Gjasme të majtët dhe kapso të djathtët… Konfliktualiteti politik, mangall gjysmë i shuar

June 9, 2016 14:57

Gjasme të majtët dhe kapso të djathtët… Konfliktualiteti politik, mangall gjysmë i shuar

Pikat kryesore

  • Andej forcat e mëdha politike kanë programe të ndryshme, shpesh të kundërta për gjër themelore si ekonomia, taksat, privatizimet, sigurimet shqërore, emigracionin etj. etj. Tek ne këto lloj programesh janë përcaktuar kryesisht nga Fondi Monetar Ndërkombtar dhe Banka Botërore, rrjedhimisht në thelb janë të njëjta si për gjasme të majtët ashtu edhe për kapso të djathtët.

Nga Arkiva

Mali është i lartë, sheqeri i ëmbël, topi i rrumbullaktë, lepuri frikacak, kurse politika shqiptare – konfliktuale. Kjo është vetia e parë që të vjen vetvetiu në mend.

Konfliktualiteti karakterizon politikën edhe në vende me demokraci të maturuar. Vetëm se ka një ndryshim: atje politika bëhet konfliktuale kryesisht gjatë fushatave elektorale. Kohën tjetër punojnë. Këtu kemi muharrebé non stop. Palla në dorë dhe dora te palla. ‘Në dorë palla u ngriu’.

Duhej të ishte e kundërta. Andej forcat e mëdha politike kanë programe të ndryshme, shpesh të kundërta për gjëra themelore si ekonomia, taksat, privatizimet, sigurimet shqërore, emigracionin etj. etj.

Tek ne këto lloj programesh janë përcaktuar kryesisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, rrjedhimisht në thelb janë të njëjta si për gjasme të majtët, ashtu edhe për kapso të djathtët.

Parë kështu, konflikti non stop mes partive politike duket pemë pa rrënjë, konfigurim në hava. Faktikisht ka rrënjë, ushqehet jo nga një, por nga disa faktorë. Vetëm se këta faktorë nuk burojnë aq nga realiteti i gjërave sa nga nevoja psikologjike, nuk lidhen me interesin publik, por me interesa të propagandës.

Në kushtet tona, kur brenda partive politike mbizotëron fryma e klanit dhe jo meritokracia, një pjesë e mirë e politikanëve pësojnë një metamorfozë marramendëse, shndërrohen tak-fak nga njerëz të thjeshtë në deputetë, ministra e më lart. Dhe u ngjan vetja si Muji e Halili. Gati për beleg. Yxhym!

Veç këtij faktori, si të thuash folklorik, që konfigurohet në traditën e largët, ndikon edhe një faktor tjetër, i lidhur po me të kaluarën, por të afërtën. Sa kemi dalë nga gjysmë shekulli totalitarizëm, ndaj mendësia totalitare vazhdon të egzistojë, qoftë edhe si vragë në ndërgjegjen e një shumice politikanësh.

Mentaliteti totalitar nuk para e  njeh konkurrencën, i falet vetëm luftës. Në respekt të kësaj mendësie synohet lufta finale, shfarosja simbolike e kundërshtarit ose, në pamundësi, baltosja e tij. Gjaku i betejave klasike zëvendësohet, në rastet më të mira nga balta ligjërimore kurse, në shumicën e herëve, nga… bajga goje, mender jush.

Duket se konfliktualiteti ekstrem ushqehet edhe nga një burim tjetër, që mund ta quanim faktori i kompesimit. Meqë në realitet partitë politike s’kanë dallime substanciale nga kundërshtari, stërtheksojnë kufijtë në retorikë. Avazi i stërlashtë: ne engjëj – ata djaj. Dhe ëngjëlli mund të bashkëjetojë me djallin aq sa zjarri bashkëjeton me ujin.

Në çdo rast, betejat e foltoreve janë fiktive. Këtë e dinë edhe strategët që i ideojnë këto beteja, edhe ushtarët që i zbatojnë. Por duhet betejë, duhet atmosferë epike për të joshur elektoratin. Gjithnjë sipas mendësisë makiavelike: kur s’ke gjë reale për t’u dhënë, jepu kënaqësinë e luftës imagjinare. Ngopi me lugë të zbrazur.

Sido që të jetë, strategët e këtyre betejave imagjinare por gjithsesi shurdhuese, duket se harrojnë një gjë. Nuk jemi në fillim të viteve ’90. Secila palë ka patur rast të qeverisë gjatë. Dhe e kanë ndritur reciprokisht…

Ka ikur koha kur qindramijëra mund të rreshtoheshin në taborre nën hyqmin e tyre. Sot retorika konfliktuale është si mangall gjysmë i shuar. Vështirë se ngroh edhe militantët e çartur.

 

Çapajev Gjokutaj – DITA

 

June 9, 2016 14:57
Komento

10 Komente

  1. anticensurë 25642654 June 9, 15:29

    “Sido që të jetë, strategët e këtyre betejave imagjinare por gjithsesi shurdhuese, duket se harrojnë një gjë.”
    unë nuk do të thosha atë që thotë gjokutaj!!atë e dinë shumë mirë ata!!
    unë do të thosha se ata nuk harrojnë një gjë:”konfliktualiteti” i ka pasuruar çdo ditë,çdo vit,çdo legjislaturë!se “konfliktualiteti” i tyre e bën pjesën tjetër të popullsisë që ta “hajë sapunin për djath”!!
    këta tallin hajdarin me ne!na vjedhin na grabisin,bile na vrasin dhe ne i shkojmë pas!!dhe ne i mbrojmë!!
    këta me bëmat e tyre po na tregojnë se jemi thjesht një popull IDIOT!!

    Reply to this comment
  2. gjini June 9, 15:34

    Nji shkrim shume i dobet! Po kjo asht gjuha e atij Standardi qi Ju e mbroni me aq force ?Ku jane fjalet shqipe ne kto fjali z.Gjokutaj :”Ketu kemi muharrebé non stop” Gadi per beleg.Yxhym”etj etj
    Se ç’ka asht : “balta ligjërimore dhe ..”taborre nen hyqmin e tyre” !! vetem nji “standardin” si Ju mund ti dijë!

    Reply to this comment
  3. SH.Kolonja June 9, 16:09

    NJE BRAVO E MADHE! Penat e vjetra nuk ndryshken kurrre e as u thyhet maja apo anohet majtas apo djathtas

    Reply to this comment
  4. Olimpia June 9, 16:13

    Si gjithmonë , as mish as peshk Capajev…pa emra , pa analizë konkrete.Në histori individi, ka momente që është vendimta.Në se nuk do të kishte një Hitler, vështirë që gjermanët do të shndërroheshin pjesë e një makine kriminale të tmerrëshme .Gjatë luftës së parë botërore u bë luftë e tmerrëshme por nuk pati krime të tmerrëshme.Sa për totalitarizmin , je tepër amator për të bërë krahasime.Por të them me bindje se në se në krye të PD do të ishte Arbnori , sot do të kishim një Shqipëri tjetër, edhe pse unë nuk shkoj kurrë djathtas.Èshtë Berisha që vuri në lëvizje pjesët ataviste, kriminale, feudale të shqiptarëve, larg qytetërimit modern, të majtë apo të djathtë.Ndërsa , sa për dijeni FMN dhe BB sot komandon edhe vënde të mëdha e moderne .

    Reply to this comment
  5. Rita June 9, 19:34

    Komentti i mesiperm ( Olimpia ) i afrohet realitetit e shtoj se doktori dhe po te donte te luante rolin e duhur si i djathte s”e linte kercenimi !! Mos kujtoni se sigurimi u shkri ,,,jo mderroi emer ,,lekuren por jo zanatin e vjeter !!! Nje shembull te vogel !! Ne vitet e para 90–95 cdo njeri qe i perkiste klases se persekutuar kur rregjistrohej ne partine e djathte te Ballit apo tjeter ai pergjohej me dite e nate derisa te terhiqej ne shtetpine tij e te mos mirrej me politike !!!Ai pergjim perkthehej se do te zhdukim prandaj trerhiqu !!! Kush i bente keto pergjime ???? Doktori jo por ai sigurim qe ishte e eshte ne te gjithe qytetet e fshatrat e vendit !!! Pergjmet e sorme neper ministri e deri ne kryeministri perse behen ???? Per te marre te gjithe masat se mos plas ndonje rrevulucion ,apo grusht shteti !!!

    Reply to this comment
  6. Nik June 9, 19:35

    Bukur Z. Gjokutaj! “Mangall gjysme i shuar..”
    Fjalet dhe shprehjet popullore jane si ato erezat ne gatim qe i japin lezet ushqimit.
    Nik

    Reply to this comment
  7. Drejtperdrejt June 9, 19:54

    Gjasme te majte e te djathte ne politiken shqiptare jane klonimi i bere nga politika gjasme e majte dhe e djathte e Brukselit. Eshte transvestiti politik, politika globale e BE sot. Ajo politike atje ka sjelle ketu klonimin e vet me vite der kur sot e majta dhe e djathta politike jane pa identitet por vetem nje kurve transvestite qe here shtiret si burre e here si grua. Kjo eshte sot politika edhe ne Europe. Nga nje ane gjasme te djathtet e te majtet te shkordhyer nga globalizmi si nje aliazh pa forme, e perball tyre partite nacionaliste kundershtuese te globalizmit imoral politik. Ketu ne Shqiperi politika eshte vetem nje kurve sipas shembelltyres se kurverise politike globale. Sot kjo eshte arsyeja pse kjo politike gjasme e majte dhe e djathte refuzohet prej shumices njerezve. Sepse nuk perfaqson njerezit. Perfaqeson vetem nje prostitucion politik, me mertesa gey, me klandestine bythzinj, me politikane dordolece te cilet nuk perfaqsojne asgje pervec interesave te tyre duke bere gjasme te majten apo te djathten. Kjo politike nuk votohet me, kjo i ben politikanet e saj akoma me imorale ne shtirjen si gjasme te majte e te djathte.
    Shtirje imorale politike – kjo eshte importi politik i politikes globaliste me qender ne Bruksel. Nje politike pa njerez qe duhet shterpezuar shpejt.

    Reply to this comment
  8. info analitike June 9, 20:07

    Shume dakord me kete artikull te Capajev Gjokutajt.

    Reply to this comment
  9. Arber Iliri June 10, 05:36

    Gjithsesi ne momentin aktual mund te thuhet e majta ka ecur shume me perpara me mentalitetin qeverise dhe sundimin e ligjit, e kam fjalen per PS, kurse e djathta me keqardhje konstatohet se eshte pa kapacitete njerezore per qeverisje dhe mentalitet salinian, nuk e kam gabim salinian jo stalinian me gjithese pak ndryshim kane.
    Ne PS aktualishtr Rama e ca kokrra te tjera jane me afer mentalitetit modern te politikes dhe sherbimit qeverises.hajt tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*