Gjendet kufomë femre në Drin, policia: Pjesërisht e dekompozuar

July 8, 2016 14:44

Gjendet kufomë femre në Drin, policia: Pjesërisht e dekompozuar

Kufoma e një femre ende të paidentifikuar është gjetur sot në ujërat e Lumit Drin. Burime nga policia e Dibrës bënë me dije se rreth orës 10:00, ka ardhur një telefonatë nga një bari, i cili njofton se në zonën e Zall-Dardhës ka konstatuar një trup njeriu. Menjëherë është nisur për në vendngjarje grupi hetimor, ku ka rezultuar se në vendin e quajtur “Cekat e Zall-Dardhës”, në mes të lumit kanë konstatuar të ngecur në një trung peme të rrëzuar në ujë, një kufomë.

Kufoma është pjesërisht e dekompozuar dhe se mund të ketë në ujë rreth 15 ditë. Të Njëjtat burime pohojnë se kufoma është e seksit femër, e pa identifikuar, rreth 30 vjeçe, ku ka të veshur një bluzë ngjyrë të bardhë, pantallona të zeza, çorape me lule. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Trupi i pajetë po transportohet për në morgun e spitalit Peshkopi, për veprime të mëtejshme. Deri tani në Sallën Operative të Policisë Vendore Dibër nuk ka pasur asnjë telefonatë apo denoncim për ndonjë shtetase të humbur gjatë kohëve të fundit. Duke marrë shkas nga kjo situatë, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e kufomës. Cilido qytetar që ka informacion të telefonojë në numrin e telefonit 069 41 10 214.

July 8, 2016 14:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin