Gjenden rrënojat e avionit të rrëzuar në Iran

February 20, 2018 17:30

Gjenden rrënojat e avionit të rrëzuar në Iran

Garda Revolucionare e Iranit njofton se ka gjetur rrënojat e avionit me pasagjerë që është rrëzuar të dielën.

Televizioni shtetëror transmetoi pamje, të marra nga një helikopter, të cilat tregonin rrënojat në malet me borë.

Avioni i kompanisë Aseman Airlines është rrëzuar në malet Zagros në perëndim të Iranit dhe të 66 njerëzit që ndodheshin në bord kanë vdekur.

Ekipet e kërkimit do të vazhdojnë të ecin në këmbë deri te vendi i ngjarjes, pasi helikopteri nuk ka qenë në gjendje të aterojë në mal, tha një zëdhënës i Gardës Revolucionare të Iranit.

Kreu i shërbimeve emergjente të këtij vendi tha se lëvizja e trupave të viktimave do të jetë e vështirë për shkak të kushteve të këqija të motit.

o.j/dita

February 20, 2018 17:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*