Gjenden 6 kufoma, dyshohet se u masakruan nga një vrasës serial

February 9, 2018 13:18

Gjenden 6 kufoma, dyshohet se u masakruan nga një vrasës serial

Autoritetet kanadeze gjetën kufomat e 6 personave, në pronën e një vrasësi serial.

66-vjeçari Bruce McArthur ra në prangat e policisë më 18 Janar, pasi dyshohet si autor i të paktën 5 meshkujve në një fshat të Torontos, ku jetojnë kryesisht homoseksualë.

Fillimisht autoritetet gjetën kufomat e 3 personave të fshehur në vazo lulesh, në një pronë ku ndodheshin veglat e tij të punës.

Të enjten, numri i trupave shkoi në 6. Sipas asaj që shkruan BBC, autoritetet deri në tani kanë arritur që të identifikojnë vetëm një prej tyre, Andrew Kinsman, i cili ishte zhdukur në Qershor.

McArthur akuzohet për vrasje të shkallës së parë të 49-vjeçarit Kinsman, Majeed Kayhan, 58 vjeç, Soroush Mahmudi, 50, Dean Lisowick 47 dhe Salim Esen 44.

Deri më tani, të gjitha kufomat e gjetura ishin fshehur në një pronë në Mallory Crescent të Leaside, pranë Torontos.

McArthur, i cili punonte tokën, kishte bërë një marrëveshje me banorët që t’i linte pajisjet e tij të punës në këtë pronë. Puna për të gjetur viktima të tjera të mundshme vijon.

l.h/ dita

February 9, 2018 13:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*