Gjendet i vdekur Barry Gesser, një nga ujqërit e Wall Street

December 3, 2015 18:02

Gjendet i vdekur Barry Gesser, një nga ujqërit e Wall Street

Historia e ndërmjetësve të Stratton Oakmon në fillim tronditi bursën amerikane duke shitur, ose më mirë duke mashtruar, përmes telefonit investitorët duke i bindur se po blinin aksione me vlerë dhe që sillnin fitime të mëdha. Më pas aventura kriminale u tregua nga regjisori Martin Scorsese dhe nga Leonardo Di Caprio në rolin e protagonistit Belfort.

Berry Gesser, 52 vjeç, që në film interpretohet nga Jonan Hill, është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në West Hollywood. Punëtorja e shtëpisë gjeti trupin pa jetë dhe njoftoi menjëherë 911. Shkaqet janë ende të panjohura dhe pak të qarta. Në të shkuarën një prej ujqve të Wall Street kishte probleme me konsumin e drogave, por asnjë nga këto substanca nuk është gjendur në banesë. Gesser u dënua për punën e tij në kompaninë e Belfort, 3 vjet me detyrim paraqitje (1999-2002). /DITA

December 3, 2015 18:02
Komento

1 Koment

  1. olta December 4, 00:06

    i shkreti!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*