Gjendet i pajetë në banjën e shtëpisë 47-vjeçari

January 28, 2018 21:26

Gjendet i pajetë në banjën e shtëpisë 47-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në tualetin e shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi në një pallat pranë zonës së “Astirit”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dijen se deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës.

Viktima është gjetur nudo dhe i pajetë në banjën e shtëpisë, ndërkohë që dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale.

Të njëjtat burime theksojnë se ka dyshime që burri mund të ketë rrëshqitur, e për pasojë ka humbur jetën nga goditja.

Sakaq, forcave të zjarrfikëses u është dashur të hapin me forcë derën e shtëpisë së viktimës.

Ndërkohë, policia po heton rreth zbardhjes së plot të ngjarjes.

January 28, 2018 21:26
Komento

2 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku January 29, 01:56

    Si e moren vesh qe kishte te vdekur brenda shtepise?

    Reply to this comment
  2. KAZANI MEDIATIK January 29, 06:10

    PO NE KE SHTEPI E KANE GJETUR OR GAZETARUC KU NUK U DITEKERKA IDENTITETI.MUND TE THUHET QE ORGANET E POLICISE NUK E THONE IDENTITETIN PER ARESYE HETIMI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*