Gjendet e djegur makina e vrasësve të Saimir Jakut

September 10, 2016 10:23

Gjendet e djegur makina e vrasësve të Saimir Jakut

Gjendet i djegur në Vinjoll të Kurbinit mjeti i autorëve të vrasjes së zyrtarit të OSHEE, Saimir Jaku.

Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin pasi janë ndjekur nga policia. Mendohet se autorët janë fshehur në Kurbin.

Gjatë pasdites së djeshme edhe një helikopter ka flutuar mbi zonën e Kurbinit por ende nuk ka gjurmë të autorëve.
“Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i mjetit që dyshohet se kanë lëvizur autorët, tip Benz , i cili është lokalizuar duke u larguar në drejtim të fshatit Gallatë në Kurbin dhe po ndiqet nga policia” informoi dje policia.

Saimir Jaku u ekzekutua mëngjesin e 9 shtatorit në një lokal në qendër të Rrëshenit, ku kishte shkuar për të pirë një kafe. Sipas informacioneve paraprake dy autorët kanë qenë të maskuar.

September 10, 2016 10:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim