Gjendet fëmija i zhdukur në Durrës, humbi një ditë më parë

May 26, 2016 12:53

Gjendet fëmija i zhdukur në Durrës, humbi një ditë më parë

Gjendet djali 9 vjeçar i cili rezultonte i zhdukur prej orës 18;00 të së mërkurës 25 maj 2016.

Djali është gjetur në banesën e një shoku të tij.  Familjarët për herë të fundit e kishin  parë Brajan Plakun në një qendër interneti në lagjen nr 11 pranë banesës së tyre.

Pas kërkimeve gjatë mbrëmjes në orën 01:00 kishin bërë dhe denoncimin në polici në orën 01:00 të 26 majit 2016.

Ne momentin e fundit që ishte parë Brajani kishte qenë në një dyqan me lojra elektronike i veshur me një bluzë me mëngë të gjata me kapuç ngjyrë blu, pantallona tirkotazhi ngjyrë gri me xhepa mbrapa.

May 26, 2016 12:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*