Gjendet i pajetë vlonjati, shkak konsumimi i drogës

December 13, 2017 19:02

Gjendet i pajetë vlonjati, shkak konsumimi i drogës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një i ri është gjetur i vdekur në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”4 Heronjtë”, ku në një godinë të braktisur është gjatuar një 23-vjeçar i vdekur.

Siç mësohet, i riu me iniciale E.D, dyshohet që të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi nga këqyrja paraprake e kufomës,  policia ka konstatuar në pjesën e barkut një shiringë.

Për të riun, familjarët ditën e sotme kishin njoftuar në Polici se E.D., ishte larguar nga banesa.

Trupi është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën mjeko- ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

December 13, 2017 19:02
Komento

1 Koment

  1. fatkeqi December 13, 19:56

    mjere mamaja,mjere shoqeria ,mjere rinia ku ne kete vend ka humbur cdo shprese !!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*