Gjendet e mbytur një 53-vjeçare

December 25, 2012 09:29

Gjendet e mbytur një 53-vjeçare

Një 53-vjeçare është gjetur e mbytur në një rezervuar mëngjesin e sotëm në Belsh, raporton Ora News. Nure Kuqja është gjetur nga familjarët e saj e mbytur në rezervuarin e fshatit Hardhi në Belsh në rrethana ende të panjohura.

Sipas informacioneve 53-vjeçarja pasditen e djeshme  ka qenë me bashkëshortin e saj në tokën e familjes por pas  përfundimit të punëve bujqësore ajo nuk ka shkuar në banesë.

Menjëherë familjarët të shqetësuar kanë nisur kërkimet dhe mëngjesin e sotëm e kanë gjetur 53-vjeçaren të mbytur në rezervuarin e fshatit.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

December 25, 2012 09:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*