Gjashtë të verbër jetimë, apel shtetit për “dritë”

September 26, 2016 07:47

Gjashtë të verbër jetimë, apel shtetit për “dritë”

Në fshatin Arapaj të bashkisë Roskovec, banon edhe familja e Novruz Hatias. Sot, ai dhe bashkëshortja e tij nuk jetojnë më. Janë 6 anëtarë, dy vajza dhe katër djem, të gjithë të verbër.

Dy prej tyre kanë shikim të pjesshëm. Janë jetimë që prej një viti, kur humbën prindërit. Familja vuan për shkak të dramës fizike dhe varfërisë, me kushte të këqija sociale dhe ekonomike. Mbijetojnë fal pensionit të invaliditetit, ndërsa banojnë në kushte të vështira, duke pasur parasysh edhe dy vajzat e rritura.

Për vajzat mbetet problem i madh bashkëjetesa me të tjerët, pasi mungojnë ambientet. Nga gjashtë fëmijët e verbër, më energjikja duket Jona.

Është 18 vjeçe dhe më e vogla nga fëmijët, sikurse edhe më e qeshura. Në sytë e saj duket optimizmi, edhe pse kurrë nuk ka parë me sytë e saj dritë. Dëshira për të punuar nuk i mungon, por verbëria është prezente në çdo moment të jetës së saj. Por ajo punën e ka gjetur vetë, palos rrobat e lara të familjes. Mjafton kaq dhe thotë se është e kënaqur.

ø;

Asaj i ka mbetur peng premtimi i kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, për të ndertuar një shtëpi për të verbërit e familjes Hatia.

Jona thotë se ende pret dhe ka besim se kryetarja nuk do t’i harrojë. Ajo i ka ndihmuar edhe herë të tjera. “Nëse nuk ka mundësi për të na ndërtuar një shtëpi, të paktën të na shtohet një dhomë ku të qëndroj unë me motrën tjetër, pasi nuk mund të rrimë gjashtë vetë me një dhomë”, thotë Jona.

Vëllai i madh i familjes, i cili ka një shikim të pjesshëm, Elton Hatia, u qëndron afër, njëlloj si prind, motrave dhe vëllezërve. Ai duhet të mendojë edhe për të ardhmen tyre, pasi mbijetesa kërkon edhe punë, të cilat verbëria ua pengon. Ai kërkon nga bashkia dhe shteti që “të vënë dorën në zemër” për ta.

“Ne nuk dalim dot as në rrugë, sepse kemi vështirësi. Të paktën të na shtrohet rrugica nga dera e shtëpisë tek rruga kryesore që të ecim, pasi jemi izoluar”, thotë Eltoni.

Kur i pyet se si ia dalin të mbijetojnë, thotë: “Ndihmojmë njëri-tjetrin për të mos u rëzuar, na mungon edhe shkopi për të verbërit, për të dalluar rrugën, por nuk kemi një të tillë”.

Ndërsa halla e tyre, Meleqe Hatia, që është njëkohësisht edhe kujdestarja e nipërve dhe mbesave, thotë se kjo familje është në gjendje ekonomike shumë të keqe.

Ndërkohë ajo ngre edhe problemin e një shtëpie për këta të verbër, ku bashkia duhet të japë kontributin e saj, së bashku me organizmat shtetërore. Ajo shton edhe një shqetësim tjetër.

“Një nga fëmijët me shikim të pjesshëm, Denisi, ka mbaruar shollën e mesme. Ai kërkon të ndjekë të paktën shkollën e lartë si gjithë të tjerët  Dëshira e tij është të studjojë për degën Gjeografi-Histori. Ai ende është në pritje për ndihmë nga shteti dhe nga Shoqata e të Verbërve. Të presim më tej se çfarë do të ndodhë. Është shteti që në këto kushte duhet të ndërhyjë për këta jetimë të verbër që përjetojnë dramën më të madhe, e që të jetojnë si gjithë të tjerët”, shprehet halla.

Thanas Shumeli 

 

September 26, 2016 07:47
Komento

5 Komente

  1. kris 1 September 26, 14:16

    Shteti e ka mendjen te financoje Oj-qite e shumta ne Tirane dhe nuk e le varferia e tyre te hedhe syte jashte saj.

    Reply to this comment
  2. PidhiISateme September 26, 15:57

    Fajin e ka krimineli Sali.

    Reply to this comment
  3. Nero September 26, 19:02

    Kjo eshte nje nga ato probleme qe qeveria duhet te veproje. Eshte mire te nderosh komplekse per femoje dhe te rindertosh qenra qyetesh, por njekohesisht te ndiqen dhe hallet e popullit \, sidomos per nejrez ne kushtet e kesaj familje

    Reply to this comment
  4. poshtekomunistat September 27, 09:26

    po iku koha e Saliut o degjenerate po behen 4 vite apo ke mamin ne pune e duhet me shkrujt statuse ,po a keni sy o ju plaqin ishallah

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*