FOTO: Gjendet e vdekur Adelajda, banorja e famshme e Big Brother

October 29, 2017 09:39

FOTO: Gjendet e vdekur Adelajda, banorja e famshme e Big Brother

Adelajda Xhamani, një nga ish-banoret më të njohura të Big Brother është gjetur e vdekur sot në banesë në Tiranë.

Burime spitalore konfirmuan për DITA se trupi i vajzës gjendet në morg ku janë mbledhur edhe familjarët.

Gazetarja ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm.

Adelajda, e cila u bë e famshme për shkak të thyerjes së tabuve të kohës, aktualisht punonte në kanalin televiziv “Fax”.

Policia tha per DITA se 31-vjeçarja pa jetë është gjetur nga shoqja e saj e ngushtë në banesë.

Adelajda në Big Brother, foto e vitit 2009

 

Adelajda, e cila të hënën e ardhshme do të festonte ditëlindjen, mbahet mend për tabunë që theu duke lënë Kavajën dhe të fejuarin e saj.

Ish-mësuesja asokohe 23 vjeçare hyri në Big Brother se donte të ndryshonte jetën e saj dhe nuk donte të jetonte në Kavajë.

Ka qenë një nga personazhet më të dashura për publikun, në kohën kur reality të tilla si BB nuk ishin ato që janë sot.

b.m./dita

FOTO DITA: Familjarë të Adelajdes sot në mengjes në morg

October 29, 2017 09:39
Komento

5 Komente

  1. ELIO October 29, 09:59

    GJYNAF E SHKRETA
    MOS VALLE DROGA??
    E MBAJME MEND SI VAJZE SHUME TE MIRE

    Reply to this comment
  2. arja October 29, 11:50

    U prefte ne paqe shpirti i saj,vajze e bukur ,e zgjuar

    Reply to this comment
  3. Kjo vajze meriton nji Shtatore per Femren Shqiptare October 29, 12:50

    Ngushellime te sinqerta Familjareve te goces .
    Nji e Diele ,jo si gjithe te tjerat kjo sot . Nji dite shume e trishtushme ,per shume qytetare shqiptare ,qe zgjohen me nji lajme te tille .
    Nji femer aq e re ,ne kulmin e jetes e karieres se vet ,papritur ndahet nga jeta ! Sa keq ,qe njerezit e mire ,te asaj Bote Shqiptare ,largohen kaq shpejt nga kjo jete . Dikur ,kur ndiqnim TV-et Shqiptare ,kemi pare shume te rinj e te reja ,pjesmarres ne show-t e ndryshem e Formate Reality si ai BB. qe ,ne fillimet e tij ,kishte njefar serioziteti . Ndermjet shume pjesmarresve ,nuk mundet mos te vecoje Adelen ,ate vajze mjaft simpatike ,jo vetem ne pamjen e saj Feminile ,por ne gjithe qenien e saj ,ne karakterin e saj ,ne vet historine e jetes se saj ,ne lufte me cdo tabu te asaj Bote ,mentaliteti konservative ,por mbi te gjitha me ate qe ajo rreflektonte qarte si femer ,si njeri , qe ishte Pozitiviteti i saj . (Zot …largoje Djallin nga Shqiperia e mbroje popullin Shqiptare ) – Riposa in Pace vajze e mbare ,njeriu mire.

    Reply to this comment
  4. Jimi October 29, 19:51

    U prefte ne paqe! Nje verejtje per rdaksine e gazetes!
    Sado i rendesishem lajmi, qofte ky edhe i kobshem, ju lutem mos e ktheni gazeten ne agjensi funeralesh!
    Ne te njejtin organ te dites do te ndeshemi me te njejtin informacion te lakuar disa artikuj, vecse me tituj te ndryshuar!? Nese keni deficence informacioni per te mbushur faqet e gazetes, nuk munde te terhiqni vemendjen e lexuesve me lajme te kobeshme, qofte ky personazh publik me peshe, apo pa peshe!?

    Reply to this comment
  5. Lili October 30, 07:54

    Kur ngarend mbas fames edhe kotsirave ,e je me dy fije tru,normal qe perfundon ne drama.
    Mu me tmerron edhe ma shume fakti qe Dita i jep aq shume hapesire pa asnje analize te asaj cka perfasoj kjo vajze ne kete bote shqiptar ne tirane ,aq larg realitetit te perditshme.
    Gazetaret analizojne pertej personazhit ..
    Ju mungojne gazetaret ,tek Dita, sepse vertet ishte nje rast par excellence ,me kap e me speguar mendejne plot illuzione ,aq larg realiteteve edhe mundesive reale ne boten e vogel shqiptare te nje pjese bukur te madhe te rinise sot edhe te pseudovlerat e rinise sot. Trash tv . Trasg gazetari

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*