kemi nevoje per ca parti te reja.Sa me shume parti aq me mire per popullin,a ka mundesi te kemi nga nje parti per familje keshtu te pakten ç’do familje do paguaj per partine e vet.

    Reply to this comment
  20. spata August 2, 10:26

    Shume mire bejne.30 vjete nuk pame nje parti qe te mendoje per prespektiven e kombit .Deri me sot u punua per te krijuar klasen politike borgjeze qe do ti hapte rrugen kapitalizmit shqiptare .Kemi aq shume borgjeze qe tregon se kapitalizmi ne Shqiperi triumfoj . Vetem Sali gerdall bertet komunizmi rrezik per shqiptaret .Ky komunisti boll e talli popullin tani mendon te zoteroje bizneset familjare qe te mbetet borgjez brez pas brezi .
    Ne keto kushte domozdoshem do dalin rryma te reja qe do ta bejne luften per pushtet edhe me te ashper e te pa percaktuar. Fatin dota vendosin kooalicjonet pas zgjedhjeve .Boshti, qe sot dominon ,Ps-Pd-Lsi kane shance te jene te perfaqsuar por qeveri nuk krijojne dote vec evec .Nuk bene cudi qe keto ,si parti te shkordhura e te diskredituara ne popull te behen bashke .Kjo do te jete fatkeqsia e dyte pas vendosjes se demokracise ne vend.Keto parti zoterojne pushtetin ekonomik qe do te sigurojne vazhdimin e kapitalizmit me te eger ne planet .

    Reply to this comment
  21. kastriot August 2, 10:30

    Perralla Te gjithe jane pjeseza te Shoqerise se hapur qe fillon me Ramen vazhdon me Bashen dhe bishtat e tjera hajdaresh’opozitare’te sanksionuar me Kushtetuten ‘demokratike’ 2020 krejtesisht e kundert me kushteten e miratuar me referendum 1998

    Reply to this comment
  22. Lili August 2, 11:16

    Duhet pasur kujdese me keto ne qofte se nuk bashkohen ne vetem nje force, atehere shkojne ne sherbim te statusquos e jane vetem bijte e ps pdse e lsise si keta qe janevetem bijte tePPShse!
    Mendoni vertete qe Zoja Hajdari qe vetem ka perfituar personalisht nga keto parti do i denoje nje dite?! Une jo!!!!
    A jane ne gjenfje tebashkpunojne per Atdheu prej zogisteve tek levizja VV per ndryshom e permiresime apo ven Partine mbi Atdheun eshte pyetja edhe do sjihet shpejt kjo pune!

    Reply to this comment
  23. Cufi August 2, 11:46

    Po “Kerperata” nuk paska bere nje parti te re ? E meriton voten si nje politikane intelegjente qe eshte. Ngelet me votu ose Murrizin ose Hajdarin si “mbrojtes” te interesave te popullit . Pervec kesaj Vetvendosjes te tjerat jane malle i vjeter me amballazh te ri.

    Reply to this comment
  24. Adih August 2, 12:11

    Fisniku @@@…………………………………………

    Besoj se kam 100% te drejte .A nuk i ke pare keto tre parti PS,PD e LSI qe kane pasur pa levizur presjen ,te njejtin program . Sinqerisht po te gjeshe sado nje ndryshimyre ne programet e tyre ,atehere do te jape te drejte .Vetem kemi pare ,vjedhjen e pronave ,shkeljen me kembe pronaret e ligjshem.Korrupsion ,dhe ai qe ben me shume korrupsion ka bere detyren me mire ,keshtu i keshillloi Ramiz Alia ,bile ai i tha korrupsioni sjell para dhe ai qe ka para ,dirizhon popullin .Ramizi i porositi ,pronaret terhiqini zvarre ,jepini nga nje cope leter ne dore dhe i verdallosni me shekuj neper gjykata . Popullin mjerojeni sa me shume ,lodheni ,se sa me i lodhur dhe me i varfer eshte nje popull ,aq me kollaj e dirizhon .Bile porosia e Ramizit ishte ajo parti qe vjedh me shume e ka kryer me mire detyren .Kur te behet rotacioni me femijte tane ndermjet tyre ,te mos hapen letrat e korrupsionit ,ashtu si komentojne komentuesit qe shajne sot Ramen ,pse nuk i hapi letrat Saliut ,sa shpejt haron Likja u kap mat ne vidio ,dhe Rama na i zgjodhi president .Mos eshte rastesi ,jo i dashur e i nderuar mik Skam me nerva ne tastiere te shkruaj ,,por besoj se kam te drejte Si ma shpjegon ti mua ,qe Sali Berisha nga sekretar partie i PPSH ,nga me karjeristet brutale ,u ngjiz ne sekonte ne ” demokrat ” Por me e frikeshmja vazhdon, se Saliu e hengri cairin ,por ke te rinj si shitesi i fiqeve Veliaj nga levizja MJAFT edhe ky u ngjiz ne sekonde ne “PS” Mi shpjego te lutem .A kishte ardhur ne krye mbas 90 ,ndonje tip si une ne politike .Ta them une 0% shanc .Meso dhe nga une nje gje tjeter .Njoh nje familje ne perendim Gjermani i kam miq ,dhe hapen me mua per ceshtje politike .Konkretisht :Ishin votimet ne kete shtet perendimor .Kjo familje votoi te majtet ,dhe dihet jane te djathte .Kur me thane i pyeta .Si ka mundesi qe keni votuar te kunderten ,pergjegja ishte shume llogjike ,ketu ne Gjermani fiton Merkel ,ne e dime ,me gjithe se ne jemi me Merkel ,ne nuk duam qe te kete shume deputete Merkeli ,se po te kete te gjitha ne dore ,mund te vije dhe diktatura ,prandaj votuam kunder,pra te kete ballance ,jane popull i zgjuar ,por eshte mbi te gjitha interesi i jone ,besoj se shume shqiptare mendojne si une ,edhe ti duhet te behesh me kete llogjike ,per interesat e tua ,ashtu si ketu ne shqiperi qe Rama ka uzurpuar te gjitha .Ku do perplasesh ,kush do ta vari ,ku do e gjesh te drejten ? e te tjera e te tj .Shqipteret besoj se e kane kuptuar me ne fund ,qe duhet te kete konkurrence dhe sa me shume deputete kundershtare ,karshi mazhorances te kete ne numur ,aq me shume ka rregull ,ka kerkim llogarie ,do vidhet me me veshtiresi nga maxhoranca ,kush do qofte ne pushtet .Ishte hera e pare qe z Murrizi , me z Hajdarin e te tjere deputete te opzites parlemntare ja bene 8 me 2 Rames ,per hapjen e listave .Dhe une per to do votoj ,e dhane proven ,ishte hera e pare ndershmeri pa hile ne keto tre dekata te fundit te ketij tranziccioni post komunist .Nuk rregullohet shqiperia me njehere ,kjo nuk diskutohet ,por te pakten te filloje kerkesa e llogarise ,ballanca e jo si me sot ,qe partite politike shqiptare ,te jene kundershtare te vertete ne politike me njera tjetren .E ke ne komentin tim te pare me shkronja te medha .
    Fisnik ! Sinqerisht ju uroj nje mbasdite te kendeshme .

    Reply to this comment
    • Fisniku August 2, 21:53

      Adih!
      Qe kur e fillon repliken tende me fjaline se “Besoj qe kam 100% te drejte”,atehere ti je i dashuruar me mendjen tende dhe nuk pranon dialog me te tjeret!
      Po ta theksoj perseri:
      Te pretendosh sot e 30 vjet,se fajin per deshtimet ne Shqiperi e paska vetem Enver Hoxha dhe socializmi eshte me shume se miopi infantile!
      Se pari,nuk ke kuptuar se socializmi nuk u rrezua nga te ashtuquajturit “dhjetoristet”,qe pas 4 ditesh u treten si kripa ne SHURRE!
      Socializmin e rrezuan komunistet nen drejtimin e Ramiz Alise,duke caktuar ne krye te partive kryesore ish komuniste ekstremiste dhe agjente te armiqte te Shqiperise!
      Ne asnje vend ish socialist nuk iu vu kazma pasurive kombetare dhe te gjitha keto u bene me mbeshtetjen e panderoprere te perendimit!
      Aq e dukshme eshte kjo sa edhe zgjedhjet e 30 qershorit,u pranuan nga bota,qe te beheshin vetem nga nje parti politike gje qe eshte nje skandal boteror!
      Po tani qe u ndryshua Kushtetuta,pse nuk u pyet populli,por u bene debate ne kulisa?
      Lere Enverin ne vendin e vet dhe po ta mbajtu suma veri gishtin plages!
      Ti Adih pretendon se nuk ta kane kthyer pronen!
      Po ketre prone Enveri e ka fajin?
      Enveri ishte komunist,kunder prones private,por pasi i shtetezoi pronat dokumentet ua ruajti ne arkiva,qe ti sot i ke gjetut dhe kerkon te drejten tende!~
      Ja ky ishte Enveri komunist,ndersa keta hajdutet e sotem jane FASHISTE,por ti ke frike akoma t’i akuzosh dhe merresh me Enverin!

      Reply to this comment
  25. Arben August 2, 13:30

    Partia Islame Shqipetare, e vetmja alternative ndaj

    zullumit qe na ka pushtuar.

    gjithe te tjerat, thjesht copy – paste.

    Reply to this comment
  26. Dhimbia e madhe Popull August 2, 14:10

    S,jemi keq pww PARTI tw REJA- po pwr UNITET mbarwpopullor.
    Mw mirw PAKW e SAK! thotw populli
    Dhimbi e madhe Popull!

    Reply to this comment
  27. Mazllum Kadaifi August 2, 15:36

    spata @…………………………………………….
    Mos diskuto ore i uruar se le nam .A e njeh ti kapitalizmin ? A e ke idene cfare diskuton .Mesoje nga une ,kapitalizmi ka ligje ,zbatohen me rigorozitet ligjet ,diktati i ligjit dhe tansparenca e ligjit ,jane ne plan te pare .Pse ore i uruar spata , kapitalizem kemi ne ne shqiperi .Jo ore jo ,keto jane shtepia e femise ,shpia e kopilave .Keto jan pa emer ,sinqerisht une nuk ja gjej ,sdi ti vendos cfare monstrash jane .
    Mos e ngatero kekun me byrekun heren tjeter ,kur te komentosh .
    .

    Reply to this comment
  28. Gzim Kulufi August 2, 19:31

    Te dashur komentues! Edhe une propozoj qe te formojme partine e komentuesve anonime. Nder pikat e para propozoj: 1. Shqiperia vend i pavarur dhe jashte koalicioneve politike-ushtareke te botes. 2. Cdo njeri qe merret me politike e ka te ndaluar ai dhe pjestaret e tij te familjes te merren me biznes! 3. Ndalohet marrja e borxheve nga shteti shqiptar ne bankat dhe shtetet e huaja. 4 Kushtetuta dhe cdo ndryshim ne ‘te behet vetem me pjesmarrjen e popullit ne referendum, jo me shpesh se nje here ne 20 vjet. 5. Perkrahja e shtetit te pavarur kosovar dhe mbrojtja e te drejtave te minoriteteve te ndodhura ne ‘te. 6. Mbrojtja e rosurseve dhe ambientit -prioritet i partise tone. 7. Berja e nje Kushtetute te qarte, te thjeshte dhe inspiruese e vlerave me te mira njerezore, duke filluar nga Ligji i Tokes, vazhduar me marrdheniet ne prodhim, e perfunduar me mbrojtjen e kultures shqiptare e europiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim