Gjenden të përqafuar poshtë rrënojave/ Kthehet në tragjedi dashuria e dy të rinjve grekë, dalin pamje të tjera të rënda nga tërmeti në Turqi (Video)

October 31, 2020 16:32

Gjenden të përqafuar poshtë rrënojave/ Kthehet në tragjedi dashuria e dy të rinjve grekë, dalin pamje të tjera të rënda nga tërmeti në Turqi (Video)

Tërmeti në Turqi la pasoja shumë të rënda dhe shkaktoi dëme të mëdha. Disa detaje rrëqethëse kanë dalë nga dy të rinj, që humbën tragjikisht jetën një ditë më parë nga tërmeti katastrofik që deri tani janë konfirmuar 25 viktima.

Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë, vajza 15 vjeçe dhe një djalë 17 vjeç, u zunë nga muri që u shemb gjatë tërmetit, teksa po kalonin aty. Sakaq, këta të fundit janë gjetur të përqafuar poshtë rrënojave.

Në momentin e tërmetit, duket se djali ka përqafuar vajzën dhe të dy tragjikisht kanë humbur jetën, raportojnë mediat. Ndërkohë, babai i 17-vjeçarit thotë se u shqetësua kur i biri nuk po i përgjigjej në telefon fill pas tërmetit, duke bërë që të nisnin kërkimet. Ata u gjetën poshtë murit disa orë pas tërmetit.

Kujtojmë se kjo goditje e rëndë në Turqi ka sjellë shumë dëme në njerëz dhe materiale gjithashtu. Paniku i ka pushtuar qytetarët. Sakaq, pamje të frikshme qarkullojnë në rrjete sociale.

 

View this post on Instagram

 

Deja Vu! Pamje të frikshme nga tërmeti në Turqi. Na ruajt Zoti 🙏🙏🙏

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on

 

View this post on Instagram

 

Pamje vërtet të rënda nga tërmeti me magnitudë 6.6 që tronditi Turqinë pasditen e sotme! 😢🙏🏻

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_) on

h.b/dita

October 31, 2020 16:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim